Dikur ishte një nga perlat e fshehura të Mesdheut me një bregdet të pafund ranor dhe kurorë të praruar pishash. Sot, zonës bregdetare nga Kavaja në Durrës, i ka mbetur fare pak nga shkëlqimi i dikurshëm. Në vetëm 25 vjet, ndërtimet pa fre, depozitimi i mbeturinave inerte në det dhe pushtimi i sipërfaqeve detare, shfrytëzimi pa kriter i shtretërve të lumenjve, shpyllëzimi i bimësisë bregdetare, kanë krijuar jo vetëm një pamje aspak të këndshme, por kanë prishur ekuilibrat natyrorë. Dhe kjo është e dukshme në zonën që fillon nga plazhi i Qerrerit, deri tek Mak Albania (në këtë hapësirë janë ndërtuar fshatra elitarë) e më poshtë.

Fotot që shihni janë marrë ditën e djeshme në plazhin e Qerretit. Tokën e ka gllabëruar deti dhe ka mbetur fare pak rërë ku pushuesit mund të vendosin çadrat.

Pritat me gurë të vendosura pingul me detin çdo 100 metra ia kanë prishur funksionin normal bregdetit.

Erozioni që nisi pranë Kavajës po gllabëron dalëngadalë gjithë bregdetin. Pritat këtë vit kanë arritur deri pranë Golemit dhe me këto ritme duket se brenda një dekade i gjithë bregderi deri në Durrës mund të bjerë pre e kësaj “hakmarrjeje” të natyrës ndaj dorës shkatërrimtare të njeriut.

Ekspertët kanë shpjeguar se mënyrat se si janë vendosur pritat nuk e zgjidhin problemin, por vetëm e zhvendosin atë të fqinji. Një barrierë individuale mund të ndërpresë erozionin në pjesën ku është një hotel apo fshat turistik, por ndikon negativisht ne krahun tjetër, gjë që faktikisht po ndodh prej disa vitesh. Sipas tyre, pritat duhet të ishin bërë të studiuara dhe paralel me bregun, jo pingul siç janë aktualisht.

Ndonëse këto prita janë konsideruar si ndërtime pa leje nga vendorët, përgjegjësia ka kaluar sa nga një institucion te tjetri ndërsa kanë munguar masat e koordinuara për t’u mbrojtur nga kjo hakmarrje e heshtur e natyrës.

28 Komente

Bukur!

Nje pyetje kisha une: kush eshte me i rendesishem njeriu apo natyra? Enveri duke ju referuar Marksit thoshte qe njeriu eshte kapitali me i cmuar, por fakti e tregoje se ne raport me natyren dhe ruajtjen e saj, njeriu ishte ne plan te dyte. E ne kete prizem une jam me Enverin. Perpara ruajtjes se natyres dhe ekosistemeve une njeriun apo me mire me thene interesat e tij te ngushta i shumezoj me zero. 

dmth ti tani je me njeriun apo me enverin?

Une jom me natyren dhe per natyren. Njerzit ikin e vijne, natyra mbetet. 

Perse ankoheni?
Sapo e votuar Vangjush Betonaxhiun,per nje mandat te trete ne krye te bashkise Durres,me shumice te cilesuar dhe me diference te madhe votash.

Mbylleni gojen deri ne 2019 se skeni goje te ankoheni me.

 

Korrento, sa per kulture, ska pune Vangjush Betonaxhiu me Qerretin dhe Gjirin e Lalzit apo Shkembin e Kavajes. Vangjushi ka betonizuar qytetin e Durresit.

http://www.peshkupauje.com/sites/default...

ky me kete karabinane gjigande qenka nam fare... mire qe ka bere ndertesen me te larte aty, me gjith dyqane nja 15 kate, por ka vendosur te shtoj edhe nja 7-8 kate te tjera...smiley
pyetja eshte: e kish parashikuar ne projektin fillestar ky kete, do ti mbajne themelet edhe 8 kate shtese, me shume se 1/3 e gjithe nderteses..?

kur kalova andej nga vlora, tek godina qe i prishen bashes ne uje te ftohte mu poll ne mendje se ja prishen qe ti kthejne parate dhe te bejne reklame, pasi nje mendje me thote se atij pallatit kishin filluar ti tundeshin themelet e nuk e kishte te gjate atje nen gerrytjet e dallgeve

ai pallat qe ofendim per qytetin e vlores dhe morri ate qe meritonte...

ai vend nuk i duron dot cibanet e huaj.

smiley po llogariti dhe kete palloshin kryetar qe nuk rendonte shume, ua ka pire lengun cave si jashte edhe brenda partise.

pikerisht ai vend nga sa mbaj mend skenat e filmit.

Një Enver është super ëndër për Shqipërinë Sot . Kanë ndodhur dhe do ndodhin fenomene që as Gomari Klasik i PPU nuk mund ti parashikojë dot përveç ..Betonizimit të Vangjushit ..ia ia ia .

