Mijëra njerëz vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë në brigjet e Europës nga vende si Afganistani, Siria dhe Eritrea me qëllim hyrjen në një nga vendet e pasura të BE-së. Kjo foto tregon hyrjen e fëmijës në Hungari nga Serbia. Gardhi që Hungaria po ndërton në kufi me Serbinë ka shtuar fluksin e të ardhurve që nxitojnë të kalojnë kufirin para se të bëhet tepër e vështirë.

Trupat e të paktën 71 emigrantëve u gjetën brenda një kamioni të braktisur në një nga autostradat e Austrisë, mes tyre edhe fëmijë, duke shënuar me vdekje dramën e rreth 300,000 emigrantëve që kanë hyrë deri tani në Europë me varka të rrezikshme përmes Mesdheut dhe udhëtime cfilitëse nga toka. Foto: AP/Darko Bandic

105 Komente

Prekse!

Europa nuk mund te perballoje dyndjen e mijra emigranteve. nuk ESHTE  dhe nuk DO te jete e pergatitur. Ka shume politike, trysni, shtypje , lufte e ftohte , qe ndikon .

 

Si perhere shpresa vdiska  e fundit me njeriun.

 

"Tear down this wall!" was the challenge issued by United States President Ronald Reagan to Soviet Union leader Mikhail Gorbachev to destroy the Berlin Wall, in a speech at the Brandenburg Gate near the Berlin Wall on June 12, 1987.

Bubi, pertej problemit te madh humanitar... po sikur te vijne nja 200 veta, familjare etj , para shtepise tende e kerkojne te strehoen aty, do ta ptishesh murrin e shtepise ti strehosh..?.smiley

 Jo Belul, murin nuk do e prish, as para cash nuk do mund t'u jap se s'kam, po buke, uje, nje cop vend per te futur koken dhe nje batanie do u a jap se s'ben. Edhe per t'u gjetur ndonje pune do e leviz pak menderen per t'i ndihmuar.

Kjo me shton bindjen qe, shtetet e pasura Europiane dhe USA gjithe luften e bene per te hapur tregje e shitur prodhimet e tyre, nuk e bene per te sjelle demokraci etj, etj. Se po qe per principe demokratike, njerzit duhen trajtuar njelloj; si gjermani ashtu dhe siriani apo jo ? Shtetet e pasura, qe sundojne sot boten, duhet te pranojne qe me kete te drejte per te sunduar vijne dhe detyra, kjo e drejte ka koston e saj.

 Jo vij une dhe bej ligjin ne shtepine tende; hedh bomba, ndrroj qeveri, shes e blej mallra e njerez, dhe pastaj te ve telin me gjemba...

 Jo vij une dhe bej ligjin ne shtepine tende; hedh bomba, ndrroj qeveri, shes e blej mallra e njerez, dhe pastaj te ve telin me gjemba...

Hungarezet kshu?

Flas ne pergjithesi per ata qe sundojne boten; Amerikanet, Francezet, Anglezet etj, etj...

Po ca pergjithsie o Bub. Ktu pergjithsia eshte kufiri hungarez dhe qytetari hungarez. 

Bubi, eshte shume me e nderlikuar ceshtja, meqe ceke edhe gjeopolitiken boterore... pasi ishin keta: popujt sirian, iriakian libian etj etj, qe mezi prisnin te shpetonin nga Asadet, Sadamet, Gadafet me shoke...

dhe nuk eshte aq naive zgjidhja, te buka dhe uji, se kete ua japin pa problem evropianet.. por puna eshte se keta kane ardhur me mijera te rrine!! dhe nuk mbaron me kaq.. Jo. - disa miliona te tjere presin mundesine qe te vijne... po ku do shkojne, sa mund te presesh e strehosh..?!
dhe meqe evropianet kane bere perpara sipas motos se Nikollaq korcarit: "jeta eshte aritmetike, Olimbiii", nje azilant/emigrant/ refugjat, quaje si te duash, i kushton shtetit 37 mije euro ne vit, nderkoh qe nje hollandez i papune i kushton shtetit 12 mije euro ne vit. kupton ti tashi, keta mijerat qe vijne nga kerkundi, kushtojne 3 here me shume se hallexhiu vendas, qe fundja ka kontribuar per shtetin, ai kur ishte ne pune, dhe familja e tij ne breza..
pastaj eshte edhw problemi i mprehte qe keta refugjate vijne, 99, 99% nga vende islamike... mirepo ne Evrope ne nje mase te madhe, pikerisht ish emigrantet islamike, tashme qytetare evropiane, nuk jane integruar ende. dhe kane jo pak, por nja 30-40-50 vjet ketej.. hajde pra te fusim edhe disa 10-tra mijere te rinj, kur te vjetrit nuk jane integruar... e pamundur, do coj ne konflikt social ! perplasje kulturash.

 pasi ishin keta: popujt sirian, iriakian libian etj etj, qe mezi prisnin te shpetonin nga Asadet, Sadamet, Gadafet me shoke...

Nuk jam shume i sigurte per kete. Edhe ne amerike mund te gjesh qindra e mijra qe s'e duan O'bamen, po kjo nuk eshte arsye te ngrihet nje shtet tjeter dhe ta permbyse me bomba...

E thene nga shume arabe ketu ne ku jam une: N.q.s. ka nje rregjim te ndyre ne Lindjen e Mesme, qe urrehet  nga me shume se 80 % e popullsise, eshte Arabia Saudite. Po princat dhe mbreti i saj puthen buze me buze me Bush e kompani dhe s'u hyn gjemb ne kembe...

Lere Belul se vin era hajdutllik kjo pune. Vidhi dhe shtypi se nuk jane qytetare te klasit te pare.Une e ti jemi vet emigrante...

po, une e ti jemi vet emigrante.  dhe une nuk e kam harruar kete !  edhe gjermant,italjanet, spanjollet etj, kane emigruar dikur ne vise te tjera.

por keta emigrante per te cilet qe po flasim, kane ndryshim te madh kulture me evropianet.  dhe kjo tashme eshte e provuar. shume nga  ish emigrantet (sot  qytetare evropiane) qe kane ardhur nga vendet islamike, kane perqafuar  radikalizmin islamik duke krijuar probleme shume te medha ne shoqerite liberale evropiane.. mendo  terrorizmin etj.

nuk eshte ekzagjerim fare te them se nje pjese e mire e ketyre tashme  jetojne si  ''mish i huaj''.   ne shume qyetete evropiane keta kane krijuar, zonat e tyre  ku jetojne sipas zakoneve te tyre, thuajse  teresisht te shkeputur  nga shoqeria dhe kultura vendase.......  

nderkoh qe  shtetet ne Evrope kane investuar goxha, leke edhe kohe, qe te integrojne  sa me mire keta emigrante ne shoqerite e tyre. mirepo integrimi eshte dicka e dyansheme, kur tjetri sdo te integrohet, sdo.. ske ci ben !

