"Dyrrah" sjell një koleksion të rrallë fotosh. Të gjitha i përkasin 6-mujorit të parë të vitit 1914 ku spikasin edhe ato të dom Nikollë Kaçorrit dhe funerali i kolonelit Tomson, si dhe fotot e trazirave të asaj periudhe.

12 gusht 2015 - Diplomati dhe politikani italian, Antonino Paternò-Kastelo, Markezi i gjashtë i San Xhulianos (Antonino Paternò-Castello, Marchese di San Giuliano, 1852-1914), lindi në Katania të Siçilisë. Studioi për drejtësi dhe u zgjodh deputet në parlamentin italian. Nga dhjetori 1905 deri në shkurt 1906 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë. Në periudhën 1906-1910 ishte Ambasador në Francë dhe në Britaninë e Madhe, kurse në prill të vitit 1910 u kthye në Romë. Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, në tetor të vitit 1914, ishte përsëri Ministri i Punëve të Jashtme.

Markezi i San Xhulianos kishte një interes të theksuar për Shqipërinë, - kuptohet në mbështetjen e interesave italiane në vend,-  dhe mbështeti fuqimisht pavarësinë e vendit në vitin 1912. Mirëpriti Princ Vidin si Mbret i Shqipërisë dhe vëzhgoi nga afër ngjarjet e turbullta të pranverës së vitit 1914. Markezi ishte edhe mbledhës i pasionuar i fotografive dhe kartolinave. Shumica e fotografive të këtij koleksioni janë kartolina që ai ia dërgoi njërën pas tjetrës nuses së të birit të vdekur, Maria Paternò-Castello, Marchesa di Capizzi (1881-1936), e cila për fat i ruajti.

Në fund të viteve ‘70 koleksioni u zbulua në tregun e pleshtave të Palermos dhe u ble nga diplomati italian Ferdinando Saleo (l. 1936). Ky koleksion u botua nga profesori Giuseppe Giarrizzo (l. 1927) i Universitetit të Katanias në vëllimin "Diario fotografico del Marchese di San Giuliano", Palermo 1984, dhe nga vetë Saleo në librin “Albania: un regno per sei mesi”, Palermo 2000 (Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë 2000). Ky koleksion përbën një dokumentacion të pakrahasueshëm për Shqipërinë gjatë sundimit të shkurtër të Princ Vidit.

(Agjencia e lajmeve “Dyrrah”)

Për më shumë shih tek:  http://www.durreslajm.com/

42 Komente

Ne trgun e pleshtave?  Perkthim i flea market?

smiley ti prisje te thonte "tek Gabi?"

smiley...eshte mire qe ca gjera mos ti perketheni, ti lini si jane, se beheni komikë...

mire zhvainstajgeri, Po me Mercato delle Pulci c'paten?

nxorren dhjam!!!! smiley 

Ka mundesi te kete qene kapelan ushtarak.

Çfarë vlere kanë këto në këtë rast ? Se Foto ka sa të duash edhe për Indinë edhe për Bangladeshin .Po kështu meram po llaf " e shifni sa i qut jom unë " dmth di që ka dhe Foto nga Italianët . Ose dhe fundja dhe Shqip pa stërpërdredhjet e Beut të fshatit që "o zot sa mallëngjehet "

Çfarë duan të thonë këto foto?

Që populli ynë trim patriot , Liridashsës dhe pak s fotadashës e veshderr e shpreh dashurinë me Urra ndaj kujtëdo të huaji që i Hypën cyprit ?

Kol kaçorri kujtohej  si patriot nga koha e Enverit .Në postat kufitare me rastin e përkujtimoreve të tij gatuhej dhe hahej Hallvë !

 Ky koleksion përbën një dokumentacion të pakrahasueshëm për Shqipërinë....smiley..dhe Beu i Fshatit shton ..gjatë sundimit të shkurtër të Princ Vidit ..smiley

Beu , mirë është me vapën mo ?

 

O IDRIZZZZZZ Ferrra o gjylfikar dylber krenarist, po cte duhet qe krruhesh me bejleret e fshatit qe ta kane hip zdrengthi ne kohe te erreta, vate tani ajo pune, nuk u ngope me hakmarrjen 45 vjecare te Dulle Dylberit Tend?! 

Shikoji thjesht si foto o i nemur, mos u mundo te gjesh ajnin e kajnin sa her..smiley

Nje konkluzion imi eshte mungesa e barkderrave. Njerzit jane "slim" dhe duken energjike.

s'më la beu i Zëmblakut të ngjallesha...

Libri i Salleo-s "Gjashte muaj Mbreteri" me fotografite e bashkangjituna ka nja 15 vjet ne qarkullim, keshtuqi Durrsi nuk ka gjet ndonji gjesend ekskluziv.

264 foto origjinale qi pasqyrojne "Ngjarjet e Durrsit" pastaj dhe ato te Shkodres nen pranine ushtarake nderkombetare.

Ndryshe nga botime te tjera shqiptare cilesia e shkelqyeme e fotove te len me goje hap. 

I hodha nji sy perkthimit te librit nga Virgjil Muci dhe ne te vertete 'flea market' e ka perkthy si "tregu i pleshtave", por ka mundesi qe qellimi ka qene per te kriju nji shprehje idiomatike nga origjinali 'marché aux puces', tashma i adoptum ne shum gjuhe sesa thjesht mosdije. 

ps. ndjese admineve per likun, nuk ish dembelizem sesa pamundesi praktike, isha rrugeve neper areoporte.

 

Kjo fotografia e pare, me arkivolin e ngritur ne maje te kraheve ..... Seç me kujton ceremonite mortore te palestinezeve,, qe e marin te vdekurin ne maje te kraheve dhe ja fusin me vrapë sa u hane kembet......ehhhh sa te perbashketa kemi me keta ezmeret e shkretetires mor ja qifsha temen.....helbete shume dylbere u ngulen ne keto troje......sterniprit e ketyre sumçeve i kemi sot   ambasador te akredituar ne xhamite londres apo birmingham-it me te vetmin mision "ta bejme shqiperin si gjithe arabia"

P.S mua me rruajne topet se deri  sa te vdes lafshen e hajdarit nuk ma presin dot.

funerali i kolonelit thompson

..Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re,
Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!

..Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe.

fan noli.

Interesante. 

Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942) – Kapitulli III

 

Kapitulli III

Formimi i Kabinetit të Mbret Vidit dhe intrigat e Esat Toptanit*

Mbreti Vid ngarkon Turhan Pashën të formojë kabinetin. Ky ka qënë i rekomanduar nga Cari i Rusisë, mbasi ka qënë 25 vjet me radhë ambasadori i Turqisë në Petërburg. Kishte fituar simpathin’e pallatit si folës i mirë e spiritual dhe si një njeri që zotëronte shumë gjuhë. **

Në kabinet Ministria e Brëndëshme dhe ajo e Luftës i ish besuar Esat Toptanit dhe N/Kryeministria Preng Pashës.

