Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ekzekutoi rreth orës 5.00 të mëngjesit në Dhërmi vendimin për prishjen e objektit ku ishte vendosur kisha e Shën Thanasit.

Ky aksion u ndërrmor në këtë orë si mënyrë për të shmangur problemet me një pjesë banorësh të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë këtyre ditëve në mbrojtje të saj.  

Gjithçka ka zgjatur vetëm pak minuta ndërsa më pas banorët kanë qëndruar për një kohë të gjatë pranë rrënojës dhe ikonave që ata vendosën mbi to.

Kisha e Shën Thanasit ‎rrënjët i ka në shekullin e 16 duke patur këtë pamje siç duket në këtë fotografi. Regjimi komunist e shkatërroi thuajse tërësisht gjatë periudhës së çmendurisë për zhdukjen e objekteve të kultit. Ndërsa këtë pamje kisha e mori në vitin 1993. Pamje të cilën e ruajti për plot 22 vite. 

I kontaktuar nga Top Channel kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro‎ tha se kjo nuk është shembja e një objekti kulti, përkundrazi sipas tij në këtë vend do të ngrihen një kishë e cila do të përfaqësojë identitetin e vërtetë historik dhe fetar të saj siç duket edhe ne fotografinë tashmë të njohur. 

"Në atë vend ka qënë një objekt historik që jka patur vlera të veçanta për zonën dhe gjithë Shqipërinë. Aty do vazhdojë puna për gjetjen e gjithë themeleve të kishës së vjetër, 400-vjeçare, e cila do të restaurohet dhe rindërtohet ashtu siç ka qënë që të jetë e mundur të aksesohet, të njihet, të vizitohet dhe t'i japë vlerën e duhur gjithë Himarës dhe gjithë Shqipërisë. Sepse ajo ka një histori të veçantë, një histori e cila do të ndryshojë të gjithë historinë e rilindjes shqiptare dhe bregdetit në përgjithësi", tha Goro.

Për më tepër zoti Goro theksoi se bashkia është e gatshme ‎të mbështesë në ngritjen edhe të objekteve të tjera të kultit të cilat t'i bëjnë nder, siç ai theksoi, historisë së Dhërmiut dhe nevojave aktuale të banorëve të saj.

"Ne do të ndërtojmë kishën ashtu siç ka qënë. nëse besimtarët nuk do të duan të vazhdojnë ritin e tyre në atë kishë ne jemi të hapur të ofrojmë një vend tjetër, një apo dy kisha sa të dojë komuniteti, që ata të falen dhe të kryejnë ritet e tyre fetare", tha Goro.

Edhe pse kërkuam të kontaktojmë me priftin e kishës ka qënë e pamundur, pasi ai ka refuzuar të komentojë këtë ngjarje. Ashtu si kryeplaku dhe banorët që ishin në ruajtje të saj të cilët po ashtu zgjodhen heshtjen. Sipas burimeve për Top Channel menjëherë pas pastrimit të rrënojës ekspertët e monumenteve të kulturës do të nisin hartimin e projektit për të rikthyer tashmë jo vetëm në fotografi por edhe në realitet kishën e vjetër të Shën Thanasit, e cila nuk ka qënë kishë katolike dhe nuk do të jetë kishe katolike. 

Por ka qënë djepi i pararilindjes shqiptare ku është mësuar e shkruar shqipja. Dhe jo vetëm kaq, sipas burimeve historike,  eshtrat e priftit të famshëm iluminist shqiptar Niko Katalani që jane zhvarrosur barbarisht nga trualli i kishës së vjetër nga antishqiptarë të përbetuar do të rikthehen në vendin e tyre. Objektin e rindërtuar Bashkia e Himarës do ta bëjë një hapesire muzeale të kësaj historie të vyer të popullit shqiptar.

 

 

Ndërtesa aktuale, që shërben si kishë në Dhërmi, do të prishet për t’i hapur rrugën ndërtimit të saj ashtu siç ka qenë para prishjes prej diktaturës.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale dy fotografi, njëra që tregon kishën para se ajo të prishej nga regjimi komunist dhe tjetra ndërtesën aktuale.

