Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Ardian Fullanit, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për Prokurorinë e Tiranës, në bazë të hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, nuk ka marrë masa për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të miratuara nga Këshilli i Mbikqyrës. Moszbatimi i tyre, sipas Prokurorisë, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, vjedhje për të cilën janë gjykuar persona të tjerë. 

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës e konsideron përgjegjës ish-guvernatorin Fullani në procedurat për blerjen e ish-hotel “Dajti” në vlerën 30 milion euro. Prokroria thotë se, ish-guvernatori Adrian Fullani rezulton, nga hetimet, të ketë qenë personi që u ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë se do të blihej kjo pasuri e paluajtshme. 

Organi procedues çmon se “procedura e ndjekur me prokurim të drejtëpërdrejtë dhe veprimet e ndërmarra nga anëtarët e Komisionit të Prokurimit kanë qenë thjesht formale, për sa kohë që të gjitha këto procedura të nisura me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, më 16 qershor 2010, janë kryer rreth një muaj më vonë nga momenti që Këshilli i Ministrave të vendoste për shitjen e ish-hotel ‘Dajtit’ pikërisht Bankës së Shqipërisë, si edhe duke caktuar dhe vlerën për shitjen e kësaj pasurie të paluajtshme”. 

Prokuroria e Tiranës vlerëson më tej se, ish-guvernatori Fullani ka përgjegjësi ligjore, pasi nuk ka urdhëruar dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme për vlerësimin real të kësaj pasurie të paluajtshme dhe se vlera me të cilën është blerë godina e ish-hotel “Dajti” është përllogaritur si pasuri “hotel”, në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi (Banka e Shqipërisë) si biznes fitimprurës hotel, por si ambjente zyrtare pune.

14 Komente

denime te pameshirshme atyre qe lan objektet e hotel dajtit dhe piramides te pocaqisen si rrogoz evgjiti!

emigrant, nuk u pocaqisen jooo, i vune menjehere ne pune!E dini nga kane ardhur ato mermere ? Te gjitha nga Italia! Nga nje prrllogarithe e nje arkitekti qe ka qene Drejtor Insitituti te Arkitrktures... Llogaritet me cmimet e sotme te shitjes so objekt i perfunduar, mbi 6 milion euro fitmi ... Pa paguar asnje cent marresit .. Qe dihet cilet jane 

Emigranto, po me dukesh si Roni ketu, si gjuha e tij, si mentaliteti i vitit 1944. Jemi ne 2015 i dashur. 

Vë bast se do shpëtoj "pa lagur". Arsyeja gjendet brënda sukesit që manjati Murdok ka përcaktuar për një gazetë, tre S-të: Skandal, Seks, Sport. Mbetet e njëjta gjë edhe për bankat. Guvernatori, për institucionin  e tij, ja ka bërë të mundur që tre S-të t'i ketë të pranishme. Skandalin e siguroi me gjumin që bënte, kur punonjesit e tij mbushni çdo ditë brekët me pliko qindshe të prerjeve 5 mijshe, deri kur vetë vjedhsit u dorëzuan; Seksi duhet hamendesuar në aneksin pranë zyrës, ku ndodhej një dhomë luksoze matrimoniale, që i lë kujtdo të lirë zhvillimin e fantazisë dhe libidos; Sporti ishte një kryevepër e realizuar nga mendja pjellore, që shfaqej përmes ekipit të volejbollit me vajzat bukuroshe të bankës.

Sa i përket mëndjes djallëzore të Saliut të Madh, nuk ka faj ai, por dhjaksat këshilltarë të ekonomisë (pavarsisht se ai fshinte prapanicën me ta), që t'i thoshnin se nuk mund të bëjë shteti shit-blerje te shteti, sepse legjislacioni shqiptar i financave përcakton "Transferimin kapital", me vendim të qeverisë e firmë të kryeministrit.

Nuk bente gjume jo, po mbushte thesin e tij.

Djali i ktij hajduti, ai mishi me dy sy, ka paguar mbi 12 milione leke ( te vjetra)  brenda nje nate te kompleksi turistik Folia (Jale)

Nje nga S-të e Fullanit eshte $, bile $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

Petro, ku ta gjesh qe keshilltaret ekonomike ta mesonin Buall Mavrine per shit-blerjet brenda shtetit, brenda firmes/kompanise etj, gjera qe jane te zakonshme kendej ne perendim, kuptohet ne burse. Se po ta mesonin, ekonomia nuk do katandisej ne ate fare feje, ne ate fare varferie. 

Pjero, si behen shit-blerjet brenda kompanise ne burse?

E dashur, le ta quaj kete pyetje, si pyetja e Intervistes se Mijvjeçarit smiley qe mendoj te bohet vitin tjeter. Megjithate hidhi dhe nje here nje sy intervistes se kaluar, se mase do gjesh diçka edhe per kete gjo. Shif pergjigjet ndaj Bredharakut dhe ALPHA-s . 

http://www.peshkupauje.com/2014/12/inter...

Ti quaje c'te duash. Sikur ishte ajo intervista e kaluar e Mijevjecarit. Kam pershtypjen qe s'e di se c'do te thote Interviste (njejes) e Mijevjecarit.

Ose mase ti i pergjigjesh pyetjes time po te kesh pergjigje ne vend qe te me besh mua te rremoj neper romane pyetjesh te shkruara gjoja nga te tjeret e te pergjigjura nga ti. Sepse une jam dhe gje e trashe dhe s'kam kapacitetin te lexoj ndermjet rreshtave.

E kaluara u quajt Intervista e Shekullit smiley

Po intervista e minutes kur do behet?

Kur te mbaroj Intervista e Mijvjeçarit, athere do kalojme tek ajo e Minutit, ku shpresoj te behet nepermjet radios. 

Do ti rruajne njeren bole dhe pastaj do ti rruajne edhe bolen tjeter.

Dhe mepas prokurori do ti fuse briskut nje te shpelare me gjuhe.

As nuk kane ku e kapin fare ne asigjo.

Per ta denuar keshtu kolektivce dhe me opinion publik mund ta besh kollaj fare, e kane bere gazetat e atij Irfanit qe i mbaron mbiemri me ..belliu sa te duash, kurse nga ana ligjore dhe ne gjykate dmth. kalo tek rrjeshti i pare i ketij postimi. smiley

vlera me të cilën është blerë godina e ish-hotel “Dajti” është përllogaritur si pasuri “hotel”, në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi (Banka e Shqipërisë) si biznes fitimprurës hotel, por si ambjente zyrtare pune.

smiley  Si funksionoka ne Shqiperi? P.sh. dikush mund te doje te bleje piramiden dhe ofron vec 500 euro me arsyetimin qe nuk do ta perdore si muze/disko/TV por qymez per pula?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).