Te mrekullueshme keto studiot e pushimit ne Greqi. Dhoma te pastra, oborre te gjelberta, plazhe te vegjel me uje kristal. Nuk eshte natyra me e bukur, as Wi-Fi me i forte por rregulli, harmonia e ndertimeve, ruajtja e hapesirave, mungesa e zhurmes qe e sfidojne vec gjinkallat. Cmime te arsyeshme, mikpritje e kultivuar ne vite, jane ato qe bejne ndryshimin. Keto na duhen, gjera te thjeshta qe te zevendesojne shfrytezimin qorr te bregdetit tone, qe do vuaje gjate faje te bera me shpejtesine e atij qe mendon vetem per sot.

Para dy javesh isha ne Himare dhe rrotull andej, ku bukuria e pamohueshme e natyres perzihet me rremujen, rendjen per te ndertuar "hotele" ku i vetmi sherbim eshte catia mbi koke. Nje ndertese e kuqe, nje e verdhe, nje e palyer. Nje me cati, nje me tarrace, nje me hekurat perpjete me shpresen per nje kat me shume (a dy) mot. Nje e mbaruar, nje ne themel, nje me beton, nje me tulle, nje me gure. Dy njesoj, kurrre! Rremuje pamore, rremuje akustike, rremuje mendore. Sherbimi, me i miri; mesatar. 

Keto i shkruaj pa kenaqesi, shkurt si nen cader, me telefon. Sepse kjo tema e turizmit bregdetar ne Shqiperi hapet cdo vere. E dua shumë Shqipërinë, por kur dëgjoj njerëz të thonë se kemi bregdetin më të bukur në botë, mendoj se, dukshëm, këta nuk janë familjarizuar me hartën e Botës. Fundja, nuk ka nevoje te jete perle cdo vend, mjaft te ofroje mundesine per te pushuar. Pa vramendje se mos ikin dritat, a ku do gjejme parkim, a ndonje vend ku hahet... hahet. Mbreme ketu ne Greqi ra qeveria, por pushimet vazhdojne njesoj.

 

147 Komente

Edhe ti o Brut! Papapapapapa ç'paskeni qene mer !
Çdo gje vjen me.ekonomine Blendi. Kur shqiptaret ne mase te madhe do te kene mundesine te shkojne 1 ose 2 jave me pushime jashte Shqp trendi i turizmit ne Shqp ka per te ndryshuar.
Perveç ketij faktori te mesiperm, kemi dhe emigrantet shqiptare qe kthehen apo vijne ne mase te madhe per pushime ne Shqp. Te dy sebashku por edhe te tjere bejne ate qe çmimi nuk justifikon eksperiencen.

Nuk mendoj se lidhet cdo gje me ekonomine, fundja ekonomia e ketyre, e pat. Ndoshta me Dijen (Know How-n) dhe Babezine (ne anen tjeter). Ketu nuk ka asgje qe nuk gjendet ne Shqiperi, e njeheresh gjen gjithecka mungon ne Shqiperi. Tani flas subjektivisht, mua ne Shqiperi me mungon qetesia, carcafet akull qe nderrohen perdite, me mungon pamja e detit, sepse i forti ngre nje 5-katsh aq kollaj sa te ishte duke luajtur 5-katsh. Keta nuk kane ndonje luks Dubai ketu, MESDHE kane, sic kemi dhe ne. Por qe po vazhduam edhe pak ne kete rruge, di ta qajme.

Ne Himare, dhe ne Vlore psh. shikoje  nena qe shtynin karroca me foshnja ne rruge. Ne aksin kombetar, se s'ka trotuare. 

Une kritike dashurie e kam, pa komplekse, se fundja timit e times ia them. Ndaj s'ka Brut.

Dmth shqiperia me 200 km vije bregdetare joniane nuk do te behet konkurrente e forte ne turizem e greqise me mijera km bregdet te tille e tradite te forte anytime soon si pretendon ndonje zylyf ?

Nuk jam aq i shqetesuar tek konkurenca, apo matja e k-meve sesa tek ruajtja dhe trajtimi i i duhur i asaj qe kemi. Per me citu nga Austin Powers, its not the size mate, its how you use it. smiley

Jo jo Blendi, e gjitha eshte e lidhur me ekonomine. Per te ditur dine shume mire(90% e shqiptareve kane dale te pakten njehere jashte ne mos televizori). Persa kohe do te kete dyndje dhe kerkese pertej ofertes, sipermarresit shqp kane per te te dhene minimumin. 4 faqe mur, nje krevat te thjesht dhe hec plako. Nuk kane pse ta vrasin mendjen te krijojne nje klientele luajale. Cdo vere behet njera per te shkuar ne jug. Nga ana tjeter pushuesit shqiptare ( masa) e kane me te lehte dhe me me.pak kokcarje (opinioni qe cfare do qe te ndodh jam ne shqiperi max 2 ore larg shtepise) pushimet brenda shqp ne riviere. Akoma nuk i kane mundesite (masa gjithmone) te shkojne ne turqi, itali, spanje,kroaci, greqi te pakten nje jave all included. Shto ketu dhe ata bashkatdhetare qe per njemije e nje arsye kthehen ne vere ne Shqp per pushime dhe ndodh ajo qe ka thene me lart i Lebetitmi: Shqp mbytet nga pushuesit. Kondicione perfekte per eforte minimale.

Faktoret e tjere, infrastruktura, furnizimi pa nderprerje me e.elektrike, uje, rregull, kontroll jane te rendesishem por gjithesesi ngelen derivate te faktorit kryesor :ekonomise.

...epo c'te themi?? Shyqyr ne qe kemi qeveri smiley

E tu Brute! smiley Edhe une kam qene i dashuruar me plazhet e virgjera te Jugut deri ne 1997. Pastaj ne 1998 per aresye praktike shkova per pushime ne Parga dhe kuptova kete qe thua ti. E perforcova ne 1999 ne Korfuz, nuk pata me dyshim ne 2000 ne Antalia dhe ja ku jemi ne 2015 ku familja prape shkon per pushime ne Santorini. Po prape plazh si tek Breshka e viteve 80 nuk bohet. 

Ah, vitet 80! tek Breshka, Adriatiku, etj. Lere mos na i kujto! U mbushte deti plot deri matane bovave. Sot nuk sheh nje njeri te shkoje me larg se 100 metra. Eh, dikur, me qindra te rinj vetem ne thellesi! Ndersa sot vetem ai rekordmeni, Sali Berisha, ai vazhdon te thyeje rekorde ne det. 

