Përballë 12 mijë tifozëve dhe një atmosfere inkandeshente ka nisur në ‘Elbasan Arena” derbi i Ballkanit mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit i vlefshëm për fazën e “Play-Off”-it të Champions League.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes ndodhen në ambientet e stadiumit mbi 400 policë, 250 stjuartë privatë, por edhe oficerë sigurie nga Kroaci.
 
Kjo është hera e parë që në Elbasan u luajt himni i Champions League. Nëse Skënderbeu kalon në fazën e grupeve përfiton mbi 14 mln Euro, ndërsa sot luhet akti i parë i përballjes.

34 Komente

Shkembi 1-0

ke ndonje parashikim kartoni?

Ndeshja ka 6 kartona e me siper. E mos u habit fare sikur te kete dhe nje 11 m. smiley

U bene 3 kartona.

Hajt me kembe te mbare...

Ueee, cfare humbi Salihiiii !

Tu heq picir me keta linqet ne ipad. Na mbani te informuar amoniiii.

E kapa. Po e paska vizioni mer...

smiley

smiley nuk u hapka asnje lidhese, ose mberthecke, do thosh... 

1-1

mos qe pak jashte loje?

Po jo mer. Ishte gol i fal. Korca eshte ekip diletant para kroateve.

tani po e le, nuk du me pa edhe 2 golat e tjere te d zgb,.

po e shikon akoma o zeqo

1-2

25 min e fundit si te lodhur u dukem...

ja dhe goli qe zune ne goje Zeqo

 

as always, naten.

hajde se e rrahim ne zagreb smiley

smileyjo, sorry, jemi akoma dite ketej.

Hë morè trima...e bete vezen e Flamurtarit apo akoma jo?

Josa duhet te mesoje qe te mbyllet edhe ne Mbrojtje, sepse diferenca midis ekipeve ishte shume e madhe. Nuk ishin duke luajtur me ndonje ekip Shqiptar por me ekip dinjitoz. Mbas golit te Shkembit duhet te ishte mbyll ne porte e te luante kundersulm. Trainer i dobet por Skenderbeu eshte ekip simpatik me mundesi financiare te kufizuara.

Mendoj se dhame maksimumin. Ekipi Kroat ishte shume me superior dhe i uroj suksese ne ligen e kampioneve. 

+1 kaq e kemi capin, nuk duhet te fluturosh me p... ne b....

E paskan bo njish -dysh ,30 koeficenti .

Ishin shume me superior se ne. 

Duhet te ishim modest dhe Josa ne lartesine e duhur. Sigurisht qe jane superior se financiarisht jane shume me mire, Brazilian ne Brazilian ata, por i kishin ble me shtrenjte. Si ka mundesi qe i eci fati te dilnin ne avantazh dhe nuk u mundua ta kontrolloje rezultatin sipas mundesive. Futbollistet dhane me te miren por taktikisht nuk u sollem si duhet. 

Pjesen e dyte Skenderbeu nuk beri dot nje pasim te sakte, plus ishin te lodhur fizikisht. 

Pjesen e dyte skenderbeu kishte rast per te shkuar 2 me zero dhe 3 me zero....fat qe u ra ne dere. Te kujtohet Salihi cfare gafe beri???? do ishin bo 2-0. Skenderbeu luajti si i barabarte e pa komplekse por duhet te kishte bo hilacakun. Futi Golin e terhiqu ose veri autobuzin tek porta. Goli i i dyte ne minuten e 93 ishte trapllik. Ky eshte problem taktik, nuk njef as veten e as kundershtarin. Sigurisht qe Lojtaret e Dinamos jane me mire fizikisht se jane 2 here me te shumte ne numer...Skenderbeu kishte lojtar te futur nga infermeria. Prandaj nje barazim 0-0 do ishte shume i mire e nje fitore 1-0 e mrekullueshme tu u mbyll ne porte.

Po Kroatet sa raste humben? Te pakten nja 10!! Skenderbeu qe nga fillimi e deri ne fund te ndeshjes vetem ne pozita mbrojtjeje luajti, pavaresisht se ishte ne fushen  e vet. Kishte nje disnivel cilesor te dukshem midis dy ekipeve e megjithate Skenderbeu dhe maksimumin. Ah sikur te kishte halla koqe sa mire do te ishte!

Sa raste humben Kroatet?????? Po pse faji i Skenderbeut ishte?????ja pra qe Kroatet nuk ishin Edhe aq lart, une po flas per vazhdimesine e mdeshjes. 

Ndeshja mund tu kthejte e mbajte ne favor tone. Trajneri a e pa qe mbrojtesi Kroat ja dhite ne sprint Salihit qe eshte sulmues dore per dore????? Ja dha zoti fatin qe e nxorri ne avantazh me ence... Ruje fatin dhe manaxhoje. Po te kish halla koqe thu ti...po u humbte rasti i Salihit ne fushe Tate? Ore ju ne Shqiperi jeni te cuditshem, ndeshje jan kto dhe Me i dobti ene fito.mos shpresoni as per kombetaren atehere .... Po shpresoj qe Gianni ti coj cunat me perulje e me i thon qe 1 pik barazim eshte fitore me Portigaline. Me ket llogjike ne kot lujm me Serbine se ata e kan te morrme po pe historine e financat. Le te kapim 1 pike e shofimasanej.

Ta bejme sportin te masave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).