Qeveria shqiptare pritet që në muajin shtator të nisë operacionin për të ndaluar evazionin fiskal nga sipërmarrësit, të cilët nuk respektojnë ligjet dhe nuk paguajnë taksat. Gjatë një deklarat ëpër mediat, ministri i Zhvillimit, Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se ekonomia shqiptare vuan nga një sëmundje e rëndë, që buron nga vjedhja që qytetarët i bëjnë njëri-tjetrit.

Sipas Ahmetaj, sot 1/3 e bizneseve nuk kanë kasa fiskale, por dhe kur i kanë i trajtojnë si një orendi. “Ne kemi vendosur t’i kundërvihemi me forcën e ligjit dhe arsyes këtij fenomeni. Kemi vendosur të nisim një operacion shumë të vështirë, por dhe shumë të nevojshëm për t’i dhënë vendit, rritjen e merituar ekonomike. Sot ka shqiptarë që nuk paguajnë taksa dhe të tjerë që japin kontributin e tyre dhe kjo nuk është e drejtë. Në shtator i bëjë thirrje të gjithë sipërmarrësve, të cilët nuk abuzojnë me taksat apo kuponët tatimor të futen në shinat e shtetit, pasi tashmë ata do të dënohen sipas parashikimit të ligjit”, tha Ahmetaj.

Ministri i Zhvillimit, Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes tha se shifrat janë alarmante dhe ky sistem është i trashëguar. “Duam të ndërtojmë një shtet ku të gjithë paguajnë atë që i takon dhe kush kërkon të mos përfitojë nga vjedhja e njëri-tjetrit të dënohet. Shumica që respekton rregullat dhe nuk i shmanget taksave do të na ketë në krah. Mungesa e pagimit të taksave është në kurriz të të gjithëve. E paguajnë koston të gjithë punonjësit në shtet, që duan një rrogë më të madhe. Të gjithë fëmijët e prindërit, që duan shkolla e kopshte më të mira. E vuajnë përdoruesit e rrugës, të cilët kërkojnë infrastrukturë moderne, tha ai, duke shtuar se sot mbi 50% e bizneseve nuk japin asnjë kupon, në kundravajtje ligjore e etike”.

30 Komente

Qeveria eshte e vonuar ne nismen e saj. Mjafton te bej nje aplikim si komisariati digital per tatimet dhe suksesin do e kete te deklaruar. Ajo duhet te nise me spital private, lokalet e nates, cigaret dhe naften ku evazioni eshte shume i larte. 

Kot per kurjozitet, a e majn robt ate jodjon dhe ate komardaren e shpetimit ne makina mer amon? smiley

 Në shtator i bëjë thirrje të gjithë sipërmarrësve, të cilët nuk abuzojnë me taksat apo kuponët tatimor të futen në shinat e shtetit, pasi tashmë ata do të dënohen sipas parashikimit të ligjit”, tha Ahmetaj.

Bravo te qofte, ke bere lapsus po ke thene fiks ate qe ndodh dhe qe mendon, ata qe nuk abuzojne ne gop te semes vafshin, moterqirat e partise me kocon ne krye kane abuzuar e do abuzojne e s'ju hyn gjemb ne kembe

swedo, eshte ky i njejti minister qe kur e pyeten para ca ditesh per gjendjen e keqe, mungesen e energjise, ne zonat turistike dhe jo turistike te Albanies, tha: " po ka 20 vjet qe ska drita, ça kerkoni ju..?!"..smiley

smileyErdhi shtatori swed, ose futu ne shina ose andej nga Lsi.

Opo kajauni nanen se vete ju votuan .

Po cfare doni ju xhungel, mos paguash dritat, ujin, tatimet dhe siguracionet e punetorve. Di ti ndonje vend te Europes ku ne duam te hyjne qe nuk paguan asgje nga ato qe thashe une, ma thuaj te lutem. 