I nderuar Karl Marks. Te lutem gjej nji emer tjeter per Bovat ke Breshka. Po deshe ndihme, eshte nji fjale qe fillon me germen te alfabetit. Bovat ishin ne gjirin e Vlores. Per te miren tate e kom se do te veje shoqnia nofken gollovar dhe hec e shkule masanej ...smiley

Fucia e pare, Fucia e dyte smiley

Po jo cdo gje vertitet rreth ujerave tona blu. Come on! E pastaj na thote shkaba, vijme 1here n'15 vjetc n'memedhe se skena pare. 

Bame, iku dhe Blendi, perfundoi te lista e zeze e kryetarit te frontit smiley

Te henen ne mengjes, degjoje te beje autokritike ne Club FM, posi!!!!!!

Po une e kom thone me kohe se kush ka pak mend dhe kerkon detin/plazhin, ja tek e ka ne Greqi! Ose fap ne Turqi! Pra flas per pushime dhe jo per vuajtje; per kete te fundit gezojuni Shqiperise. Po a ka gjo me e shemtume sesa te shofesh ne plazhin e Himares (tamom tamom ne Marac) nje 10 katesh te ngritur mu buze detit e midis plazhit, ku me pare pushoje ne kohen e drekes nen hijen e ullinjeve? Dhe ky pallat ka nje ndertues/financues qe eshte po himariot, por nga ata lamashet me emrin KK. Kete e thashe si shembull se si ky ka me qindra. E prandaj, sic e thote edhe PF-ja me siper, as mua nuk me behet me te shkoje e te pushoje ne jug, megjithese per vite te tera ka qene vendi im me i preferuar.

Te gjitha i kemi te bukura ne Shqiperi, nuk na mungon asgje por  vetem nje gje na mungon, Rregulli dhe Pastertia ne " shtepi " (Territori Shqiptar ) S ka rregull mor vlla, shqiptaret jane mesuar me diktature, nuk jane te vetndergjegjshem dhe te organizuar mire per interesin e tyre ! 

shqiperia per turizem renditej pas Italise, Greqise, Kroacise, etj. (konkretisht e fundit ne rajon), por ia u kalonte te tre ketyre emrave 'trademark' te konsoliduar te turizmit per klime biznesi, thoshte tabela.

Ndoshta keto te dyja (turizmi dhe klima jone e elektrizuar e biznesit), s'shkojne aq mire te dyja bashke. 

Ndoshta si biznesmene (qe e paskemi ne gjak smiley )  kerkojme me ambicie ne kete drejtim, pa mundur te shohim se s'eshte e mundur he per he. Vetem sepse tjetri karshi nesh e ben (qofte edhe Maqedonia e vogel a Mali i Zi), s'dmth qe edhe ne mundemi, thjesht pse duam. 

Qendrave bregdetare, aty ku turizmi po sforcohet te kthehet ne biznes (biznes alla shqiptarce, nga ai qe vjel perfitime te medha dhe shpejt), hiqju vize.

Realizohen pushime te mira ne Shq. por ne kushte te rralla si keto, dhe jo per kedo, besoj.

Po normale qe te kerkosh per me mire kur i ke mundesite dhe e paguan. Po duhet metri i duhur. Mund te behen fillimisht investime publike ne infrastrukture, energji etj qe pastaj te vazhdoje privati me te vetat.

Po investime private ne nje vend ku nuk ka uje, drita, rruge, dhe TVSH per sherbimet 20 % zor se do behen.

Nese do vazhdojme me llogjiken e atij Ahmetajt te Ekonomise e qe i kane dhene dhe Turizmin tani  e qe zhvillim ekonomik quan fasonet , turizmi yne do behet konkurues mbas 40 vjetesh.

Lum kush te rroje ta shohe zoje !

P.S. Mirela Shqina cer mendimi ka per turizmin kulturor mesdhetar ? smiley

pa te bezdisur, mendon qe duhet te beje nje urim neser mirela per pelegrinazhin ne mal te tomorrit?

Neser eshte ?

Mua si bektashi kontinentalo-mesdhetar denbabaden do me ngelej hatri nese nuk do na bente nje urim te veqante per Krishtlindjet e bektashinjve mesdhetare. Sikur te ishte bashke me Ilir Meten do na behej qefi akoma dhe me shume, njelloj si per ate panairin e librit ne Malin e Zi.

Po eshte pelegrinazh 5-ditor, duhet ta kish bere kur filloi, po mbase e ka lene si embelsira ne fund...

Ose mbase na ban ndonje surprize e shkon bashke me premierin me alikopter ne maje te Olimpit shqiptar, Baba Tomorrit. Se kjo Shqina nr 2 eshte befasuese.

Tomorri eshte mal tipik mesdhetar. Duket deti nga maja e tij... smiley

Te veje sben keq, mbase i ben ndonje mrekulli dhe e sjell ne vete e sflet me budalleqe smiley

Shkrim shume realist. Bregdeti shqiptar te ofron vetem detin ose ate qe e ka dhënë zoti, ndersa ate qe do duhej ta ofronte njeriu lë shumë per te deshiruar.

Me vetëkënaqje nuk mund te ndryshohen gjerat per mire

" Po ta mbani si Strategji dhe doni te ardhura , ndertoni nje turizem elitar .Keni pjese mahnitese te Bregdetiti te Jonit " ..Keshtu tha i ndieri Shtraus .

Kjo pune ka marre Fund dhe ka kaluar ne Turizem masiv . Cfare kerkoni me ? Lahuni aty ne detin e Dursit midis m.trave e b.jgave . Merrni ca domote e buke me kripe me vete , nonje shale pule te parpregatitur , kapni ndonje ven , ngrini carcafet per hije dhe lereni Turizmin Bregdetar rehat . Pak a shume si  Ruzhdia me cullaqrit ne vaktit.

Enderra me duken mejtimet per Turizm ne kuptimin e mire te fjales .Per te Huaj ????

Ata kane deshire te njohin vende te "fshehta " te natyres sone ku Dliresia shekullore dhe edukata 50 vjecare i la te paprekshme . Dhe kushedi se cfare "fshehin ' tjeter pas kerkesave te " turizmit " ne keto vende . Sigurisht eshte me e arsyeshme te perpunohen elemente Elitare ne keto zona .

