Kompania Airbus e bazuar në Francë ka zbuluar planet për një avion të ri pasagjerësh, të aftë për të përshkuar distancën midis Londrës dhe Nju Jorkut për më pak se 1 orë, saktësisht 52 minuta e 59 sekonda. Dokumentat e dorëzuar në zyrën e patentave në ShBA tregojnë për mjetin supersonik i cili mund të arrijë shpejtësi Mach 4.5, thënë ndryshe mbi 3400 milje në orë. Avioni mund të ngrihet vertikalisht i shtyrë nga motorë raketash deri në lartësinë e kërkuar, e mandej të shtyhet nga motorë hidrogjeni të montuara në krahët drejt destinacionit. Sipas llogarive, avioni i quajtur "Biri i Konkordit" mund të arrijë shpejtësi rreth 2.5 herë më të mëdha se modeli i famshëm tashmë jashtë qarkullimit.

Kostot e fluturimit do të jenë gjithashtu fluturuese, duke e kufizuar klientelën në persona me xhepa të thellë që duan të bëjnë "round trip" midis ShBA-ve dhe Europës brenda ditës. Në çdo rast, avioni që mban 20 pasagjerë dhe 3 tonë ngarkesë mallrash, është parathënia e mjeteve të së ardhmes. Fluturimi midis Los Anxheles dhe Tokios llogaritet në rreth 3 orë, ndërkohë që me mjetet e sotme ky fluturim zgjat mbi 11 orë. 

33 Komente

Per nje ore noshka eshte ne NY! smiley

Arritje do jete sikur te vije shkaba per dy ore ne NY, te haje dreken dhe te kthehet ne memedhe! smiley

Seul- JFK 14.5hr. Akoma me vje me qajt kur e kujtoj! 

Rrofte dija, rrofte inxhinjeria!!!!!

Airbus zbulon planet për "Birin e Konkordit". Londër - Nju Jork nën 1 orë

 

I biri i Konkordit smiley  

 The N+2 jet designed by Lockheed Martin aims to cut the time from New York to LA by half

 

E bija ....

 The Aerion AS2  jet will use proprietary supersonic laminar flow technology,  flying at 1,217mph

I jati ..

 

Ky linku jot s hapet, cfare ka brenda ? smiley

si i behet qe sa here udhetoj, them s'kam per te hipur me smiley

9 ore deri ne Europe ...shpirtin shejtanit smiley ene frika frike , sma kishte marr menja se do me dhimbsej jeta kaq shume ..nga viti ne vit smiley

po vjen dit e arbrit. gjithnji kom enderru qe nga nje plazh i mesdheut te marr ne telefon restorantin e preferum ne US, aty nga dreka, para se me hy ne dush per te heq kripen, dhe te rezervoj nje tavolin per dark.

kemi luftu per ket dit.  smiley

e dum tashi ama , se kur te jem senior sja vle mo smiley

Qe ku o Vora, tha smiley

nji vrap pele smiley

 

Pu pu pu car mungese gustoje e theksume! Si mund te cohesh nga plazhi ne Europe (Shqiperi deshe me thone me siguri smiley) e te humesh perendimin, per te shku me honger ne Amerike. smiley

osht dita e fundit e vakances ajo smiley  

te nesermen sabahile fillo puna si me thon. check out i hoteli esht zakonisht ne 12. ti iu lutesh te ta shtyjn deri ne 2. maro plazhin aty nga ora 1. dreken deri ne 2. ktu vjen momenti qe merr ne telefon lokalin ne amerik, rezervo tavolinen per dark smiley

najese, maro pun, ne aeroport je aty nga ora 3 - 3 e gjys. kontrollet e ku di un deri ne 5 masdite. 5 deri 5 e gjys onboarding. ne 6 e gjys je ne amerik. smiley

aty nga ora 7 - 7 e gjys ke maru me kontrollet e daljes dhe ke mbrrit te makina ne parkingun e ajerportit. I hyp si zotni, shef oren edhe i her, dhe per rreth 45 minuta je ne qytet te lokali, ku punonjesi i valet parking te pret me nji buzqeshje dashamirse. i jep celsin, shef edhe nje here oren. je ne kohe. shkon tek ajo qe te pret ne hyrje te lokalit dhe i thu emrin si me qen 007: Saraci, Lizandes Saraci. Ajo kontrollon listen. Ah, po, zoti Saraci, per 15 minuta tryeza juaj eshte gati. deshironi te prisni ne bar per ndonje aperitiv nderkohe? Ti miraton me koke. Ejani pas meje ju lutem, thot punonjesja, dhe ti mallkon veten qe pse nuk i heq dot syt nga figura e saj qe can rrugen drejt barit. I thu faleminderit, pastaj bartenderit: skoc. on the rocks. perzjere pa e shkundur.... please.

ja mer lizander, per kaq ishte llafi, se per pak kalum ne ca keqkuptime pa rendesi... smiley

smiley 

smiley  to all the jersey girls out there.

po ky skenari yt eshte i realizueshem me linjen e Lufthanses Frankfurt - NYC dhe s´ke nevoje per pjellen e konkordit, sepse eshte e realizueshme pike per pike keshtu sic e ke parashkruar ti po te fluturosh me Airbus A 380 (Dreamliner per fat te keq akoma nuk eshte ne arsenalin e Lufthanses) Nisesh ne oren 17.30 CET dhe arrin ne oren 18.45 EST (7 ore e 15 min udhetim)

Po te marresh pjellen e konkordit duhet me e porosit tavolinen ne NYC per ne dreke smiley

e mir tashti, per hir te plotit, e zeme se ato 6-7 ore diferenc nuk jane smiley

ba ba ba ju ka prish gjermania. te sakt per cdo gjo mo .... ahahahahaaa

si tha ai xhaja veteran: ju te rinjt e sotem te 10sni muhabetin smiley

 

Kompania Airbus e bazuar në Francë !!!