Vidi për herë të parë vizitoi Tiranën, ku iu bë një pritje madhështore. Në këtë kohë pëshpëritej aty këtu në popull se Vidi me rrethin e tij po na prishin fenë, për shëmbëll, se oficerëve u kanë vënë kapë në formë kapele.

Pak ditë pas vizitës së Vidit në Tiranë në muajin mars, filluan të pëshpëriteshin fjalët se andarët grekë kishin filluar lëvizjet në kufi, lajm i cili u vërtetua mbas disa ditësh.

Për këtë punë Esati erdhi vetë në Tiranë ku mblodhi popullin përpara kazermës “Skënderbej”, ia njoftoi agresionin grek dhe e porositi popullin që “për hir të atdheut, të marrë armët për me luftue anmikun”.

Esati para se të vinte në Tiranë, takohet në Varrë, mbas marrëveshjes që kishte bërë më parë, me Man Picarin, Myrto dhe Dervish bej Arbanën, të cilëve u thotë: “Unë jam i mendimit që Vidi, sado i zgjedhur nga Fuqitë e Mëdha, mbasi asht i huej nuk i din zakonet tona me të cilat ne mbahemi. Veçanërisht, mbasi nuk asht mysylman, kur shumica e vendit tonë përbahet prej tyne, këto kohët e fundit ai nuk po e respekton fenë tonë. Për shëmbëll, do të keni vënë re se edhe oficerëve u kanë vënë kapë. Për këto arësye unë mendoj se duhet bërë diçka për me e rrëxue këtë e në vendin e tij të vihet nji myslyman”. Këta, mbasi aprovuan mendimin e tij, i dhanë besën, duke i thënë : “Na ke gati që të veprojmë kurdoherë mbas urdhnave tueja”. Mbasi ranë dakord, Esati u tha: “Unë po shkoj në Tiranë, ku do të ftoj popullin për të marrë armët për me luftue kundër grekëve, që, siç e dini edhe ju, na kanë mësye nga kufini i jugut, por këtë fuqi, kur të niset nga Tirana për në front e që do të kalojë këndej, ta ndaloni qoftë edhe me armë dhe tu thoni se nuk u lëmë, se ne do të çohemi kundër Vidit”.

 

Kjo fuqi vullnetare nacionaliste rreth 500 vetash, e udhëhequr prej Refik Toptanit, Musa Beqirit (Musa Qazimit, myftiu i Tiranës), sheh Musa Dushkut e tjerë, të gjithë këta prej Tirane, kur mërrinë te Ura e Limuthit në Vorrë, hasi fuqinë kryengritëse të Man Picarit me shokë që ndodheshin në pritë e i ndaluan vullnetarët të vazhdonin rrugën. Kundërshtimet e të dy palëve mbërrinë deri në një luftë të vogël. Vullnetarët u detyruan të kthehen më 6 maj 1914.

Sulmet e grekëve kishin filluar dhe lufta vazhdonte me rreptësi midis të dy palëve. Esati bënte çmos për ta nxitur popullin injorant kundër Vidit dhe municionet e destinuara për luftëtarët që luftonin kundër grekëve, në shumicën e rasteve nuk shkonin atje ku ishin për të vajtur, por ia shpërndante pasuesve të tij.

Nga ana tjetër, Esati e sabotoi organizimin e një fuqie ushtarake të destinuar për në Jug kundër grekëve. Vetëm një batalion i formuar prej rezervistësh u dërgua në Korçë nën komandën e major Ali Fehmi Kosturit.

 

Situata në Shkodër

Në luftën ballkanike muhamedanët e Shkodrës luftuan 7 muaj rresht krah për krah me ushtërinë turke. Edhe vullnetarët dibranë kanë marrë pjesë në luftë dhe kanë luftuar heroikisht kundër fuqive serbe në luftën e Bërdicës.

Malsorët katolikë të Malsisë së Madhe, që kishin marrë pjesë në kryengritjen e 1911-ës kundër Turqisë, të gabuar, e ndihmuan ushtërinë malazeze.

Mbas marrëveshjes për mbrojtjen e Shkodrës nën flamurin kombëtar Hasan Riza Pasha u vra. Esati ia dorëzoi Shkodrën ushtërisë malazeze dhe kjo u detyrua t’ia dorëzojë fuqive detare ndërkombëtare. Më vonë Shkodra iu dorëzua fuqive tokësore ndërkombëtare, me përjashtim të Rusisë, të cilat u vunë nën komandën e kolonelit të Britanisë së Madhe, Filips.

Këta ngrehën një administratë me nëpunësa shqiptarë. Esati me anë të partizanëve të tij, Alush Lohjes me shokë, mundohej ta vinte Shkodrën nën ndikimin e tij. Për këtë qëllim dispononte mjete financiare të mjaftueshme të dhëna nga Franca, e cila mundohej në favor të influencës sllave, kundër Austrisë. Nga ana tjetër, në Shkodër u formua “Klubi Bashkimi” prej 12 anëtarësh, 6 katolikë e 6 myslymanë, i cili përfshinte nacionalistët e asaj kohe.

Në muajin shkurt 19131, në Shkodër bëhet një mbledhje, ajo e Malevet, e cila përfshinte elementët pro e kundër Esatit, në të cilën mori pjesë edhe abati i Mirditës.

 

Si orator që ishte, fjalën ia dhanë Nikollë Mirashit, esadist prej Kastratit, për të shpjeguar qëllimin e mbledhjes, i cili u shpreh si vijon: “Masi Esati me Ismail Qemalin janë shqiptarë e vëllazën, ne do të shkojmë te Esati”.

Ded Gjoluli i përgjigjet: “Fjala jote nuk vlen, masi ti je malazias”.

– “Në qoftë se vetë jam një herë malazias, ti je njiqind herë austriak”, -i thotë Nikollë Mirashi. Ded Gjoluli ven dorën në pushkë, por abati hyn midis dhe evitohet kështu një kasapanë. Mbas kësaj u shpërnda mbledhja.

Cuf Lohja (nipi i Alush Lohjes) dhe Nikollë Mirashi mbas mbledhje së shkurtit bëhen gati të shkojnë te Esati me 900 malsorë, prej të cilëve Esati mbajti vetëm 50 vetë. Këtë fuqi Esati e donte me qëllim që ta bashkonte me fuqitë e Shqipërisë së Mesme, të përmbyste Vidin dhe të deklarohej vetë kryetar shteti. Si Cufi, ashtu edhe Nikollë Mirashi kanë qënë agjentët e Esatit, por Cufi ka qënë edhe komandant i fuqive vullnetare. Esati shkon për të marrë Vidin dhe malsorët u kthyen në Shkodër në pritje t’ urdhërave të tij.