“Kisha e vjetër e Dhërmiut që do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe garazhi pa leje që e quajnë kishë”, shkruan Rama, duke ftuar qytetarët që të kuptojnë ndryshimin mes ndërtesës aktuale dhe asaj që synohet të ngrihet si pjesë e trashëgimisë kombëtare.

Ndërhyrja e INUK-ut në kishën e Dhërmiut ka shkaktuar debat këto ditë. Banorët e zonës kundërshtojnë ndërhyrjen, ndërkohë që reagime ka pasur edhe nga Athina.

Ministria e Jashtme greke tha se “largimi i dhunshëm i besimtarëve nga Kisha e Shën Thanasit, prej punonjësve të Bashkisë së Himarës, heqja e simboleve fetare dhe e sendeve të shenjta prej kishës, si dhe dëmtimi i rëndë i kësaj godine, përbëjnë një akt të dënueshëm, pavarësisht argumentave juridikë të kësaj bashkie, dhe natyrisht nuk tregojnë imazh pozitiv të një vendi që aspiron të bëhet anëtar i familjes europiane”.

Ministria e Jashtme greke tha se “largimi i dhunshëm i besimtarëve nga Kisha e Shën Thanasit, prej punonjësve të Bashkisë së Himarës, heqja e simboleve fetare dhe e sendeve të shenjta prej kishës, si dhe dëmtimi i rëndë i kësaj godine, përbëjnë një akt të dënueshëm, pavarësisht argumentave juridikë të kësaj bashkie, dhe natyrisht nuk tregojnë imazh pozitiv të një vendi që aspiron të bëhet anëtar i familjes europiane”.

Kjo deklaratë prodhoi kundërdeklaratën e diplomacisë shqiptare, që e cilësoi reagimin e palës greke si të nxituar. 

“Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon”, deklaroi Ministria e Jashtme shqiptare.

Edhe kryeministri Edi Rama, gjatë pyetje-përgjigjeve që organizoi në rrjetet sociale ditën e hënë, mbështeti qëndrimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

“E bënin shpesh në të shkuarën, e bëjnë më rrallë. Duan ende kohë, si duket, që ta kuptojnë se Shqipëria s’pranon më tutelë”, thotë Rama.

82 Komente

Si nuk i kuptova kurre une keto preoblemet fetare. Njeri (shteti) don te rindertoje kishen. Tjetri (kisha ortodokse) po ashtu don te rindertoje kishen. Te gjithe po shahen e po rrihen per kishen! Nuk e kuptoj ku eshte problemi!!!

Se c'mutin do Ministria e Jashtme Greke me kishen ne nje territor qe nuk eshte pranuar ndonjehere si zone minoritare nga shteti shqiptar 

Po mer po, sipas historianeve shqiptare keta nga Dhermiu jane mirditore. smiley

Shashka e Rames qe do me gjajt si bumje. 

Eh, ndosha ai e ka bere per show, po lirimi i hapesirave publike eshte gjithmone i mirepritur. Do quhet tamam vullnet i mire sikur te prishi dhe ate kiosken e madhe mbas ish-ministrise se mbrojtjes smiley

Seline e PS-se e ke fjalen ?

Po nuk te spiunova tek Erion Velia po mos me thencin Komentues !

Aha, jo ne fakt, e kisha per ate gjene e madhe me kupole, mos me thencin swed smiley Po dhe ajo ideja jote nuk tingellon keq smiley

Se thon historianet shqiptare por ata Italiane .  S'eshte c'eshtje feje kjo por historie .

Po e di mor xhan e di qe e kane thene italñianet, prandaj dhe kane luftu greket me italianet per pune mirditoresh ne Dhermi.

Po me kishen çpatën

me ne fund rama u be gjysem burri.     ai garazhi qe prishi ,qe thuhet se ishte varri i nje unitaristi latin qe ka sherbyer ne breg,perben shkakun e reagimit janullatist.

shifni tani reagimin e gjoja integrimsave qe kane grene corben 300-esmiley kur te ankohen!   edhe lulka ish rreshtuar me greket,,sic i takonte!

po te jete burre qe do te ngelet ne histori ,te heqe edhe te madhin,qe ka ardhe ketej te ankohet.