Perpara 5 vjeteve ishte mese normale qe te lejohej xhungla apo jo?

Di njeri, pervec Pjerit, te me shpjegoje pse merret me ceshtjen e kasave fiskale Ministri i Ekonomise dhe jo ai i Finances?

Nuk kane fund keta, s'mbarojne kurre duke kerku me te bo per hajvan:

“Pjesa dërrmuese e kësaj mungese të të ardhurave po e themi prej 3 miliardë lekë minimumi vetëm aksizë dhe është nga zëvendësimi i importit të cigreve me prodhim vendi. Po të marrim vetëm duhanin edhe sikur ne ti mblidhnim pa taksat nga duhani, por mendoni që ne në fshat gjithmonë e kemi pas problem në mbledhjen e taksave ne do të mblidhnim gjys për gjys të 3 miliardëshit” – tha më tej Cani. - See more at: http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/infor...

Duke qene se akzciza e duhanit eshte 110 leke/pakete, dmth qe jane importuar rreth 27.3 milione paketa me pak per gjashtemujorin, qe dmth 545.5 milione cigare, ose qe dmth ne peshe duhani (1 gram per cigare) rreth 545.5 ton. Ja po ta besojme meqe e thua.

Llogarite tani mua me dalin keshtu, Shqiperia konsumon 3,600 ton duhan ne vit (viti 2012 http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/s...(1998-2012) ) nga te cilat 65% import dhe 35% prodhim vendi, ose ne ton i bie qe ne 2012 ka qene 2340 ton import dhe 1260 ton prodhim vendi. Po ti pjestojme per 2 (se po flasim vetem per nje gjashtemujor) i bie 1170 ton imoprt dhe 630 ton prodhim vendi. Tani po ta heqin ate 545.5 ton e ketij gjashtemujori nga importi dhe ta shtojme tek vendi, na bie qe per kete gjashtemujor raporti eshte 1175.5 ton duhan vendi dhe 624.5 ton duhan importi, dmth 65% vendi dhe 35% importi. Tani po ka ndonje bir kurve qe te gjeje cili nga importuesit e medhenj te duhanit ka falimentuar, ose te bredhi cep me cep te Shqiperise dhe te numroje duhanxhite a do i dalin qe 65 ne 100 pine duhan vendi me te dredhme ... atehere une do i them Canit bravo te qofte

Te gjithe kane fillu me e dredh nga dahoni i Rremes smiley !

I beri qeveria e re me.partine, te gjithe dahon veni dhe pa filter. S'ka mo cinore fancy te importume smiley)

Cinaret e jashme shiten vetem te komuna parisit smiley

Ka ik dhe Shpendi refugjat ne Gjermani smiley , ka lone vetem cadren hapur mrapa TOB - it coku ka pas majte cinare te jashtme.

Vallai ate duhet me e cu nja i muj per rehabilitim, te shofi qe ka dhe bota parajsa te ngjashme me komunen e parisit smiley

Ne mos gaboj, çeshtja e kasave ka vite (kah moti) qe flitet, ku Buall Mavria filloi te vinte nje fare rregulli, regull qe i detyroi shum dyqane lagjesh, biznese te vogla te mbyllnin aktivitetin. Apo me sakte, bizneset u ndane ne dy kategori, te vogel e te madh, gje qe iu dha mundesi paleve te abuzonin. 

Tani, qe vihet nje fare rregulli, me kasat, kjo me duket gje e mençur, ndoshta zbut (per te mos thene zhduk) abuzimet. Vendosja e gjobave fuksionon per bukuri ne perendim. Pse te mos fuksionoje edhe ne Shqiperi. 