......tashi, kjo ka krijuar ankth  per vendasit.. dhe jo per racistat apo ekstremistat, jooo. por  per qytetarin evropian mesatar, i cili  tashme  ndihet seriozisht i kercenuar: kultura, jeta,e ardhmja,  e tij.  

kjo pra eshte edhe e verteta tjeter, e cila gjithashtu duhet thene..

Evropa ka dyndje nga te gjitha vendet e varferuara qe e rrethojne (Ballkan, Lindje e Mesme, Afrike e Veriut). Po te kishte afer Ameriken e Jugut po njelloj dyndje do kishte. Vendet e pasura dhe te fuqishme kane 10 vjet qe eksportojne inflacionin dhe mizerjen ne vendet e vogla. Nuk po zgjatem ta shpjegoj si, dhe nuk eshte me qellim, por eshte produkt i mekanizmave financiare qe po perdorin per te shpetuar ekonomite e tyre. Ne kete "lufte" po kapitullojne te gjitha Emerging Markets, per ate pune po kapitullojne edhe BRICS (Kine, Brazil etj) apo vende te pasura si Zvicra smiley

Kur njeriu lufton per mbijetese, e humb llustren e civilizimit. Edhe ju ne Evrope Belul ka me ju dal llustra sapo te ngushtohet laku.

 

Keta te europit (ne kete rast hunet aziatike) kujtojne se shqiptaret jane jo vetem te varfer e pa pune, por dhe të mangët nga trutë e kokës, aq sa nuk u shkon mendja te marrin me vete nga nje pale pinca per te prere telat.

.....edhe nje rrote nastro.smiley

Kam pershtypjen Petro, se ai teli, nuk pritet me pincat e zakonshme smiley Ai tel do nga ato pincat e hajduteve, qe jane gjysem metri te gjata smiley

Gjynah, e bene pleh Europen.

 Ketu flasim per Hungarine o PF, pse na flet ne pergjithesi per Europen ?smiley

 

Jo PF vetem gjynah per europen nuk ke pse me.pas. Nuk mund te jetosh ne te.njejten bote ne mes te.bollekut( ketune fusndhe veten time) dhe te.besh indiferentin kur njerez.te tjere mbyten, vriten, harrohen ne kamion frigorifer vetem per nje jete me te mire. Ka dicka qe nuk shkon me cfare po ndodh sot me keto krizat humanitare. Njerezit.jane bere me.te ftohte.

Damn, that's cold man. I hope you put some thought on that. Nji hall i madh i ka nxjerr rrugve mer plak. Jane femije te pafajshem, qe duhet te vujne gabimet e " te pjekurve" , kushdo qofshin keta. Kur te vij puna ke femija im dhe zgjedhjet jane : Rri aty ku je dhe prit te rrafshohesh nga nai bombe ose ik ku te mundesh te shpetosh kalamojt, i kom shkerdhy Europen dhe kush e ka bo Europen mare. Se si osht zgjidhja as vete nuk e di, por kur shof femije te vegjel duke vujt, sepse gjithmone me shko menia ke imi . Dikur Europa ka qene me pleh se kaq, qe mos harrojme...

Eh mer Qemol, cfare te te thote vllai jot ty. Ketu hyn me ven ajo fjala e plakut te urte japonez qe e bezdiste me pyetje i biri ne shtrat te vdekjes dhe ky iu pergjigj: "If you don't understand it without an explanation, you're not going to understand it with an explanation."

Belul.PF,Bubi, keta trimat e siris dhe afganos, para ca ditesh ne nje kamp ne gjermani,protestonin,shkateronin,thyenin, dhe e dini perse.....sepse ushqimet,bataniet,ilaçe,lodra femijesh, u keshen ardhur neper kuti kartoni,na u ofenduan sepse mbi kuti na ishte logo-ja e kryqit te kuq.
kjo eshte menyra e falenderimit qe bejne bijte e allahit.
eshte ti qish nen kesaj bote, nga greqia ne hungari arabet e siris kaluan neper toka infidelesh, mazallah se kerkonin ndonje ndihme nga ish spermat turke/arabe te shqiptarve te maqedonis, apo te kosoves....
Pse rropaten neper tela me gjemba, dhe neper toka infidelesh, pse nuk shkojne ne qatar,UAE,apo arabi saudite.....tela me gjemba nuk ka andej.....

P.S edhe kjo puna do jete loje e Mosad-it do thoshte Grava....smiley

Ehhhh kot i thone Selam Salaria ....guna, tela, gjalme....etj

Di gje njeri cu be me at civilizimin e madherueshem islam? 

Nuk e dine kta emigrantet se Turqia eshte vetem nje vrap pele larg? Egjiptin po ashtu aty e kane. Ceshte kjo pune keshtu? 

Pash ne video nji te ri Sirian qe thoshte se ne Europe nuk po shkoj per pare dhe per ushqim. Por po shkoj qe te jem i lire, te arsimohem, te zhvillohem si individ. Ne Europe po shkoj qe te jem pjese e qyteterimit. Me fjale te tjera i riu Sirian po thosh se qytetrimit islam i kom dhi nji mut te modh megjithse prodhon parfume nga me te miret ne bote.

Ka armiq te jashtem, nga qe ka dhe te mrenshem...

ehhhh do e mari malli per hurmat e iranit ......

It didn't take long for some clown, to turn an humanitarian catastrophy into a religion one-up comedy central. Hope you are proud of yourself. 

Kriza manifestohet si humanitare por ne te  vertete ajo eshte krize qytetrimi. Por qe te kuptohet kjo, nevojiten kapacitete te caktuara akademike dhe intelektuale. Kapacitete te cilat fatkeqesisht nuk fitohen duke ul bythen "te guri" tu honger fara dhe tu ngacmu gjindjen qe shko ne pune te vet. 

dashkemi te behemi te gjithe budiste,,,tip ci qi temn  ose kap ma paksmiley

sa u mrehem ne per evrope duke i bere selamet jurgen,hajde tani beji prap cu en laismiley

Asgjë e re, thjesht historia po ripërsëritet. Vërshime masive njerëzish e të pakontrolluara kanë krijuar gjithmonë probleme. Asnjë shtet sado i madh nuk mund të asimilojë qindra mijëra të huaj që vijnë menjëherë në atë vend. Këtë vit pritet që numri i afro-aziatikëve që do të vërshojnë në Evropë të jetë diku te 2 milionë. Ky numër do të dyfishohet vitin tjetër, pasi të tjerët, duke parë që të parët u pranuan, do të vijnë në numër edhe më të madh. Afganistani ka 32 milionë banorë, Nigeria ka 182 milionë, Siria kishte 17 milionë, Eritrea ka 6 milionë, Etiopia ka 90 milionë...Sikur një pjesë e vogël e të varfërve të këtyre vendeve të vërshojnë në Evropë, Evropa merr fund. Dhe të mos harrojme se edhe Shqipëria Etnike ndodhet në Evropë...