Turizem masiv = LefTKopeja me turmat e militanteve te PD-hit ne Bregdet me benevreke , pa kujdes shendetsor , me nje cmim qe garanton nje te treten e rroges ditore me qepe e domote pak djath e raki . Ne darke pak kos me ly te djegmet .

Turizem elitar = te pakten 500 mije dollare Muaji .

Sh Gjembi mund te paraqese nje Platforme zhvillimi qe mund te mos jete parashikuar . 

Qeka nje foto aty qe te nxjerka mallin e Gjirit te Sarandes para 25-30 vjeteve, e virgjer nga ndertimet e medha prej betoni dhe pa kriter ! Qekan budallenje kta greket, qe nuk ndertokan pallate 15-20 katsh ! smiley

Ke bere ndonjehere llogari sa km vije bregdetare e ishuj ne vendet me te bukura te mesdheut ka greku e sa kemi ne.pse do ndertojne pa leje e me kate te larta kur ka toke per te gjithe .

Po ne qe kemi pak toke, kemi plot  pallate, prane plazhit, vijes bregdetare , qe jane bosh !

 Kesaj cfare i thua ti ? Na jemi shume te zgjuar, dmth ata qe drejtojne ate vend e kisha fjalen , se populli ashtu gjen dhe ashtu ben,  pershesh !

Thuaj ju pelqen rehatlliku dhe paraja qyl, praja e piset me nje fjale,  por keto dy gjera te lene te varfer ! 

Pakesia e tokes na ben te ndertojme me shume kate .edhe ne ato 200 km te bregdetit jonian qe kemi per hise nje pjese e vogel eshte e shfrytezueshme per ndertime.

...ene komandant Fideli kos u jepte per darke miletit.por plazhin ja u dha te hujve qe e kan bo nje baradajse te vertete smiley

Iberostar Ensenachos Iberostar Ensenachos Cayo Santa Maria

nese duam qe turizmi te ngrihet duhen futur operatore te huaj me emr ne turizem.turisti i huaj vjen me me shume konfidence ne sarande fjala vjen nese prenoton ne nje holiday inn apo emra te tille te ngjshem.

po sikur mbrohet jo vetem me polici por edhe me ushtri qe mileti i kosit mos te futet tek gardhi i kesaj baradajses , apo e ngaterroj me ndonje vend tjeter? smiley

25 dollaro per person duhet ti paguash komandanti per hyrje e dalje dhe i jep me gezim smiley

by the way 3 meleon turista hyjne ne cube cdo vit smiley nga te cielet 1,5 are canadian.

Kapo takohena per vit te ri aty se qenka vend fantastik per.familje.

....per here te pare ja vlen sacrifica sepse plazhi me i mire i kubes,por ka nje te mete qe pas fluturimit  eshte gati 2 ore te tjera me bus nga aeroporti i Santa Clares

Po varet ne ç'ore arrin ne Kuba. Po mberrite ne hotel para ores 5-6 pm eshte shume mire.

Eh, Kuba eshte histori tjeter. Ke qef te pushosh ne plazhet e Kubes, rera si flori, deti blu i thelle, nuk te bezdis asgje ne bote. Ishalla mbetet ashtu edhe per ca vite dhe ishalla nuk marrin drejtimin e turizmit tone

...po argetimi ne mbremje me grupet folklorike ,vertete i manitshem smiley

jo po shkuma parti si ne Vlore  smiley ,eh medet qe ka gjet ate milet 

Vallaj Blendo ti mire e ke por pershembull ktu ne Cannes kur pagu per i shazllon per person 21 euro , makaron me fruta deti 17 euro , nje kokerr peshk zgare 34 euro, uje pa ose me gaz 4 euro ,nje kupe akullore 3 euro etj..etj..kur e krahaso pershembull me Ksamilin , shazlloni 3 euro uje pa gaz 40 cent ,makaron me fruta deti 5 euro , i kokerr Levrek 10 euro ,  te mos folim per cmimin e hoteleve , shpirti te qan per Shqiperine .

nji takem si ju e nxirrni kapitalin jashtesmiley

Po ti tek  fshati i Lorik Cannes pagun edhe rastesine e perballjes me Beyoncen. Po ne Ksamil ndonje #kuqezijeti do shofesh maksimumi. smiley

Ma more nga tastjera. Sa doja ti thoje: Ku canniotet e ku kokomeiotet!

ketij kodoshi popull s'ju gjet, qe s'ju gjet karari...jep aeroporte me koncension nga 25 vjete, jo keta...dum loukostin...tani meqe bregdeti lowkost na u mbush me mutra...e duam elitar..

...dhe keta himariotet kapedane mut muti dolen...lufte me turqine, ne jemi keshtu e jemi ashtu, kur vjen puna as çarçafe, as ac, bajga bajge!

 Nuk behet kapedani sherbetor , Ball cekan. Nuk e ka per sua...

 

 

Blendo, dihet ajo qe ne Shqiperi ka shum mangesira, i ke dhe te VQ, biles aty ke dhe rruget e zgjidhjes, nuk ta ka fajin se pse nuk e lexon. E kjo vlen edhe per te tjeret. 

Oh maj gad! Pjero je I madh! smiley

Mos te kisha prinderit ne Vlore, te pakten ne korrik-gusht nuk shkelja aty. Aman cfare di vranishjoti dhe matjani(qe jane ne dhermi) per turizmin? Me vjen keq qe mileti neper fcb orgazmohen me "perlen Shqiperi" dhe nuk kerkojne minimumin e mundshem.

kamarierat, ne Radhime ,Orikum etj, ishin nga Fieri apo rrethinat... madje edhe ata tipat me qeleshe, te tavernat me mish te pjekur  qe te dilnin papritur  naten para makines.smiley, nga fshatrat e Fierit ishin...  si shpetojne keta  pa u shtypur nga makinat rruges, ne ate erresire, vertet çudi eshte...

nejse, keta katundaret nuk kane lidhje me turizmin..  por edhe pronaret, qe ne fakt i keqtratojne keta, pak lidhje kane me turizmin.

Per pronaret e dhermiut e keshe llafin. Lere pastaj trafikun idiot brenda vlores dhe rruget, qe aktualisht nje, po njecke fare rruge pa gropa nuk ka. Ti 10sh mu ne qytet turistik

Thone qe rruget  vitin tjater do benen me mire , inshallah eshte gje e vertete kete here e jo optimizmi proverbial vlonjat.

opo lungomare must go on,  pa çi qi  tëmën qytetit..  qe nuk mund ta quash as qytet ne fakt, sepse eshte  nje dicka e kaotike, e shperfytytruar ,e piste dhe e prishur  tashme ne menyre te pandreqshme !   ne fakt as vlonjate ska me atje.

jo, e kisha me shume per pronaret e hoteleve dhe restoranteve  pergjate bregdetit,  nga tyneli ne Orikum.

