Raporti më i fundit i paraqitur nga shteti gjerman komenton se aplikimet për azil të shqiptarëve gjatë 7-mujorit të këtij viti numëron 29.353 të tilla krahasuar me 4590 të bëra gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo përbën një shtim në numër prej 539%.

Edhe në total, përsa i përket Gjermanisë, numri është rritur me gati dyfishin, ose më saktë rreth 125% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Nga këto, bëjnë me dije statistikat zyrtare të publikuara gjatë ditës së mërkurë, më shumë se 60.000 i përkasin shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria krahasuar me rreth 4800 kërkesa të tilla të bëra gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Por, sipas të njëjtave statistika, të 27 mijë azilkërkuesit e vendeve nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi janë gjithashtu në shumicë shqiptare. Vetëm për muajin korrik, vijon më tej raporti, azilkërkuesit me vend origjine Shqipërinë numëron 7547 persona, 29% më tepër krahasuar me të ardhurit e qershorit të këtij viti. 

Në renditje vendi ynë është i treti, pas Sirisë së trazuar nga lufta dhe Kosovës e që së bashku me këtë të fundit ia kalojnë edhe Sirisë, Eristresë e Pakistanit çka dëshmon që nga vendet e Ballkanit po ikin çdo ditë e më shumë njerëz. Por, si kombësi, shqiptarët janë azilkërkuesit më të shumtë se gjithë të tjerët. 

Një tjetër shqetësim që vërehet në raport është edhe riaplikimi, ku për periudhën në fjalë numërohen 504 të tilla vetëm nga Shqipëria e 2938 nga Kosova. 

Raporti vjen në një moment kur ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere kërkoi të rishikoheshin parashikimet mbi ardhjen e emigrantëve, pas sipas tij, nuk mund të qëndrojë më parashikimi i 450 mijë të ardhurve, por në gati 800 mijë të tillë.

Komisioni i BE-së gjithashtu gjatë një konferencë për shtyp bëri me dije se numri gjithnjë e në shtim i azilkërkuesve nuk është më një çështje që i takon vetëm vendeve si Gjermania, Greqia apo Italia, por gjithsecili nga vendet anëtare të unionit duhet të bëjë lëvizje më të guximshme. 

Kjo është edhe tema e ditës për takimin e caktuar të mbahet në Greqi në datat 25 dhe 26 gusht. Do të rishikohet mundësia e ndarjes së atyre që zgjedhin emigracionin për të kërkuar azil dhe të tjerëve që e nisin këtë aventurë bazuar në nevojat ekonomike, një ndarje që ndoshta do i jepte një dorë edhe autoriteteve në përshpejtimin e procedurave dhe përballjen më efektive me emigrantët.

Në Zyrën Federale të Kërkesave për Azil në Gjermani vetëm për 7-mujorin e vitit 2015 janë paraqitur mbi 218 mijë aplikime nga të cilat më shumë se 13 mijë janë riaplikime.
 

26 Komente

Tani po me mushet menja qe nuk e lexon njeri ne Shqiperi PPU-ne, se me gjithe ate propagande anti-emigracion qe ka bo ketu Shkaba...

pse mendon se Shkaba e kufizon propaganden vetem te PPU?

Nuk e di. Une vetem PPU lexoj shqip ne internet, se s'kam kohe si Xhibi qe lexon gjithe internetin nga fillimi ne fund dite per dite.

Ne Shqiperi, Peshkun e lexojne rreth 1000 veta ne dite, dhe keta jane ata qe i kane punet ne rregull. Ata qe ikin, as e njofin Peshkun. 

Mire qe i kthejne po i jepnin edhe 5 vjet denim qe te mos shkelin ne Shengen .

Gjermanet e kane ves kete punen e ndeshkimit per te te sjelle ne rruge te drejte.

une kam hall qe humbi skederbeu, ketej behet fjale qe ka me shume dyndje shqipesh se siriane, lesh me qime , perse u votua rilindja njehere ta marrim vesh!!!?

Po mund te behen permiresime, psh, tesera e LSI duhet te shtypet ne te pakten kater gjuhe, ku padyshim eshe gjermanisht smiley

eeehh, kshukshu spastrimi etnik smiley

LSI, parti e te rinjve, ofrojmë punësim

Ilir Meta 

Lëvizja Socialiste për Integrim është forca më e përkushtuar për të çuar përpara projektin e një Kavaje të vërtetë europiane, jo me fjalë, por me vepra.