Esati ,kur u kthye nga Gjermania në çiflikun e tij në Laprakë të Tiranës, thërret Cufin dhe Marashin, prej të cilëve kërkoi 2000 vetë malsorë brënda 3 ditëve. Dhe kur këta ishin duke përgatitur fuqinë, u hap lajmi se Esati u bombardua nga Princ Vidi dhe se dolli jashtë Shqipërisë. Cufin me Marashin i thërret kolonel Filipsi, i cili u thotë të dyve që ato fuqi që do të shkonin në ndihmë të Esatit, t’i jepnin nën komandë të Preng Pashës, në ndihmë të Princ Vidit. Këta të dy refuzuan.

Esati niset prej Napolit në Paris, ku lidhet me qeverinë frënge, e më vonë shkon në Athinë e në Nish. Prej Nishit i dërgon një letër Alush Lohjes në Shkodër me Selim Xhijën nga Peqini, ku e këshillon Shkodrën të lidhet me “ehli kijamin” (popullin kryengritës) për kundra Princ Vidit.

Në kështjellën e Shkodrës flamuri ka qënë kuq e zi, për të cilën mbetën dakord të dy palët, mbasi myslymanët, megjithë “Fetva”-në që kishte dhënë Myftiu i Përgjithëshëm në Vlorë, Haxhi Vehbi Dibra, nuk e pranuan flamurin me shkabë. Katolikët kanë qënë për Vidin e me politikën e Austrisë, ndërsa myslymanët, me propagandën e Esatit, më parë qenë për mbret myslyman. Më vonë, kur Esati shkoi të marrë Princ Vidin, përveç Alush Lohjes, u kthyen kundra tij (Esatit).

Në kohën e administratës ndërkombëtare në Shkodër marrëdhëniet midis myslymanëve dhe katolikëve kanë qënë më të ftohta sesa në kohën mbas Kushtetutës turke. Në këtë kohë, midis dy elementeve fetare të qytetit të Shkodrës, animoziteti1 ka qënë më i theksuar se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, mbasi shumica katolike e Prefekturës së Shkodrës sundohej nga pakica myslymane, që kishte shumën në qytet. Myslymanët, të favorizuar nga qeveria turke, kanë marrë pjesë aktive në administrimin e vëndit, e cila pjesëmarrje ka qënë e shtrirë deri në male me anë të një sistemi primitiv, me “Kër Serdaran” e me “Kanunin Xhibala” (“Ligjin e Maleve”). Myslymanët e konsideronin veten më të aftë se katolikët në administrimin e vendit, siç ka qënë edhe ndër viset e tjera të Shqipërisë, mbasi myslymanët kanë qënë nëpunësa dhe të lidhur me prona, ndërsa katolikët merreshin me zejtari e tregëti. Myslymanët, duke u marrë me administratë dhe me rregullimin e konflikteve jashtë qytetit, prej shumë kohësh kishin fituar një farë kulture praktike shtetërore dhe një aftësi administrative.

Me përkrahjen politiko-financiare të Austro-Hungarisë katolikët ndërtuan Kolegjin Saverian të jezuitëve, shkollën fillore të franceskanëve dhe të murgeshave. Kështu kanë kontribuar në lavrimin e gjuhës kombëtare.

Animoziteti që ngjiste herë mbas here midis dy palëve është shkaktuar më tepër prej interpretimeve të gabuara të ngjarjeve, prej fjalëve e akteve prekëse të njërit ose të disa personave të shtymë nga të huajt ose të çmëndurve fanatikë, dhe gabimisht e padrejtësisht, është akuzuar ana ku bënte pjesë fajtori. Nga ana tjetër, me çdukjen e papritur të sundimit turk dhe me instalimin e një regjimi ndërkombëtar, me një administratë moderne, u krijua një situatë e re për të dy palët. Mbasi katolikët kanë qënë të përgatitur në gjuhën kombëtare, u favorizuan për nëpunësa, ndërsa nëpunësat e vjetër muhamedanë, mbasi u mungonte ajo përgatitje, mbetën jashtë kuadrit. Kjo përmbysje e situatës pati efekte shpirtërore dhe materiale, mbasi ana muhamedane u prek në sedër dhe në interesë.

Nga ana tjetër, shumica dërrmuëse e myslymanëve ka qënë për një mbret muhamedan, të cilin e konsideronin si një garanci për moscënimin e besimit të tyre në të ardhmen.

Në Shkodër, në kohë të internacionalit1 botoheshin gazeta të ndryshme. Ndër to “Sadai milet” (“Zëri i Popullit”), që botohej në gjuhën turqishte, bënte propagandë dhe luftonte për një mbret myslyman. Kjo gazetë drejtohej prej një komisioni të përbërë prej 6 vetash nga paria e vendit, midis të cilëve Musa Juka dhe Ymer Luftia kanë qënë më aktivat*.

Kontradiktat e vjetra dhe të reja midis dy elementeve të qytetit kishin shkakëtuar një gjendje anarqike në Shkodër. Veç kësaj, si Esati, dhe xhonturqit xhvillonin një aktivitet të madh për ta kthyer situatën gjithsecili në favor të vet. Teza e xhonturqëve, “bashkimi i Shqipërisë me Turqinë”, u quajt një ëndërr e parealizueshme nga ana e muhamedanëve. Myftiu i Shkodrës Adem Efendiu iu përgjigj Beqir Grebenesë: “Ne Turqinë s’mundëm me e mbajtë kur e kishim këtu e jo ta biem prap; një pretendim i tillë na skandalizon përpara opinionit botnor.”

Në fillim katolikët, nën kryesinë e imzot Serreqit, arqipeshkvit të Shkodrës, shkuan në Durrës dhe i bënë aktin e nënështrimit Vidit. Më vonë, edhe shumica e popullit myslyman, mbasi bënë një mbledhje në Xhaminë e Plakës, ku çështja u diskutua nga pikëpamja fetare e kombëtare, pranuan që Vidi të njihej si mbret i Shqipërisë. Për këtë arësye, nga mbledhja zgjidhet një komision prej 18 vetash për të shkuar në Durrës e për të bërë aty aktin e nënështrimit.

Xhemal Najipi, kadiu i Shkodrës, merr një letër rekomandimi nga kolonel Filipsi për Vidin që ta pranonte komisionin në audiencë drejt për drejt, pa ndërmjetësinë e Esat Pashës. Komisioni pranohet në marsin e 1914-ës, në orën 2 mbas dite dhe kështu Shkodra e njohu Vidin.

Mbas pak ditësh, edhe Alush Lohja në krye të malsorëve, partizanë të tij, shkoi në Durrës për ta njohur Vidin.