 Po ca lungomare a i vrare.

Sa here kalova andje pashe vetem dy - tre veta qe gjoja punonin. Pinin cigare dhe shikonin nje buldozer super te lodhur qe mezi shtynte nje lopate dhe kohe pas kohe...

po mor po, dakord... ka nja dy vjet terhiq e mos e keput, gjoja sikur punojne atje.. 

por une e kam me shume te ajo qe: e famshmja  Lungomare   mbahet si projekti me madheshtor per ate qytet.. nderkoh qe ai qytet ka probleme te tjera  shume me jetesore dhe paresore sesa Lungomare..

te besh nje bulevared  disa kilometra per te shetitur pergjate detit,  nuk eshte keq..  por  tingellon shume qesharake ,  nderkoh qe atje duhen mbushur gropat e rrugeve, duhen asfaltuar ca rruge, duhen zgjeruar ca te tjera, kanalizime (se u mbyt Vlora pardje me cerek ore shi)  etj etj...  keto  jane problemet  e perditshme qe u veshtirsojne jeten  vlonjatve cdo dite e  gjithe vitin,  jo vetem 2-3 muajt beharit dhe plazhit.

Mo ma pe ate cik Tragjas m' ate rreze mali ,a i vrare ? Aman or se vdiqem per nje cike uje Izvuari ...smiley

Tragjsi ka lezet atc! Une po nuk ndalova tek Zagolli kur jam rruges aty, s'ka!

na mo Qemolo, nga Izvori i Zagollit.smiley  

ato zogat e pjekura i ka te mira, bio,Zagolli.. po peshku ok, seshte ndonje kushedi.. peshk rezervati.

U bo vite e vite qe nuk kam qene, Belulo. Heren e fundit ishte para clirimit dhe dyqani i Aranit Daupit ishte akoma ne kembe. Hahahaha, kam qene duke u myt i here aty ne Izvuar, nja 6-7 vjec. smiley

Uooo Qemolo mos me thuaj se je nga Tragjasi se na dole fis......
Pupupu sa i vogel esht ai vend!

pse ti vlonjat nga tragjasi je me origjine? zone e bukur, me thene te drejten!

Po po nga te dy krahet.

bukuri!! smiley

edhe per mua eshte vend i dashur shume nga te gjitha krahet!

Shiko shhiko, pse s'thua ti qe qenka bere Tragjasi me diaspore smiley

...nese numeron flamuret qe valeviten ketu, ashtu i bie te jete smiley

nje here kam qene ne Tragjas ne `86 a `87 ne nje dasem, por kishim kusherinj qe vinin ne fundjave dhe sillnin fiq, kumbulla, djathe, gjalpe deleje etj etj gjera te mira si keto

Tragjasin e ke te gjithe ne Itali mer plak. Vetem ata te goditurit nuk kane ikur ... si dhe ca qe jane kap mire. Si ia thote poeti : Tragjas , Dukat e Radhime / U derezeza o djem / C'u gjet qe e prishte zine ... Per Fejzon e Shyqyrine ... per ata trimat e mire... Dukaqiotet e vene Dukat , Tragjas po na marrshin te ligat se Fejzua me Shyqyrine ishin te Tragjas.

 tragjas-dukat jane nje! Kush i merr te keqen kujt, eshte ceshtje e koklavitur pastaj... hilarious! smiley

Ku ka si ai uje o Qemol! Te hadh shelegun e pjekur ne burim , te pish nje truf uje Izvuari, sa re kecesh perposh te ura... Te grin uria ! 

smiley Grave.

Po ca lesh rendesie ka se nga jane? Dhe kush e vendos se kush ka lidhje me turizmin? Kot, per kuriozitet?

eshte thjesht konstatim vendardhja, jo diskriminim !

si dhe nese kane lidhje,apo jo me turizmin eshte gjithashtu konstatim, pervoje personale,  jo vendim gjyqesor i formes se prere.

ndonje harapash e kepute te sofua?

ne Llogara, kur u kthyem nga Palasa,  hengra harapash.smiley

C'eshte ky harapashi mo ? Ndonje lloj peshku besoj!

po "kaçamak-u", te thote gje Zeqo..?
harapashi eshte nje perzjerje me miell misri, gjalp, djath, apo dhe yndyre, dhjam dmth.smiley, te kafsheve njethundrake qe piqen ne hell..smiley

Jo vallai se kam degjuar . Ne kesaj nga anet tona I themi misernike

Ok. Got it. Ky ketej quhet humus , afrika e veriut dhe vendet mesdhetare e perdorin shume

ska lidhje fare me humus, o Zeqo, qe me sa di une ka per baze qiqrat, jo miellin e misrit dhe perdoret shume ne vendet arabe..

Zeqo, per ty dhe Belulin! Po qysh paskeni harruar kaq shpejt a derbardheni! Harapashi behet me miell misri, ( ene misri, mielli i misrit i situr) 

dhe gabzherrat e shelegeve ( me i miri fare) dhe flamurin. Tani po nuk e dine kush jan gabzherrat dhe flamuri, qe " jazik u qofte "pse nuk e dini ,  ja u thom u! Harapashi eshte shum i shishem por eshte ushqim per te rinj, qe harxhojne shum kalori se ata mbi 50 vjec ... " detyrojne grate e varfera,te pjellen ... ne ... Pleqeri

Harapashi eshte ushqim per ne Polin e Veriut

"Harapashi eshte shum i shishem por eshte ushqim per te rinj, qe harxhojne shum kalori "

Sipas rezultateve google, permban jo me shume se 70-90 kalori/100 g. Jo keq kur e mendon qe per te njejten sasi, nje cokollate 70% kakao, le te themi, ka rreth 400-500 kalori.