Bravo per aksionin, dhe per projektin. Nga ana tjeter, reagimi yne prape si me gjys zeri.

reagim i nxituar nga pala greke

Duan ende kohë, si duket, që ta kuptojnë se Shqipëria s’pranon më tutelë

Marrin me pak kohe po t'ia u presesh drute shkurt, o qeveria. Nuk ka perse jo.

 

prishet "kisha pa leje"??? c'd.m.th "kishe e ndertuar pa leje" ??
c'pune ka qeveria/ministria e kultures me kishen??

Ska pune qeveria , e ka INUK-u . Dhe per ndertimin e kishes se re e ka miratuar dhe kryetari i bashkise himare mesa di un .

INUK, qeveria/ qeverite. ..c'rendesi ka?!
kjo ceshtje duhet te kete vetem nje mbeshtetes-bashkesine e besimtareve ortodokse Dhermi-Himare dhe ne vendimmarje zeri i kesaj bashkesie duhet te jete me i rendesishmi/ zeri i vetem.
une nuk e njoh problemin ne brendesi, por kur lexova ketu qe besimtaret po rrine perballe fadromave dhe mbi rrenoja e kishes kane ngulur ikonat qe ua kane nxjerre me force.. e gjitha kjo mu duk nje cmenduri!

INUK merret me ndertimet pa leje . Ka per detyre te zbatoje ligjin , tani kundeshtimet e banoreve ( 4-5 pleqve te fshatit aty) dihet shum mire se nga kush jane te nxitura se kane vite qe operojne ato organizata ketu . OMONIA qe sot i kerkon kryetarit te bashkise si nje antar i ksaj organizate te jape dorheqjen nga posti bashkiak ne shenje demonstruese.

Po te stepej shteti nga ca kundeshtime demonstruese sporadike dhe nga organizata si OMONIA sdo quhej me shtet .

 

ky artikull kerkon nje dhunti te vecante per ta kuptuar, aq i koklavitur eshte...Akoma me "5 pleqte" indetifikohet Dhermiu? (te cilet rrezik as pensionin e grekut nuk marrin-"pashket", si i thoni ju andej nga Korca ) ..nejse, rrofsh ti qe me shpjegove c'eshte INUK/ OMONIA dhe funksionet e tyre (informacion bonus )

Blendi, dy faqe gazete artikull dhe mora vesh shumë pak gjëra: që qeveria ka prishur një kishë të cilën do ta rindërtojë që t'i ngjajë kishës së shek. XVI e cila "nuk ka qënë kishë katolike dhe nuk do të jetë kishe katolike" dhe pastaj ta bëjë muze të shqiptarizmit pararilindas (po edhe kishë njëkohësisht?), që populli i zonës ka qenë kundër prishjes dhe që këtij për mbrojtje i ka dalë qeveria greke, dhe që Rama ankohet në Facebook për tutelën greke.

Nuk mora vesh: pronë e kujt ishte kisha, trualli, a ka precendentë pas diktaturës kur qeveria të ketë prishur objekt kulti, çfarë procedurash janë ndjekur deri në prishje (baza ligjore, afatet kohore, konsultat me banorët, konsultat me autoritetet kishtare), çfarë procedurash do të ndiqen për rindërtimin dhe pastaj muzefikimin e kishës, etj. A ka gazetarë me banim apo për vizitë të përkohshme në Shqipëri?

Harrova detajin në qoshe të filmit: kishën e kanë shembur pa lindur dielli. Ku është ai Stalkeri?

Ky akt i perket autoriteteve shterore shqiptare, askujt tjeter.

Kisha greke pse i djeg miza ? Ku hyn kisha greke ktu ? apo me keq , autoritetet greke?

Te ben pershtypje se si Sal katunari foli me ne fund kundrra qendrimeve greke.

se kur ishte ne fuqi , se vrau mendjen e malokut ndonjeher.

