Ish-kryeministri Berisha, duke komentuar 600 ditët e qeverisë ka deklaruar se, në këtë periudhë ajo që ra më shumë në sy është pushteti i krimit dhe krimi në pushtet.
“Fakt për këtë është përplasja Doshi-Meta dhe fshehja e trafikantit të drogës në makinën e Mark Frrokut. Gjithashtu, u fsheh kërkesa e Belgjikës për ekstradimin e Mark Frrokut, i dënuar me 10 vjet për vrasje në Bruksel”, ka deklaruar Berisha.

Ish-kryetari i PD ka vlerësuar gjithashtu se, shkelja flagrante e marrëveshjes së dekriminalizimit dhe mbrojtja po flagrante që sipas tij qeveria u bëri kandidatëve me rekorde kriminale në zgjedhjet lokale sollën pasoja shumë të rënda.

“Prezantimi i raportit të DASH ka ardhur pas përpjekjeve që ambasadori amerikan në Tiranë ka bërë për t’i hapur rrugë procesit të dekriminalizimit, në interes të qytetarëve shqiptarë. Edhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, ka thënë Berisha.

Më tej Berisha ka akuzuar qeverinë edhe për dështim në aspektin ekonomik, duke iu referuar këtu largimit të FMN-së nga vendi. “Ekonomia është në pikiatë, ndërsa Edi Rama u flet shqiptarëve për suksese imagjinare”, ka shtuar Berisha.

2 Komente

Edhe 66 dit.. smiley

Fakt eshte se te gjithe politikanet e te gjitha qeverive kane lene kriminel te lire e te arratisen !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).