Nuk ka ndodhur kurrë më parë, por risia vjen më 7 shtator, në ndeshjen Shqipëri-Portugali. 12.500 tifozët që pritet të mbushin stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë të gjithë të identifikuar.

Askush nuk mund të futet në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Portugali pa u verifikuar më parë emri, mbiemri, numri i kartës së identitetit ose i pasaportës biometrike.

FSHF do të zbatojë këtë masë për ndeshjen e 7 shtatorit që pritet të ndiqet nga 12 500 tifozë në stadiumin “Elbasan Arena”

Vendimi që ka marrë nga FSHF, pas një mbledhjeje në kuadër të organizimit të ndeshjes.

Burime të sigurta në FSHF treguan ekskluzivisht për “Panorama Sport” se do të hidhet hapi i parë me bileta të personalizuara, duke bërë që organizimi i kësaj ndeshjeje të jetë në nivelet më të larta.

Në fakt, mendohej se kjo risi do të hidhej në praktikë në takimin e 8 tetorit me Serbinë, por FSHF-ja ka vendosur që t’i paraprijë ndaj Portugalisë, që është një tjetër duel i rëndësishëm për fatet e Kombëtares.

45 Komente

smiley pse ç'a ka bo vaki. 

great smiley

Si i bohet ne rast se do me e shit bileten ? Duhet te shkosh me blersin ne stadium, me dy deshmitare si dhe me deshmi nga lagja dhe qendra e punes me vertetu identitetin ? 

jo, shitja e biletave nga personi ne person behet thjesht me teser partie.

Shume mire e bojne. Ka ardhur koha qe lamashet, cubat, kaptincepat te mos puthin me ne stadium dhe tu lene vendin njerezve normal qe duan jeten, duan sportin dhe respektojne kundershtarin. Boll me kokepalaret dhe pizevengat, po te duan le te kerkojne azil ku te munden, por mos te shkaterojne jetesen tone ne vendin tone. 

Pse lamashat dhe kaptin cepat nuk kane emer, mbiemer dhe pashaporta gjeofizike, kshu ?

Shume mire. Tifozat e ndershem si puna jone, kane teseren e tifozit. Kur shkojne blejne bileten jane te regjistruar kush jane e ku do ulen. Filmi i thjeshte. Ti mund ta shesesh, por po ndodhi gje, do pyesin ty ne radhe te pare.

Si po shko puna,do duhet me shpall tender per te shit i bilete. Dhe alibi te forte ku ke qene gjate kohes se neshjes se nuk i dihet. Kane ardh kohe te veshtira, kohe te medha ...

Na plasi trapi per kombetaren, Skenderbeu, ec aty, kemi ndeshje te veshtire me dinamo zagreb, forca.

Dmth per buleta duhet edhe nje kopje e biografise si me kohe te Dulles per autorizimet e TV .

Alba, merre easy, kudo qe shkon ne stadiume apo koncerte te kerkohet ID ketej nga kauret,, nuk ka lidhje Dulla ne kete rast, edhe bama me poshte eshte munduar ta thote.

jo vallai gabim e ke 

jo vetem, edhe ne bare apo disco club. show me ur ID, apo nuk dilni 

 

Vallahi nuk e di ca shteti jeto ti, po mu s'me ka kerku njeri ID as ne sport as ne koncerte, u bona 23 vjet knej. Dhe me beso se shkoj shpesh ke te dyja llojet. Per disco dhe bare i kerkojne per arsye moshe, nen 21vjec nrofu ne diell se nuk ble dot alkol. Ne stadiume ka metal detectors po asnji nuk kerko ID, me garanci molli.

per arsye moshe, ne fl jetoj si edhe ti,.

Good for you. Po nuk di te kete minimum limit moshe per t'u fut ne stadium ose ne koncert. Megjithate sa te rrosh do mesosh i thojn ...

ok, terhiqem, my bad.

Bere mire qe u terhoqe, se nuk t'kerko njeri ID me ble tickets apo me hy n'stadium ketej. 

Vertete? stubhub anyone?

Prap si ne Amerike keta? smiley Cpasksish qene keta neokomunistet mer daj...

Listat emerore do shpallen ne gazete apo do ngjiten ke penxhereja e postes?

Te kendi i emulacionit! Bile dhe me foto bardhe e zi me model flokesh i viteve 40.

Mbase smiley. Mbase dhe ja mbledhin oashaportat dhe ja kthejnë mbas ndeshjes. Regjim eksperimentalo-komunist mo, çdo gjo mundt ndodhi.

po portugezet a serbet neser do rregjistrohen apo te bejne ca te duan keta...

ky stadium  qe ka kapacitet rreth 12 mije spektatore, eshte shume...shuuume i vogel  te plotesoje kerkesat e  tifozave per keto ndeshje,  qe pritet te jene 5, 6, 7   here me shume, brenda e jashte trojeve shqiptare...

edhe keta tashi gjeten nje menyre per ti dhene  ''drejtimin e duhur''.smiley  ketyre biletave te pakta.

hapni more per Skenderbeun nje teme,  se luan per te hyre ne Champions.... e nese e realizon, hyn me te vertete ne historine e futbollit shqiptar !

nuk besoj ne nje fitore apo barazim, nejse nuk i dihet.

Thuj rrofte Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi te te jap nje link qe ta shofesh. smiley

Kam parandjenje te keqe per kete ndeshje komentueso, sidoqofte le te rrojne te gjithe aq sa u ka dhene ai lart.smileypo na hudhe ndonje link mire do besh.

rrofsh, pa audio, po te pakten eshte pa shkeputje, linku i belulit nuk fuksionon.

ka ndonje link ta shofim nga puna smiley

thnx belulo smiley

Belulo nuk hapet mo!

Patrioto shif flamurtarichannel.com/pc/

si more nuk hapet, une po e shoh... pastaj po kapoja, si e hapi..?!

nejse, shiko ketu se e ke ne 7 kanale edhe ne 7 gjuhe te ndryshme.. zgjidh e merr.

1-0

e futi Shkembi..smiley  

 

ps, arbitri qenka shume i rregullt, bravo !

gooooolll

mbaroj pjesa e pare 1 : 0 per skb

Me lart se ne fizikisht

Komplimente regjise, transmetim perfekt.

dmth ti pjeter po thua: me gjithe humbjen, fituam cmimin per futbollin e bukur dhe korrekt..?.smiley

Kur e shkrujta ishte 1-1
Jo,me te vertete me beri përshtypje regjia,përveç rasteve qe ripleioheshin perfekt,kishte dhe cast aristike, ca plane me sfond errësirën shume te bukura.

une pashe vetem pjesen e pare dhe me beri pershtypje arbitrimi, ishte shume korrekt !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).