....

7 Komente

Leximin e keni bere duke shijuar tekstin si materie estetike ,sikurse pohoni.Kurse reflektimet,edhe pse interesante, me se shumti adresojne dukuri jashtetekstuale .

Nuk ishte synimi i këtij shkrimi të ishte as reçensë, as shkrim kritik për romanin në fjalë.

Është thjesht një përsiatje nisur nga leximi i tekstit.

 

Ben mire qe e risjell Ismailin. Me te, si autor, ka ndodhur nje dukuri interesante dhe e vecante: nga autor misionar (per ne) ai erdh e u be, sic e do hera, nje prodhues "malli". kete dukuri e kam vene re edhe tek te medhenj te tjere, si psh tek "The Rolling Stones". Sot ata nuk jane me kasnece (ngase nuk ka nevoje me per kete gje), por nje ndermarrje ekonomike e suksesshme. Ne kete kuptim, eshte me interes te shihet perzgjedhja e materialit qe "shitet", e ashtuquajtura "letersi qe i reziston kohes". Kjo perzgjedhje me duket ende si e sforcuar, dhe edhe vete autori duket se eshte vene nen nje lloj trusnie prej tregut/"kerkeses"/stines. Eshte "funny" te shikosh lloj-lloj reagimesh e komentesh mbi autorin dhe dukurine ne fjale, te cilat vetem me letersine nuk kane te bejne; sipas atyre, Kadareja eshte bere "i palexueshem", ose "nuk ka c'na meson me", sikur te ishte manuali i perdorimit te makines se espressos se sapoblere, etj etj. E perbashketa ne keto vleresime eshte se ata qe i thone nuk kane qene ne gjendje te lexojne Ismailin as "atehere", as "tani", dhe nuk kane "mesuar" e shijuar dot as "atehere", as "tani". Me intriguesi nder te gjithe qendrimet ne fjale eshte ky qe vijon: "ne na dukej kushedi se cfare Ismaili kur dritaret e informacionit dhe te autoreve na ishin te mbyllura. ama kur na u hapen, kur pame se c'kishte bota, e kuptuam qe Ismaili s'ishte vecse nje i zakonshem, nje "radhiko" dhe aq" (o llah!). smiley Keta me se shumti, nuk kane "nokur" (c'fjale e madhe kjo!) gje nga Ismaili as atehere kur ai u dukej sikur "kushedi se c'ish", pa per tani nuk behet fjale, se duket qe atje tej sa sa u eshte sahati.

Ja ç'pata sjellë këtu para ca kohësh, mes të tjerash, për këtë temë (po e jap me fragmente):

Matrioshka e dyzuar, e trezuar kësisoj, është lexuesi shqiptar i Kadaresë, sherri që ka ai me veten e tij dhe se si ndikon kjo në leximin e veprës së krijuesit, që është edhe ajo e pambyllur akoma, por edhe lexuesi nuk është veç një e kështu me radhë.

Kemi pra një ekuacion dialektik (ç’fjalë e keqtrajtuar!) me tri ndryshore: lexuesi që shndërrohet, vepra që shtohet e ripunohet, siç edhe dialektikën e krijuesit vetë, që, në fund të fundit, nuk është edhe ai absolut e nuk mund të qëndrojë i pandikuar nga gjendja e tij, dikur në robëri e tash në një liri relative, pasi liria nuk është veç të hash e të pish e të banosh e të thuash / shkruash ç’të duash; liria e dikujt ndërvepron me lirinë e të tjerëve, diç si nënndërgjegja (apo edhe mbivetëdija - shën. i shkruesit) kolektive e Jung-ut. Gjithashtu liria ka të bëjë shumë me maturinë në të ngrënit e të pirit, e të folurit, porse gjithashtu, dhe kjo harrohet më së shumti, apo nuk qëmtohet, ashtu e brishtë dhe e tejdukshme siç është, me bukurinë e çka më sipër, pasi liria edhe në mos qoftë fare, ashtu siç edhe Perëndia, është përcaktimisht a priori e bukur, ndryshe ka të ngjarë të shndërrohet në të kundërtën e vet, në liri të shëmtuar...

... E bëmë këtë parantezë për t’iu qasur kështu gjendjes së lexuesit shqiptar përkundër veprës së Kadaresë, e cila padyshim, në pastë vlerë gjykimi i lexuesit të huaj dhe kritikës botërore- përfshirë pjesërisht edhe atë shqiptar/e këtu - ndonjë vlerë jetëgjatë (nuk dyshojmë që ashtu) është në një masë të konsiderueshme relativisht e bukur: në kontekstin shqiptar të letërsisë nga më të bukurat, në mos më e bukura. Natyrisht që ajo mund të asociohet me veprën e shkrimtarëve më të mëdhenj se Kadareja, siç Kafka e të tjerë si Shekspiri, Dantja etj. që janë edhe më të mëdhenj se Kafka, në mos më të mëdhenjtë.

... Sherri mund të niste këtu me ca azapë, lexues të këqinj jo të K.-së, por të gjigantëve të lartpërmendur, të cilët, gjigantët pra, sjellin me vete edhe argumentin kohë, Kronosin që gëlltit shpirtra, mbijetesën për shekuj dhe ndikimin e sa e sa shkruesve të tjerë prej tyre, gjë të cilën veprës së K.-së i mbetet ta përballojë, por që duhet të ndodhë së pari e që nuk ka se si të ndodhë tani, porse pas ca shekujsh, e ndaj nuk ka pse të na interesojë fort...

 

... E këtu vijmë tek aty ku donim qysh në fillim... e që është pohimi: Kadareja nuk është lexuar siç duhet prej lexuesit shqiptar, as në robëri e as më pas, më pas ndoshta edhe ca më pak. 

Pasi vetë lexuesit shqiptar i janë krasitur ligsht atributet e lirisë e, për pasojë, të bukurisë, për pasojë të drejtësisë, për pasojë të robërisë, për pasojë të lirisë së shëmtuar që vijoi e vijon. E si mund t’i marrësh erë siç duhet një luleje kur i ke hundët e zëna? Duhen shfryrë ato më parë, duhen shfryrë siç duhet, me maturi, me drejtësi, bukur në liri.

... Diskursi për IK.-në ngërthen në vetvete një tjetër, shumë më të thellë e më tragjik se ai i rolit të shkrimtarit në diktaturë: atë të diktaturës vetë.

... Është mirë (për të mos rënë në kurthin: ne na duhet të krenohemi me të; fundja është puna e tij dhe jo e jona që ai është ai që është) që ne kemi një ambasador si IK. në botë...

Legi, intellexi, condemnavi. Lex mihi ars. Ludi incipiant.

 

Bukur, lidhje e bukur, veç autori kush eshte smiley Mos eshte kritiku yne i njohur i Peshkut, Darieni smiley

Per te qeshur keto idete me kafka e me skelete.

Logjika e tiranise s'ka per t'ju lene ndonjehere, sado qe beni...qasje me mëtime.

Ju po te ishit nga ato lule, bazuar te kuadrati, rrethi dhe trekendeshi, por dhe tek maestro Buckminster Fuller qe keto figura gjeometrike i kishte si buka me djathe, krijoni nje veper strukturale, pa impakt ambiental, vetem strukture ku piramida transformohet ne figura te tjera 3d. Mund te jete e populluar vetem me peme, po dhe me kafshe te llojit...kacavjerres.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).