Akademik Mark Krasniqi, në një intervistë të dhënë para se të shtrohej në spital, pasi ishte diagnostikuar me kancer, ka thënë se nuk është mirë që njeriu të jetojë shumë gjatë.

Krasniqi ka vdekur sot në spital ku është trajtuar ditëve të fundit.

“Jeta e gjatë nuk është e mirë fortë, me jetu 95 vjet është e paarsyeshme..., organizmi harxhohet. Nuk maj mend që kom qenë i sëmurë ndonjëherë”, ka thënë ai në një intervistë me gazetarin Bajrush Morina që është transmetuar në Klan K.

“Jom përpjek me bo diçka me bo për kombin, për bashkimin; është e drejtë e jona”, ka theksuar ai.

Sipas Krasniqit, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen dhe të krijojnë një shtet “pa pakica të huaja... pakicat që janë këtu janë armiqësore”. Ai ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se ata po punojnë vetëm për interesin e tyre personal.

Krasniqi, i cili ka folur në gjendje të rënduar shëndetësore ka thënë se vuan nga kanceri. Ndërkohë që ka folur detajisht se si duhet të jetë varrimi i tij. “Varrimi duhet të jetë civil, pa ceremoni fetare. Nuk dëshiroj të ketë të pame”, ka thënë ai. Por ka pranuar që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të ketë ceremoni përkujtimore.

4 Komente

Sipas Krasniqit, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen dhe të krijojnë një shtet “pa pakica të huaja... pakicat që janë këtu janë armiqësore”

po akademik much nanua  c'thote?

Nuk ka mendim akoma, po e shtjellon me Lubonjen...

Edhe Muç Nano varrim pa ceremoni fetare do. Sa për spastrimin etnik, ky farë akademiku nuk ngelet pa shokë.

Peshku, je në vete mo peshku? Ka depërtuar rëndë Donald Trampi?

Titulli i portaleve Kosvoare ishte me interesant : "Mark Krasniqi e la një amanet: Më varrosni pa prift"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).