Shqiperia mbetet vend shume i bukur pavaresisht problemeve qe ka. Krahasimi me Greqine eshte i pavend sepse ne Greqi eshte investuar prej 70 vjetesh nga kapitali i huaj dhe lokal kurse ne Shqiperi kishte 10-12 hotele deri ne 1990 ku akomodoheshin disa mijera turiste ne vit . Sot turizmi ii vogel familiar akomodon deri ne 3 milione turiste ne vit me kushte modeste. Thuhet qe Shqiperia mund te akomodoje deri ne 10 milione turiste ne vit por jo me infrastrukturen aktuale. Profesionalizmi e cilesia rritet kur vijne Bankat e Medha dhe investojne te Turizem. Per derisa nuk kane ardhur tregon qe nuk ka interes dhe investojne me mire ne Greqi e Itali e Kroaci. Paraja flet vete. Problemi tjeter eshte edhe reklama jo reale qe i behet Shqiperise ku mbulohen kufizimet e problemet. Kjo shkakton zhgenjim dhe mos rikthim te turisteve perseri. Nderkohe plazhet plot pavaresisht kushteve optimale tregon qe interes per bukurite Shqiptare ka dhe problematika nuk i ka dekurajuar turistet qe sa vijne e shtohen.

Shqipnia eshte dhe mbetetet nje vend i mrekullueshem . Me natyre dhe njerez shum te mir, por me nje elite idiotash. Pak a shume si Rusia - populli dhe vendi te shkelqyeshem por elita politiko-financiare te "shkerrdhyem" !

E njeh kete popudh ti, more' ? Edhe une gjithmone kom qene i menimit qe eliten nuk duhet ta sjellim nga jashte. Po kush te nigjo, thuj.

Sholokët fansa e simpaThithës të  Berishës , indirekt kanë lidhje edhe me pushimet që organizonte Berluskoni . Këtë përvojë të ber - ajve  mundet ta aplikojnë dhe  Tragjiasiotë  ( mëndje kaleme smiley  pasi flitet që kanë me shumicë trashëgimi nga Rusët e Bardhë dhe nuk ndiejnë ndonjë Lidhje me shqipot .

Plus që  në radhët e sholo*eve  kanë eksperte për Madhësitë ..smiley  Ma do mejtimi mëndjes me pak mund e sakrificë e realizojnë si Turizëm Eli...Far smiley .

Sepse çu kuptua që Elita të shijojë vetëm një madhësi ? Llojshmëria e pushimeve fundja duhet të jetë e larmishme nga Mënyra si i kalon ato më shumë se sa nga vendi , tereni , që i kalon ato . Vetën Det ? Po bregdet ?

​Shoqja Gjëmbi përse nuk po ndihet për Turizmin Det e Breg det - ar !

 

Veriu i Shqipnise nuk eshte vetem "Berisha"  !

Plazh jo,se kisbte shume levizje,po kecave u nxorrem zine!

e ka nxire ca ky me pershkrimin. se sherbimi mua me duket mese normal, biles edhe me mire se ne vendet qe na i mburr. cmimet te pakten flas per borshin e radhimen kane qene ne norme, i ngreni e i piri, jo ndonje gje e ekzagjeruar. ka mangesi plot po jo sikur nuk jetohet dot e te veme me vrap ne greqi...

Nje miku im ne Sarande 90% te klienteles e ka te huaj, direkt nga Booking.com. Pervec nja dy gjerave te vogla, per aq kohe sa ndenjem atje, ja kaluam mire. 

Por, ne pergjithsi ka mangesira. Faji kryesor per mu eshte i qivriut qendror dhe vendor gjithsesi. 

Mu personalisht me vjen shume keq, pasi me shume pak vullnet rritja e cilsise se sherbimit mund te ndihet brenda  vitit. 

po ka mangesira qe duhet nderhyrja e qeverise, sidomos te mbledhja e mbeturinave dhe pastrimi ambientit.
klima jone ska te paguar, me nje administrim normal se le me njeri kete vend.

Po nuk arrin dot Shqiperia nivelin e Greqise a Italise qe kane investuar miliarda ne turizem prej dhjetera vjetesh. Shqiptaret harrojne se jane te varfer dhe Shqiperia e tyre eshte e varfer e problematike ne cdo fushe. Eshte edhe deshira e barazise se munguar me fqinjet duke harruar qe skemi qene kurre me mire dhe as do jemi.Plus, shkruesi eshte Shqiptar dhe ka kuptim te shkoje per turizem ne Greqi qe se ka pare aq shume sa Shqiperine.

do shume pak, jo vlora po e gjithe shqiperia te behet. nuk jemi aq larg.

Mua me duket se kemi ngushtuar diferencen qe kemi patur, nga vend qe i shikonte 2 turiste te huaj si zogj shtegetar ne akomodim te 3 milione turistave ne vit. Po nuk mund te presesh profesionalizem nga turizmi familiar po aq sa turizmi i hotelerive kryesore qe i marrin punonjesit pasi i shkollojne vete. Fakti qe ka kaq shume turiste ne kohe piku tregon qe kemi ecur perpara. Kemi edhe problemin qe e kemi turizmin vetem pak kohe nga viti. Ne rradhime ne Shtator, mezi ma dhane nje dhome...Hoteli ishte bosh por ishte nje grup Italianesh qe vinin vit per vit dhe ishin miq me pronaret dhe e kishin zet te kishte te huaj si une prane tyre. Mbaje mend mbas 4-5 vjetesh ne do kapim 5-6 milionshin e turisteve ne vit me turizmin familiar. Mos them qe betonizim ka Saranda, Durresi e Tirana po Plazhi i Vlores per mua eshte bosh.

Qe te veprosh ne nje menyre apo tjeter ne interesin tend shoqeror duhet pike se pari te kuptosh vendin tend ne rang global. Nje dite do ndodhe po nuk e di a do e shijojme ne. Per momentin aty u injektua thelle mentaliteti "secili per vete, asnje per te gjithe". Demek ky ishte "kapitalizmi" qe duhet te ndiqnim ne. E tha Idrizi diku se kush e shkaterroi kete vend me ato krahasimet qe vazhdojne edhe sot "se USA zotrie" e se "kapitalizmi zotrie". 

Vende te vogla si ky nuk kane rruge tjeter pervec te qenurit te majta te moderuara. Po s'u pelqey bytha ju zjefte. Ky eshte realiteti. 

 

Fundja, nuk ka nevoje te jete perle cdo vend, mjaft te ofroje mundesine per te pushuar...

kjo eshte ceshtja!!

