Çmimet në bregdet, "mollë e ndaluar" për qytetarët shqiptarë

 

Çmimet në bregdetin e Shëngjinit kanë pësuar rritje të theksuar në këtë sezon turistik. Duke e krahasur me vitin e kaluar rritja ka prekur hotelerinë dhe produktet ushqimore.

Pushuesit shprehen se çmimet këtë vit janë të kripura dhe më të larta se të gjitha vendet e rajonit, ndërsa shërbimet që ofrohen lënë për të dëshiruar.

“Çmimet janë të rritura në krahasim me vitin e kaluar” thotë një pushues kosovar.

“Janë më shtrenjtë këtu se në Itali. Një pako makarona atje bën 20 centezimo, këtu bën 700-800 lekë. Për një dhomë pagesa ka shkuar në 70 Euro” thotë një pushues tjetër, shqiptar që jeton në Itali dhe ka ardhur në Shëngjin për pushime.

“Sikur jemi në Majemi të Amerikës, jo në Shëngjin të Lezhës!” thotë pushuesi tjetër.

Shëngjini ka patur një dyndje të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik.

 

12 Komente

Po deshet vlla , po nuk ju pelqeu shkoni ne vend tjeter , zorrazhinj jemi vete te vijne dhe pushues zorrazhinj e bohen zorret corap masnej , dashke  pushime me makarona 20 centizimo zotrote , pall.

Gjen cmime si te kesh qejfin, si per te fjetur si per te ngrene, po vajte ne lokale qe kane marre nje emer e ka dyndje normale qe do paguash....

po sta mbajti xhepi buke e djathe e domate, futi dhe nje thele bostan nga mbas...

Ne Greqi psh benzina 95 oktan ishte 1.5 - 1.6 euro litri ose 210 -220 leke litri, nje larje e makines vetem nga jashte 5 euro, nje dhome ne hotele te kategorise se 3 yjeve 75 - 80 euro, nje kafe (ekspres ose makiato) sebashku me nje uje ne shishe 2.5 - 3 euro, nje caj po aq. Neper tavernat/restorantet nje pjate me mish ose peshk dhe me garniture perimesh varionte nga minimumi 8.5 euro deri ne 15 euro, nje sallate greke (ullinj, domote tranguj dhe djeth i bardhe) tek 5 euro, nje bire draft (e hapur) prodhim vendas 3 deri 3.5 euro gjysem litroshe, neper hotele te ofrohej wi-fi free por ose sinjali ishte shume i dobet dhe interneti nuk futej dot, ose edhe kur futej duhej 2 ore per te hapur nje faqe. Nje parkim makine psh ne nje zone plazhi shkembor 5 euro per gjithe diten; cadrad me nga 2 shezllona vertiteshin midis 6 dhe 8 euro. Nje udhetim rreth 8 ore me anije me disa ndalesa neper plazhe 20 euro (pa ushqim). Nje panine e rumbullaket qe ketu tek ne shitet 10 leke, ne furat e bukes ne greqi ishte 50 cent ose 70 leke pra 7 here me shume. Megjithese cilesia ishte me e mire se e bukes sone. Kaq sa per info.

Kjo dhoma 70 euro, sikur me duket e eksagjeruar. Dhomat mesa di une luhaten nga 10-15-20 euro nata. 

kush vjen nga jashte dhe ankohet per çmimet e ushqimit ne restorante ne Shqiperi, ja fut kot.. genjen !
ne Greqi, i njejti ushqim ne restorant kushton rreth 3 here me shume se ne Shqiperi.. ne Itali akoma me shume.

Belul, e ka llafin per cmimin e makaronave ne supermarket ai me duket, se makarona 20 cent s'ka gjekundi tjeter smiley

po, dakord swed.
nejse, une e kisha pe çmimin e restoranteve.. per ne nga jashte, dmth me rroge te jashtme, cmimet ne restorante jane shume te lira.. bie llafi, ne cdo picari ne Vlore pica me e lire fillon nga 400 leke (bile kishte edhe 300 leke) dhe me e shtrenjta ishte rreth 800 leke...
ndersa ne Greqi e Itali pica me e lire fillon nga 6 euro, me e shtrenjta 12-15 euro.

Economics 101!!! Supply and demand, mo/fuckers ! Per derisa katunarit i mbushen dhomat e haneve ose tavolinat e mencave- stalla, pse duhet t'i uli cmimet ? Kur te pushoni ju duke u perqyrr se ankuari dhe t'iau lini halet bosh ( vitin tjeter) do ulen cmimet duke kercy. I keni pa si te dalin para makines kur kalo ne Shkozet dhe te tunin celsat duke te lut qe te " frekuentosh ambientet" e tyne ? Dikur edhe Durrsi kushtonte sa "frengu pulen " ...

perderisa ka njerez te gatshem te paguajne cmimet do jene ato qe jane.

Presje pas fjales paguajne......dhe.....pik.

Mos shtoni me asnje koment

smiley

Ben mire te behet analiza pse vijne vetem Kosovare (qe nuk kane opsion tjeter) e jo Ruse apo Gjermane.

“Sikur jemi në Majemi të Amerikës, jo në Shëngjin të Lezhës!” thotë pushuesi tjetër

prej nga doli pastaj edhe shprehja: Shengjini i njonit eshte Miami i dikujt tjeter. smiley

Sa per cmimet e shtrenjta si fenomen anormal, kush ka nge te guglloje nje cike Luandan e Angoles dhe industrine e naftes ne kete vend. 

Kshu tha edhe morracaku nga India qe kishte shku me u bo milioner me dy vjet pune si inxhiner nafte ne Angola: shume shtrenje o lla, si me qene "Majemi i Amerikes" jo Angola e Afrikes. 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).