Kryengritja e popullit të Shqipërisë së Mesme kundër Vidit (1914-1915)

Esati, mbasi e nxiti popullin e Shqipërisë së Mesme për kryengritje kundër Vidit me qëllim që të bëhej vetë kryetar i shtetit, u detyrua të largohej nga Shqipëria. E para qe Kavaja ajo që ngriti flamurin e Turqisë. Kundër kësaj qeveria vendosi të dërgojë një fuqi, më 23 maj 1914, të përbërë prej një kompanie xhandarësh dhe vullnetarësh të malsorëve të Shkodrës, që kishin ardhur në Durrës për mbrojtjen e Vidit. Në çastin kur kjo fuqi do të nisej, në Durrës mbërrinë me ngutësi prej Tirane, Murat e Tefik Toptani të cilët gjëndjen e atjeshme e treguan alarmante dhe kërkuan fuqi. Atëhere qeveria e ndryshoi planin dhe nën komandën e kapitenit Sarr, hollandez, nisi një kompani xhandarësh me toger Bajram Fevzinë në krye, vullnetarët malsorë dhe 20-30 vullnetarë nacionalistë bashkë me Reuf Ficon, si nënprefekt i Tiranës.

Kjo fuqi niset mbas mesnate dhe bën një pushim në Shijak. Kur në mëngjes do të nisej për Tiranë, vullnetarët malsorë, të përpunuar natën prej propagandës shijakase, refuzuan të niseshin, duke thënë:” Na kena ardhë që të mbrojmë Vidin e jo të luftojmë” dhe u kthyen për në Durrës. Atëhere kapiten Xhavit Leskoviku lajmëron kapiten Sarrin që të ktheheshin për Durrës, mbasi me një fuqi kaqë të vogël s’mund të niseshin për Tiranë. Sarri insistoi, por më në fund pyetën komandën me telegram urgjent në Durrës. Ky telegram mjerisht bie në dorë të gjeneral Dewerit e jo të kolonel Tomsonit, i cili dha urdhër për nisje.

Fuqia u nis, por prej katundit në kodër të majtë të Shijakut filloi lufta dhe mbas pak kohe fillojnë të zbrazen pushkë nga të gjitha anët. Fuqia qeveritare tërhiqet në kodër të djathtë të rrugës dhe shtrëngohet të kthehet në Shijak, ku shumica e xhandarëve hyjnë në një godinë qeveritare me baltë dhe tjetër në shkollë. Fillon lufta dhe disa xhandarë u vranë nga plumbat që përshkonin muret e ndërtesës prej balte.

Kapiten Xhavit Leskoviku, shtatmadhor, e këshilloi Sarrin që në tërheqje e sipër të mos qëndronin në Shijak, por të zinin Rrashbullin për të evituar rrethimin. Por Sarri, që nuk e njifte vendin dhe zakonet e popullit, nuk e digjoi. Atëhere fuqia qeveritare u dorëzua, por dhe shijakasit më vonë u penduan dhe për t’ iu shmangur përgjegjesisë eventuale thanë se qeveria e ka prishur besën. Kapiten Xh. Leskoviku u përgjeg..

Kam frike mos ju merzis po ta sjell te gjithen smiley

 

 

Shume bukur e ka shkruar .dulle djegesi e detyroi te ruante derrat kete nacionalist te vjeter deshmitar e pjesemarres i ngjarjeve qe bene shqiperine.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga një mori dokumentash arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Janë dokumente të burimeve vendase por edhe të huaja. I lin-dur më 1883 në Kolonjë, në vitet e para të shekullit XX radhitej në rrymën e patri-otëve revolucionarë e demokratë. Situata e rrezikshme në të cilën ndodhej Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, bëri që S.Vllamasi të jetë gjith-një e më akvitë në rrafshin politik. Ai ishte ndër ata që punuan për ta çuar Lëvizjen tonë kombëtare në vendimet e Kongresit të Lushnjes. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Vdiq në vitin 1975. Punën serioze të S.Vllamasit për përgatitjen e kujtimeve vetiake dhe të vlerësimeve historike, për një periudhë 45 vjeçare, e kanë çmuar jo vetëm historianët, studjues të perudhës së rilindjes dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Atë e kanë vlerë-suar edhe ata bashkëkohës të tij, njohës të ngjarjeve dhe të figurave politike të viteve 20-30. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë. Botimi i dytë ka dalë në shitje në vitin 2000. 

Po vazhdo moj Dasara ose te pakten na jep linkun.

E provova por nuk dilte ashtu ...smiley 

Kujton se kam qef te lodhem aq shume po te hapej linku ..smiley 

Edhe pak mbaroj ahahahaha

E para qe Kavaja ajo që ngriti flamurin e Turqisë

kavaja si gjithmone ne pararoje te progresitsmiley

“Sido që u bë, ne do të nxjerrim një dekret – falje prej Vidit e çështja të mbyllet me kaqë”.

Sarri shkon në Durrës dhe mori dekretin, por mjerisht u kthye vonë. Shijakasit zunë Rrashbullin para se ta zinin vullnetarët nacionalistë, me të cilët kam marrë pjesë edhe vetë. Komandanti i kësaj force, që përbëhej prej 50-60 vetave, qe kapiten Meleq Frashëri, i cili e këshilloi gjeneral Dewer-in, duke i thënë se nuk mund të sulmohej Rrashbulli me një fuqi aqë të vogël dhe pa një përgatitje ushtarake. Gjenerali hollandez, që nga çdo pikëpamje nuk ka qënë në nivelin e lartë të misionit të tij, nuk e pranoi mendimin e tij dhe urdhëroi që të fillonte sulmi më 23 maj 1914. Meleqi, i hipur kalit, së bashku me vullnetarët sulmon drejt rrugës në të dy krahët e saj. Meleqi u plagos dhe u vranë nga vullnetarët 13 veta, midis të cilëve edhe Ceno Sharra dhe Haki Glina. Një pjesë e vullnetarëve u bë rob dhe pjesa tjetër u tërhoq drejt Durrësit.

Me disfatën e plotë të vullnetarëve rruga e Durrësit ishte e hapur për rebelët. Durrësi në panik priste ardhjen e tyre dhe Vidi, bashkë me qeverinë e tij dhe një shumicë personalitete, u futën në vapor.

Vidi dërgon Mehmet pashë Drallën, me flamur të bardhë në dorë, për armëpushim. Lufta vetiu kishte pushuar, por kryengritësit nuk ditën të përfitonin nga fitorja e tyre e pa pritur. Në atë kohë, një pjesë e kryengritësve të Kavajës duke i rënë bories shkuan në Shijak, të cilët u bënë shkak të prishej marrëveshja dhe të mbeten pa u liruar robrit e luftës. Kur kapiten Sarri mbajti një fjalim përpara kryengritësve e në mbarim të fjalimit të tij thirri “Rroftë Shqipëria!”, ata iu përgjegjën “Rroftë Baba Dovleti!” (Rroftë mbreti i Turqisë).

