Kjo hartë e frikshme zbulon planin e ISIS-it për të pushtuar botën deri në vitin 2020, duke përfshirë Spanjën, Kinën dhe pjesë të Afrikës së Jugut. Sipas hartës, grupi terrorist islamik synon të kontrollojë Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Europës.

Në hartë, Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”.

Andrew Hosken, një gazetar i BBC-së, është autori i një libri të ri që titullohet “Mbretëria e frikës: Brenda Shtetin Islamik”, e cila përfshin dhe një hartë ku vizatohen zonat që ISIS ka plan t’i marrë nën kontroll.

Kalifati, regjimi që qeveriset nga ligjet e Sharias, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim, deri në kufijtë e Kinës në lindje.

Anadalus, është emri arabik që do t'i vendoset Spanjës, Portugalisë dhe një pjese të Francës, të cilat u pushtuan nga maurët nga shekulli i VII deri në shekullin e XV. Ndërkohë që, Orobpa do të quhet Ballkani. Qoqzaz, është emrin në arabisht i Kaukazit, ky rajon përfshin Rusinë dhe disa shtete të vogla.

ISIS tashmë ka 50 mijë anëtarë dhe disponon asete dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit që në fushat e naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri.

“Duan të marrin atë pjesë të botës, të cilën e shikojnë si bota myslimane. Me ta marrë, planifikojnë ta vënë kundër pjesës tjetër. Ata parashikojnë të kenë gjithë botën nën sundimin e tyre”, thotë Hosken.

Tashmë kanë destabilizuar Irakun dhe Sirinë dhe po përpiqen të destabilizojnë Arabinë Saudite dhe Libinë, ndërsa së fundmi shkatërruan industrinë dhe turizmin e Tunizisë.

“Sa më gjatë të vijojnë, aq më shumë kanë mundësi të zhvillojnë armët e tyre kimike dhe biologjike. Ky është shqetësim. Nëse do të dispononin armë të shkatërrimit në masë, ata do t’i kishin përdorur. Nuk ka asnjë pikë dyshimi për këtë”, deklaron gazetari i BBC.

Hosken zbulon se Abu Musad al Zarqawi, i cili themeloi grupin terrorist që më vonë do të bëhej ISIS, në 1996-n përshkroi një plan prej 7 hapash, që do çonte në fitoren e myslimanëve në 2020-n. “Ishim kaq afër t’i shkatërronim në 2010- 2011”, mësohet të ketë thënë Zarqawi.

“ 80% e liderëve të tyre janë arrestuar ose vrarë. Por nuk arritëm dot t’i shkatërronim të gjithë dhe tani janë kthyer si kanceri”, thotë Hosken.

 

94 Komente

dashkan me von dore edhe mbi andaluzin. smiley

Mu me pelqen ai lendi i Alqinanas. Kjo me siguri vjen nga shqipja e vjeter Ashtqinana, qe do me thone veni i robve te vujt.

Nje arsye me teper per te kerkuar strehim ne Gjermani smiley

 

Harta harta eshte kjo dynja.

Ne harta italiane psh, Franca eshte "Perandoria e Carla Brunit", Spanja " Territore dialektesh italiane", Hungaria " Atdheu i Pornostareve", Bullgaria " Babysitterland", Zvicra " Orologi a cucù", Hollanda "Lavdi Hashashi" dhe Polonia "Shteti Papes".

 

Hajt merru vesh tani...do ndryshojne emrat: Qebapi, Tasqebapi, Harapashi, Qurrashi!!

Thuj ç'te dush ti po ketu kam hasur shume njerez me mbiemrin Qurrashi. Tani kush di ndonje fjale terqisht apo arabisht te na e perkthej çdmth Qurrashi. Shqip e dime!

Qurrashi eshte fjale e vjeter ilire. Vajten pastaj iliret ne Pakistan e shikonin njerez rruges e ja benin: uee shiko ca qurrashi ky...Populli bageti hesapi, ju dukej si kompliment e filluan e pervetesuan per mbiemer.

 

Ju ngeli: Qurrashi, Lamashi...etj.

Lavdi planit pesevjeqar te trapava te ISISt.

Parashikimi im qe isisi nuk do ekzistoje ne 2020... por sigurisht do transformohet ne garibat e rradhes...deri sa tere ai vend te kthehet ne nje parking te xhamte.. smiley

M'duket se ka ardhur koha qe te krijohet Kurdistani, me orientim perendimor (nje pjese e konsiderueshme e liderve atje jane properendimor dhe kundra IS-it) , si dhe te ndihmohet Asadi. 

Pjer, te ndihmohet Asadi ? Ky kriminel i permasave te papara ? Po perse deri sot pake eshte ndihmuar per ta shperbere shtetin Sirian ? Me vjen keq miku im ! 

Grave, ndigjo mua se i njof ato vende nepermjet emigranteve ketu, njerez me te poshter, te dobet, qe ia fusin njeri-tjetrit, thashethemexhinj, hiqen si te traditave, por po te pane me nje kembe ne humnere, te shtyjne me tej. I ke pare se çfar urrejtje shfaqin per komshiun, qe gjer dje jetonin se bashku. Prandaj ata popuj e meritojne Asadin, apo ata te tjeret Sadamin. 