Rama, vota per ty!

 

Torr e fil jo e jo, po as kal... Vetem ushtar!!!

Shtiren si sylesh, por në të vërtetë qellimi i fanatikve ortodoksë është të mos lejojnë kthimin në identitet të një kishe kushtuar një të krishteri unitar arbëresh, se e tillë figuron të jetë Himara e shek 17-të. Gjuha që përdorin, sa provokuese aq dhe fyese, bind dhe njëherë se në ç'duar të ndyra ka rënë kreu hierark i Kishës Ortodokse. I janë ankuar kryeministri grek. Të 10-fsha kryeministrin! Ata s'dinë si do ja dalin nga borxhet që po e mbysin dhe mashtrimet 25 vjeçare që i kanë bërë Europës e me paturpsi merren me atë pllakën e betonit që i është hedhur përsipër një brezi gurësh. Këta mjeranë kanë ngelur në epokën bizantine me injorancën tipike të tyre. Tërë kishat e tjera kanë kryer proces reformimi, përpos këtyre ortodoksve. I vdekuri dhe budallai-thonë anglezët-nuk ndryshojnë mendim! Si komunitet shqiptarësh ateist, duhet të bëjmë kujdes që me vajtjen pranë "zotit" të Janullatosit, ta shkulim përfundimisht kishën ortodokse nga kthetrat e agjentve grekë, gjëma e kobshme që i solli Saliu vendit. Sa i përket kishës, ajo do ndërtohet (sipas fotove ekzistuese) siç ka qenë. Do kthehet në identitet brenda arkitekturës kishtare katolike që ka pas mbartur.

Karagjozlleku i qeverise s'paska te ndalur.

Mesa kuptova une, çeshtja qenka tek trualli, siç shprehet dhe kryetari i bashkise se Himares, qe do u japi vend edhe per dy kisha po deshen smiley

Kisha ka qenë katolike, këta grekër duan ta marrin për vetë dhe ta bëjnë kishë greke, dhe as kishë ortodokse shqiptare jo. 

Po mor Edvin, po para se me qen' kishe katolike ka gjasa qe te kete qene edhe ndonje vend ritesh pagane. Ke njerez, besimtare praktikante ne ate zone, qe kane harxhuar te hollat ta ndertojne dhe qe e frekuentojne kishen (para se ta shkaterronin).

Cfare kuptimi ka ta shkaterrosh kete kishe, qe te ndertosh nje kishe fringo te re, qe i ngjan nje kishe qe ka pas qene aty? Kujt do ti sherbeje kjo kishe? Dhe ne fund, c'pune ka shteti shqiptar qe merret me kisha?

 

S'eshte pune kishe , eshte pune historie . Eshtrat dhe identiteti i personit qe ndodhet afer asaj kishe jane perdhosur dhe manipuluar nga grekerit .
Ajo kioska vetem kishe qe nuk mund te quhet . Nuk mund te uzurposh cdo ndertese 1 katshe a cdo banjo publike , ti vesh nje kryq siper dhe ta quash kishe . Shteti shqiptar nuk duhet te merret me ndertim te  objekteve religjioze se ka mijra halle te tjera perpara por ky eshte nje problem historie dhe identiteti kombetar .

Per cfare historie flet? Histori fetare, identitet fetar? C'pune ka shteti shqiptar me historine dhe identitetin fetar? Po kisha katolike shqiptare a ka kerkuar kthim te kesaj kishe, a kane dashur te ndertojne gje aty, a kane konflikt me kishen ortodokse?

Ndertesa historike nuk ekziston, mnjf nuk ka asnje gram historie per te ruajtur - as ndonje detaj arkitekturor, as ndonje shembull ikone, asgje. Shteti Shqiptar do te ndertoje nje kishe te re, nderkohe qe ka dhjetra kisha bizantine ne shqiperi (me vlera te mirefillta kulturore) qe po kalben dhe po bastisen.

