Turqia do të shkojë edhe nje herë ne zgjedhje, pasi partia e drejtuar nga Erdogan nuk arriti të siguronte një koalicion qeverisës që do të dispononte numrin e duhur në parlament për të votëbesuar qeverinë e re.

Me shumë gjasa zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më datë 1 nëntor. Në fakt kjo ishte një zgjidhje e paralajmëruar nga vetë presidenti Erdogan, i cili deklaroi para dy ditësh se do të duhet vullneti i popullit për t'i dhene fund ngërçit politik

Më herët kryeminstri, Ahmed Dautoglu, ndali përpjekjet e tij per te formuar një koalicion qeverisës, pasi dështimit te bisedimeve disa javore, duke dhënë sinjalet e para për zgjedhje të reja në Turqi. Kryeminstri turk u përpoq të formonte një mini-koalicion që në momentin kur partia e tij AKP nuk siguroi votat e nevojshme për të formuar qeverinë. Zëdhënesi i kësaj partie Besi Atalay deklaroi se do te mbahet një kongres më 12 shtator për te percaktuar strategjinë që do të ndiqet në zgjedhjet e reja.

Më herët kryeministri Davutoglu i dorëzoi mandatin e tij presidentit Erdogan. Kjo është hera e parë që Turqia përballet me një situatë kaq delikate politike që nga viti 1990, dhe kjo ka sjellë edhe pasoja ekonomike, ku lira së fundmi ka humbur 20 % te forcës së saj kundrejt dollarit. Teorikisht presidenti Erdogan mund t'i kërkojë Partisë Republikane formimin e qeverisë, por kjo parti ka shprehur shumë pak vullnet per te bashkëpunuar me AKP.

oranews.tv

4 Komente

o moj turqi, e mjera turqi

                                              si s' ta vari noj peshk ty mi

Mbase i fusin ndonje shqelm turqit ketij nostalgjikut te kalifatit.
Ndoshta me.renien e ketij bien dhe financimet apo sponsorizimrt.turke.ne Kosove.

A ka gjasa qe ne Turqi te fitojne grupet politike moderniste, pra qe perkrahin aspiratat europiane, te drejtat e minoriteteve e kryesisht te Kurdeve, dhe qe te kerkojne civilizimin e metejshem te shoqerise dhe sidomos te seksit te dobet? Ndonje peshk nga Turqia do te ishte mese i mirepritur.

Terqia po shfaq, ne nje fare menyre, te njejtat simptoma si Shqiperia. Qeveri obskurantiste dhe propagandiste dhe nje opozite po aq te korruptuar dhe te dyshimte sa ajo e Shqp.
Terqisei i shkon ajo shprehja: te dal jashte me ha ujku te rri brenda me rreh burri!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).