Pse kaq egoista ju peshqit? Ju kshu keni ik per vete!!!!

Kemi hall se mbarohen parate e kaureve te cilet vane e trazuan vete folene e grerezave.

driteroi therret o trima 

hoqet gozhden doli vrima.smiley

Po me po , kemi ik, po nuk kthehemi te presim koka njerezish apo hedhim ne ere veten me 100 vete mbrapa!  Ne mes tyre ka me qindrra sorrollopa te tille. 

 

 

 (nuk po perfshij ato shqiptare qe kan ik per lesh me ISIS), ato nuk quhen shqiptare, por tru-shpelare-shqiptare) eshte ndryshe 

Prandaj te ndahet shapi nga sheqeri here tjeter , ju lutem smileysmiley

Elba do dalesh vullnetare te hetosh te gjithe emigrantet nje e me nje qe te gjesh cilet do te kthehen te presin koka njerezish?

Ho mi ti mo, se nuk osht nai zor i modh. Ato e kon te shkrujtme ne ball. Ma men si e nalun amerikonet Cosa nostra-n me hy ne USA ne fillim te shek XX. Me te pytme bohen keto pune ...

Shqiptarët lëvizin pa viza sot. Nuk do të thotë që "kanë ikur" por janë në udhëtime/pushime/punë pune. Dhe flamuri u del automatikisht. 

Shqiperia duhet te hap kufijt dhe dyert pa pike rezerve per te gjith njerezit ne nevoj. Fuck what europe thinks or says. They have sold their soul to the devil long ago whats the point in reasoning with them?

Sa te hyjne eshte muhabeti se po hyne nuk ka per ti kthyer njeri. Ca jane siriane e sorollop, kane per tjua dhene nje azil, nuk i refuzon njeri. Halli eshte qe nuk kane per tu integruar ndonjehere. Do marrin ato 850 euro asistence e do rrine rrugeve tu u ankuar. Me c'kam pare sirianet jane si me normale, po afganet e pakistanezet jane per ibret te zotit, tamam bari dhensh.

Sa per shqiptaret, ti marrin e ti kthejne per leckash. Ka menyra plot me ardh ne Europe, nuk eshte vetem azili. Sa rrine e ju hane buken ketyre te gjoreve neper kampe.

http://www.peshkupauje.com/2014/12/inter...

 

Palloshi djema, i kerkon EU/BE ndihme , sipas lajmeve ketu, nderkoh qe specialistat vendas (qofte edhe te emigracionit) i ofrojne ndihme, mirpo palloshi nuk do.  Si t`ia vejme emrin neve kesaj. 

ka pyt i modhi:

çfar del nga martesa e iriqit me gjarprin?

kush gjykon duhet ta vere njehere veten ne vend te ketyre, te ikesh nga lufta mes trafikantesh peripeci e dhunime psikologjike e trupore pastaj te flasi, asnje sle vendin dhe njerezit e tij nga qejfi...

Tamam tamam nuk eshte e sakte. Luftes ata i kane shpetuar qe ne momentin kur arrijne ne Turqi, Greqi e Itali por te gjithe refuzojne te rregjistrohen atje dhe tentojne te shkojne drejt Europes veriore per arsye ekonomike. Praktikisht te gjithe jane emigrante ekonomik. Vijne ne Gjermani jo per ti shpetuar luftes se nuk vijne nga lufta por sepse asistenca eshte me e larte.

mese normale do shkojne ne vendin qe ndjehen me te sigurte ne te gjitha drejtimet

Atehere nuk eshte me azil politik eshte turizem social. Nuk shkon aty per ti shpetuar rrezikut por se qyli eshte me i madh. Nuk eshte se nuk i mirekuptoj po dhe ata duhet te me mirekuptojne mua si taksapagues qe 1 milion sirian e pakistaneze me rroge e me shtepi nuk i mbaj dot.

ti vendin ku jeton e gjete te ngritur nga taksat e te tjereve, shkollat dhe spitalet, kontribon po mos i bjer shume gjoksit se me shume ke marre se cke dhene...

Normale, kushdo ne moshen time, neto ne total, me shume ka marre sesa ka dhene por kjo nuk eshte ideja. Nuk funksionon sistemi ashtu, eshte solidaritet social, nuk me intereson nese nje person i vecante merr apo jep. Sot jap une, neser humbas punen, do marr. S'ka lidhje. Behet fjale per dallimin mes ndihmes dhe meshires. Meshire eshte kur i jep nje njeriu dicka megjithese e di qe nuk i takon por sepse te vjen keq. Nje azilant ndihmohet, nuk meshirohet sepse ndihma qe merr eshte e drejta e tij. Nje emigrant ekonomik qe kerkon azil ama kerkon meshire dhe kjo pastaj nuk eshte ceshtje solidariteti.

ketu ke te besh me njerez qe kane hedhur femije ne krah dhe po i ikin plumbave apo genocidit...

por edhe ata qe jane per arsye ekonomike ki parasysh se po jetojme ne nje kohe ku shume njerez harxhojne me shume per macen se keta per femijet, spo bej moralistin po te gjithe duan dicka me te mire...

Shumicat i ke meshkuj te rinj kryesisht nga Eritrea dhe Afganistani, pa lere se ne faqe te para te gazetave publikohen nenat me femije

 

praktikisht dy vende ne lufte civile, ku jeta nuk vlen asgje...

Që kur Eritrea është në luftë civile? Se lufta e fundit që ka pasur ka qenë me Etiopinë. Apo ndonjë Eritre në ndonjë dimension tjetër?

Po, e lexova, dhe kishte pasur luftë civile...vetëm se kishte qenë 45 vjet më parë...

Negli anni Settanta scoppia una guerra civile tra i due blocchi indipendentisti. Quello di ispirazione marxista ha la meglio. Nel 1978 e nel 1980 Ottanta scoppia di nuovo una lunga guerra con l'Etiopia (sostenuta ora dai sovietici) che rioccupa gran parte del Paese.

o shoku e lexon ca ndodh aty, ca behet e si jetojne e sa vlen jeta ne kete vend...

Unë lexoj, por nuk sjell pallavra si ti që mundohesh të na shesësh një luftë civile 45 vite më parë sikur po ndodh tani. Shumica e emigrantëve sa për dijeni, janë nga Etiopia, një vend me rritje ekonomike më të lartë në Afrikë, dhe grisin pashaportat e hiqen si eritreanë. Të kesh një vend me një president që i pëlqen kolltuku nuk do të thotë që vendi është në luftë civile. Në Eritre nuk ka luftë. Ka varfëri. Varfëria ka në pjesën më të madhe të botës.

Te jesh i kenaqur me nje milion. prit vitin tjeter sa do te kete.