Më vonë, mbërrin në Shijak Komisioni i Kontrollit, ku delegati i Austrisë, August Krali, gjeneral konsull, u mbajti një fjalim shqip kryengritësve, duke u thënë: “Babën që ju kërkoni nuk e përzunë shqipëtarët, por e përzunë me luftë armiqtë tuaj, serbët dhe grekërit. Ai u detyrua të ikë vetë nga Shqipëria. Këto gjëra që bëni ju janë budallallëqe, prandaj hiqni dorë se do të vinë serbët e do tu therrin të gjithëve.”Robërit u liruan. Kolonel Tomsoni informohet mirë mbi zhvillimin e ngjarjeve nga kapiten Xhavit Leskoviku dhe e dizaprovon urdhërin e Dewerit për nisjen e fuqive në Tiranë. Mandej kërkon nga qeveria shqiptare që të zgjedhë njërin prej të dyve për komandant. 

vijon

Qeveria zgjodhi Tomsonin dhe lajmëroi qeverinë hollandeze për sa u tha më lart, e cila e thirri Dewerin.

Tomsoni bashkë me Xhavit Leskovikun pregatitën një vijë mbrojtjeje, mbasi mendohej se kryengritësit me siguri do ta sulmonin Durrësin. Vija e mbrojtjes e cila fillonte nga Ura e Dajlanit deri në Bishti i Pallës, mbrohej vazhdimisht prej xhandarëve dhe vullnetarëve.

Më 23 maj Tirana ra në duar te kryengritësve.

Më 15 qershor, afër të gdhirit, kryengritësit sulmuan Durrësin nga Bishti i Pallës me 500-600 shijakas dhe nga Ura e Dajlanit me kavajas, të komanduar nga sheh Hamdi Shijaku. Fuqia qeveritare e priti sulmin me trimëri. Që të dy palët kanë luftuar me heroizëm. Kryengritësit u thyen duke lënë shumë të vrarë. Komandanti i tyre Sheh Hamdiu u plagos dhe u shërua në spital të Durrësit. Në luftën nga ana e kodrave, u vra kapiten Kamber Sejdini, patriot veteran dhe një nga oficerët më të dalluar të Shqipërisë.

Kolonel Tomsoni, bashkë me disa krerë të vullnetarëve, ishte në Gazhane, ku kontrollonte luften. Një kavajas kalon tinzisht nga Ura e Dajlanit e nëpër det i afrohet Gazhanës, fshihet prapa një shkoze dhe prej andej qëllon e vret Tomsonin. Mbas atij vret dhe Ajdin Dragën, të vëllanë e Nexhip Dragës, pa u kuptuar aspak se nga vinin plumbat. Por një xhandar kurveleshas e dikton kavajsin dhe midis dy palëve fillon një duel qitjesh, e cila merr fund me vrasjen e kavajasit.

Vrasja e kolonel Tomsonit bëri një përshtypje jashtëzakonisht të madhe në Durrës dhe pati një efekt gati vendimtar mbi fatin e ngjarjeve të asaj kohe.

Kryengritja e popullit të Shqipërisë së Mesme ka qënë një komplot i organizuar nga armiqt’e brëndëshëm e të jashtëm të Shqipërisë për të penguar stabilizimin e shtetit shqipëtar, të krijuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës, me Vidin si mbret, dhe për të krijuar kështu kushte të reja në favor të tyre, simbas qëllimeve që ndiqte çdo pjesëmarrës në komplot.

Armiqt’e brëndëshëm: a) Esat pashë Toptani me partizanët e tij, qëllimi i të cilit ka qënë të përzërë Vidin, të rrëzojë qeverinë e tij dhe të deklarohet vetë kryetar i shtetit shqiptar; b) turkomanët si Musa Qazimi, myftiu i Tiranës, dhe Qamil Haxhi Feza (elbasanas) etj., të cilët donin bashkimin e Shqipërisë së Mesme me Turqinë, por, në qoftë se kjo do të ishte e pamundur, atëhere zgjedhjen e Burhanedinit, të birit të sulltan Hamitit, si mbret i Shqipërisë.

vijon

Esati në fillim pranon mendimin e turkomanëve, me qëllim që të sigurojë bashkëpunimin e tyre për përmbysjen e situatës.

Armiqtë e jashtëm kanë qënë: Xhonturqët, Franca, Italia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi. Këta të gjithë, me përkrahjen efektive që i bënin Esatit dhe turkomanëve, donin copëtimin e Shqipërisë. Ndërsa masa kryengritëse, e fanatizuar nga propaganda esadiste dhe e turkofilëve, donte të përzinte Vidin e t’u bashkonte prapë me Babën.1)

Populli i Shqipërisë së Mesme me një karakter muskular dhe thellësisht fetar, ka jetuar larg barbarizmave serbo-greke. Ky popull, i udhëhequr prej njerëzve fanatikë e ambiciozë dhe me një nivel politik tepër të ulët, u hodh pa rezervë në një luftë fanatike kundër vëndit të vet, duke i shërbyer, pa ditur, armiqve të jashtëm të tij.

Kryengritja kundër Vidit filloi në një kohë të volitëshme për armiqtë e vëndit, e pikërisht kur populli i Shqipërisë së Jugut ka qënë i angazhuar në një luftë për vdekje me grekët, për të mbrojtur vëndin e vet kundër invadimit, kundër autonomisë vorio-epiriote dhe qeverisë së saj të kryesuar nga Zografosi nga Qestorati. Po këto lodra kriminale i bënte edhe kryeministri i Serbisë, Pasiçi, për të ngrehur një qeveri të llojit të Zografit në Dibër nën kryesinë e Arif Hiqmetit prej Kumanove.

Musa Qazimi dhe Qamil Haxhi Feza, në majin e 1914­ës bënë “Besëlidhjen e Krujës,” ku vendosën luftën kundër Vidit dhe bashkimin e Shqipërisë me Turqinë me mbret Burhanedimin në krye. Në fillim të qershorit, ehli-kijami (populli kryengritës) zaptoi Krujën dhe Kavajën. Kryengritësit në vëndet e shkelura formonin këshilla ndër qytetet dhe fshatra, të cilat zgjidhnin këshillin e përgjithëshëm, që kish për mision kryesor drejtimin e kryengritjes.

Më 3 qershor, para se të shkelej gjithë Shqipëria e Mesme, bëhet një mbledhje e këshillave në Shijak, ku zgjidhet i parë Këshilli i Përgjithëshëm si vijon: kryetar Mustafa Ndroqi (esadist), nënkryetar Xhenabi Adili (xhonturk), major i ushtërisë turke, dhe komandant i përgjithshëm Qamil Haxhi Feza (turkoman) elbasanas. Kjo zgjedhje tregon një koalicion të bërë me lëshime reciproke të pjesëmarrësve për një qëllim të përbashkët: të përzënë Vidin dhe të rrëzojnë qeverinë e tij. Kryengritja vazhdonte të përhapej. 

vijon

 Më 17 qershor, fuqia qeveritare e Azis pashë Vrionit dezerton dhe Lushnja okupohet prej rebelëve, si dhe Elbasani më 2 qershor. Mbas Elbasanit, Çermenika, Quksi dhe Mokra, njëra mbas tjetrës bashkohen me kryengritësit.