 

Shqiperia eshte Perle, por banohet nga njerez te varfer qe kane ndertuar nje shtet te varfer dhe sektor ekonomie me probleme. Shqiptaret jane pak te zhurmshem dhe anarkik, mos na propozoni qe mundesite e te pushuarit te jene ne zona ku ska Shqiptare. Mundesite per te pushuar keto jane dhe terheqin shume turiste ashtu si jane, me shume fat heren tjeter ose Greqia afer eshte. 

shqiptaret bejne sa munden, cilesimet e tjera ( te zhurmshem dhe arkaik ) jane steriotipe qe rendom na pelqen t`ja vendosim vetes...    

Shqiptaret kane bere shume me fondet e tyre personale e jane per tu lavderuar. E di si ka qene Shqiperia  e 1990 dhe se si transformohet cdo vit sidomos kete 10 vjecar???? Tani hotelieret nuk jane profesional sa duhet, po gazetaret Shqiptare mos jane gje me profesional? Kam lexuar keto dite ankesa e mallkime nga gazetaret Shqiptare per zonat turistike Shqiptare me probleme sa kam kuptuar se jo vetem Lubonja me Filozofin e Halese jane cmendur por ka nje infektim kolektiv mediatik. Gjonat jane me te thjeshta, kur ste pelqen sherbimi nuk shkon me ose ja ve ne dukje bashkeatdhetareve ose hesht e shko ne Greqi vitin tjeter. Kto fushatat se sa te keqinj jan hotelieret ne Media kan nje fryme se sa te keqinj jane Mjeket shqiptar, gjykatesit apo shitesit e fatorinot. Shqiperia turistike po ben aq sa mundet ne nje vend ku njerezit kerkojne ende azil ekonomik dhe ku pensioni eshte 70-100 evro. Megjithate une ne Shqiperi sa here shkoj kenaqem ndonese nuk eshte se nuk kam pasur eksperienca negative dhe kjo nuk vjen nga Patriotizma por se ka shume gjona te mira ne Shqiperi. Lokalet jan mesu me perlat shqiptare...nuk eshte as faji i tyre, por mediat e kapen pak si ters ket problematiken e turizmit shqiptar me ne krye ate zarin e Rudines.

shume e drejte! emigrantet qe kthehet ne shqiperi, mire a keq kthehen ne shtepi te vet... ndersa, turistin- nje shetitore me derrasa, nje hotel me uje drita, nje treg me prodhime lokale, lehtesira qe  te vizitoje monumete historike, rruge te pastra, rend e qetesi... sa leke jane shpenzuar keto 2 dekada per parqet kombetare ( shifra te paimagjinueshme) ...Asgje nuk u kushton qeverive lokale qe te perkujdesen per te krijuar nje network te tille, i cili eshte fitim-prures ne shumicen e rasteve

Une e shof pak si ndryshe. Qeverite skan per te Bo shum gjona se jan brekegrisur ....por kan krijuar kushte lehtesuese keto 10 vjet per hotelerine familjare. Kur te medhenj te do shofin se ka mundesi fale punes se individit atehere mund te zbresin e te investojne ne turizmi. Po ku merr vesh Ministri i Turizmit nga Turizmi, apo Gjika me Dakon e Durresit???? Eshte privati qe do sjelli ndryshim ne ate vend, Qeveria sduhet ta dekurajoje. Banka boterore te jep parA per permiresim infrastructure, provoji ti kerkosh para per Hotel dajtin, smerr gjo. Ai Cami shoku i Nanos, filloi me tangerllek te ndertoj hotelin me te mire te Jugut po ishte pa buks. Zgjidhja me e mire eshte biznesi familiar dhe kur biznesi i madh sheh mundesine futet vete e nderton ku i intereson. E kupton ca qeverish kemi pasur qe u mburreshin se u hap nje hotel me 5 yje ne Jug e u qujte sukses. 

e po s` mbetet gje tjeter per te thene pervecse te shtoj edhe dy fjale te tjera qe  "shqiptaret bejne aq sa mundin dhe aq sa dine"..

....

po lexoja nje shkrim dje tek nje nga portalet shqiptare  "Budallenj mos shkoni ne jug", e verteta eshte qe po se pate xhepin plot nuk shkon dot ne Jug...tani, problemi eshte qe shqiptari prej Shqiperie qe e ka xhepin plot nuk i shkon mendja kurresesi te shkoje ne Jugun apo Veriun e Shqiperise; po vjen emigranti  nga jashte  dhe pa nje pa dy do kenaqet-sepse panvaresisht ( perjashto nje Tirane) se te gjitha qyetet e Shqiperise jane fantazma qe fluskojne mbi parafabrikate, ai emigranti do ti gjej 2-3 gjera per tu kenaqur ( se e ka xhepin plot me leke)

po kategorite e tjera mesuesi, infermieri, e rrogetarret ne pergjithesi (3cereku i shqiperise) ku ti fusim?

ne kete kendeveshtim jam dakort me Mondin kur thote "Budallenj mos shkoni ne Jug", se po u rrjepin me gjithe rrecka!

Shtrenjtesia kushtezohet nga kerkesa. Edhe une dua ti boj pushimet ku shkon Tom Cruise po SMa mban xhepi. Perderisa Jugu eshte plot me njerez tregon qe thirrjet per boycot nuk i degjojne njerezit apo budAllente. Cmimet ne Jug te larta kan qene keto 10 vjet po si sivjet nuk jan sjell kaq ashper. E filloi Kol Balla e vazhduan mediat kosovare. Rast flgrant ishte ankesat me faturat ku po te beje llogari ne dilte shume lire. Sa per kercenimin se me mire shkoj ne Greqi me le shije te keqe. Po pse a nuk jane gazetat italiane e Greke me cilesore se Ato Shqiptare , po spitalet po shkollat, Edhe polici italion eshte me profesional se i yni. Me duket i ekzagjeruar sulmi mediatik ndaj turizmit shqiptar qe eshte ndertuar nga individe lokal me djersen e tyre.ne fund te fundit kerkesa ne Jug deshmon qe eshte perle. Secili te shofi Biznesin e tij e ti coj cmimet aq sa ja MBA xhepi konsumatorit.

"shtrenjtesia kushtezohet nga kerkesa?"...mos! po shtrenjtesia e bukes, gasit etj etj nga kerkesa kushtezohen? apo keto te fundit nuk jane produkte luksi dhe s`kane pse te kene tavan...

kete mendesine e "gjuetise se shtrigave mbi turizmin" nga ty po e degjoj per here te pare- ngjasat jane qe mos te jete e vertete, duke marre parasysh qe sa me lehtesi shprehja " Informaliteti i bisnesit ne vendin e perlave" perkthehet  ne "paaftesi per te kontrolluar korupsionin ne vendin e shqiponjave"...