E vetmja zgjidhje janë Ruspat për rrafshimin e të gjithë ndërtimeve pas 90 me në krye "fshatrat e morrave turistikë " të S.Melckës smiley që janë ndërtuar në pjesën brënda rrugës Nacionale ,pranë bregdetit . Po kush ta bëjë ? A është e mundëshme?

Bëhet , në se Administrator i këtij projekti të ngarkohet sali Qenef berisha , arkitekti i zhvillimeve demokratikase sipas parimit

Dhisni ku të mundni e mbi ç ka të mundni Burra . Kamunizma Rae

Një sinjal shprese vjen përsëri . Ultimatumi Erjon Velisë dhënë kompanive të pastrimit të Tiranës . Si duket në Shqipëri kanë kuptuar që jetojnë Njerëz dhe Jo dhi  e sqepër e pas tyre keca mërmëritës " se diktatura zotrie " smiley

 Duhet vënë re me vëmëndje .Kohën e Eltares smileyLeft me... iiiiiii në fund që vërvit pampersa  e thashetheme, e mbuluan kakërdhit e dhive të Vuçidolit . Tani ka ardhë koha të flitet për Probleme smiley

E Rilindje çu bëre për dy vjet kësaj skote Hierarqike Elitarësh , shakatorë e gjëmbsa.Ti qofsh . I vetmi ngushëllim I Elitarëve me  Yp Xhibi kanë mbet barcaletat smiley Ngushëllohemi  se sh.Gjëmbi nuk do vonojë për një ekspoze  mbi Planin për Bashkimin Fizik të Durrsit me Tiranën !

idene e fshtrave turistike e ka zbatuar Nano i pari.. ai dha gjysme e bregdetit te sarandes, himares e golemit.. ne 1998 nuk kishte asi ndertimesh ne breg te detit, gjate 2000-2005 filluan rendshem gjithkund.. po ti si Idriz leshi nga amerika, nuk ke si ti dish keto gjera.

Ne Golem e Durres, ndertimet filluan ne 1993. Ne Bleme apartament ne ndertime dykatesh per qefin tone ne plazh ne 1994, e hoqem qafe ne 1998 se ishin bo dy rradhe pallatesh para nesh. Kur e bleme kishim pamje nga Deti. Po ky eshte nje maskarallek tjeter qe qeverite dhe Noc Frrokat e thjeshte e hilacak shqiptare e harrojne. PLUS, ndertimet ne plazh jan bere nga ish-pronaret  e pakte qe moren parcela toke per kompensim ne plazh pas 1996, i fitonin keto copa toke me llotari, si edhe fallsifikatoret qe hiqeshin si  ish-pronar e grabisnin toka publike ne rere e bonin pallate. Per durresin e golemin  pergjegjesi ka Leka Meksi dhe Berishi, Nano vazhdoji me tutje me vone. Per Vloren Mafia ishte e perbashket, ate pallatin ne Det, skandalin me te modh e kishte Lulthimi me  Rucin e mustaqemiun. Per Saranden mund te flasin Sarandiotet me mire po jam i sigurte qe Cuni i Sheqeres ka gishtin e tij gjithashtu.

 Sipas tyre, pritat duhet të ishin bërë të studiuara dhe paralel me bregun, jo pingul siç janë aktualisht.

Pritat duhen pingul me detin.

Kam nje kungulleshke, e ndajme ne 2 pjese...

Megjithse hakmarrjen e keni vone ne thonjza, kjo nuk o pune hakmarrje mi none. Ajo qe po i ndodh Durrsit eshte deshmia se ligji i trete i Njutonit eshte prej verteti. 

Per ate plazhin andej matan Golemit, kam folur tek nje tregim qe kam bere per pershtypjet e 2013 ose 2014, ee ne mos gaboj tek ai tregimi i gjate te ndara si ditar, dita e pare, dita e dyte,   e trete e me radhe. Noi kompjuterist mund ta gjeje, kur flas per ate eskavatorin qe hiqte leshteriket nga deti. 

Dino eshte tregim tjeter, ne mos gaboj. 

Kur nuk e di ti qe je autori, si mund ta dije Dino e lexuesit e tjere?

Dita e 23 djema dhe vajza smiley

gabo, gabo! pa frike.mos kij gajle, tek e fundit rinia eshte shpikur per te gabuar, pleqeria per tu penduar

Ata qe kane bere ate masaker ne Durres duhet te ishin denuar me varje.

Problemi eshte se jane pak si shume ata.

Kam pare nje dokumentar qe shpjegonte kete e shembull qene ndertime (kuptohet shtepi 2 kateshe) prane detit ne Hawaii, dhe sic e shpjegonte specialisti, deti do nje hapesire ne breg te vej e te vij , te sjell dhe te marr, sipas sezonit dhe batic-zbaticave , dhe krijohet nje ekuliber natyral, kur njerezit bejne shtepi buze detit e prishin kete dhe deti ha gjithe plazhin deri te shtepia. Shembulli qene disa shtepi dy kateshe prane detit ne Hawaii qe kishin bere nje mure mbrojtes para, dhe plazhi teper i madh me fotot e ushtareve amerikan gjate luftes se dyte boterore, pra ai plazh pothuaj qe zhdukur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).