Tradita shqiptare e varjes së kukullave të pellushit jashtë godinave, e cila i bën përshtypje shumë të huajve, por edhe vetë shqiptarëve, ka qenë në qendër të një reportazhi të përgatitur nga gazetarja e BBC, Elizabeth Gowing.

“Në shqip i quajnë thjesht majmunë, një fjalë që përdoret për kukullat e buta. Por përse i varin shqiptarët? Ka lidhje me fenë? Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme. Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze- majmunët i mbrojnë nga syri i keq”- shkruan gazetarja.

Dikush i thotë gazetares se syri i keq është aq i fuqishëm sa mund të çajë një gur në dysh. Gowing takoi një usta, që ka punuar edhe në Londër, i cili thotë se beson shumë tek syri i keq.“Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”- u shpreh ai.

Gazetarja thotë se askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, e cila u përhap pas rrëzimit të komunizmit. Ajo shton se edhe hudhrat përdoren kundër syrit të keq, sikurse edhe kafkat e disa kafshëve.

“Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit. Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që kam vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël.”

“E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”- shprehet ai.

Artikulli origjinal: The troubleshooting teddies of Tirana

18 Komente

prralla me mbret

gazetar leshi. shko pyet etnologet se ta japin shpejgimin.

jane tek leksionet e vitit te pare te historise ne fakultet, lenda entologji.

gazetaret cope cope te bbc, ndonje stazhiere rrezik, dhe gazetaret super idiote e inferiore te balkanweb qe dhe po leshoi gazra BBC do te shihet si thenie e mencur

pas ketij duam nje artikull per zenien e koqeve me dore, si e ka historine ky muhabet...

Ose kur te bie sacmja ne autobuz qe ke nji ore qe mezi e ke bo hahaha

Paska filluar budallepsja ne Shqiperi. Deri sa isha une te pakten ne Shqiperi, para se te vija ne Belgjike, nuk kam pare majmune apo kukulla tek dera. Hudhra edhe po, gjoja per te prishur syrin e keq. 

Po tallesh ti? Keto kane qene qe en vitet 90, kukullat qe vihen neper shtepi, per te prishur syrin e keq.

Ku ne ç'vend, se une nuk kam pare te tilla. Keto mund te kene filluar pas vitit 2000, nen ndikimin e filmave amerikano-verior. 

Ne cdo vend pa perjashtim qe ne vitet 90. Dikush kukulla, dikush hudhra, dikush bri dashi.

Nga 100% e familjeve shqiptare, ne mos gaboj aty tek 2% i tyre vendoste keshtu gjojnash, ku mbizoteronte hudhra, pastaj çoku shifje noi thunder kali e bri dashi. Ndersa kukullat kane filluar shum me mbrapa, pas ndikimit nga filmat dhe emigrantet. 

"pastaj çoku shifje noi thunder kali"

jo thunder o Pjer, por 'patkua' kali, qe meqe ra llafi eshte kafshe njethundrake.smiley

Hahah patkua or vlash

zakoni i vendosjes se figurave ka qene shume heret nder shqipe.

por me pare vendosnin tip kukullash apo dordolecesh te punuara vete, si edhe patkua kali apo hurdha, apo nje cope te kuqe. Te gjitha per mbrojtje.

Me kohe copa kuqe u be flamur, kukullat apo dordolecet e vegjel nuk beheshin me ne shtepi por u ndrruan me pellushe te blere tek gabi.

Jane zakone te hershme dhe jo te pas 90. Si edhe shume te tjera, te cilat pas 90 jane shtuar me zakone te ardhura nga itali apo greqia, e eshte bere nje lemsh aq i madh, sa te mer frika me bo noj gjo ne jeten e perditshme, se duhet me pyt grat: a behet kjo apo eshte gjynah??? smiley

Po edhe perpara kamioneve e autobuzeve i varnin, shemtire e vertete. 

Sa kollaj e kane njerezit te merren me bestytni koti ne vend qe te thellohen ne traditen e tyre fetare e ti kuptojne sic duhet keto pune si syri i keq etj. 

Ndricona!

Bishti i leprit neper atabuza dhe kamjona esh' tradite e vjeter e popllit liridashes dhe ( per knaqsine time te madhe) gjysem pagan shqiptar! smiley

Kshu qe demokracia, ka ca ka t'mira, po ket' nuk na e solli!!

Edhe une, kur bleva "izmen" time,  e vara hudren ke porta. Thone qe i ndihmon te gjithe pa perjashtim, si besimtare si dyshimtare, edhe deshmitare. smiley

p.s. 

Bri dashi!! smiley

Hajt biri i shqiptarit, dhen e dhi kullotur kemi! smiley

Vdes, vdes per shqiptart e mi, kokederra, s'e ndryshojne tabjatin me i vra. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).