Si duhet ta kuptojme kete? eshte shqip apo ndonje gjuhe tjeter ? 

Sa per avionin:

Aviona te ketij tipi nuk do te ndertohen kurre jo se Now-How nuk ekziston por per te tille aviona nuk ka 'treg'. Pra jane vetem endrra te teknikve futurist smiley

 

 

Miremengjes. E gjen ne fjalor tek "BAZOHEM".

Blendo, kjo "e bazuara" me le edhe mu me nje fjollez te lehte dyshimi, pas shkrepjes. Me shqipen e dikurshme, folja bazoj kishte vetem nje kuptim: ate te mbeshtetjes jo materiale (psh. e bazoj argumentin tim mbi tre fakte, X, Y, Z", ose: "ku i bazon ti, shoku Hysamedin, dyshimet qe ke per shokun Aqif?"). Fjala "baze" pastaj, ishte shume kuptimeshe, merrte cilesi materiale ("Kjo shtepi ka qene nje baze e luftes nac-Cl dhe ka strehuar shoke te njesitit guerril te qytetit", ose "Baza amerikane ne mesdhe" etj etj).

Rezervoj te drejten te jem i paperditesuar ne zhvillimet e tanishme te shqipes, nje nder kusuret e panumerta te kurbetit ky.

E drejte, vjen nga perdorimi i anglishtes. Kam edhe une kusuret e mia te kurbetit, plus shkollimim atje. Mund te kishte qene me mire, "me qendër në..." etj, etj. Po meqe pyetja ishte e tipit, "shqip është kjo?", pergjigja mund te ishte vetem teknike, "po". Kur bisedojme, ne jete a ne blog (what's the difference anymore?) perdorim edhe bonsensin, taktin, mirekuptimin, e nje numer mjetesh njerezore si keto, dhe kuptohemi. Ne te kundert, i mbajme te shkurtra pergjigjet, ose hic fare, se kohen e kemi te paket. 

shqipja ka ende shume pune per te bere, edhe pse e kemi gjene me te mire qe kemi prodhuar ndonjehere si popull.

psh, per kete qe po flasim, ketej pari perdoret edhe folja "situated" dhe "located". ka larmi, pra. edhe pse ajo qe thote rebus eshte plotesisht e drejte, ne nuk kemi nje gje ne shqip per "baze". ose per fjalen "justifikim". Etj., etj., etj. Dhe nuk besoj se do kemi ndonjehere. ne jemi te drojtur kur vjen fjala per fjaleformim, dhe kjo mbase vjen nga natyra e gjuhes, ose nga kompleksi i te voglit. kur kjo perdoret, prodhohen ose momente bizarre - shih komentet e xhibos, - ose perbindsha si "dyrroatk" apo "doracak" qe rimon per dreq me morracak. Tani, mbase me e mira eshte marrja sic jane e fjaleve qe i quajme "nderkombetare" edhe kalo matane e shiko punen; ne edhe me kete e teprojme, duke e trajtuar mishin e huaj te fjaleve te huaja si medemek "kulture", duke marshuar kesisoji me cap te sigurt 2-300 vjet prapa, tek aristokracia ruse qe kishte turp nga rusishtja e fliste frengce. por me duhet te shtoj se ka popuj qe nuk e kane "hic" "hall" e "qeder" fjaleformimin e ndihmuar nga lehtesia qe kane ne kompozita dhe nga nje lloj krenarie te themeluar kombetare, si gjermanishtja (por edhe gerqishtja e sotme), keshtu qe ne to nuk para sheh gjurme te gjuheve te tjera.

Jo, nuk eshte ky perdorimi i duhur. Besoj se ne mendje (ose mund ta kesh perkthyer artikullin nga anglishtja) ke pasur "based in". Perdoret per nje shoqeri/korporate per te treguar se ku e ka qendren, ku eshte regjistruar ligjerisht. Ne shqip do te perkthehej "me baze ne" ose "me qender ne" pa qene nevoja te perdorim terma ligjore.

Ehe, lum si Emigranti me Ronin smiley do vij dita te votojne e te kthehen po ate dite. 

smiley

Ske kujt I beso me par. Ahahahaaa

medemek do hame ne dreke mish ne hell , do pim kafe mbasdite me kushot , nje dore gallate dhe ne darke ne toronto gati per pune te nesermen ?

hik me budallaqe smiley

 

Di nga te  moshuar se; ..baritja per rruge te  shkrutuar, i bie..  perhere...me gjate ..!

Rrezik dhe pilotet do jene tip Alain Deloni.  Kur do kjo dite mer aman. Do jete mirakell! 

Ka edhe keshtu Hypersonic SpaceLiner ta boj London -Sidnay - 1 0re e gjymes ! Shume shpejt nje ender qe do jete realitet , lum kush te rroje,  ta shijoj . 

This Insane SpaceLiner Could Make London To Sydney In 90 Mins A Reality

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).