Nëse dikush do shpëtimin e Sirisë, duhet të ndihmojë Asadin. Nëse Asadi e qeveri siriane bie, Siri nuk do të ketë më, vetëm miliona e miliona të vdekur. 

Më së fundi në 2020 në Europë (OROBPA për ISIS). Duhet të gëzohemi se bëhet realitet ëndrra jonë e lashtë, madje këtë e bën të mundur Lindje dhe jo Perëndimi, siç shpresonim.

smiley Mire Ballkanin, po edhe Kinen qe i q* Kina nonat.  E shof qe qeka shtrengu puna e virgjereshave, tani po luftohet me trakte. smiley

Sic duket ka luftetare qe kane fetish per virgjeresha aziatike. Ta kruajne me Kinen pse jo?

18 police vdesin ne dite ne Kine brenda ores thjesh nga infraktet kardiake smiley .....Shif se Kina ju a gjen kapelen ketyre me ekzekutim masive apo syrgjynsje neper kampe pune. 

Nuk e kuptova qe komenti im ishte qe Kina s'jua zgjat shume.

S'ka mo, iken ato kohe kur hante qeni petulla, nga 77 virgjeredha tani eshte ul pazari te 10-12, vetem po e more porosine nga ndonje sheik zemermire kap max 15-16. Mire qe eshte Kina thuj, se po demotivoheshin fare cunat, per pak do fillonin me lujt me pellcitse nga ato te vitit te ri, se me tritol s'po kishte mo interes

Ore, vec mos i plasin kapsollen njoni-tjetrit, pa me te tjerat bojn si bojn.

ua mami sa harte e frikshme smiley

sa i frikshem qe jeni

po Lipe Shtogu eshte ne liste kesaj radhe.?

U rre mendja se do na pushtojne dhe ne. In their dreams! Lol

    Nga ky shkrim " humoristik" , per nje hata. qe do na beka ne tere Evropen ..." ushtria pesedhjetmijeshe " e " Armates se te carturve " , dalin qarte fijet e kesaj loje jashtzakonisht  te madhe, qe luhet ne Pellgun e Mesdheut dhe Gjirin Persik.Kjo eshte loje e Perendimit me nje synim teper afatgjate ! 

  Thuhet se ..." ISIS don te destabilizoje Sirine , Irakun, Arabine Saudite etj" Kjo eshte kryekeput  genjeshter.Irakun dihet kush e destabilizoi.Sirine dihet gjithashtu se kush e shperberi.Por nje pyetje e thjeshte sqaron gjithkete mister te lojes madhe qe po perjeton qyteterimi i sotem.Me cilin vend, me cilin shtet kane qene te ballafaquar keto shtete ? Ne se keto vende destabilizohen ( artikulli mashtron se ato , pervec Arabise Saudite , jane jo destabilizuar por shperbere) kush perfiton prej situates dramatike ne keto shtete ? ISIS i te carturve ? Perfundime te tilla jane per tu servirur kopshteve 

Duke patur parasysh qe vec Evropa Veriore, Britania e Madhe dhe Skandinavia s'qenkan perfshire ne harte, dalim kollaj ne perfundimin se kush i luan fijet e kesaj loje jashtezakonisht te madhe. Mos te harrojme qe as Belgjika nuk eshte ne harten e frikshme. Une nuk e di per ju por une vec dike njoh qe jeton ne Belgjike dhe ka lidhje me pecogrose nga shume vende te botes, perfshire vendet arabe qe jane ne konflikte te pergjakshme. Duke ndjekur logjiken, del qe ai person luan fije!

Te lumte! Pasi te mesosh edhe kuptimin e fjales " fije" e ke hak nje shishe nga ...ajo ! 

Duke patur parasysh qe vec Evropa Veriore, Britania e Madhe dhe Skandinavia s'qenkan perfshire ne harte, dalim kollaj ne perfundimin se kush i luan fijet e kesaj loje jashtezakonisht te madhe.smiley.. Veza e Kolombit !!!

Kam patur dhe kam bindjen që një mejtim i Vjerë i sh.Gjëmbi mund të skjarojë e shtjellojë smiley dhjetra e qindra komente me  variante të Pafundëme .Privilegj të kesh këtë tejkqyrës në xhunglat e zhvillimeve Botërore smiley

Ndoshta nuk duhet përfytyruar të " pushtuar " pasi ne shqiptarët jemi treguar largpamës . Mos harroni Nik Xhelin që u ofrua si Vali i Rumelisë ! paraqitja me Dylbi ndoshta do parë me kuptim tjetër ...Largëpamësi .. që sh Gjëmbi me dy tre rreshta e sqaroi ose këputi këtë kotkë smiley

kishim nevoje per nje lajm si ky. Here pas here na kap vetmia dhe nuk ndihemi te rendesishem.

kur paskan more spanjen, ballkanin deri ne hungari, cudi qe e paskan fal italine!

mere o vlla ca e le kot! 

Proshuta Parma eshte dhe jo-hallall, edhe derr, per ca trapin do e donte nje kandidat-martir i isis-it Italine?

Po at xhamine ne Vatikan si kan me e ndertu nese nuk morin Italine? 