Po kush eshte ne hall me to modh keta te shkrete qe jane ne lufte e po i vrasin nuk dihet se nga kush, e qe jon me shtepi te djegme e pa asnje pune e leke, apo mijra Shqipetar qe ja mathen ne perendim pikerisht ne momentin me te bukur kur kapitulloj sistemi diktatorial dhe nje ere e re perendimore po i vinte shqiperise?  Me duket cinizem shume i modh nga ana juaj, gjithmone nese je kontigjent i kurbetlinjeve/refugjateve nga Shqiperia.

Nuk jam tamam tamam pjese e atij kontingjenti por s'ka rendesi.

Ndryshimi eshte qe nje azilant ka akses te plote ne sistemin social. Merr asistencen sociale plus bonuse, sigurim shendetesor dhe te gjitha sherbimet e tjera pa afat kohor. Nje emigrant jo.

Po mire ti thu qe keta sirianet psh po te doje europa ti quj emigrant a thu qe nuk do pranojne? E crendesi ka emertimi, ashtu si dhe ju keta duan te punojne e jetojne ne Europe, biles i shtyn nje hall me i modh sesa i joni.

Kuptohet qe nuk pranojne. Pse kujton ti se i flakin pashaportat e refuzojne te rregjistrohen ne Greqi e ne Itali. Se duan te shkojne ne Gjermani e Austri e Suedi. Edhe titulli eshte i gabuar se ata qe kalojne ato telat nuk eshte se po hyjne ne Bashkimin Europian, se kane hyre njehere ne BE. Se nuk eshte autostrada drejt Vjenes porta hyrese drejt BE-se. Ata po tentojne te hyjne aty ky marrin me teper leke.

Ata po tentojne te hyjne aty ky marrin me teper leke.

NN do thoshte, aty ku merr me shume lek aty eshte me mire.

Gjykimet individuale jane nje gje, tjeter gje pastaj qe çdo shtet firmetar i UNHCR ka per detyre te strehoje e te ofroje perkohesisht ndihme ekonomike, shendetesore dhe arsimore azilanteve dhe refugjateve. Jo gjithnje dhe jo ne çdo shtet u pershtatet kjo ndihme nevojave me bazike te njerezve e familjeve, shtyse qe imagjinoj te jete kryesore ne perzgjedhjen e vendit/vendeve ku do te aplikohet. E megjithate, shifrat nuk pasqyrojne kete shtyse.

Ti je i lire sigurisht te vazhdosh ta shikosh si nje barre e madhe dhe e padrejte qe te behet ty si taksapagues.

Shih se nuk eshte kaq e thjeshte jardin, keta qe kane ardhur ne Evrope duhen shumezuar me 7-8 pjesetare familjesh respektivisht. Suedia tashme po i bie kokes per politiken e vet liberale sepse vala e funid jane kryesisht te pamundur per tu asimiluar, e dyta askush nuk mund te kontrolloje dot sa per qind e ketyre te rinjve qe i sulen Evropes kane marre pjes ne masakrat e Lindjes se Mesme nen uniformen e Daesheve. Ne Suedi pati nje vale te hershme Sirianesh kristiane te cilet u asimiluan pjeserisht ne shoqerine Suedeze (mund te thuhet me sukses)...shumica e tyre ishin pjese e pasur aristokrate dhe nuk u bene problem i sistemit socjal ketu. Sot kemi nje situate krejt te ndryshme, para pak kohesh nje azilant kishte sulmuar me thika pa meshire klientet ne seksjonin e thikave te IKEAs (viktimat ishin suedeze) dy te  vdekur dhe disa te plagosur bilanci i masakres. Mediat e mbajten ne erresire ngjarjen dhe ethnicitetin e kriminelit per te qene political correctness....sipas mediave lokale qe lexova ai ishte nje azilant i sapoardhur. Ke pastaj ngjarje te tjera perdhunimesh ne grup te punetoreve socjale qe jane ende te fresketa per suedezet. Kusia po vlon dhe shof qe e keqja po troket ne dere nga driteshkurtesia e politikaneve. Fashistet e SD zgjedhjet e ardhshme do bejne ndonje surprize "alla Syriza" edhe ketej

E vetmja zgjidhje eshte krijimi i kampeve offshore dhe financimi i tyre nga BE (duhet nje plan marshall per emigracjonin perpara se ky problem te kthehet ne bombe sojale per Evropen).....Evropa po nuk i vuri drynin deres qe tani do ta kete keq punen sepse nuk mund te absorboje pa kufi miljona refugjate nga vendet e botes se trete. Gjermania po zjen, para pak ditesh qe gjermanet ju sulen Merkelit gjate nje vizite ne kampet e refugjateve  e cilesuar tradhetare. Ekstermi i djathte po fiton terren me nje ritem te frikshem dhe po polarizon shoqerite Evropjane. Nderkohe qe ushtria e kalifatit ka kohe qe eshte shprehur haptazi se po nis rekrute te inflitruar si azilante

Fotot ne twitter te rekruteve te kalifatit "azilante"

Kjo pune eshte si puna e "ndotjes se Tiranes " Me shume per shkelje te drejtash flasin ata dhe bejne ishaka , ishakatoret qe pshurrnin Lirisht ne shtetin e Mutit te sali Qenef berishes.

Europa ta haje dhe ti beje Mire . Sa te ngopet e pastaj ta vjelle te gjith llapaqenrine e 'se Lirite dhe te Drejta e individit zotrie "smiley

Duket e kollajte te pernbysesh sisteme e te shkaterrosh te ardhmet e Milona njerzve me mashtrime e lustra "shihni ne". Duket kollaj te shesesh dengela me HudeTona a Hafije Tonash me " perplasje kulturash " qe i perqafojne kokboshet dhe af ofet e lengezuar .

Te kerkojne FALJE Instituciomalisht si Europe  , qe i mashtruan dhe mbollen neper shtetet e "emigranteve "  dava llapaqensh , Hajdute e Bandite , Grabites , te Hurit e te Litarit dhe Mashtruesit me te medhenj qe ka njohur Historia e Njerzimit qe ju ofruan njerezve me DHUNE e kercenim Urie rrugen per tek " e bukura e dheut "  nga  sali Qent

Tani zgjidhet vetem me masa Policore - Administrative dhe ti lene Mashtrimet e " terhiq e mos e keput "  Ligje shume te Forta per Integrim dhe mbi te gjitha Punesime ! Amerikanet pervec telave me gjemba perdorin dhe qent e kufirit dhe ndonje shprazje armesh pa dashje !

