Shqipërinë renditet e nënta në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. “Fuel Prices”, e cila publikon në mënyrë të përditësuar çmimet e naftës dhe benzinës në shtetet europiane, e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku qytetarët paguajnë më shtrenjtë një litër karburant. Kështu sipas tabelës së publikuar gjatë ditës së premte, një litër naftë në Shqipëri tregtohet mesatarisht 184 leke, ndërsa një litër benzinë 185 lekë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet dukshëm e para për nga shtrenjtësia e naftës. Kosova renditet në vendin e 27 me një çmim prej 1,1 eurosh, ndërsa Maqedonia rezulton me çmimin më të ulët në rajon me 0,8 euro.  Shqipëria qëndron shumë pranë vendeve me ekonomi shumë herë më lartë, si Danimarka dhe Zvicra. Në bursa nafta ka ardhur në rënie që nga Janari i këtij viti, duke mos i ka kaluar 62 dollarë për fuçi, ndërsa në Shqipëri kjo rënie nuk është reflektuar duke u tregtuar me të njëjtin çmim, si në kohën kur në bursa një litër naftë tregtohej me 120 dollarë për fuçi.

17 Komente

Pardje ne Greqi psh 1 liter benzine 95 oktan ishte tek 1.56 Euro ose rreth 220 leke litri ose 20 % me e shtrejnte se tek ne! Kaq di kaq thashe.

Po mire, Mbase eshte me cilesi me te larte prandaj. 

Mbase? S'e kuptoj pse e ve ne dyshim? Madje une e di qe ti e di dhe ku mund te merret benzina me cilesine me te mire ne Shqiperi.

Ky eshte haber i mire .Thame se do ta bejme shqiperine si zvicra .ja ku u be .edhe nje premtim tjeter i mbajtur.smiley

Kjo gje tregon paaftesine e qeverise. Jo se qeveria e kaluar ka qene e afte. Te gjitha qeverite shqiptare, gjer me tani, kane treguar inkompetence ne drejtimin e disa puneve, per te mos thene shume puneve. 

qeveria te jete aq e zonja nderhyn qe ne titull, nga 'cmimi i naftes' e ben 'cpimi  i naftes' dhe e zgjidh kete mesele.

Cmimi i larte i naftes ne Shqiperi vjen prej taksave (pra prej vete qeverise); me duket se 50% e cmimit jane taksa te ndryshme. Ne nje artikull qe lexova ne fillim te vitit, ne Shqiperi taksat si % e cmimit konkuronin me Norvegjine, nje nga vendet me taksat me te larte mbi karburantet ne Evrope.

 

 

Aty mbajeni cmimin, mos e levizni! smiley

Amerika osht ne forme shpirti . Me $ 2.15 e rrafshoi vllai tat sarbatorin sot. Per i cik qesh t'u  mush edhe bagazhin mrapa, aq lire osht ...

Sa eshte 1 liter dizel dhe 1 liter benzine ne Amerike, Qemolo. 

$ 2.15 galloni, pra afer 3.85 litra .Boje vete pjestimin se jam duke dale. Me ate rast do shof edhe Diezel se nuk e di ngaqe s'e perdorin shume dhe ta them kur te kthehem. See you ...

Shume me lire se Europa. 

Shqipërinë renditet e nënta në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. “Fuel Prices”

Nje shkrim shume i rendomte sikur ta kish shkruar nje nxenes i fillores. Shkova tek site-i Fuel Prices” dhe konstatova qe nga 56 shtete te listuara, shqiperia zinte vendin e 20 per cmimin me te larte te benzines 95 oktan dhe vendin e 9-te per diezelin. Nderkohe, njoftimi i mesiperm qellimisht apo jo thote karburantet dhe jo te specifikuara sic i ka tabela perkatese. Gjithashtu diezelit i thote nafte dhe pastaj me poshte naftes se pa perpunuar i thote prape nafte. Menjefjale, e ka bere mut dhe shurre bashke.

Cmimin e diezelit, bejne mire ta risin akoma me shume se vetem kancer krijojne gazrat qe clirohen nga motoret me diezel, aq me teper kur perdorin diezelin made in albania.  

Gjithashtu diezelit i thote nafte dhe pastaj me poshte naftes se pa perpunuar i thote prape nafte.

Si i thoni diezelit atje juve? se ne ketej diesel naftes i themi. Cfare eshte nafta e paperpunuar, ajo per zetoret?

Nuk ka dhe shume faj xhibi qe te sulmon. Arsye nga me te ndryshme gjen per te mbrojtur ngjalizimin qeveritar. Duhet te kerkoj ne arkiven e peshkut te shohim c'ke thene kur cmimi i karburantit (benzine dhe nafte) ishte i shtrenjte gjate kohes se Berishes.

Se harrova: s'di si e keni diesel ju andej, po ketej thuhet eshte i paster, madje makinat me nafte djegin me pak karburant se ato me benzine.

Gjembo ti je e trashe apo bo vete? Njehere ky shoku thote qe nafta shitet me 184 leke, pastaj kur flet per bursen thote qe nafta ka shkuar vetem 62 dollare per fuci. Po nuk eshte e njejti leng. I pari eshte nafte e perpunuar, pra diezel dhe e dyta nafte bruto ose oil qe i thoni ju andej nga te ze tartakuti. Pastaj, per ta bere te krahasueshem cmimin e karburanteve tona me ato te te tjereve duhet ti zbresesh taksen  e qarkullimit, takse te cilen ne vendet e tjera e paguajne vecas, ndersa ne e kemi te trupezuar ne cmimin e karburanteve. Pse te kete faj xhibi? PPU-ja per kete pune eshte per debate, informacion dhe ..... pak gallate. Nuk e besoj qe te kem shprehur ndonje pakenaqesi per cmimet e karburanteve ne kohen e kriminelit, por dua prape te theksoj qe cmimi i diezelit duhet rritur akoma me shume nepermjet futjes se taksave te ndotjes se ajrit, ne menyre qe njerzia te heqin dore nga makinat me diezel. Ti nuk e ke idene se cfare ndotje te ajrit ka sidomos neper rruget e Tiranes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).