Shit, nuk e pata menduar smiley Terhiqem, le ta marrin dhe Italine. U nxitova kot, pastat dhe pica quatro formaggi jane hallall

Harta reflekton vende qe Myslimanet i kane pasur nen zoterim te tyre ne periudha te caktuara kohe - there is a method to the madness. Spanjen ne jug e kane pasur Moors-et.

 

Kur ndodhi ajo ngjarja e parisit ne janar, gazetat franceze u kishin marre nga nje shkrim kadarese dhe atij nobelistit te fresket francez.
ky francezi kishte shkrujt per paqen dashurine vllazerine dhe seksin, dhe komentet ne gazete ishin te panumert
ndersa kadareja yne, pragmatik si nje plake gjirokastrite, kishte shkruar qe deri para ca shekujsh keta arabet kishin te pushtuar dhe nen dominimin e tyre dy nga tre gadishujt e europes ate ballkanik dhe iberik, keshtu qe mos t'ju duket cudi e madhe sepse jane gjera qe kane ndodhur.

por asnje koment poshte shkrimit te tij gje qe ngjalli ngazellimin e stalkerit.

tani qe doli parashikimi i plakes gjirokastrite, te gjeje vrime e te futet stalkeri me shoke

smileysmiley

ti e ke ne rregull mer plak se je nga ana ketej e kufirit. shef filma, ben palester, je edhe komunist. si te mos qeshesh ti. po shko njehere tek ajo ana tjeter e botes dhe ta shofesh do te te vij me per te qeshur me plaken gjirokastrite dhe frikat e saj.

i marrin te gjitha pervec iranit, se per 2 jav e "shpikin" bomben iranianet dhe i cojne ne pts gjith kto vended suni,

Duket qe e paskan futur Izraelin ne harte vetem per te na hedhur hi syve. E hame ate teke ne, pse nuk e dime qe Mosadi e ka pjelle IS-in 

Ore gjithkush mund te dale e te ngjyrose nje harte e te vere ca emra si pa kuptim aty, qe smerret vesh a jane anglisht, a arabisht, a wtf, po kjo s'do te thote qe qenka zbuluar nje "plan" per te pushtuar boten... sinqerisht kjo lloj gazetarie, nese nuk behet per humor, ma heq petllen fare...

Edhe un kur isha i vogel dhe patriot i zjarrte, kur ngrihesha ne mengjes e palosja jorganin, beja nje loje imagjinate sikur jorgani ishte harta e Greqise dhe une isha komandanti i ushtrise shqiptare dhe po e pushtoja. Ne fillim leshoheshin me furi te papermbajtshme armatat dhe tanket shqiptare nga kufiri yne jugor dhe pa vonuar ja ku binte gjysma e Greqise, tak palosej jorgani ne gjysem. Pastaj, pas njefare rezistence greke, binte Peloponezi dhe arrihej te pushtohej edhe gjysma e gjysmes, pra cereku, tak dhe nje palosje ne dysh jorganit.  E keshtu vijohej me pjeset e mbetura te Greqise, duke kaluar neper ishujt e larget, tek Kreta e deri tek Rodosi, tak tak e nja dy te palosura te tjera dhe jorgani-greqi futej i teri nen kontrollin e Forcave te Lavdishme te Armatosura te Shqiperise, e drejt e ne vendin e vet nen divan. 

Mire qe s'ma paska zbuluar kete "plan" per pushtimin e Greqise kjo Jearta Caushi se do me kish nxjerre bojen smiley 

Nuk e ka zbuluar shqiptarka lojen Botash te IS-it (qe meqe ra llafi nuk eshte ndonje kalama qe kur s'do te shkoje ne kopesht i fut kembet poshte minderit, se i duket qe ashtu s'e nxjerrin dot). Shkrimi reflekton botimin e librit te nje gazetari britanik: 

http://www.independent.co.uk/arts-entert...

Shteti Islamik ka bere dhe ben gjera te pabesueshme perdite: cfare gjen kaq te papare ne planin per pushtimin e nje pjese te botes, te cilen e kane pushtuar dikur?

Me fal qe po te pergjigjem ne vend te Armirit por personalisht, tek postimi ne fjale gjej 'te papare' faktin se injoron lajme te tilla qe jane shume here me reale (kane ndodhur dje, literalisht dje!!) se sa fantazite qe harta propozon.

Dhe qe mos shkoj te fle injorant: je ti qe e ke vene kete lajm ? Sepse mbreme propozova me politese qe, adminin qe e ka postuar kete harte ta emerojne kryeadmin por cuditerisht sot konstatova se ma paskan fshire mesazhin smiley

 

Jo, ti pergjigjesh ne vendin tend. Nga Armiri e pres akoma pergjigjen.

Lajmi eshte vene meqe ka nje lidhje pak a shume direkte me Shqiperine, ndryshe nga lajmi qe linkon ti, lajm te cilin megjithate po ta kishe derguar patjeter qe do te te ishte botuar.

Dhe te flesh i qete, se i dituruar s'po them smiley : une nuk fshij komente ku propozojne te me bejne kryeadmine. Ndonje admin me delikat se une do kete qene.