Ne se ja kane vaktin edhe me programe Ndihmash Konkrete dhe jo Projekte Hajdutesh per pasurimin e Musteqetenderave te tyre .

po vjedhin dhe shkrimet e rudolfit i nerum smiley

Eshte sua pa zarar . Ka lexuar ca dhe si te gjithe ata qe lexojne , psh Yp Xhibi qi lexon titujt e shtypit , bëjne pergjithësime Aristoteliane smiley

Marku çoku ka pas bërë vergje .Do bente mire te merrej me to , sepse keshtu fillon nga e drejta per te shkruar dhe xëbërthen pastaj edhe sh.Enver smiley

Kështu filloi dhe Saliu kur digjoi per "dullen " pastaj i pelqeu ...dhe mirë vet , po shpalli nje Kabinet Qeveritar GAY qe donte Dullë për rendimente më te larta në Punë  dhe te parin ne Liste vuri Kolecin e shkrete qe nuk ja vinte as portieri i Akademise ne vaktit smiley

​Marku ështe fenomen i njohur me " përkthysit " si me thënë me zotnin e Nerum ish member i PPU Huribinek , shkurt HURI ! Nga që përkthente Ju mbush mendja qe ishte Filosof dhe Kritik smiley

​Shoqja Gjëmbi e ka theksuar këtë gjë tek të "gjithdijshmit " I duhet kushtuar vëmendheje mësimeve të saj , Mejtonj smiley

​Per pak o sa pak paralelizem .Edhe Petër tër tër tër tër tëri që asht në Talie , asht në gjendje me ba Dallime midis Europës dhe Amerikës e me i dhanë mësime or tie krejt europit ..bash në Taksa e në Punë

Te dhjefsha mu ne Mur te Hungarezit!!
Pse mur eshte ky? Mur ben Francezi, nga ato te veshura me letra me lule, qe i nderron sipas stines. Ka dhe me motive me tela me gjemba, 5 minuta i ngjit me tutkall e mbaron pune.
Do Mur? Ndiq Artin Instabilist ( Tiku e njeh me sezben): 4-5 metra Mur, me rrota, e sposton sipas nevojes ku duhet pa u munduar fare.
Do Mur? Merr nja 1500 a 2000 vullnetare, veri ne rresht si kapterra ne kufi, te lexojne me ze te larte njeheresh direktivat e fundit europiane mbi diametrin e preshit.
Shiko nga da mbajne frymen pastaj keta azilantrit!

Do mur ti ballcekan !! Ja

Kane mesuar sic duket te gjithe nga kosovaret qe kur plasi lufta iken me vrap ne vend qe te luftonin! Edhe keta tani nuk rrine te luftojne ato mostrat qe kane aty por ikin te gjithe dhe pastaj i kerkojne Amerikes te luftoje per ta e tu cliroje tokat, madje tu gjeje amerika edhe nga nje kryeminister te mire qe ti qeverisi me ndershmeri.

Nuk thoshte kot noli merr nja dy tre kosovare... shiko cfare behet tani

Kush janë këta "kosovarë"? Se me sa di në të ashtuquajtërën "Kosovo" të sotme, ka shqiptarë, ca shkije dhe ca magjypë. 

dashke muhabet ti lale po mos ki frike se atdhetari ketu mes nesh je ti.

p.s. po ne Diber ka ngel me ndonje dibran apo jane kthyer te gjithe ne shqiptare tani.

E ke fjalën për Vilajetin e Kosovës? Ti Manastiras je? Apo nga Vilajeti i Janinës? Dibrën plot e ke. 

Kane mesuar sic duket te gjithe nga kosovaret qe kur plasi lufta iken me vrap ne vend qe te luftonin!

 

je shume gabim me kete percaktim qe ben per shqiptaret e Kosoves ti !!

ata kane rezistuar fuqishem cdo lloj represioni qe prej 100 vjetesh, dmth nga krijimi i Serbise si shtet.. prandaj egziston  edhe sot Kosova me shqiptare !  p.sh, ku eshte Cameria ?  ku jane basket, ku jane katalanasit e Frances ? etj etj...

dhe meqe ju referove luftes, shprehimisht  ''kur plasi lufta iken me vrap''.  nuk e di cfare motivi ke, urrejtje personale a dic tjeter, qe te ben te thuash dicka teresisht te pavertete !  

ata nuk iken, por shkuan te luftonin edhe nga vendet e perendimit ku kishin ndertuar jeten.. Amerika, Zvicra,Gjermania,Austria e deri nga Australia u kthyen per te luftuar ne Kosove.. kjo madje ka habitur opinionin ne Pernedim, sepse eshte sakrifice sublime te lesh jeten, punen familjen, rehatin.. e te shkosh ne lufte..

edhe ata qe ti thua ''iken me vrap ne vend te luftonin'',  ja fut kot, pasi nje perqindje fare e vogel ishin djem e burra te moshes per te luftuar, sepse e pame te gjithe kur erdhen ne Shqiperi apo maqedoni: shumica absolute ishin pleq,gra e femije.

Shiko se je duke folur per mitin dhe ne te eshte normale te gjendet ai qe ka luftuar dhe jo ai qe s'ka luftuar. Sikur nje kosovar i vetem te kishte qendruar dhe milionat te kishin ikur, prapeseprape ne mit do ishte ai luftetari dhe jo ata te tjeret. Kjo eshte normale, sic eshte normale qe ti sot e kesaj dite njeh Mujo Ulqinakun dhe jo ata milionat e tjere qe ngrohen vezet kur erdhen italianet ne 39'

Pra nje gje eshte e verteta dhe tjeter gje eshte ajo qe ti do te tregosh ne te ardhmen sepse ne te ardhmen do e kesh te nevojshme te rrisesh femijet me cfare eshte me e mira dhe jo cfare eshte me e keqja dhe prandaj rendesi do i japesh atij qe vepron ndaj atij qe s'vepron. Rendesi do i japesh Mujo Ulqinakut dhe per te tjeret s'do flasesh me sepse s'kane asnje rendesi per ty e per interesat e tua qe ti rrisesh femijet drejt. Por ne vetevete do e dish dreqi e mori se je brenda nje miti, brenda nje perralle te bukur e te vlefshme me shpresen se ne te ardhmen njerezit do jene me afer te bukures perrallore per te cilen te qan zemra. Sic do e mesojne ne fund te fundit edhe vete femijet kur te rriten e prape do te vazhdojne me perrallen e bukur e jo me te verteten.

Gjithsesi ajo fjalia qe te ka ngacmuar ty dhe kete tjetrin ishte si me humor per te thene qe sirianet e te tjeret do benin mire te luftonin per jeten e tyre e jo ti iknin luftes. Sepse ka kohe qe po behet propagande e keqe kunder luftes e pro paqes, apo let's make love e gjera te tilla.

E ka nxjerre luften fare nga moda propaganda e ketyre te majteve.

nuk e kuptoj fare kete persiatjen tende per  ''mitin''.   dakord, kuptova qe paske  vizione te qarta   per  çeshtjen, por nuk vlen per mua.

