Këto ditë mund të jenë pa shumë lajme, për shkak se është sezon pushimesh, por nëse hedh sytë tek mediat gjermane, mund të shohësh kaq shumë materiale për Shqipërinë, për tema që nuk i gjen as në median shqiptare. Një gazetë e njohur flet për të parin homoseksual që del hapur, Spiegel shkruan për emigrantët e rikthyer dhe vështirësitë e tyre, kurse Leila Knueppel e Deutschlandfunk sjell shkrimin e mëposhtëm për vështirësitë e hapjes së dosjeve, edhe pse ligji është miratuar

 

“Këtu ishte dera e burgut, ishte një portë e madhe, një portë e hekurt”.

Gëzim Peshkëpia hedh sytë mbi kodërzën dhe barin e lartë. Këtu ishte kampi i punës i Ballshit.

Tani ka vetëm disa rrënoja betoni.

“Këtu ishin shtatë baraka, ku flinim. Ishin rreth 1100 të burgosur”. Tetë vite ka kaluar këtu Peshkëpia. Aktualisht është 75 vjeç dhe jeton në Gjermani. Një prej shumë viktimave të regjimit komunist. Rreth 60 mijë shqiptarë u dërguan në kampe pune. Mbi 7 mijë nuk mbijetuan dot. Por e kaluara e hidhur nuk është përpunuar akoma, thotë Peshkëpia.

“Emrat e ish- politikanëve janë thuajse të njëjtët me emrat e bijve dhe nipërve të tyre në pushtet. Pra, klasa politike është e njëjta”.

Për vite me radhë, Shqipëria ka diskutuar një ligj për të dërguar përpara përgjegjësisë njerëzit e Enver Hoxhës. Ligji dështoi disa herë. Në prill parlamenti shqiptar miratoi hapjen e arkivave sekrete. Si një prej vendeve të fundit ish-komunistë. Por Peshkëpia nuk beson se ka ndryshuar ndonjë gjë.

“Çfarë mund të presësh? Ka një konflikt interesi në këtë rast”.

Në Institutin e Studimeve për Krimet e Komunizmit, drejtuesi Agron Tufa mban disa studime në sirtar. Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, ata nuk kanë akses në dokumentet e rëndësishme. Dosjet e Sigurimit, ish-shërbimit sekret të komunizmit, janë një tabu.

“Në ligj thuhet se mund të shohim këto dosje, por deri tani na janë mohuar kërkesat”.

Në ligj thuhet se instituti i Tufës, sikur edhe të tjera organizata, mund të kenë akses në dosjet e Sigurimit. Por Tufa nuk beson se kjo do ndodhë. Një komision me pesë persona vendos për çdo rast të veçantë.

“Ka një procedurë të caktuar që ne të marrim leje. Dhe ai që na e jep atë ka qenë një ish- bashkëpunëtor i Sigurimit”.

Por edhe nëse merr lejen, nuk dihet nëse gjen dot një material të rëndësishëm.

“Gjithmonë dosjet janë asgjësuar. Mbi të gjitha nga qeveritë që kanë ardhur në pushtet. Politikanët e zgjedhur i kanë zhdukur dosjet kur është shfaqur emri i tyre. Nuk ka rëndësi se kush është në pushtet- shumica e politikanëve ishin të fuqishëm edhe në komunizëm. Ose janë fëmijët e tyre”.

Në Ballsh, Peshkëpia i hedh sytë edhe njëherë nga ish-kampi i të burgosurve.

“Ata duhet të dalin përpara drejtësisë. Kjo do ishte ideale për mua. Edhe dosjet të hapen. Kemi pritur kaq shumë nga ky ligj, por ishte një dështim”.

11 Komente

    Duhet ta kuptojme njehere e mire se hapja apo mos hapja  e dosjeve eshte nje pese me hic, per njerez qe e vrasin kohen kot se koti ! 

Po keta miratuan dhe ligjin per kete pune apo çqt.
Hajt mo, si cdo gje tjeter po ta krahasosh me vitin 38 Shqiperia ka ecur shume perpara.

Ka një procedurë të caktuar që ne të marrim leje. Dhe ai që na e jep atë ka qenë një ish- bashkëpunëtor i Sigurimit”. smiley

 Nuk ka rëndësi se kush është në pushtet- shumica e politikanëve ishin të fuqishëm edhe në komunizëm. Ose janë fëmijët e tyre”.