Dhe qe te fle edhe une e qete, po e perseris pyetjen: cfare sheh ti kaq te pabesueshme ne lajmin qe nje shtet fondamentalist qe trafikon e perdhunon gra, u shtyp koken me gure vjedhesve te veckel (me te cilet me gjase ti do ishe solidarizuar sikur te vidhnin ne France), vertit nga majat homoseksuale, stervit e shtyn te luftojne femije..., - nje shtet i cili e ka shpallur mese nje here qe pretendon te sundoje boten, - c'gjen pra ti kaq te pabesueshme ne hartimin e nje harte?

cfare sheh ti...

perveç faktit qe nuk eshte shtet por organizate (fakti qe nje organizate terroriste e quan veten ad-dawla al-islāmiyya nuk e ben ate detyrimisht shtet), shoh eurocentrizem dhe orientalizem te shek XIX ose XX.
Ne vendin ku jetoj, une nuk njoh medie te merret me 'harta' te tilla

dhe ti qeke bo rob i 21-shit se ke pa 5 filma?

Robi zgjedh te shoh a te mos shohe. Une nuk e kuptoj kundershtine ndaj ketij artikulli. 

Te arrish gjer ke eurocentrizmi do te thote se si fillim ke hedhur poshte vertetesine e thelbit te prurjes. Kete te fundit nuk ke se si ta besh, kur vet bashkombasit e tu e te mi, SOT, predikojne per sulme terrorise ne Shqiperi e ne Ballkan.

 

mire Bame, po e kthej ne terma kulturaliste (edhe pse po perseris veten) : ti mendon se nje nga 5 fuqite atomike te planetit, pra India, do pushtohet nga Isisi ?

Po nuk ka rendesi se sa e perpikte eshte harta ne lidhje me qellimin e tyre o vlla, rendesi ka qellimi i tyre per tu perhap sa te munden me ane te shpates. Morra i quajten edhe para 2 vitesh, ceta mjekrroshesh brenda opozites Siriane.

Per mu, rendesi ka fakti qe ata, SOT, po therrasin per lufte ne Shqiperi e Ballkan. 

Me bo cudi nganjehere. 

Harta eshte nxjerre nga libri i nje gazetari britanik, nuk eshte pune mediash shqiptare apo Peshku. Ajo e shtetit pastaj eshte ceshtje relative, se natyrisht qe IS-i s'mund te jete shtet si Franca ta zeme. Por ama ka nje territor te vetin (sado te vogel), nje ushtri, nje buxhet dhe nje sistem ndeshkimor.

Mua me duket se Armirit,me shume se e papare,i duket naive kjo harte,ashtu si ajo harta e femijerise,kur ishte atdhetar dhe jo islamist si tani qe ka vella myslimanin bangladeshas dhe armik shqiptarin kafir te krishtere.I duket naive besoj,e para sepse emrat e shteteve a cfare jane,jane shkruar ne nje gjuhe as mish as peshk (si duket ata te IS-it,vecse me prerje kokash te kafireve dhe bumpee jumping te homoseksualeve,ne kohen e lire kane mprehur aftesite e tyre intelektuale me krijimin e e sperantos se tyre),ndersa Amiri sigurisht do te donte te shkruheshin ne gjuhen hyjnore,ate te Kuranit te madhnueshem.Por pakenaqesia me e madhe e Amirit besoj,eshte me harten vete.Dihet qe shpata e lavdishme e fese se paqes nuk do te ndalet derisa internacionale/myslimane te jete e gjithe bota.Sic e di mire edhe Amiri,punet e mira cohen deri ne fund,nuk lihen keshtu,gjysma-gjysma.

"cfare gjen kaq te papare ne planin per pushtimin e nje pjese te botes, te cilen e kane pushtuar dikur?” po pra, pikerisht kete gjej te papare, se cdo trap mundet te marre photoshopin e te ngjyrose me te zeze harten e botes e te hedhe ca emra pa kuptim aty, por kjo nuk perben “plan” per pushtimin e botes, dhe dalja ne drite e nje harte te tille prej lojash kopshti e cerdheje, nuk me duket “zbulim i planit” qe meriton te botohet si lajm. Te ishin zbuluar dokumente sekrete te Isis-it ne ndonje sulm komandosh amerikane e te hidhej drite ne planet konkrete te tyre e strategjite se si planifikojne te zjgerojne territoret e tyre apo te godasin ne Ballkan etj, kjo po qe do ishte “lajm”, por jo kjo pacavurja ketu… 

Kjo lloj gazetarie me duket tipik rrumpalle si ky rasti i dale ne skene rastesisht nga nje shaka e Postbllok, ku merr dikush e poston nje kinse-lajm per humor e ironi te mediave, dhe dalin gazetat e perhapin si lajm te vertete... per te qesh a per te qare, gjejeni vete.

Sikur Shekulli te kish perkthyer kete shkrimin e linkut, do kish qene dicka me vlere. Por ata jane marre me "interpretimin" e hartes dhe e kane bere corap fare. 