 

atehere: ti vazhdo jepu keshilla sirianeve sa te duash, se cfare duhet te bejne e si duhet te luftojne.. por mua te them te drejten  nuk me interesojne dhe aq shume sirianet !  

por  ''ajo fjalia''  ama me ngacmoi sepse  po krahason me shqiptaret  (kujdes:  Jo kosovaret).  dhe eshte e pavertete ajo qe the.... 

edhe njehere pra: sot Kosova me shqiptare egziston pikerisht sepse shqiptaret kane rezistuar gati 1 shekull  ne te gjitha menyrat, edhe sepse luftuan.  qe nga Azem Galica, Isa Boletini, Sulejman Vokshi etj etj...... e deri te Adem Jashari me shoke...  dhe kjo eshte historia, jo mit !

Ca muhabeti degjo ketu mer.Ca thu mer ca thu ti? Kush qenkeshin keta qe iken me vrap mer? Jo vetem qe shqiptaret e Kosoves bene rezistence titanike, pa asnje lloj ndihme nga Memedheu, por gjithe luften e organizuan vet me ndihmen e diaspores. Ti na trego per ata shqiptaret e Shqiperise, qe iken me letra si Kosovar e mbushen rruget e Britanise e Gjermanise me kriminel ordiner, leri ata ne hall te vet.

Dhe mire qe vine ne Europe por as percen nuk duan ta heqin, as te punojne nuk duan por vetem si ta bejne edhe europen te drejtohet nga ligji islamik e kane mendjen, qe ta kthejne edhe kete vend ne llumin qe eshte ai vendi nga kane ardhur.

Se eshte kunder te drejtave te njeriut te shtrengosh nje njeri te sillet si ne shk. e 21. Te sulen te gjithe majtistet e europes dhe amerikes e te bejne moral - si guxon ti te vesh dore tek velloja e grave, fashist i qelbur.

behen me durim keto pune jo me nje dite edhe ne visheshim me shajak ne mes te vapes, tani e kuptuam e po dalim me breke.

Ja durimi lungo ja...futet Azilanti ne mes te IKEAS ne mes te dites ne suedi...vete ke seksjoni i thikave dhe fillon dhe sulmon ke ti dale perpara...Nje cift qe gjendesh aty prane te vdekur dhe nja 3-4 te plagosur bilanci 

Arto e kuptoj ate qe thua, po presioni eshte i larte andej dhe ka qe nuk e mbajne sbesoj se eshte i pari.

ky eshte nje rast i nje personi qe mund ta beje per bindje ideoĺllogjike, se eshte i semure, se nuk duron dot perendimin a ku di une, por per shkak te ketij smund te hidhen ne det te gjithe...

keta kane te drejte qe tremben nga ky azilanti, por keta azilante cduhet te thone per bombat inteligjente qe vrane njerezit e tyre per arsye tregtie...

keto pune evropa duhet ti sheshoje qe ne origjine, ne vendet e tyre ....

Shif se raste te tilla po shtohen gjithandej plus qe kemi nje brez te shpartalluar dhe te ardhur nga lufta qe vjen ketej...jane te paasimilueshem dhe do i jene barre shoqerise. Kam pare zona ne Stockholm si Tensta qe jane kthyer ne geto islamikesh...femrat suedeze nq se kalojne rruges ngacmohen ofendohen, abuzohen se mblidhen tufa tufa si kafshet ne dyqanet e tyre te qufteve dhe te cajik apo kane klube islamikesh.Kam nje te njohur qe jeton atje, kur u ktheva nga Varshava parmbreme qendrova dhe dolem te pinim ndonje birre. Kur u kthyhem nga ora 3 shifje tufa nga keta me turbe te mbledhur neper rruge duke share dhe ngacmuar robt rrugeve dhe i ofenduar pse pinin alkol...Nuk jam rob violent por me kthyen idene deshiren....ne ate moment te kishe aty nje skuader me police te armatosur dhe ti vije ne radhe dhe ekzekutoji te gjithe pa meshiren me te vogel!

ti e njeh me mire situaten aty se e jeton, por nese kjo gje thellohet me keta traper qe duan te bejne zotin ku si takon, besoj do u aplikohet nje program spastrimi si ata qe evropianeve nuk ua kalon njeri...

Shume patetike keto shkrimet me tela me gjemba,njerez te vdekur nga asfissia brenda kamionve, te mbytur ne det..e te tjera si keto..sikur nuk e dini..i ka kapitalizmi keto!! Mors tua vita mea - i thoshin latinet,fundja nuk ka ndryshuar shume kjo bote qe ateher..

Nuk ka vajt ala lajmi ne Arabi, pa ta shifte Evropi! Asnje azilant si linte per be!
Evropa befte me te miren e mundur per keta njerez. I integrofte sa me shpejt.

Kishin lezet shqipot..me kryqe ne qafe e dy gishtat lart sa shihnin ne horizont apo shkelnin ne token e bekuar,se mos vetem ateher..po prap sikur nuk i shpetuan keto nga fundi i detit dje e as nga injorimi i sotem..

Shume patetik edhe keta qe hedhin gure petashuq per rrathe , pavaresisht se vijne si me Thepa. Qe te kuptoj ky dhe Gerdallat e tjera InteliDjente si ky , Amerika Luftoi jo per Kosoven si Kosove por kunder barbarise se shekullit te bartur ne represionin Serb. Ishin vete Luftetaret e Kosoves ata qe detyruan USA te nderhynte , per ti prere mundesine nje "shperthimme e zgjerimi " te paparashikueshem te perplasjeve ne Ballkan , me gjasa sipas Historise te nxitjes se nje Lufte Boterore .

Dhe kete e Imponuan Luftetaret kosovare me Plumba dhe Mencuri . Sa me larg Idiotizmave letrare me mite e Mujo Ulqinaker per me thone qe asht tuj kuptue or tie nga bisedat e fytyrvrenjturve neper kafene para klubeve te PD-hit si IntelktHale or tie  

Europa sa me shpejt tu shtrije mengen pa e lene te gangrenizohet kjo Histori ,aq me e favorshme do jete si per keta fatakeqe dhe per ta , per mbylljen e kanaleve te Korrupsionit e Krimit te Organizuar ne vendet e tyre , nga Boset e Mafias se trafikut njerzor.

70 vjec burre mbase dhe akoma u beson perrallave si Beluli. Por te pakten atij i falet se eshte vetem tek te 50tat dhe mund te rritet akoma.

Gjithsesi rrofsh se me bere te perjetoj per se gjalli nje film danez me 5 elemente por qe s'po e zgjas me qe te mos te ta shpif me intelidjencen e madhe.

