Mëngjesi dje nisi me të tjera lajme të këqija për qeverinë.

Pas rënies pikiatë të të ardhurave dhe pas deklaratave të aleatit Ilir Meta, se taksat e qeverisë nuk po hapin vende pune, pikërisht pak ditë pasi kryeministri Edi Rama fliste për dhjetëra mijëra vende pune dhe për sukses ekonomik, revista e specializuar ekonomike Monitor do bënte dy raportime.

Fillimisht një raport në lidhje me deklaratat e Fondit Monetar Ndërkombëtar se ishte taksa e sheshtë ajo që solli bum të ardhurash gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Ishte një deklaratë e rëndë, pasi vetë FMN kishte mbështetur taksimin progresiv të Ramës, ndërsa ky i fundit nuk kishte lënë gjë pa thënë kundër taksës së sheshtë.

Pak më vonë Monitor do lëshonte “bombën” e dytë: qeveria ka ndërmend të taksojë pagat e ulëta. Dhe jo pak.

Ashtu siç ndodh rëndom, lajmi u mor dhe u përcoll nga të gjitha portalet dhe zemëroi “mbrojtësin e vegjëlisë”, deputetin socialist, Erion Braçe.

Në mbrëmje vonë, pasi gjithë ditën mediat ishin marrë me këtë çështje, Ministria e Financave bëri një sqarim “as mish, as peshk”, duke mos e hedhur poshtë idenë e tatimit mbi pagat e ulëta.

Sipas tyre, drafti nuk është zyrtar dhe këto shifra janë një ilustrim.

Kështu ndodhi edhe kur u fol për rritjen e çmimit të energjisë.

I revoltuar me reagimet e mediave, një zëdhënës i Ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi, në një komunikim me Ylli Dylgjerin, i quan rroçka ata që botuan lajmin.

“Po ç’t’i tatojnë “rroçkës” o Dylgjeri! Vetëm ca “rroçka” shkruajnë për tatime të tilla! Kishte marrë njeri një gur, e hodhi në lumë! Ti e di çfarë u bë më pas? Po pse po vazhdojnë akoma te lumi, këtë më thuaj!?” shkruan ai.

9 Komente

Tani ke quan rroçka ky, ata qe tatohen apo ata qe kane nxjerre lajmin? Po kuptimin e fjales rroçke e di ky badhoshi?

Gazetari Dylgjeri ka postuar një kujtim të Lasgush Poradecit lidhur me draftin. “Do të tatojnë edhe rroçkën?!”, shkruan Dylgjeri në “Facebook”.

“Ishin vitet 1984. Kohë kur Rinia e Tiranës oganizonte një konferencë talentesh te reja në letërsi dhe arte. Na duhej si rini, të bashkëpunonim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Në një ditë te nxehte korriku, duke shkuar drejt Lidhjes, dëgjoj një zë të fortë që vinte nga trotuari tjetër:-Ku po shkon o Lasgush? -Ishte i ndjeri Dori.Miku ynë Teodor Keko, që e thërriste përtej rrugës shkrimtarin e madh. I madhi Lasgush, çapitej drejt Lidhjes për të martë rrogën e Muajve të krijimtarisë. Sigurisht, rroga për kohën ishte relativisht e vogël, dhe sipas përmasave; të saj, Lasgushi kish gati edhe përgjigjen:

; Po shkoj të marr ato rroçkë ; iu përgjegj Dorit.Te qeshurat mbuluan rrugën;”. Ky ishte kujtimi i Lasgushit, i risjellë nga Dylgjeri, i cili më pas vijon: “Mu kujtua për dreq kjo histori sonte  kur po lexoj të përflitet për vendosjen e Taksimit 5% edhe mbi rrogat e ulët;? (rroçkat). Nuk i përkas kësaj kategorie rrogtarësh, por më dhëmb njëlloj si to. Ndaj, në errësirën e kësaj nate gushti, po thërras si dikur i ndjeri Lasgush: “Vërtetë; duan t'na tatojnë edhe këtë rroçkë?”Lasgushi e jetoi Rilindjen. Edhe Unë po jetoj ‘Rilindjen

Flm per sqarimin Kapo por ne Vlore fjala rroçke ka kuptim tjeter. Prandaj isha i paqarte se si do te taksohej rroçka.

andej nga Korçe-Pogradeci,   'rroçk-ulla',  i thone  vogelsirave te parendesishme,  siç themi ne 'rrangulla'.
... edhe une jam habitur kur e degjova per here te pare kete fjale  ne kete kuptim.

Kapo, mbas Blushit Tek Dylgjeri po i varni shpresat??? Po kam faj une qe ju DIAGNOSTIKOJ si produkt te Xhelilit e Hysniut. jazek Kapo, ket zakon keni pas e skeni ndryshu ...derrit daje i thoni per pak pushtet. Te pakten Mos shaj mo Merhumin nje muaj pas one-night stand me Klanin Kapo.

E drodhi dhe FMN-ja  smiley

Ska gjo, se shqiptaret jane mesuar si gomari i nastradinit, nen udheheqjen e partise jane mesuar pa ngrene...

 

Varet se në kë fshat të Poradecit apo Korçës e ke digjuar si rrotkulla .Se po qe përr roçkë  ajo krahinë e ka dhe me këng...

E de mjaft e qave ..i thanë shoqet

Do ta qaj moj do ta qaj se e kisha rroçkadan ..tha e veja

Po pse ne çfarë i kemi

E moj e ..roçkadan rroçkadan / po rroçka roçkës nuk i ngjan

Ja psh le të thonë sholokët pse qanin sholo*et  PD-hit Grida eee , Xhuzepina eee kur sali rroçka  dha dorëheqjensmiley

Çfarë Njente Kapo është ai . Rrallë se gjen të tallen me sholokët antokomunistë me shembuj nga kamunizmi smiley  E keni  ngrënë në vazdimësi e ka kuptimin i madhi kriptokomunist Grande Kaka. Në komunizëm e hante vetëm Lasgushi smiley

Grande Kaka edhe këtu vjen i Modh mer jahu , me të njëjtën vegël ,po me kutim të xgjeruar . I madh Grande !

 

Gazetari e peshtire ! Ka nje kufi ku humori i rruges mund te jepet per art humori ne publik.Por Mapo e verdhacukut eshte e gjitha... nje e perdale ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).