Po Edhe ato nga kerkesa varen si dhe fakt ore kontribues si thatesira e semundjet. Nuk kam lexuar kurre me pare kaq artikuj agresiv ndaj biznesit te vogel familjar. Une e ndertoj Biznesin sipas deshires time duke perjashtuar nje kategori klientesh me te ardhura mesatare. Po pse ju do beni hyqem ne cmimet e Mia? Them gje une per rrogen e Balles apo te Xhunges. Thirrja per boycot e turizmit te vogel eshte keqperdorim me i demshem se dukurite qe anatemohen . Momentin qe shkon ne Greqi a Italy e ke shprehur qendrimin tend , thirrja per boycott apo etiketimi idiot i pushuesve qe Kane me shume para eshte e tejkaluar.

smiley thatesira, semundjet ...po pra po, se jetojme ne egjiptin e Moshe Rabbenu

......

 varet si e sheh... une nuk e shoh si 'thirrje per bojkot" (e kam permendur edhe me siper qe eshte hera e pare qe po e degjoj kete si mendesi)

Cmimi i vezeve pritet te rritet 200%, sa here avocadot ose Limet dyfishohen ne cmim per kushtet e permendura? Nejse sulmi meditatik eshte i paarsyshem. Keshtu thane Edhe per Kosovaret qe do e braktisin Durresin para 5 vjetesh. Aty jane se ka Edhe te Mira. 

mos ua qa hallin o papyrus se e gjejne te gjithe menyren kush ska per hotel merr dhoma apo apartamente, ka per te gjithe...
te gjithe te Folia nuk do vene, sic thote tironsi siper qe dhe ai ka qejf te bej pushimet me rita oren po vete ku ka xhepin.
se po ti hyme me kategori, ka dhe 1mld njerez qe rrojne me 1$ ne dite do thoshe grava e sdine ca jane pushimet...

 ka per te gjithe...

smiley me kete mendesi do ta ndihmosh Vloren, ti zoteri??!! ( mbaj mend qe me ke thene para ca kohesh qe po punon per Vloren)

muhabeti gjate ky, po as hallin nuk ua qan dot te gjitheve per kete te jesh e sigurte (nga ana praktike kjo se teorikisht te vjen keq per te gjithe...)

e drejte, muhabet i gjate eshte ( ne teori halli, hallit nuk i ngjan )... por ne praktike halli zakonisht u qahet atyre qe harxhojne 40-50 % te te ardhurave vjetore per 1 jave pushime, dhe % qe u mbetet per tu ushqyer...ndersa ata qe jane ne listen e asistences sociale nuk ma ha mendja se u mbetet gje per pushime

Folia ku eshte, meqe ra llafi?

ah ne Jale, interesante!

paske ca pa ardhur, ne rastin me te keq zere se i humbe ato leke e hajde se nuk eshte aq gogol si e bejne gazetat smiley

nuk humbas asgje po erdha, pervecse do kaloj shkelqyeshem!...  por gazetat nuk po e bejne 'gogolin` per te trembur emigrantet

i agree Tironso me Ty, most of the times thou . Dhe une qe nuk shkoj shpesh ( se skam $$$)  u kenaqa me shume me Jugun, bregdetin / rivieren tone sesa Tirona me jete note lol. Nuk eshte aq si e bejne keto. Ka vend per permiresime shume, po njerezit / hotelet ose aty ku qendrova me lane pershtypje mjaft te mira. Ne Greqi Kishin pas jetu e punu me pare, dhe po ate miresjellje gjeta dhe aty ne Borsh. I loved it! I would go back again, in few years smiley

Di gje njeri, ka ndonje qytet ne Shqiperi qe ka vendosur takse qyteti per turistet?

cfare nenkupton me  'takse qyteti per turistet"?

Takse qe i paguan nje person nje bashkie te dhene kur pushon ne nje hotel brenda zones te saj.

tingellon pak e paaplikueshme kjo takse!

Mbase do te rezultonte e paaplikueshme ne Shqiperi, por ne shume qytete jashte Shqiperise funksionon shume mire. Zonat qe kane numer te larte plazhistesh ne vere dhe njekohesisht shtrengesa te publikes do te perfitonin mjaft methinks. Gjithmone nese s'behet objekt vjedhjeje, sigurisht.

yourthoughts jane persembari, nuk e diskutoj... por ne kete angushi te informalitetit te bisnesit,  sic vihet ne dukje edhe nga burime qeveritare "Rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruara, ose nuk kanë fare kasa fiskale ose kasat fiskale i kanë si orendi pa vlere që nuk i përdorin, në shkelje të rëndë të ligjit po se po, por edhe në vjedhje të konsumatorit." ... ky eshte realiteti!

smiley Rrofte Skrapari. E gjen te miren aty ku s'e mendon. 

Jo me se ja fusin kot .

eshte lajm i vjeter... sikur e hodhen si ide, por nuk u zbatua.    aq me tqper qe targat e makinave tashme nuk jane me sipas rretheve..

Lajm i 2012 - es .

Skrapari, qyteti i 1000 dritareve smiley e? 

o Berat c`e pate fat!

Papyrus, jo e 1000, por e nje mbi nje dritareve ! Shume bejne pikerisht po kete gabim duke degjuar jo qarte si eshte sentensa per Beratin. Edhte i njembinje dritareve dhe jo e njemije dritareve. 

Berati qyteti i nje mbi nje dritareve eshte, por Skraparit ne foton e shkrimit me lart c`emer ti vesh??

Ai i Ksamilit pati vendos nje takse njemije lekeshe ( te vjetra ) per cdo makine qe futej ne Ksamil por e hoqi shpejt , takse tjeter besoj s nuk ka se do e kishim marre vesh.

Po kane, te pakten ka qene deri para 3 vitesh. Ne ligj ka qene (taksat vendore), por sesa mblidhej nuk e di.

Pushimet janë tjetët gjë Turizmi është tjetër gjë . Turizmi është Shumë herë më i madh se pushimet .Llafollogëve do tu kujtoja se për "pushime " çdo të shtunë e të dielë në sezonin e Plazhit lëviznin vetëm me Tren Tiranë - Durës dhjetëmijë veta në ditë gjatë viteve 80 .

