TIRANE- Pezullohet procesi i përzgjdhjes së librit të Anglishtes për klasën e 6-të. Mësuesit megjithëse të ndërgjegjshëm se përzgjodhën në masë një Anglishte që ripërsëriste njohuritë e nxënësve dhe nuk rrit nivelin e tyre, e dhanë verdiktin, por Ministria e Arsimit nuk e ka lejuar këtë përzgjedhje. Një email ka mbërritur në drejtoritë e shkollave 9-vjeçare në Tiranë më 10 gusht, e cila kërkon anullimin e përzgjedhjes vetëm për tekstin e Anglishtes së klasës së 6-të. Sipas emailit të nisur nga Drejtoria Arsimore Rajonale, Tiranë dhe zbardhur nga News24, kërkohet që ky proces të pezullohet deri në një urdhër të dytë.

Edhë nëse kërkesa nga shkollat i është dërguar botuesit, DAR Tirana specifikon me anë të emailit, të bëhet anulimi i saj.  Më konkretisht “Spark 1″ me autorë Virginia Evans dhe Jenny Dooley që është aprovuar për klasat e gjashta në të gjithë vendin ishte praktikisht i njëjtë me tekstin “Acces 1″ që fëmijët përdorën vitin e shkuar, në klasën e pestë. Dy librat kanë të njëjtët autorë dhe janë të së njëjtës shtëpi botuese, por çuditërisht kanë të njëjtin nivel, A1. Ndaj nisur nga kjo situatë, Ministria e Arsimit nuk ka lejuar që ndikimi i mësuesve në përzgjdhjen e tekstit të dëmtonte të ardhmen e nxënësve duke ndërhyrë në kohë. Shkolla fillon më 15 shtator dhe deri atëherë nuk dihet nëse do të ketë një proces të dytë apo do mbeten në konkurim vetëm dy Anglishte.

Anglishtja e klasës së 6-të që ripërsëriste njohuritë e klasës së 5-të është bërë shkak që Drejtoria Arsimore e Tiranës të pezullojë gjithë konkurimin. Kjo pasi mësuesit preferuan të zgjedhin në masë Anglishte që ripërsëriste njohuritë dhe jo ato që rrisnin dijen e nxënësve. Ndaj DAR Tirana me anë të një emaili ka njoftuar pezullimin deri në një urdhër të dytë.

2 Komente

Ca te themi ne mor vlla , spo e morim vesh , ka bo mire apo keq qe e ka heq.

... përzgjodhën në masë një Anglishte që ripërsëriste njohuritë e nxënësve dhe nuk rrit nivelin e tyre ...

Anglishtja e klasës së 6-të që ripërsëriste njohuritë e klasës së 5-të është bërë shkak ....

... të zgjedhin në masë Anglishte që ripërsëriste njohuritë dhe jo ato që rrisnin dijen e nxënësve ..

Mire do ishte te kishin zgjedhur dhe nje tekst komunikimi per gazetare me ate rast se ne tre paragrafe eshte perseritur tre here e njejta fjali qe ne thelb nuk shpjegon asgje, ashtu sic theksoi dhe parafolesi (ose sipershkruesi).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).