Kam besim te plote qe do takohemi edhe ne boten tjeter

thepo, meqe me paske permendur ketu...

shiko,  se e verteta do thene e do pranuar: ke aftesine te besh sperdredhje artistike neper komente. dhe besoj qe keto komentet e tua nuk kalojne pa u vene re nga adhuruesit e shumte letrar te peshkut.  por ama ketu mbaron edhe vlera e komenteve te tua, se shkruan shume dhe i mllefosur, po nuk thua gje !

pasi e hodhe tuç  ''mitin''  te komenti me siper ,  (usta Miti, nje figure historike ne Vlore peshonte popullin ne qender te qytetit,  por u hante njerzve ne peshe maskarai ),  te ky koment  (megjithse nuk eshte pergjigje per mua)  spo te kuptoj  fare fare , se  po me duket se po merresh personalisht me mua..

dakord, nuk pse aludon e mundohesh  kot per moshen time a gjithcka tjeter, pa lidhje ne komentet per temat e peshkut..    ti  nese do te dish per mua  te dhena personale, drejtomu personalisht o vlla te posta private.  -do moshen, ditlindjen.. muajin.. emrin..?  cfare te duash.. or po edhe numrin e kembes.. -da ta jap, pa merak ! 

edhe njeher per temen.. ta thashe pak shkarazi me siper.. ti ke inate apo mllef personal me shqiptaret e Kosoves.. (e qarte, nga menyra si u drejtohesh: ata  ''kosovare-t'' ),  dakord e pranueshme.  por kjo nuk dmth te thuash budallalleqe e gjera te paqena per  shqiptaret e Kosoves dhe per me teper te besh sikur po  argumenton.

S'ka asgje per te kuptuar Belulo. Une e di shume mire qe jane ca gjera qe mund te thuhen dhe ca te tjera qe s'mund. E di shume mire qe duhet ngritur ne maje lufta e uck-se dhe fshehur sa me shume e verteta qe kosovaret e shqiptaret me shume kane ikur te luftojne per Isisin sesa vajten te luftonin per clirimin e Kosoves. Te permenda edhe rastin e Italise qe na pushtoi per gjysem ore dhe qe me shume shqiptare u ngriten te shkonin ne Rome t'i dorezonin mbretit te italise kuroren e Skenderbeut sesa u ngriten te luftonin ate dite kur na shkelen me kembe. E di shume mire qe kjo e vertete duhet te fshihet e t'i fryhet perralles se bukur sikur ne u ngritem e luftuam mu si greket kur te tjeret guxuan te shkelnin kufijte tane. Dhe jam i ndergjegjshem qe keshtu duhet bere, e verteta e shemtuar duhet fshehur deri sa te mos ekzistoj me dhe perralla e bukur duhet ti zej vendin perfundimisht.

Por ajo qe s'dija une dhe qe s'ma merrte mendja kurre eshte qe mistifikimi i historise te ndodhte kaq shpejt dhe ne te gjalle. Sepse keto jane gjera qe ne ketu i kemi te perjetuara dhe nuk i kemi te lexuara.
Qe ti dhe idrizi te beheshit kaq shpejt pjese e perralles dhe te zhytur kaq thelle ne te sa t'ju duken te paverteta e mllefe te miat personale keto pune, kete s'e prisja dhe po e kuptoj tani qe ti je si ne kllapi, qe sado te te them une psh qe ti je ne gjendje te me permendesh me shume emra shqiptaresh qe kane vdekur ne siri keto kohet e fundit sesa emra deshmoresh qe nga shqiperia kane ikur te luftojne ne kosove, ti prape se prape s'ke per ta besuar si eshte e verteta. Keshtu qe kot qe te flasim. Jemi si ufo per njeri tjetrin. Ose me sakte ti je si ai femija qe i thone per plakun e viti te ri dhe prandaj edhe ai referimi i moshes, se per ate pune per ty s'me ha kari fare, thene artistikisht kjo.

Une e kam thjesht Thepo . Pa BelHul..ose dhe me te si Nik se bashkebisedues me vecori jemi . Nuk ndajme Prona e Pasuri , Parti e Poste ! Njesoj si me Nikun tend .Ndersa keto me mosha e me personale e me takime ne Boten tjeter jane marrezi Nikrish , qe marrin guximin dhe bejne anale me motivin "levdome goje se te cava "

Ne rast se nen nje Nik tjeter kemi Plotesiht mirkuptime , kjo nuk i jep te drejten askujt Jashte Nikut te beje karakteristika nen nje Nik po tjeter . Ke te gjitha te drejtat me " ofenue shokeni " nikun Oidris

Motua e Blogut Mejtonj edhe per mejtimin tuaj eshte se  per mendimet qe Cfaq Niku jane edhe komentett .Realisht mund te jesh ose mund te jem edhe nga ata qe luftuam me Kosovaret , konkretisht pa enderruar MITE si terminologji letrare , por pa kuptim Logjik ne rastin konkret por edhe te LII boterore .

Personalet leji "mbrapa " ose behu GjiB !

​Pastaj ne se ke deshire te kembesh mendimet Gerdalla per "mistifikime historish " owu sa llaf i modh mer Jahu , mund te merremi edhe konkretisht si i kupton ...Keshtu - ashtu dhe sejcili ne te veten .

Kaq nga Une , per kete Qeshtje ! Ju mund te vazhdoni pa e care *arin fare .... letrarisht kuptohet smiley

Ishe ti qe ofendove duke quajtur gerdalle dhe s'ta vura re. Thjesht t'u pergjigja per faktin qe je gjithe ky burre dhe llogjikon akoma sipas perrallave me luftetare te paepur. Edhe ate qe do shihemi ne nje bote tjeter ishte ironi meqe besoke tek perrallat, pra edhe tek ajo se ka nje bote te pertejme me 72 dashnore. Po sa mire per mua qe u keqkuptokam (edhe kjo eshte ironi)

Sa per ato budalliqet (dhe tashti po ofendoj) qe thua per luften e trete boterore qe do kishte plasur nga shqiptaret, thjesht po te kujtoj qe bota pa per kater vjet se si serbet kroatet e boshnjaket u shuajten me njeri tjetrin duke vdekur me qindra mijra, dhe se prishi terezine fare, e jo me ti rruhej nga shqiptaret qe jane te fundit per cdo gje.

Tashti vazhdo e merru me ata qe te hahet muhabeti (?) dhe mua me li te qete se s'ta kam ngene. ose bej ate qe ben gjithnje, shaj e permend ne cdo koment tendin.

thepo, qe jemi ufo per njeri tjetrin ska asnje dyshim.. por mendova se edhe keshtu mund te komunikonim normalisht per sa ishte e mundur..  por po shoh qe je hapur  akoma me shume me historira te reja.

shiko, une nuk jam naiv te besoj ne historine e papare dhe te pakrahasueshme te kombit shqiptar.  megjithate bera nje citim  tendin e ju permbajta atij.. ne Kosove pra, nese sot ka shqiptare, i detyrorhet pikerisht rezistences shekullore dhe  konsistente te vet popullit shqiptar  atje !   dhe ky eshte fakt !  

eshte pamohueshme   ndihma vendimtare e Amerikes dhe Natos per pavaresine e Kosoves..  megjithate, shqiptaret kishin nisur rezistencen e tyre  qe nje shekull me pare, kur Amerika as qe e dinte fare nese egzistonte Kosova.  mbase per kete fakt fituan simpati dhe u sherblyen me ne fund...