Shif pastaj ca konfuzioni tek dy paragrafet e fundit: ky citimi ketu tek i parafundit “Ishim kaq afër t’i shkatërronim në 2010- 2011”, mësohet të ketë thënë Zarqawi." tingellon me shume si dicka qe ka thene autori rreth grupit te Zarqawit sesa Zarqawi per nuk dihet se ke, ne te njejten linje me cka thuhet pak me poshte tek paragrafi i fundit

kur shoh se si harxhoni kaq energji qe ISIS te mos keqkuptohet, gjithnje me vjen ne mend nje tekst i hatibit ervin, ku e bente "rezil" kadarene pse kishte germezuar gabim emrin e nje vendi andej nga shkretetira, se xhedah, se xhadeh, nuk di me tani. te vinte te besoje qe kishim te benim me ndonje fatkqesi kombetare.

Keni pa qe me Ruset nuk para krruhen shume keta ISIS ? Megjithse Rusia ia u boni me kallom ata cecenet, as pengje as territore nuk iu kane mor te harta. I wonder why ? 

Ne 1986, ekstremistet muslimane rrembyen 4 diplomate sovjetike ne Beirut. Ata i kerkuan Moskes perkrahje per luftetaret pro siriane ne Liban. Por, sic pritej, BRSS i injoroji keto kerkesa. Dhe terroristet, qe te tregonin se nuk po talleshin, vrane nji nga pengjet. Dhe sovjetet u pergjigjen ...

KGB-ja rremben nji te pjestar te familjes te nji udheheqsi te Hesbollah. Ai perfundoji i tredhur dhe pasi e vrane, i derguan nji pako udheheqsit me pjese te trupit te tij se bashku me nji leter ku thuhej qe gjithe familja e tij do pesonte te njejtin fat. 

Tre pengjet  e tjere lirohen menjihere te nesermen ...

Think " an eye for an eye " works ... ?

Besoj do e kesh vone re qe nuk para grricen as me Izraelin, sepse edhe Izraeli e ka pak merak kete punen e syrit. E keqja eshte se Perendimi ka kohe qe e ka zbut zemren dhe mendon se me te mire do ia dale mbane. Por nga ana tjeter kjo paaftesi zyrtare per ti dhene dum ceshtjes, po sjell dhe do sjelle gjithmone e me shume radikalizimin e popullsise se krishtere, po dhe kineze, indiane, ruse e ku di une cfare dhe kur te vije ky moment do veme re qe edhe keto grupe njerezish kane ca eksperienca mjaft te dhime violence, cfarosje ne mase, muskul te pakrahasueshem ushtarak dhe nje industri te sofistikuar ne prodhimin e sapunit.  Personalisht (me shume keqardhje dhe lus Zotin qe mos vije pune deri atje se kemi kalamaj, se per vete nuk me rruhet fare) e shof thjesht ceshtje kohe kete pune. smiley

Sa here e here eshte konsumuar tema Isis e megjithate peshqit nuk lodhen duke e diskutuar. Kur s'ka Sale e krize greke, te nderuarit peshq mund ta gjejne gjithmone vetveten tek ngrohtesia e Isis.

Po mor ke te drejt se shpesh eshte konsumu por edhe ata nuk po ndalojn masakrimin e njerezve ne emer te islamit .

Vetëm Asadi di si ta zgjidhë këtë problem. Ndihmoni Asadin nëse nuk e dëshironi këtë hartë.

ti don te thuash se perndryshe, njeren nga 5 fuqite atomike te planetit, dmth Indine, do e pushtoje isisi ? smiley

 

Ah pa pa Indi, Kine, lesh me preshe. Pse s'vejne dhe nga Rusia keta trimat e qenefit? Apo harrova qe me Rusine i kane punet mire.

Duket qe eshte nje sajese eurocentristesh. Te ish harte e ISIS, ter bota do ish mbuluar me perce te zeze. 

 duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”

Si mund te lexohet kjo  fjale ne shqip?

 

Diku(r) aty nga kongresi i shtate, shqiperia u mendua te ishte vendi ku do behej qendra e internacionales se IV komuniste. Shoku Enver fliste koke me koke me Zhoao Amazonasin e Brazilit neper kopshtijet e bllokut me bar dhe helmarina me lule roze. Qellimi i tyre ishte fitorja e komunizmit ne shkalle planetare. Shpresat ishin te medha, proletariati po zjente me greva (kjo quhej faza e luftes ekonomike), te cilat me pas do shndrroheshin ne demonstrata me barrikada per qellime politike, po keshtu qendrimet e drejta te shokeve rumune, koreane, te grupeve tamile, pa harruar konsekuencen e shokeve kamboxhiane, parimesine e shokut Narodom Sihanuk dhe grushtet derrmonjese kunder Lon Nol Sirik Matakut... revolucioni do fitonte ku ishte "hallka me e dobet" ne zinxhiret kapitalist. Ne frontin e brendshem ishim top, kishim plot tropojane e tepelenas parimore e besnik gjer ne vdekje, ndersa skraparllinjte, ashtu si garda me mirditore e ali pashes, ishin nje garanci per ruajtjen e fitoreve te arritura.

