William Shakespeare 

Tё tё them se je si njё ditё vere?

Tё tё them se je si njё ditё vere?
Ti mё e ёmbёl dhe mё e butё mё je.
Erёrat e forta petalet i shkundin 
dhe qera e verёs afёr e ka fundin
fort shndrit qiellit ai sy i zjarrit
por shpesh mbulohet fytyr’ e tij e arit;
fati a natyra e kohёs bjerraditёse
pёrpin gjithё bukurinё e bukurive.
Por vera jote e amshuar kurrё s’tretet
se shtati yt ndёr vargje t’mia rritet
bukurinё tёnde kush s’ta vjedh dot,
vdekja llafazane me ty s’do mburret kot.
Se sa tё ketё frymё njeriu mbi kёt’ dhé
Aq jeton kjo poezi, dhe prej saj ti frymё ke!

 

Derek Walcott

Tobago nё mesverё

Plazhet e gjёra me guriçka vezulluese.

Vapa e bardhё.
Lumi jeshil.

Ura
dhe palmat e verdha tё pёrcёlluara
te shtёpia verore qё kotet pёrgjumёsh
gjatё gjithё gushtit…

Ah, ditё qё nё krahё ju kam mbajtur
ju ditё qё ju kam humbur
si ato bijat qё gjirin e tё jatit kanё braktisur.

 

Emily Dickinson

Kёto janё ditёt e kthimit tё zogjve

Kёto janё ditёt e kthimit tё zogjve
por se shumё pak, thjesht njё a dy
vijnё sa pёr tё hedhur njё sy.

Kёto janё ditёt kur qielli mvesh
marifetet e lashta tё qershorit
ato gabimet ngjyre ar e blu.

Ç’mashtrim ky qё bletёn s’e gёnjen dot
aparenca jote tё ngjall besim
thuajse tё bind

gjersa farёrat tё ngrenё lart dёshminё e tyre
dhe pёrmes ajrit tё ri
tё ngarejё njё gjethe e ndrojtur!

Ti sakrament i ditёve verore
kungim i fundit diellor
lejoje njё fёmijё t’u ngjitet

simboleve tё tua tё shenjta
bukёn e shenjtёruar tё thyejё
verёn tёnde tё pёrjetshme tё shijojё!

 

Carl Sandburg

Fshati nё verё

Buzё qё sa mezi hapen tek prag’ i derёs.
Buzё qё bёjnё sikur kёndojnё nё dritare.
Sy gjysёm tё mbyllur fiksuar ndёr mure.
Kёmbё qё marrin tё vallzojnё nё aneks.
Orё qё u hapet goja pёr kohёn qё kalon
dhe fermerё qё mezi tё japin xhevap… 
 

 

* Ilustrimi: Girls Playing in Surf, Edward Henry Potthast

25 Komente

bukur. shqip vijne te lehta, si per peshe dhe per veshtiresi.

good to see you back.

Shumë të bukura magus.
Atë "xhevapin"ndëroje me ndonjë fjalë tjetër... joturke... megjithëse nuk jam e sigurt nëse do arrijë të japë ngarkesën që mban "xhevapi" smiley
Më bëre të hyja pas shumë kohësh këtu.

Ne anglisht eshte e bukur loja me fjalen 'half--':

Village in Late Summer

Lips half-willing in a doorway.    
Lips half-singing at a window.    
Eyes half-dreaming in the walls.    
Feet half-dancing in a kitchen.    
Even the clocks half-yawn the hours            
And the farmers make half-answers.

Une zgjodha nje perkthim me pershtatje ne shqip. Prandaj me shkon me shume 'Mezi japin xhevap' sesa perkthimi fjale per fjale 'te japin gjysem-pergjigje'.

 

shqip kishte tjeter bukuri, kjo angl. vjen si ballet dance, me te rene te fiket smiley 

Lexoj kollaj sidomos no.2 dhe 3. Nderkaq, vera jone edhe per kete vit po mbaron dhe keto vjershat e tua, të (dhe, me) fundgusht/it na e kujtuan - s'po permendeshim nga apatia e stines qe s'duam te largohet.

Ti sakrament i ditёve verore
kungim i fundit diellor
lejoje njё fёmijё t’u ngjitet

simboleve tё tua tё shenjta
bukёn e shenjtёruar tё thyejё
verёn tёnde tё pёrjetshme tё shijojё!