Mbas okupasionit të Elbasanit, Korça mbetet e çkëputur prej Durrësit dhe e vetme përballë frontit grek. Prefektura e Korçës dërgon një fuqi mjaft të organizuar prej vullnetarëve të Kolonjës, rreth 400 veta, nën komandën e Izet Zavalanit, për të hapur rrugën e për të siguruar lidhjet me Durrësin. Kjo fuqi, sado që u këshillua prej patriotëve të Pogradecit që të mos e fillonte luftën në Kodrat e Pleçishtit afër Mokrës, mbasi ajo krahinë ishte bashkuar me kryengritësit, e filloi luftën kundra fuqisë shumë më të madhe të Osman Çotës. Lufta u bë e ashpër. Ibrahim Baçi, prej Mokre, dhe Muharrem Udinishti u muarën krahët kolonjarëve, të cilët u detyruan të tërhiqen, duke lënë afro 50 të vrarë, midis tyre edhe Zalo bej Prodanin. Ky i fundit, plak 75 vjeçar, luftoi në shesh në formë dueli me Azis Allën, ku mbetën që të dy. Tradhëtisht u vra edhe Gani Butka, i plagosur në tërheqje e sipër, prej plumbave të ardhur nga një dritare në Pogradec.

Ethem bej Starova ka qënë kundra fuqive vullnetare.

Rebelët, mbasi hynë në Pogradec, shkuan deri te Ura e Maliqit. Këtu u ndalën mbasi këtë pikë e konsideronin si kufirin që ndante Shqipërinë me Greqinë. *)

Përpara sukseseve të njëmbasnjëshme të kryengritësve, Vidi dhe anëtarët e tij u alarmuan dhe, për të siguruar forca vullnetare për të shtypur kryengritjen, trokitën çdo derë, duke filluar nga dyert e mëdha, në të cilat Vidi ka qënë i bazuar. Mbas dështimit të sulmit të kryengritësve kundra Durrësit, më 15 qershor, qeveria, e cila dispononte fonde të mjaftueshme, filloi grumbullimin e forcave vullnetare. Kështu mbërrinë në Durrës 1200 vullnetarë mirditas nën kryesinë e Marka Gjonit. Preng Pasha, në krye të një fuqie të përbërë prej shkodranësh e malsorësh, zuri Ishmin. Zogu me një fuqi matjanësh mbërrin në afërsitë e Krujës. Azis pashë Vrioni me vullnetarët e Beratit, ashtu edhe vullnetarët e Vlorës e të Mallakastrës, shkonin mbi Lushnjë për të çliruar Durrësin nga rrethimi i Ehli-Kijamit. Bajram Curri, malsorët e Kosovës i dërgonte me det nga Shëngjini në Durrës.

vijon

 

 

Si për vullnetarët e Mirditës ashtu edhe për forcat e tjera civile, autoritetet ushtarake deshën që këto forca, për lehtësi veprimi, të ndaheshin në detashmente, duke i shoqëruar secilën prej tyre me nga 10 xhandarë. Por Marka Gjoni nuk e pranoi këtë dhe pa marrë asnjë masë sigurimi e sulmoi Rrashbullin. Kryengritësit, që kishin zbritur në rrëzë të Rrashbullit dhe të fshehur në Shkozet, i pritën mirditasit me një zjarr të rreptë duke i shpartalluar ata me humbje të mëdha. Edhe vetë kam qënë dëshmitar i kësaj lufte në fillim e deri në mbarim.

Nga ana tjetër, Preng Pasha okupoi Ishmin, por, kur pararojat e forcave të tij ishin duke ecur drejt Shijakut, ai, nga frika e rrethimit prej fuqisë rebele që vinte nga Fusha e Krujës, u tërhoq me shpejtësi deri ne Lesh.

Zogu, që ishte duke pritur në Krujë zhvillimin e sulmeve të Marka Gjonit dhe të Preng Pashës, mbas disfatës së tyre, u tërhoq në Mat.

Nga ana tjetër, rebelët, mbasi shpartalluan fuqitë e Asiz pashë Vrionit, më 11 qershor okupuan Lushnjën dhe u shtrinë gjer në lumin e Devollit.

Fuqitë vullnetare të Mallakastrës e të Vlorës, të komanduara nga major Besim Koka, duke patur në krah të djathtë Hysni Toskën e në krah të majtë Bektash Cakranin në Manastirin e Ardenicës, bëheshin gati për tu futur në Lushnjë. Kryetari i rebelëve Arif Karbunara, që ishte një patriot i frymëzuar me ndjenja nacionaliste nga sheh Ibrahim Karbunara, në kompromis me fuqitë qeveritare të qëndrës, tha se ai do të zbrapsej për t’u lënë atyre rrugë të lirë për të hyrë në Lushnjë.

Besim Koka ishte edhe komandanti i përgjithshëm i forcave vullnetare. Ky, megjithë lehtësirat që i bëri Sheh Karbunara që të hynte pa luftë në Karbunarë, e bombardoi Lushnjën dhe i la të lirë vullnetarët të plaçkitnin popullin; me një fjalë, bëri çmos për ta sabotuar luftën, që me siguri do të fitohej. Rebelët dhe populli, të egërsuar nga bombardimi, e sulmuan fuqinë qeveritare dhe e detyruan të tërhiqet me dëme të mëdha, duke mbetur i plagosur edhe Seit Qemali. Fuqitë qeveritare në tërheqje e sipër u qëlluan nëpër gardhet e shtëpive prej bujqëve myzeqarë të shtypur, të cilët me këtë rast treguan spontanisht urrejtjen dhe zemërimin e tyre kundër çifligarëve dhe fuqive të tyre.

Bektash Cakrani qëndroi në vënd dhe nuk përparoi, ndërsa Hysni Toska luftoi trimërisht, duke lënë mjaft të vrarë, midis të cilëve Riza dhe Godo Hekalin, që të dy nipërit e Rrapo Hekalit.

Vijon

Kryengritësit më 12 korrik 1914 pushtuan Beratin dhe Rerin që bombardohej prej Bektash Cakranit.

Në Berat u ekzekutuan prej rebelëve tre patriotë: kapiten Baki Gjebrea, Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi. Berati më 13 gusht u pushtua prapë prej emigrantëve të Korçës e të Gjirokastrës. Në këtë luftë ka marrë pjesë edhe Çerçis Topulli, por më 19 gusht qyteti u ripushtua prej rebelëve, të cilët zunë Vjosën dhe bënë pregatitje për të hyrë në Vlorë.