Monika Sihanuk ishte derr p!!!kec ( cuni i dhise) . E kom pa nga afer kur na kaloji me makine te hapme para Gurit. Kishin qit gjithe Tironen me e prit. Ke harru dhe kameradet Fosko Dinuci, Ernst Aust, Raul Marko, Eduardo Pires etj ( in no particular order).

ai raul marko (spanja mos gaboj) u dukte si me harapciu nga te gjith. vinte me honger naj melci qingji te skuqur me gjalpe te imtash prej kullotave te jugut, dhe neper pauza konjak skenderbeu. Ernsti dukej sikur e kishte me ter mend, sic tregon edhe emri "ernst". Dinuci vinte me nje lloj finese apenine prej nestinaseje dhe televizori fonola, kafshuar per vdekje nga tiranozauri i rende Grundig, permes te cilit vinin vegime te fikura me zhurmues prej sanermoje, pipobaudoje dhe kanconisimosh te shpuara me la frecia nera si zemer e sapo rame ne dashni.

Kurse Pires ishte Sekretari i pergjithshem i Partise Komuniste M-L te Portugalise ( e rindertuar). I cun i bukur mesi 30-tave qe sa here e shifte i komshija ime, thoshte : Ky osht ta rremesh per nja i jave te pallohesh duke u llafepist .

ajo e "rindertuar" ne kllapa ishte guri i kurores. te gjitha te rindertume ishin, si me shtese kati me leje te morme me pare nen dore minibashkis, ose dhe pa leje fare xhanem.

Po pra, po mos e kishe plotesu normen e shperndarjes se Veprave neper stacionet e Metrose per ate vit, ta bote mutin Dulla, no soup for you. Direkt gjete i alabak tjeter dhe cfaqej rindertimi. Edhe une kom qene ne dashni me ket fraze si dhe me : I ngarkuari me pune ( adinterin) ... 

smiley yes, yes... smiley

letrat kredenciale xhiut ahahahahahah

po dhe ai dreq ia kishte mor doren mire smiley

O Qemolooo ahahahaha 

Xhiu ishte dore smiley

Lart me lart o shoke flamujt e kongreseve.
Harrove konsekuencen e shokeve vlleh / çobenë / llaciface qe garantonin Nje Biro te shendoshe qe ndiqte ne germe mesimet e Partise dhe Shokut Enver.

po bangladeshin pse nuk e dun qe se kan fut ne harte!!

pse kam ndjenjen qe PF-ja nuk osht tu lexu smiley

Inglizi thote, be carful what you wish for.

Muslimanet kane qe prej renies se perandorise osmane qe shpresojne per ringjalljen e Kalifatit. Per ket nuk i ve dot faj. Kur hapin ato kodosh qitapash te shek 10-11-12 dhe shofin se ku shtrihej ne harte kalifati, nuk kan faj qe menojne ah sikur tu bote dhe nji here. Kam idene se te njejten gje ndjejne dhe britaniket kur shofin hartat e shek 18-19. Fundja kur e provune dhe kokcepat Serb me ringjall perandorine e Dushanit pse mos te enderonin dhe muslimonet per shekujt e lavdishem te Kalifatit. I believe I can fly, ka pas kenu R. Kelly. Pikerisht kjo ondra e ringjalljes se Kalifatit te lavdishem ka qene dhe thelbi i deshtimit te shteteve kombe ne lindje te meseme. Opozita me e forte kunder Sadamit, Mubarakut, Asadit, Abdullahut te Jordanise ka ardh gjithmone nga faktori islamik. Kuptohet qe duke qene se regjimet e lartpermendura nuk ishin demokratike, i jepnin nje fare legjitimiteti ketyre opozitave. Opozita te cilat mbeshteteshin fuqishem nga popullsia sepse ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte ofronin opsionin e Kalifatit te lavdishem ku gjithe popujt arab do te ishin te bashkuar. Kalifati erdhi! Erdhi ne formen e tije me origjinale: Kalifat mesjetare. Une jam i sigurt se popullsia qe e gjen veten ne teritorin e Kalifatit kohen e Sadamit dhe Asadit i sheh si kohera te arta. Ndertimi i kalifatit shuajti dhe shpresen e fundit ne mendjet arabe per nje te ardhme te ndritur. Bota Arabe sot ne lindje te mesme eshte e pashprese. Shtetet kombe deshtuan, kalifati i shumepritur doli nje monster. Por mungesa e shpreses shpesh here sherben si shtyse per inovacion. 

Ky Kalifati pervec arabeve qiti zbulute dhe armirin & co.

Deri dje, me te drejte, armiri thoshte I see your "prapambetje te botes islame" and I raise you with "mrekulline e Kalifatit te shek 11". Kurse sot une i them armirit, I see your "mrekulline e Kalifatit te shek 11" and I raise you with "Kalifatin e 2015".

mek mek mek

 

Punet e mira behen me themeli o Ron. Cer kabaje do ngrejne nese nuk rrafshojne kalbesinen e vjeter? Vizionine te qarta, o Ron.

finesterre, Bama, dhe emigrant!

Stalkerit po i bini ne qafe kot!

Per finesterren nuk jam for i sigurt, por per ju te dy jam 100% i sigurte qe nuk keni ec kurre rrugeve te Parisit. 

Ju nuk e njihni tmerrin qe quhet Paris. Ju nuk e dini se cdo te thote te shikosh veten ne nje pasqyre Parisiene dhe ajo te te thote "o katunare"! Nuk ka rendesi sa grada akademike ke, sa e ke rrogen, dhe me sa zero e ke llogarine bankare. Parisi te ben te ndjehesh katunare.

