Dinamo e Zagrebit në Champions League dhe Skënderbeu në Europa League. Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e kthimit në Kroaci, duke e humbur përballjen në total me Dinamon me rezultatin 6-2, pasi ndeshjen e parë në Elbasan e humbën 1-2.
 
Sfida në Zagreb dhuroi gola dhe spektakël që në minutat e para, pasi pa kaluar 15 minuta u shënuan tre gola. Fillimisht ishte Dinamo që kaloi në avantazh me Soudani në minutën e 9’.
 
Një minutë më vonë, Esquerdinha barazoi në 1-1 duke krijuar iluzione se gjithçka u rihap.
 
Por, Dinamo kaloi sërish në avantazh 5 minuta më pas duke mos lejuar humbjen e kontrollit të lojës duke shënuar me Hodzic.
 
Në pjesën e dytë, arbitri largoi me karton të kuq një nga lojtarët e Dinamos duke rifutur sërish në lojë Skënderbeun, por Jeremy Taravel dhe Soudani, që plotësoi dopietën personale shuan përfundimisht shpresat e shqiptarëve për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League.

4 Komente

"duke e humbur përballjen në total me Dinamon me rezultatin 6-2."

po kjo s'quhet eleminim me "poker", por me tenis... 6-2 me sete.. i pashanc Skenderbeu !

Po sigirisht ishte parashiku qe Kacabeu i Korces, do te deshtonte, Nuk jane pjek kushtet akoma, qe Kacabeu te raf Dinamon e Zagrepit 

 Ti rikthehen edhe njehere stervitjes dhe merkatos smiley kshu tafti bafti nuk kualifikohesh kollaj 

smileysmiley Po te kishte fituar Skenderbeu ndoshta do kishim pas fat te shifnim Bayernin ne Elbasan Arena smiley

Urdhno Korca

Group H

Sporting CP(POR)
Beşiktaş(TUR)
Lokomotiv Moskva(RUS)
Skënderbeu(ALB)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).