Kryengritja “Vorio-Epiriote”

Për organizimin e xhandarmarisë shqipëtare ishte caktuar nga Konferenca e Londrës dhe kishte ardhur në Shqipëri një mision ushtarak hollandez nën kryesinë e gjeneral Dewerit, me nënkryetar kolonel Thomson. Në përbërje të misionit kishte dhe oficerë të tjerë të gradave të ndryshme. Këta oficerë, në bashkëpunim me oficerët shqipëtarë, organizuan xhandarmarinë për viset e lira dhe njëkohësisht, në parashikim të çlirimit të viseve që ende mbaheshin nga grekët e serbët, pregatitën nga një batalion për çdo prefekturë. Për Korçën e Gjirokastrën batalionet komandoheshin përkatësisht nga major Mustafa Aranitasi dhe major Ismail Haki Tatzati. Kur qeveria greke vendosi, e shtrënguar nga Fuqitë e Mëdha që kishin caktuar kufit’e Shqipërisë, të tërheqë fuqit’ e saj të okupacionit nga Korça dhe Gjirokastra, qeveria shqipëtare nisi batalionet e saj të xhandarmarisë, bashkë me prefektat e kryetarët e zyrave të paracaktuara, për të marrë në dorëzim të rregullt ato prefektura. Dorëzimi i rregulltë u bë për Korçën, Ersekën, Tepelenën, një pjesë të Dangëllisë, Këlcyrën dhe një pjesë të Kurveleshit.

Nga mesi i marsit qeveria shqiptare dërgoi 300 xhandarë nën komandën e Mustafa Spatharës me dy oficera hollandezë, që marshuan nga Opari për Voskopojë e Korçë. Ushtëria greke e dorëzoi Korçën dhe u nis për në Bilisht e kufi. Por grekërit në Korçë filluan të vënë në zbatim planin e kryengritjes që kishin përgatitur më parë, dhe, më 2 prill 1914, në Korçë plasi kryengritja e organizuar nga agjenti grek Jakovi1), dhespot i Korçës, dhe nga këshilli i Metropolisë. Ky plan u vu në zbatim nga vullnetarët grekomanë të qytetit e të fushës, nën komandën e kapedan Sulos, si edhe prej ushtarëve grekë të fshehur në Korçë, të cilët zunë pozitat më me rëndësi të qytetit.Përnjëherësh u dha kushtrimi ndër fshatra, në të cilat patriotët filluan të grumbulloheshin e të organizoheshin. 

vijon 

Forcat e Kajo Kapedanit2) u vendosën nër vreshtat e Korçës, ku shpartalluan fuqitë e Jorgji Bushos, ish-deputeti i Serfixhesë në parlamentin otoman, të cilat po marshonin për në qytet. Nga ana tjetër, fshatarët e Mborjes, në Grykën e Mborjes, çkatërruan fuqinë e doktor Harisjadhit (korçar), të përbërë prej 400 vetash. Kështu, qyteti u çlirua dhe dhespoti me këshillin e Metropolisë u transferuan në Elbasan.

Nacionalistët ekstremistë të Korçës, të egërsuar nga tradhëtia e grekomanëve të Korçës, deshën të digjnin qytetin, por ndërhyrja dhe gjakftohtësia e Abdyl Ypit e shpëtoi qytetin nga rreziku i zjarrit.

Fuqitë kombëtare shkelën Devollin, Arrzën, Nikolicën e Dardhën. Major Ismail Haki Tatzati e bëri Hoçishtin qëndër veprimi. Bilishti mbeti në duar të grekëve.

Në Korçë u stabilizua administrata me prefekt Pandeli Vangjelin, me ndihmësprefekt Abdyl Ypin, me kryetar gjyqi avukat Kasnecin (himariot), me shef të policisë Themistokli Gërmenjin dhe me komisar policie Hysen Nikolicën. Kur vazhdonte ky dorëzim i rregulltë, por qëllimisht i ngadalëshëm nga grekërit, dolli në skenë autonomia vorio-epirote. Komanda greke pezullon dorëzimin e vendeve të tjerë me pretekst se, mbasi populli i atyre vendeve shpalli autonominë, ajo nuk kishte mundësi që t’i impononte atij bashkimin dhe nënshtrimin ndaj qeverisë shqiptare, prandaj ajo (ushtëria greke) tërhiqet në kufitë e caktuar nga Konferenca e Londrës dhe lë qeverinë shqiptare të rregullojë vetë punët me qeverinë e autonomisë vorio-epirote. Kjo gjëndje shkaktoi që Shqipëria të përdorë armët jo vetëm për të liruar pjesën tjeter të tokës së saj, por edhe për të mbrojtur ato që i kishte marrë në dorëzim të rregulltë nga ushtëria greke, duke derdhur gjakun e bijve të saj.

Xhandarmaria shqiptare, mbasi mori në dorëzim Ersekën, në bazë të marrëveshjes me komandën greke të dorëzimit suksesiv të vëndeve që po okuponte, u nis për të marrë në dorëzim edhe Leskovikun. Por, kur ajo arriti në afërsitë e Leskovikut, u prit befas me zjarr nga fuqitë e qeverisë vorio-epirote, të cilat, simbas vendimit të qeverisë së tyre, nuk i bindeshin vendimit të Konferencës së Londrës për bashkimin me Shqipërinë të prefekturave të Korçës dhe të Gjirokastrës. 

                                                                                ..https://youtu.be/jFQXdJxhmaY

Dino rrofsh smiley 

Lexoje pjese -pjese smiley jo te gjith menjehere smiley 

Ta dish sa ka heq ata qe na lane kete cope Shqiperi smiley

 

Kjo qeveri kërkonte bashkimin me Greqinë ose të paktën një autonomi të atillë që ishte barazi me bashkimin me Greqinë, duke mbështetur kërkesat e saj, veç të tjerave, me pretendimin se gjoja shumica e popullsisë së dy prefekturave (Korçë e Gjirokastër) përbëhet nga të krishterë, pra, simbas thënies greke “pan orthodhoksos kristian os ine elinos”, nga grekër.

Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga qeveria greke, vënë në veprim prej saj e paguar prej saj e përkrahur politikisht dhe ushtarakisht po prej saj. Vetë kryetari i qeverisë ishte ish prefekt i Greqisë me kombësi shqiptare nga Qestorati, ministri i Brëndëshmë ishte majori i xhandarmarisë greke me kombësi shqiptare nga Nivicë-Bubari.

Xhandarmaria shqiptare që do të merrte në dorëzim Leskovikun përbëhej prej një kompanie (afro 120 veta). E gjindur para një situate të papritur dhe duke patur përballë fuqira shumë më të mëdha dhe me më shumë mjete,ajo pas një përpjekje të ashpër, duke lënë rreth 20 të vrarë, ndër të cilët Qani bej Starjen*) dhe disa të tjerë të plagosur, u detyrua të tërhiqet bashkë me fuqitë vullnetare, që i kishin ardhur në ndihmë qysh në krismat e para të pushkëve, për në vijën Gërmënj-Radom, me qëllim që të pengonte përparimin e fuqive vorio-epirote dhe të merrte udhëzime të reja mbi gjëndjen e krijuar. Fuqitë e autonomisë përbëheshin prej repartesh jerollohite1) (kompani të shënjta), të cilët ishin rekrutuar nga të krishterët vëndës, të inkuadruara, të stërvitura, të armatosura dhe të pajisura nga qeveria dhe oficerë të ushtërisë se rregulltë greke qysh më parë. Andarët (komitat) ishin trupa të quajtura vullnetare, të përbëra nga çeta kryengritëse të Epirit, Maqedonisë e Kretës, që kishin luftuar në kohën e Turqisë dhe tani mbaheshin të rezervuar për çdo lloj aventure. Veç këtyre, ndër repartet andarte bënin pjesë dhe reparte të ushtërisë së rregulltë greke, që ajo i kishte lënë qëllimisht në vënd dhe që formalisht i kishte deklaruar si dezertorë. Edhe këta, si të tjerët, ishin të pajisur e armatosur gjer në dhëmbë.