Gjembi, mundet qe kasat (si objekt) te jene nen kontrrollin e ministrise se Ekonomise, ndersa  taksat, tvsh/btv, akciza, nen kontrrollin e ministrise se Financave. Ndoshta Gjembo, se nuk eshte se punoj ne administraten e qeverise apo shtetit shqiptar. 

po hajt shpjegoja atij dyqanit te lagjes qe nxjerr nje rroge gjobat ne perendim, ku kasa qe shitet eshte monopol dhe kushton 330evro.

vetem mos me thuaj qe ta mbyllin biznesin e te rregjistrohen te LSI...

respekte mjeshter

KLSH, abuzimet në institucionet publike 16 miliardë lekë 

KLSH raportoi se abuzimet në institucionet publike arritën në 16 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit me një rritje 30% në krahasim me një vit më parë. Eksperti i fiskut thotë se, përqendrimi i aksionit antiinformalitet në bizneset e mëdha sjell më shumë produktivitet dhe ka më pak kosto në krahasim me të paktën 3 mijë tatimorë që duhen shtuar për të kontrolluar të 160 mijë bizneset e vogla në të gjithë vendin, të cilat në maksimumin e tyre nuk prodhojnë më shumë se 5 për qind të të ardhurave buxhetore. Ekspertët kanë dyshime nëse përqendrimi i madh i vëmendjes te bizneset e vogla do të gjenerojë një bum të ardhurash në buxhet.

Mos mo Kapo mos na demasko qeverine. Kjo eshte qeveri e popllit qe mendon per shtresat e varfera. Kjo qeveri i ka ven qellim vetes : o do nxjerr dhjam nga pleshti o ka me vra qenin qe mba pleshta. Kurse derrat kontrabandiste, trwfikante dhe hajdute i mban si uji i paket. Ai me i miri i qivirise thone se eshte duke fut nje mafioz me dosje te tatimet.
Ja kshu kshu...populli ha pshesh me kos ne noji cep pa be zhurme.

Ministri me kot dhe si i bere prej argjili edhte ky dallkauku Ahmetaj. Ky jeton ne nje bot prallash. U be milioner me leket e shtetit nga masksrai  pianec Nano dhe tani flet ky per biznesin kur ky sektor jetik eshte ne agoni te thelle. Ligjshmria eshte domozdoshmeri por detyra e qeverisjes duhet paralel ke mbeshtetjen e biznesit, me dyn rritjen e prodhimit vendas. Keta te paren  dhe te fundit ... Fiskun! 

Po ça lesh kasatash fiskale mo vllau tem. 

Po futi mer nji te myllme te gjithave, nji ushqimore, nji rrojtore, nji gomist dhe nji këshillimore per lagje dhe boll e kan. smiley

Te kerkosh zbatimin e ligjeve eshte detyre themelore e cdo qeverie. E kunderta eshte maskarallek! Ulja e evazionit fiskal dhe ne pergjithesi e informalitetit vetem mire i ben ekonimise, jo vetem se rrit te ardhurat ne buxhetin e shtetit, por lufton edhe konkurencen e pandershme apo u tregon vendin hajduteve. Pune te mbare qeveri! 

Taksat duhen pagu se me ato mahet shteti. Edhe ai qe osht ne Youtube kur kerko $700,000 ( ose 70% te shumes), nderkohe qe kamera e fshehte regjistrote, do paguante taksat mbi te ardhurat ne ate shume. Jam mese i bindur per kete.

Po pra, e kishte sjelle kasen me vete se e donte 7% me fature! Pervec kesaj, per arsye sigurie se mos iknin dritat dhe nuk punonte kasa, nxorri dhe bllokun ti shkrunte me dore.
Jane shembull mer shembull.