Të vizitosh Beratin dhe Gjirokastrën ( të hysh në qytet&nbspsmiley duhet të paguash pa tjetër një shumë të hollash .Kjo nga çdo Vizitor që përfshihet në rrangun e Turistit . Dhe patjetër asnjëherë nuk duhet të lejohet të qarkullojë kush , me mjet Privat .

Se turizmi zotrie është një gjë e madhe sa që dhe në Kohën e ishit smiley​ u ndje e nevojëshme të krijohej një Drejtori e tillë me varësi të dyfishtë , nga dikasteri përkatës dhe Kryeministri Direkt !

Kaq si problem serioz .

Pushime të mbara në vendin tuaj pa llomotitur shumë me " të bukurën e dheut " Kemi mundësi të mëdha për tu kthyer në një vend Normal edhe në Turizëm e kalimin e Pushimeve pa prezencën e pijanecëve ..smiley

Le te fokusohemi te foto e gjashte. Kemi te bejme me flamujt e : France Shqiperi Britani e madhe Itali Gjermani Rumani Serbi Libi Costa rica Bosnje hercegovine

S'ka Libi, Costa Rica jo. 

.... Bullgari, Andorra, Ukraina..

Po, Blendi, keto te Bullgarise, dhe Ukraines mund ta kisha gjetur, per te Andorres se di, ta shof ke wiki, prandaj per keto tre te fundit ja futa kot.smiley

6 dite tek Drymades Inn u kenaqa me detin e natyren, ushqimi varioi nga super ne medioker. Do kisha ndenjur 10 dite por problemet me korentin me cuan ne dezertim. Ca dite ne Qerret per diell dhe jod, kusuri ne Tirane. Une vete edhe me nejt vec ne TR jam i kenaqur, nuk ngopem dot me shpine time qe ne fakt ka dhe pozicion sh strategjik mu ne mes ne gjithckaje. U bera gati per Krocai por llafet ishin qe mund te prisje me ore te tera ne dogane dhe nuk desha te riskoja me nje kalama 2 vjec ne krahe. Pak eksplorim edhe i lugines se Librazhdit qe te le pa fryme me bukurine e vet dhe ca te tjera ne Dajt etj.

Mund te kisha bere sh me teper por problemet me kohen, shendetin (te gjithe e kapem virusin) dhe udhetimi me femije me limituan.

P.S. Jam i skandalizuar me cdegjoj per politikat idiote te Edi Rames. Subjekt per teme tjeter.

Për ty dajosh me 1 mbrapa se duket që e do Mëmëdhëmbjen por mujsh me heq "skandalizimet" se janë variante të af -of tanjuçka ime

Me urdhër të dr .shkum me pa e me ndërhy në  gjëndjen në Un.Bujq Kamëz sepse ishin blloku  tubacionet e ujrave të zeza dhe kishin kap katet e para ku jetojshin popull i ardhur  .Viti 98

Mora një koleg dhe shkumë takum  , kokë më kokë Përfaqësinë e ankuesve ( tre veta ) pa pjesmarjen e Popullit smiley​ dhe drejtorin përkatës .

Kemi ardhë me ba nji pytje se si është  emundur që në Kohën e suksesorit berisha këto nuk ndodhnin

Më panë me vëmëndje dhe dikush mori kurajon me pyt

A për i men i krahut tonë je?

 Po them që në mbledhje sh sali u trajtua edhe si Kryertrim përveç si i vetmi që mund të zgjidhë hallet e shkypnies.

Mirë pra .Kena fut i dyshek të vjetër me lesh se blem të rij me lesh artificial .Dhe provume se neokomunistat që na morrën pushtetin nuk janë të aftë as me majtë kanalet e M* të hapura .

Për gjëndjen që të shqetëson dhe të afërmit e tu duhet me e kuptu që sali Qenefi  jo vetëm ka bllokue Tubacionet me "aksione " por i ka lënë aq kohë sa kanë zënë Çmërc.

Heqja e saliut për këdo Shqiptar është hapi i parë i heqjes Çmërcit .Kadalë vijnë dhe çbllokimet

duhet me shtri kembet aq sa kemi jorganin.

I nerum Blendi si nismëtar i një prurje të këndëshme por edhe me Bukë .

Ke NY Times , jo ai që përdor babasqapi për të mbledhë kakërdhitë e Partisë alias PD-hit smiley ​, por një gazetë që del në USA , ka diçka që mu duk me vlerë të ta thoja .

Përshkruhet destinacioni Turistik për 2016 dhe "zërat " që plotësojnë kushtet . Mu duk se merr një orientim në tërësi .Mund ti hedhësh një sy se nuk kërkon kohë.Gjithsej nja tetë zëra me gjashtë reshta treçereksh !

 Përfshiheshin dhe Verërat , ku z. Pjer mund të japë edhe mejtimin e tij si Gustator pa Ju referuar Monitorit smiley

I ka kapitalizmi keto..ca ti bejme? Pershembull..asnje nga hotelet e ndertimet qe u vrasin syte eshte pa leje apo e ndertuar ne menyre abuzive,quhet zhvillim i prones private..eshte e shenjte prona private or shok !! Sa per zhurma e cilesi sherbimi perseri kapitalizmi i ka keto gjera...haruat ju? i rregullon vete tregu o njerez keto gjera..ose e thene me mire i rregullon ekonomia e tregut!!Shqetesim tjeter? ahh po..dritat..uji..plehrat..?ja fusni kot..po ku do te dije privati per keto vogelsira or shok,gjenerator,boiler e evgjit qe me 5.000 lek vijne e ti mbledhin vete te dera e shpise...grope te hapur anash per te mbuluar nevojat personale e hajt ik mbushu shtetit qe te mer frymen. Schiuma party e kumbulla te tharta.. E ka thene dikush : c'te mbjellesh do te korresh..por me duket se ishte komunist ai dikushi ! Ciao smiley

Une jam kenaqur ne Himare sivjet. Ndoshta ngaqe isha me njerez qe i dua shume dhe ne dhome shkonim vetem per dush e gjume, po deti ishte hata dhe kemi ngrene mire dhe (Te pakten per mua) shume lire. Birrat ne ballkon para nje perendimi spektakolar dhe te qeshurat pa fund me familje s'kane te paguar...per te tjerat nje vrap pele eshte avioni nga Seul ne Bali, Tajlande, Filipine a Vietnam. Prape, ncuk si Joni blu.

Rona e deti jane prone Federale!!!! -thuhet ke paketa informuese. Hotelet fillojne 50 metra nga bregu. Asnke cader e ngulur ne rere/breg.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).