 

E njëjta gjë ndodhi edhe me xhandarmarinë e Gjirokastrës, e cila, e nisur nga Tepelena për të marrë në dorëzim atë qytet, u ndesh në afërsi të Hanit të Subashit, si edhe me forcat e xhandarmërisë të destinuara për Përmetin, të ndaluara përtej Këlcyrës nga fuqira të njëllojta vorio-epirote. Edhe këtu xhandarmaria shqiptare u detyrua të tërhiqet dhe, e riforcuar me vullnetarë, të mbrohet afërsisht në vijën Hani­Vjosë-Hormovë e Shtepëz.

Kështu filloi ndeshja e parë e armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe trupave të autonomisë vorio-epirote, me pasoja shumë të hidhura për popullin shqiptar, i cili, gjatë periudhës së luftimeve të mëpastajshme, tregoi një vetmohim, trimëri e guxim, në rrethana shumë të vështira, për bashkimin e truallit të tij të gjymtuar dhe për vëllazërimin e elementëve fetarë që e përbënin.

Në prill të vitit 1914, xhandarmaria shqiptare ish riforcuar me reparte vullnetare, të përbëra nga disa vende të Shqipërisë e sidomos nga popullsia vendase, të entusiazmuara por të çrregullta, të padisiplinuara e veçanërisht të papajisura, nga që u mungonin municionet dhe ushqimi. Por mungesa më e madhe ish ajo e komandës drejtuese dhe bashkërenduese. Megjithkëto mungesa, u vendos të ndërmerret një ofensivë e përgjithëshme. Qëllimi i kësaj ofensive ishte likuidimi i autonomisë vorio-epirote dhe çlirimi i vendeve që ende ishin nën pushtetin e saj.

Objektivi kryesor ishte Gjirokastra, qëndër e Qeverisë vorio-epirote, mbasi mendohej se, me marrjen e saj çdo rezistencë e hapët dhe bashkë me të edhe ekzistenca e autonomisë vet do të merrte fund.

Kështu, ofensiva filloi në shumë drejtime. Kryesorja ishte ajo Tepelenë-Gjirokastër e ndihmuar nga ofensiva Labovë­Libohovë. Të tjerat ishin Kuç-Himarë, Qafa e Skërficës­Delvinë, Këlcyrë-Përmet-Frashër-Leskovik dhe Gërmënj­Leskovik. Nga të gjitha këto vetëm ajo e Manastirit të Cepos­Gjirokastër dhe ajo e Qafës së Skërficës-Delvinë gati ia mbërrinë qëllimit.

Pararojat e të parës arritën në lumin Viru a dhe të së dytës në lagjen Rusan të Delvinës. Kolonat e tjera patën disa suksese të vogla dhe shumë shpejt u detyruan të ndalojnë përparimin.

Nga këto suksese fillestare të armëve shqipëtare, që shkaktuan shpartallimin e forcave të autonomisë, Qeveria autonome pregatitej e bëhej gati të hikte; një pjesë e popullsisë grekofone filloi të emigrojë për në Janinë, në Korfus e gjetkë. 

Po vazhdoj me vone ate pak qe ka ngelur ahahhaha

mjaft per sot smiley

Qeveria greke ishte edhe ajo e preokupuar nga sukseset e shqipëtarëve, që vinin në rrezik gjithë planin e saj të shkëputjes së Epirit nga Shqipëria. Për atë arësye vendosi të dërgojë, me shpejtësi të madhe, në ndihmë të Qeverisë autonome trupat e rregullta të Divizionit të Janinës, duke i deklaruar ato si të arratisura. Këto trupa mbërritën me shpejtësi në ballë të fronteve dhe pas disa përpjekjeve mundën të zbythnin trupat shqiptare, që siç është thënë konsistonin në pak xhandarmë dhe shumica bashibozukë, të cilat ristabilizuan frontin në vijat e mëparëshme të nisjes.

Për pak kohë lufta sikur u pre, nga që Qeveria shqipëtare hyri në bisedime me ata të autonomisë në Korfus për të gjetur një zgjidhje paqësore të çështjes së Epirit.

Ndër këto kohë grekët pregatiteshin, në rast dështimi të tratativave të Korfuzit ose në rastin oportun, të merrnin ofensivën për të riokupuar gjithë pjesën tjetër të Epirit që ishte në dorën e shqipëtarëve, e të arrinin vijën Llogara-Salari-Qafa e Kiçokut – Ostrovicë e Maliq.

Rasti i pritur nga grekërit nuk vonoi. Në Shqipërinë e Mesme plasi kryengritja esadiste kundër Vidit dhe Qeverisë Kombëtare. Kjo u përhap pak nga pak, aqë sa fuqitë rebele arritën të okuponin Beratin, Elbasanin, Pogradecin e tjerë dhe të kërcënonin Vlorën, të cilën e okupuan mbas pakë ditësh.

Fuqitë kombëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pabaza; jo vetëm që nuk kishin ndihmë nga mbrapa, por ishin në rrezik të sulmoheshin edhe nga rebelët, të cilët përkrahnin rivendikimet greke, duke i quajtur nacionalistët si të pafe dhe shkakëtarë të çkëputjes së Shqipërisë nga Baba Dovleti, për ribashkimin me të cilin ata luftonin.

Në këto rrethana, grekët ndërmorën ofensivën në të gjithë ballin. Fuqitë shqiptare, duke u ndodhur përpara presionit grek dhe duke u kërcënuar mbrapa nga rebelët e në disa vende duke u goditur prej tyre, u shpartalluan dhe muarën udhën për shpëtimin e tyre dhe të familjeve që iknin “kush mund të iki më shumë”. Largoheshin për në krahinat e Vlorës, Mallakastrës, Beratit në panik të madh.

Grekërit përparonin vazhdimisht, të penguar vënde vënde nga shqiptarët që kërkonin të përfitonin kohë për largimin e familjeve të tyre, që iknin vetëm me ç’kishin veshur e mbathur në trup. 

 

 

 

 

kaq pak!!

Zeqo e ke detyre shtepije smiley lexoje pake nga pak smiley

Te mesosh  historine e vendit tend per ate periudhe smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).