Dakort! Keni te drejte kur mendoni, Ron fol per veten tate. Ok, po flas per veten athere.

17 vjec kam ik nga Tirana, 10 vjet kam jetu ne NY dhe 6 vjet ne Washington DC. Pra. pa modesti te tepruar mund te them se jam njeri i metropoleve. Por kur vajta per here te pare ne Paris vetja mu duk katundare. Ishte e tmerrshme! Ishte e pamundur qe 1 muaj qe duhet te rrija ne Paris te shtyhej me ate ndjesi per veten. Athere ego filloi punen e vet, naten, tek flija. Ego zhduku cdo gjurme theksi te shqipes ne anglishte, fjale GRE-je te zhytyra thelle ne memorie dolen ne siperfaqe, fakte historike mezi prisnin te zgjohesha qe te prezantonin veten.

E nesermja filloi me nje anglishte gati akademike. Fraza "thank you very much" qe zevendesuar me "thanks" . "Could I please have..." qe zevendesuar me "Can I have..." dhe "would you be so kind as to tell me where is..." qe zevendesuar me "where can I find the..." Pyetjes se kamarierit se si na dukej vera e sygjeruar nuk i pergjigjesha me me "its nice but its a bit dry" por me "its slightly acerbic for my taste". Pyetjet per ciceronin ne muzeun Orsay ishin te  natyres" Could you inform us what coused Van Gogh to exacerbate his relationship with Gauguin?" Pa pritur bisedat me nativet ishin te mbushura me fakte historike. Beteja e Normandise: 40,000 ushtare te rene amerikan; 20% e Planit Marshall u perfitua nga Franca; 500,000 ushtare Amerikane te rene deshnmore per clirimin e Frances ne WWI, etc, etc. Nga tavolina zakonisht ngrihesha duke thene, te bukur e keni Parisin, por po te mos ish per ne sot menyte do ti kishit shume me te pasura me laker dhe patate...dhe sigurisht, dygjuheshe. 

Ne avion, rruges per DC, tek po endja nga dritarja Parisin, ego me kish ruajtur surprizen e fundit. Ne mendje me erdhen vargjet, Amerike te qofsha fale...  

 Vijon...

Tani shkojme te Stalkeri.

jam i sigurt se dhe stalkeri kur ka vajt per here te pare ne Paris/France eshte ndjere si une. madje do te thoja shume me keq se une. E them kete pasi une ne paris shkoja nga NY dhe DC, nderkohe qe Stalker ka vajtur nga Tirana. jam i sigurt se dhe ego e Stalker nuk ka mundur ta pranoje faktin e te qenit nje katundare ballkanik. Dhe mesiguri dhe ajo ka nisur punen, naten, tek Stalker flinte. Ne fillim duhet te ket kerkuar fakte historike. Ka gerrmuar dhe ka gjetur epopene e lavdishme Skenderbejane. Por ti shesesh pordhe lufte Francezit eshte njesoj sikur te mundohesh ti shesesh rere arabit. Eleme luften Skenderbejane ka menduar ego. Po sikur te hidhemi njehere andej nga perouidha Ilire? Por edhe aty pervec ca kryengritjeve te Batos dhe te Teutes nuk ka gjetur gje. pastaj ka menduar po ato fermat e mrekullueshme Ilire qe na tregon grava? Po a eshte grava burim i besueshem? E le ego dhe ket muhabetin e fermave bujqsore Ilire. Uuuuu po kemi pellazget! Poooo, flet Herodoti per pellazget qe kan shpikur zotat greke etc, etc. Po sikur te me thote frengu po mir mor 2000 vjet ngjitur me greket ju shqiptaret dhe as nje mut rreshti nuk arritet te shkruni per veten? I leme dhe pellazget. Pune muti! Pa prit njehere! Si i tha ai turku Ismailit? 500 vjet tha nuk behen hasha! Pa ti shohim nje here keta 500 vjetet! Kur cte shohi ego e Stalkerit. Qyprillinjinjte qe desh moren Vjenen, Ali Pasha zoterues i Egjiptit; arkitektura Mure ne Spanje dhe Sicili, Allhambra e Andalusise; Esfahani i Iranit. Si mor ti bej hasha une 500 vjetet thote ego. Dhe fap, Stalkeri zgjohet dashnor i Orientit dhe i barabarte me frengun! 

 

Stalkeri perkundrazi eshte europian qytetar 36-karatsh, se i ka varur shpresat tek India ne nje skenar (qofte edhe absurd) te pushtimit te botes nga Kalifati.

Iluminizmi ne Europen e sotme shqetesohet per sasine e oreve te punes, moshen e daljes ne pension dhe kalimin e ndonje ligji per vdekjen e asistuar. Emigrantet nga vendet ne konflikt i kane ardhur ne dhomen e ndjenjes dhe prape Europa s'po del nga stupori i vet prej qytetarie ego-permbushur.