Asnji nga Kavaja nuk ka kerku azil ne Europ   ! smiley  

ilir, te lutem mos i shpernda keto lajme, se do dynden gjithe pakistanezet ne Kavaje, se per tek komuna thone qe eshte nisur tashme nje vagon sirianesh qe ishin ndalur tek kufiri greko - maqedonas.

Edhe tani per arsye ekonomike apo punesimi ikin ...njesoj si ata te viteve 90 qe iken per xhinse, makina e me the te thashe...me nje llaf goxha progres. Nje gje nuk kuptoj. Pse ata te paret i mbajten kurse keta jo? Per te njejtat gjera ikin dhe keta!!!! Bo!!!! Snuk qe snuk kuptoj gje....

 iken per xhinse, makina e me the te thashe

 

Kishte edhe nga ata qe kishin ender nje pale atlete "Adidas".

Keta per punesim kishin 5 vjet me kufijte hapur e s'iken, as e moren mundimin. Kush donte te ikte per pune, ikte dhe me kufijte mbyllur. Kalonin male e dete dhe iknin per pune. Keta iken vetem sapo degjuan qe ka azil qe u jep jete falas. Paguan nga qindra euro per kete. U sulen njesoj si me torten e pavaresise ne gjermani, asnje ndryshim. Nuk ikin ne vendet e tjera qe s'ofrojne jete qyl. As edhe nje person s'ka ikur. Ka rob qe kane lene punen e kane ikur. Eshte komplet ceshtje babezie, asgje me shume. Po ikin me shume se sirianet qe po vriten rrugeve njerez qe ketej vinin nga 2-3 loto ne dite, benin plazh vit per vit, i thanin nga dy birra darke per darke. Ata te varfrit e vertete po aty i shoh, s'kane ikur. Sirianet qe po i vrasin si miza ikin me pak se keta. Ka me babezi se kaq? Ua kane neveritur te gjitheve.

Pjeri ka vendos me i bo nje vizite Komunes se Parisit dhe pas nje shikimi te shpejte te vendosi nese atje jetohet ose jo ,shoqeroje pak dhe mundohu ti mbushesh mendjen qe ne Komunen e Parisit jetohet , ndryshe ne shkrimin e rradhes ti hodhi poshte teorite ose komentet qe ke bere per Komunen e Parisit. Do thuah ti po ti ca halli ke , shtu osht i muhabet smiley

Komuna do shahet gjithnje e do vazhdoje te jete zona me e shtrenjte dhe me e lakmuar, e kur them komuna flas per gjithe zonen rrotull liqenit smiley Tregu dhe cmimet flasin vete.

Nigjo , aty afer EHV -se eshte njoni qe shet gazeta por banakun e ka saju me kutia kartoni , diten qe Pjeri do vizitoje Komunen cohu heret dhe bleja te gjitha gazetat dhe ngul kembe qe ta mbylli , rregullohemi bashke smiley

Brad, pse nuk i thua mos te harroje ta qerase Pjerin me qofte/birre qe te nderroje mendjen per KP?

Me qofte e birra i shkon menja masnej se ku rreh muhabeti smiley po menosha Pica kete rradhe .Ahh... shkabe , shume e rendesishme qe siper Pices asnje kokerr ullini , e rendesishme kjo .

shume e rendesishme qe siper Pices asnje kokerr ullini

smiley

autori nuk eshte emigrant, gjembi.

Ne mos qofte, do jete ndonje nga ata llumra qe po ikin ne Gjermani per qyl.

A mund t'ma shpjegoje ndokush, c'kuptim ka kjo shprehje: kerkojne azil me shume se sirianet!? Une e kuptoj shprehjen: kerkojne me shume buke nga te tjeret, por si mund ta kuptoj "me shume azil"?!? Azili eshte nje konteksi caktuar abstraksioni dhe kaq. Nuk ka as me pak e as me shume azil! 

Ah, mos eshte fjala per numrin e tyre!? Ne qofte keshtu, kjo eshte nje genjeshter, pasi nese nr. i azilkerkuesve shqiptare na qenka rreth 30 mij dhe sebashku me ata kosovare eshte 60 mije (sa thuhet me siper), ky numer perseri eshte mjaft i vogel me ate te sirianve, apo irakenve, apo eritreasve apo somalezve ose etiopianve. Te gjithe keta kane bere deri tani rreth 400-500 mij njerez. Rreth 200 mije jane siriane. 800 mije mendohet nga De Maizeire deri ne fund te vitit. Kush eshte me i madh, nr. 60 mije apo 200 mije?..

Nga emigrantet do i vije fundi rregjimit

Nusja Tom Bredit osht emigrante , domino e zeze, domino e bardhe, dy shigjeta mrapa malit ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).