Kjo eshte Dickinson-ja ne origjinal:

These are the days when birds come back,
A very few, a bird or two,
To take a backward look.
 
These are the days when skies put on
The old, old sophistries of June, --
A blue and gold mistake.
 
Oh, fraud that cannot cheat the bee,
Almost thy plausibility
Induces my belief,
 
Till ranks of seeds their witness bear,
And softly through the altered air
Hurries a timid leaf!
 
Oh, sacrament of summer days,
Oh, last communion in the haze,
Permit a child to join,
 
Thy sacred emblems to partake,
Thy consecrated bread to break,
Taste thine immortal wine!

 

 veeeery nice, rrofsh !

 si e veshtire per ne shqip, m'duket. Strofa e pare dhe mbyllja me dy te fundit, te kane dale yll.

 

Tungjatjeta! 

Falemnderit July.

Flo: mireseukthyem ne klubin 'na bashkoi poezia' smiley (edhe vete kthehem pas shume kohesh). Dikush do merret pak dhe me poezine ndonjehere, apo jo?

 

shpresojme ktheheni per te ndejtur, te dy.

people like you are a pleasure & privilege here.

Faleminderit July smiley
Nëse Magus do postojë përkthime të tjera, sigurisht që do kaloj më shpesh.

"Kёto janё ditёt e kthimit tё zogjve
por se shumё pak, thjesht njё a dy
vijnё sa pёr tё hedhur njё sy."
smiley

rrofsh Magus!

Shume te bukura perkthimet.

Magus, kam 2 ditë që sporadikisht vras mendjen si e kemi gjysmë-bërjen në shqip, rrofsh për stimulimin. Tani për tani më duket se "bëjnë të" e jep idenë dhe nganjëherë "sikuri" (kombinimi i të dyjave është goxha i egër dhe them të lejohet vetëm për interpretim fshatarëve), si dhe shumë i bukur xhevapi:

Fshat në të dalë të verës

Buzë që bëjnë të jepen pragut.

Buzë që dritares bëjnë këngës t'ia marrin.

Mureve bëjnë të ëndërrojnë do sy.

Këmbë që në kuzhinë bëjnë të hedhin valle.

Ku edhe sahatet orët sikur gogësijnë

Dhe do bujq bëjnë sikur xhevap të japin.

 

Si edhe falemnderit për përzgjedhjen, gjithmonë sinoptike.

Mire, me pelqen perpjekja qe ke bere edhe pse versioni yt ne shqip kerkon akoma me shume perpunim.

Per mua ceshtja shtrohet parimisht keshtu: si mund te arrihet shqiperimi me i mire i mundshem kur vjen puna te perkthimi i poezise nga gjuha e huaj ne shqip? Besnikeria rigoroze ndaj origjinalit te shpie ne perkthim besnik, por jo domosdoshmerisht ne shqiperim. Meraku im eshte ta bej poetin a poeteshen anglishtfoles/e te flase shqip. Kesaj nuk mundem t'ia arrij duke ndjekur verbtazi strukturat anglisht qe ka ai ose ajo ne koke; por mund t'i perafrohem nje forme ideale perkthimi duke marre tharmin qe poetet e huaj te ofrojne dhe, si ta kem perzier me brumin e shqipes, ta derdh ne modelet shqip qe kam une ne koke.

E them kete pasi, kur vjen puna te shqiperimi, une jam shqipfolesi ne kete mes, e jo poeti anglez. 

sigurisht, çdo veprim i njeriut është çështje etike dhe identitare me synime të dëshiruara dhe publik hipotetik.

po lexoja keto dite kroniken e zogut kurdises te Murakamit. Me pelqeu shume, po dhe liber i gjate sa qe kur mberrita ne fund e mbylla tere vetekenaqesi. kisha 1 vit pa lexuar nje liber nga fillimi der ne fund. sa i tradhetuar u ndjeva kur lexova qe libri ne fjale ne variantin anglisht nga i cili derivonte dhe ai shqip, ishte botuar me "ommissions". tani me duhet te mesoj japonisht ...