Po na le memorja Ron. U bone kaq vite qe nga hera e funit qe vizitum Parisin (ato 1-2 ditshet tranzitore nuk quhen). E kam parasysh se per ca flet. Vetem se une i kujtoj vetem neper endrra. Sa here qe kaloj noi jave te dendur me pune, te premten ne darke, subkoshienca me servir nja 2 kujtime pariziene; nje moment nga Luvri ketu, nje nga maja e kulles aty... nje moment tjeter me kujton te pirit vere nga nje gote, pastaj nga nje shishe... pastaj te zgjuarit i rrethuar nga shume shishe... pastaj, pastaj zgjohesh, dhe pyet veten mos keto kujtimet e fundit ishin nga Paris Las Vegas, po ca rendesie ka fundja, zgjohesh i shplodhur dhe gati per te perballuar fundjaven.  

thoshte PF-ja, qe te derguarit tane (adinterin) ne France se c'dreqin pesojne, po s'ia vinjim veshin. them se Roni i eshte afruar se vertetes, por pa e shterruar ate. te tjera fakte besoj se do buisin ne mbeshtetje te tezes se mesiperme. po nje gje mund ta themi qysh tani: ne i hengri franca bijt me te mire... smiley

Nga tavolina zakonisht ngrihesha duke thene, te bukur e keni Parisin, por po te mos ish per ne sot menyte do ti kishit shume me te pasura me laker dhe patate...dhe sigurisht, dygjuheshe. 

LMFAO sic duket gjyshi do kete luftuar ne France .

"katunarlleku" mor bir, sa ma shume ta urresh aq ma shum te ngjitet duhet gjakftohtesi per te dale prej thonjve te katunarllekut . Ne New York , Washington dhe Paris ( se Tiranes fatkeqesisht per ne, nuk ia var kush leshin per civilizim) jetojne me dhjetra miliona njerez por a jane te gjithe ne standarted e civilizimit qe sygjeron emri i ketyre qendrave ? Dihet se pergjigjia eshte - jo !

Gjithsesi "katunaret" perbajne ma shume se 95% te popullsise se globit keshtu qe edhe te qenit katunar ne te vertete nuk ka asgja abnormale  . Ama inferioriteti dhe ngutja per tu barazu me nje  londinez a parisjen qe te paret e tyne ishin deshmitare dhe pjesmarres ne revolucionin industrial pershembull , mund te jete kunderpruduktive dhe ne rastin e botes islame mund te jete fatale krejt .

Te jap edhe nje shembull tjeter : - Nje arab i pasun e con djalin ne nje universtet te njohur dikund ne Perendim dhe per ta stimulu te birin i blen edhe nje ferrari luksoz . Nje dite i ati telefonon te birin dhe e pyet si shkojne punet , a eshte i knaqun me ferrarin ? I biri pergjigjet - se nuk shkon me ferrari ne shkolle sepse edhe profesori i tij perdor trenin per te shku ne pune ! Atehere i ati i pergjigjet se pse na ke turperu dhe nuk me ke kallzu ne kohe se do te  kisha ble trenin personal !

Dhe kjo eshte shume domethense ne ditet e sotme kur inferioriteti,dhe ai i arabeve ne vecanti po shkakton shum tragjedi ne kete bote.

Edhe pse nuk te njof kam bindje se je plotesisht i denje per ta quajt veten qytetar disent i nje metropoli si NY dhe Parisi . Ama Tirane , NY dhe Paris nuk mund te jene ne nje fjali pervecse kur i referohesh gjeografise .

 

se Tiranes fatkeqesisht per ne, nuk ia var kush leshin per civilizim

Eshte shume e qarte qe ke vite qe s'ke shkuar te Komuna e Parisit.

Nga tavolina zakonisht ngrihesha duke thene, te bukur e keni Parisin, por po te mos ish per ne sot menyte do ti kishit shume me te pasura me laker dhe patate...dhe sigurisht, dygjuheshe. 

Ne avion, rruges per DC, tek po endja nga dritarja Parisin, ego me kish ruajtur surprizen e fundit. Ne mendje me erdhen vargjet, Amerike te qofsha fale...  

Nigjoje Roni nji llaf: parizienet kane nje fjale te urte, qe nuk e di nese te gjithe keta te brezit te ri e kane ne repertoire e tyre, qe thote:

Nje zhironden nuk behet kurre parizien,

edhe po u be, nuk i ka hije,

edhe po i pati hije, nuk durohet.

Tashti zhironden mund ta zevendesosh me katunar dhe parizien me qytetar.

Mbaje mend kete llaf, fute ne xhep, lere te vjeterohet nga koha porsi vera e mire, dhe nxirre perseri pas 10 vjetesh qe ti marresh kuptimin e plote.

racist!

nisur nga "sans kilot", qytetarllikun mund ta perceptojm edhe si qeshtje brekesh. qka na sjell tek vitrinat e viktoria sekret. po pse, me brecka dhe sytjen ndertohet nje shtet?

A poet's hope: to be,
like some valley cheese,
local, but prized elsewhere.

W. H. Auden

Meqe njehere ne 10 vjete, na pake nanje metropol, i bje qe nga 2025 Stalkeri te te thote:

Hip ketu te shohesh Stambollin!!

si guxoni mor kopila me ja perqesh armirit isisin me kshu hartash budalliqe??? Keto nuk jane artikuj, keto jane gomarlliqe. vllaznia musulmane ka me ja perdredh koqet disa amerikonve si puna emos, keni per ta pa juve ... dhe ne fund i gjith jorgani do paloset poshte minderit ... majmuna! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).