..kapitalizmi nuk mund ndertohet me pinjollet e komunizmit 

 

Tamam... kaptializmi nuk mund te ndertohet me Fahri Balliun..

/whaaaaa?

kapitalizmi nuk mund ndertohet me pinjollet e komunizmit 

Ja fute dhe Merkelit këtu .... smileysmiley

Ku ka gjethe fiku të të kapë ty o Grande Kaka smiley Vetëm se dua të të them ..Çdo gjë ka Kufi . Edhe Tallja në vazhdimësi e pandërprerë që u bën ti sholokëve antikomunistë të të gjitha Orëve kapërcen çdo Limit .

I nderuar Njente Kapo alias Grande Kaka ! Them bën pak ndërprerje dhe lejoi të mendojnë sholokët pa Ju imponuar Citate si Tuajat !

Si të dush ..Unë ngazëllehem kur mejtonj se edhe Elitarja Yp Xhibi mund të jetë dakort me Jue smiley

Harrova të të them .Peshkëpiat janë bashkëpunëtorë e në Krushqi me E.H .Kanë qenë dhe Graduatë nën qeverimin e tij !

Pse ja ka fut Merkelit? ku e ke lexuar ti qe Merkel ka qene, apo eshte pinjolle e komunisteve te DDR-se? Apo se e ka pasur babain Prift nga Gjermania perendimore qe ngeli ne DDR pas mbyllje se kufijve?! Pastaj c'pune ka lidhja qe i ben ti se Peshkepiat kane qene ne lidhje me Enver Hoxhen? behet fjale per pamundesine ne realitet te qasjes ne dosje edhe pse u trumbetua me te madhe se me ligjin "u mbyll kjo ceshtje" kaq e zvarritur. Ska rendesi se kush e cili. Apo ecen me damken proletariate ti si budalli i pervitshem i peshkut qe je... Trap

Vizita e dy figurave kryesore gjermane para pak javesh, si duket ka vene ne levizje edhe median gjermane. Me duket shenje e mire, se siç duken bathet, Gjermania po na merr seriozisht me ne fund. Se pse?!!!  Une mendoj se ata i kane thirrur mendjes, kur pane se miliardat qe i kane dhene Greqise, u treten si kripa ne uje, dhe s'morren asigjo si kembim. I kane thirrur mendjes kur kane pare Shqiperine e varfer e te drobitur, qe me 1% e asaj qe i kane dhene Greqise, mundt te perfitojne me teper. Shpresoj dhe e ndjej qe investimet gjermane kundrejt Shqiperise do rriten. 

Kane hallin e pershkallezimit te krizes; asgje me teper.

Trapin që u fut Grande Kaka si zgjatim i kohës që e ke ngrënë , në se e ke ngrënë , mund ta heqësh se nuk të pengoj unë

Unë nuk kam gjë në dorë,  por po të kisha nga Qindramiljonët e pResekutuar që kini nxjerrë në Shqipëri , ku vjen me zjarr dhe ti Llapaqen/e si zhvatës i parave të 50 vjetëve me një Sizofren si Berisha që u Ushqeu e Mbathi për të maskuar babëzinë e Familjes politike e biologjike të tij dhe këmbët e Karrikes , do kishit ngelë nja dy a tre që nuk janë pak për të demaskuar represionin. Përjashtuar të presekutuarve të Partisë së Enverit që vetëm Komunistë të Reformuar mund ti vlerësojnë , jo antikomunistë Fjalë ose Llap jashtë si zotrote. Gjithsesi ..

behet fjale per pamundesine ne realitet te qasjes ne dosje.. të jesh e bindur apo i bindur që të kanë ruajtur nga Fëlliqsitë që keni në shpirt-gëlasën  duke ja fut njoni -tjetrit .

Nuk je Helikare apo HeliKarë besoj ,  me na mësue se si duhet të bisedoj me  shokun kriptokomunist Grande Kaka smiley

Shko bisedo me ata që të hahet Fjala , ose fundja edhe hajde , por Normalisht .. Fjalëqens jargaxhij !

admin djali, te ka zene gjumi apo do besh detyren?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).