E kam lexuar kete liber ne anglisht, nje perkthim mjaft i bukur nga Jay Rubin. Nga cfare kam lexuar verdalle, materiali qe mungon nuk e ndryshon shume rrjedhen e prozes. Megjithate sic eshte puna me romanet e Murakamit, leximi behet qe te humbasesh ne boten qe pershkruhet dhe jo qe te marresh vesh fundin e historise...
Kjo nuk do me thene qe te mos mesosh Japonishten... smiley

me te thene te drejten letersine e kam qejfin ta lexoj ne shqip, ndersa non-fiction ne origjinal se ne shqip veshtire se kuptoj gje dhe pershtatja eshte me e rende. pervec "omissions" Rubin ka ndryshuar dhe rendin e disa ngjarjeve. me sa duket e paska fajin Murakami-grafomani. perkthimi eshte ne menyre te pashmangshme moment i perthyerjes, dicka me te cilen edhe do te besh paqe, edhe ndonjehere s'mundesh teresisht.

japonishten ia kam taks' vetes.

Yea, lost in omissions. 

Gjithsesi kenaqesia qe te jep leximi ka rendesi. Sa kohe qe perkthimi ia arrin kesaj tek lexuesi...

Ndërsa piktura më shtiu ndër mend megin dhe milin dhe mollin (harrova mein).

Meqe jemi tek tema e veres, si edhe tek perkthimi: kjo poezi eshte nga Nizar Qabbani, i cili normalisht e ka shkruar ne gjuhe arabike:

In the summer
I stretch out on the shore
And think of you
Had I told the sea
What I felt for you,
It would have left its shores,
Its shells,
Its fish,
And followed me.

 

Në verë
i shtrirë në plazh
mendja më rri tek ti.
Ta dinte deti
ç’ndjej unë për ty
bregun do ta braktiste,
megjithë guacka e peshq,
e do më vinte pas.

 

Emily Dickinson

Këto janë ditët kur zogjtë kthehen

Këto janë ditët kur zogjtë kthehen -
të paktë - një zog a dy,
sa për një vështrim lamtumire.

Këto janë ditët kur qiejt vishen
me po atë, të njëjtën elegancë të qershorit:
mashtrim i florinjtë dhe blu

O rrenë që bletët dot s'gënjen,
aq e besueshme je
sa të dorëzohem pothuaj.

Gjer kur re farërash të mos dëshmojnë
dhe heshtur në ajrin e ndryshuar
të zbresë një gjethe e drojtur.

O shëlbim i ditëve të verës,
o kungatë e fundit në mjegullinë -
lejo një vashëzë të të afrohet,

të përqafojë emblemat e tua të shenjta - 
të thyejë bukën tënde të shenjtëruar
dhe verën tënde të përjetshme të ngjërojë.

 

Fjala eshte per vjeshten e pare, qe genjen pak zogj me ngjyrat e qershorit (por jo bletet). Edhe poetes i vjen pothuaj mire te genjehet. Gjerkur farerat dhe gjethet qe bien te mos e bindin per te kunderten. Dy strofat e fundit flasin per misterin e vdekjes dhe shpetimit, meqe stinet e natyres alegorikisht jane edhe stinet e njeriut. Mirepo, megjitheqe e re, edhe vasha qe po vezhgon e po shkruan, ndjehet e joshur nga "emblemat e shenjta" te fundjetes.

Me pelqen perkthimi yt, ndonese vete do kisha preferuar te tjera zgjedhje fjalesh ne dy a tri vende. 

Nuk ndaj te njejtin mendim per leximin figurativ qe i ben dy strofave te fundit. Emilia ka treguar shpesh admirim per natyren. Mund te quhet 'nature poet' ne traditen e transhendentalizmit dhe romantizmit te kohes se saj.

Pra, them se kemi te bejme me nje egzaltim te foleses per bukurine e diteve te veres, te vete stines si e tille.

Bera nje perkthim "te sheshte" pothuaj, por te qarte (besoj). Nga autoret qe ke sjelle, Emilia eshte e vetmja qe njoh mjaft mire. Analizen e tekstit e kam te mbeshtetur ne kete njohje, e cila perfshin leximin e vepres ne teresi, admirimin dhe rezonancen me te, si dhe komentet e specializuara. Perkthimi i poezise eshte nje proces i shumefishte. Vetem teksti dhe njohja e dy gjuheve nuk mjaftojne. Por besoj se ti i di keto smiley.

Meqe jemi tek tema e veres

na beri mire kjo teme smiley thua se celebrohet mbyllja e veres (ashtu sic festojme nje dite ne fillimin e saj)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).