 

ti  kur permend  fakte historike dhe ben krahasime,  perpiqu te krahsosh   gjendje apo  situata disi te ngjashme, dmth  te krahasueshme..   se permend ketu pushtimin e Shqiperise nga Italia,  por  nuk thua qe ishin krejt te tjera kushtet  politike, shoqerore etj etj,  kur Italia aneksoi Shqiperine (pasi pushtimi kishte vite qe kish ndodhur)  nderkoh ,  kur Italia sulmoi Greqine, sulmoi nje shtet sovran qe funksiononte normalisht  dhe kishte  edhe nje ushtri te rregullt.    pra kemi te bejme me ndryshime thelbesore  mes Shqiperise dhe Greqise aso kohe..

por,  pak vite me vone kur shteti grek nuk funksionte me normalisht, Greqia u pushtua nga Gjermania.. nuk pame asnje rezistence greke kunder gjermaneve, ndersa gjermanet u futen normalsiht deri ne Athine dhe ngriten qetesisht flamurin gjerman aty. asnje rezitesnce greke, asnje !!    kuptohet, me ndihmen e aleateve, me vone greket u organizuan ne lufte partizane e luftuan kunder tyre..

e njejta Greqi qe disa vite me pare ju pergjigj sulmit italjan me rezistence te forte  dhe e perballoi me sukses ushtrine italjane, pak vite me vone  kur u futen gjermanet nuk u pane kerkund... kjo pra ka te bej me situaten  ne te cilen ndodhet nje vend.

 

tashi, meqe une jam 50 vjec, mendova se kisha te beja me nje 25 vjec, jo 15 vjec.   dhe me habite te them te drejten qe permende karin, qofte edhe artistikisht...

se kshu  artistikisht  thua ti, ....- jam une ai qe ta vura kufirin i pari ty, thepoo.

 

 

 

U be e merzitshme Belulo, them ta mbyllim se po te pergjigjem thjesht per edukate e jo se po ndjej ndonje kenaqesi.

Gjithsesi po te them (merri keto si rrefimet e nje ufoje) qe sa me shume i shikoj apo i lexoj shqiptaret aq me shume cuditem si eshte e mundur qe iu dha e drejta per te krijuar shtet. Sepse tere kohes duke u zvarritur e duke u justifikuar. Asnjehere me koken larte qe te marrin pergjegjesi per veprimet e tyre por vetem duke u perpjekur te gjejne shfajesime nga me te pabesueshmet per gjendjen e tyre apo pse te tjeret jane me mire etj. Duken te gjithe si ata matrapazet e pazarit qe perpiqen te ta hedhin dhe kur i zbulon pastaj fillojne e qeshin si skutha me shpresen qe te mos e besh te madhe por ta lesh me aq. Dhe e sigurt qe pasi t'ia hedhin asaj here s'do vene aspak mend por do vazhdojne perseri, dite pas dite, po njelloj. gjithmone si zvarranike poshte te tjereve. Si matrapaze stambolli me pak fjale.

Ja, keto pershtypje me le edhe tani qe te lexova. Behu ore burre e shaji njehere shqiptaret se s'ka mundesi te mos kene asgje per tu share perderisa jane si keq e mos me keq. Edhe per sasine e taksave te mbledhura ne buxhet ishim te fundit ne rajon e jo me per gjera te tjera me te renda.

Situate kaosi! Miliona qe ikin nga diku,ku Amerika, duke marre zvarre tere Perendimin, e shperberi cdo strukture qeverisese, te disa shteteve arabe me qellime teper te largeta, te errta, aspak per ato qe u thane, perfshi diktaturat, por la pas nje kaos, aspak pa dijen se kjo furtune kaosi do perplasej mbi Evrope! Ka plot injorante qe sot i qajne hallin Evropes,  per kete uragan njerezor l, qe nuk mund te ndalet me, por askush nuk ka vatren trunore me receptoret ne pune, te pyesi: Ku ishte Evropa e bashkesise 35 shteteve ne lufte mbi popullin Irakian te udhehequr,... nga i cakerdisuri Bush ?Nga stimuli i rrokadave arabe, pa strategji per pas tyre ? Amarika u hakmor me harresen e evropianeve ! 

 Ky eshte haraci i padrejtesise se nje sistemi, i cili e ka cuar boten drejt fundit te saj. Jetojme boten e padrejte per te cilen profecia ka parapare fundin e saj. 

Jo kushdo i ka ne pune receptoret .... ! Se jane shum te ndjeshem nga viruse me rezistence  te larte... ndaj temperaturave te ulta...

Disa nga komentuesit këtu përmendin Evropa kështu e Evropa ashtu. Por harrojnë që ne jemi në këtë Evropë. Mendoni se Shqipëria Etnike nuk do të preket aspak nga shkatërrimi i Evropës së sotme si pasojë e vërshimeve të hordhive afro-aziatike? 

Të vetmet që do të përfitojnë maksimalisht, janë korporatat. Ato janë trumbetueset më të mëdha për gjenerimin dhe marrjen e sa më shumë emigrantëve të paligjshëm. A thua rastësi?

Korporatat kerkojne shkaterrimin e Evropes, kur flas per Evropen flas per sistemin socjal dhe pagat e Evropjaneve qe sipas korporatave jane shume te larta...Kerkohet ulja e standartit te jeteses,shkaterrimi i sistemit socjal dhe te drejtave te punetoreve (kjo ka filluar allready me Britanine me zero hour contracts). Hordhite qe po vijne nuk kane c'ti ofojne Evropes se shashtisur e cila ka probleme madhore per vete me punesimin.E vetmja zgjidhje eshte zgjdhja Australjane,ktheji pas anijet dhe krijo nje sistem emigracjoni me pike.

https://www.chroniclesmagazine.org/alien...

“Tell Brussels we are coming, no matter what,” 32-year-old Saeed from Syria said.Last year 220,000 African and Asian illegal immigrants landed on northern Mediterranean shores. That number has been doubled so far this year. None have been sent back. The conquest proceeds unchecked because the elite class does not want it checked. Italian prime minister Renzi explicitly rejected calls from the Right for a naval blockade, and announced that the rescuers would not be returning anyone “to chaos and violence in Libya.” Quite apart from the tricky issue of whose policies exactly had caused such conditions in Libya, it can be predicted with certainty that such policies will only prompt further hundreds of thousands, and eventually millions, to make the crossing.

Problemi me i madh i emigracionit masiv eshte mungesa e edukimit shkollimit shumica jane zero . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).