Ulja e evazionit fiskal dhe ne pergjithesi e informalitetit vetem mire i ben ekonimise

....160 meleon $ per 6 muaj ,ose 30 % e te ardhurave te ekonomise eshte nje cmensuri, nuk ka burre ti dali per zote e te justifikoj ket lloj evazioni.Kjo eshte  vertete nje grope e madhe e zeze e hapur me vetedije nga qeveria vetem per te blere votat e zgjedhjeve lokale.As ne republikat e bananeve nuk do guxonin dhe nuk mund te kete nje evazion te tille per nje periudhe 6 mujore.Edhe sikur most te paguanin fare te gjithe bisneset e vegjel ne shqiperi ( rreth 160 mije) prap evasioni do ishte vetem 5% e te ardhurave.Prandaj shifra prej 30% mund te realizohet vetem me vetedijen e qeverise dhe  korruptimin e kriminalizimin e bisneseve te medha . Dhe per ti hedhur hi syve shqiptareve KM Rama ben rolin e karagjozit duke i thene njerzeve qe mos pagoni nqs nuk merni fature nga kasat e dyqane.Nuk ka faji Rama qe tall menderen me paret e fukarenjeve por por nqs nuk ka opozite ka edhe nje zot atje lart qe i shikon gjerat dhe mbase do vija koha nje dite ti paguaj te gjitha, ai ose te pjellet etij.

Nok esh promlemi qi nuk kane kasa 1/3 por dhe ata qe kane 1/3 te produkteve qe blen, ose me pak ta japin me fature. Baret psh

Pyetja eshte :

Pse nuk e kane filluar me heret , kto sanksionet  ? Cfare ka bo qeveria der tani ? 

Cer dreqi kapitalizmi qeka ky,   pa kasa fiskale ?!!!  Rilindja duhet te kishte bere diferencen, kur mori pushtetin ne 2013, por si duket per inerci vjedhja e taksidareve dhe e popullit qeka nje gjo e omel qe t hap oreksin shume dhe te fry barkun keq ! 

Nejse kjo tema nuk eshte per popullin, eshte per ata qe manaxhojne paret e popullit,

Ne jemi nje popull kot, jemi shume te informum se cfare bohet, por nuk u bojme asgjo, atyre qe kane pushtetin  dhe qe bojne pislliqe me djersen e popullit, taksat qe paguhen, dhe rrogal e vogla . Veshtirsi te pa pame per shqiptaret e shkret, Sju hoqen hallet, per 25 vjet, vetem t u vjedh njoni tjetrin, qe nga qeveria dhe deri tek me ordineri rob . Maskarenj mo cfare te thuash . 

Vetem po na moren paret ne banka, si ne ne 97, athere do djegim gjithshka ! Po edhe po dogjem veten tone do te djegim, se fjala vjen ne 1997, nuk u shkatru ndonje kast hajdutesh, vrasesish,  ndonje kast politikanesh qe ishin pergjegjes per leket tona, ishin per gjegjes per rendin dhe sigurine e jetes se qytetareve shqiptare . e kush pyeti per jetet qe ikine 3000 vete ? kush pyeti per leket qe humben, per shkatrimet qe u bene ?!! 

Ata u ben me te pasur , dhe po populi u be me i varfer !

Prandaj jemi popull i  mrekullueshem ne shqiptaret ,  i bojme keq vetes tone por jo atyre qe kane ose marrin pushtetin .

Ne japim voten psh , per nje thes me miell, dhe per dy pako makarona, ose shishe vaji ! Kshu-kshu  popul i mrekullueshem !

Biznes pa kasa !smiley

Do ta kishte zili amerika, kina, kanadaja gjermenia, anglia italia , japonia  ..smiley

KM kish siguru popllin qi po te paguhen taksat e bixnesit te vogel do haje me.luge floriri. Poplli nga ana tjeter kish thene qe hame dhe me.dore vec taksat te paguhen.

Nje shoku jem merr 25.000 mije lek rroge si banakier (dmth s'ka shonc me ju rrit me bakshishe) dhe s'ka kontrate. Vjen kontrolli i maskarenjve dhe pronari hajdut ju qante qe s'bonte leke dhe qe rrinte per buken e gojes. xhiro ditore me e varfer o 60.000 mije leke. Nuk do vra me cigare ne goje si pronari si ato te tatim taksave???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).