Si cpuna ka shteti shqiptar me njeri. Se kupton ti qe ajo ka qene tempulli ku eshte shkruar per here te pare gjuha shqipe ne ate zone, e pra ata duan ta promovojne e tu tregojne brezave identitenin, kulturen dhe preardhejen tone. Ne fund te fundit feja e shqiptarit eshte shqiptaria. 

Tempulli ky eshte shkruar per here te pare gjuha shqipe. Ik se tallesh smiley

Katekizmi ne shqip kishte te pakten dyqind vjet qe behej ne Shqiperi. Shqipja kishte po nja 200 vjet qe ishte shkruar nga nje prift malesie, nje tjeter kishte nja 200 vjet qe kish formular fjalorin e pare shqip. Nuk u ka ndertuar njeri ndonje muze, megjithese vepra e tyre (origjinale) ngelet dhe sot themel i leksikes shqiptare.

Po ndertojme sot nje muze per nje prift qe ka bere katekizmin ne shqip per 1VIT ne Himare, nderkohe qe per priftin qe krijoi kishen autoqefale shqiptare dhe qe i ka lene kombit pirgje me vepra ne disa leme, nuk kemi gje ndonje muze. 

 

E lexon ti or mik cfare shkruaj une, them qe ajo eshte e para kishe ku u mesua dhe u fol shqip ne ate zone. Se sot e kesaj dite mesha behet greqisht. Ndersa ato mesimet se kur eshte folur per here te para gjuha shqipe tregojave te tjerve. 

Ajo qe ishte vetem kishe smund te quhet, qeveria do te ngreje nje shume te re sic ka qene ne shek e 17. Se kuptoj ceshte ky reagim i pavend i greqise. Sa per ate Bashen sot e tregoj perfundimisht qe eshte RK. 

pertej faktit qe ishte kishe apo sishte kishe... me apo pa leje:  ç'pune ka qeverria te ngrej kisha,apo xhami e ku di une..??  keto jane pune te komuniteteve fetare, te gjejne fonde e te ngrene objektet e tyre te kultit vete..

qeveria te ngre ndonje shkolle, spital, te hap ndonje rruge per publikun, etj si keto...

nuk do ngre qishe qeveriu o belul, do ngre/restauroj monument kulture, qe turistet te kene çfare te vizitojne andej nga bregu ,se ngelen robte duke ngrene manafera.dhe xhiro me gomarr, bregu nuk ofron asnje njolle historie...

Nga kendveshtrimi vetem estetik, operacioni " jemi, qe jemi, hajt te bejme nje kishe si ajo atehere" eshte shume i diskutueshem, per mos te thene grotesk ne Stil Tudor.
Nqs duhet, po qe duhet, duhet,...pa qasje me mëtime identitetesh fetare, ortodoksiu vs bizantit, qeveriu me Janullaqin, etj. etj...beni nje kishe te shikoj nga deti, nga shekulli XXI, ta flladis era, t'i bjere mire drita, te degjohet mire llafi, te rrine njerezit si njerez e jo si kopè,...te shplodhen me shoshoqin..
...ja prandaj e bera nje...qasje.
Ps: se mo sjell ndonje arkitekt norvegjez ore, se jemi ne mesdhe, na dhjeve...do na bej ndonje kuti shkrepse!

smiley 

kisha le te rindertohet nga shteti shqipetar se financimet sja jep njeri, janullatosi pasi i nderton ka qejf ti lyeje bardhe e blu si tifoz i fixuar i 17 nentorit...

O lungo...po me Herkulin e Tre Racave ke te besh gje? Kot pyeta, meqe behesh..

smiley ke filluar ne dege dhe ti. gjithsesi jo, ndonje qorr a kinez a buzderr edhe, po herkulin jo

Na u prish gjiza ne se c'thone monarko-fashistet greke - tha i Madhi njehere e njekohe. Nuk e di mire, ishte para apo pas spastrimit te asaj qe ishte opium per popullin. Eh, iken ato kohe te lavdishme kur kisha e xhami u vune ne sherbim te popullit si depo drithi e municioni, sot kisha ka privatizu pothuajse gjithe Kepin e Rodonit dhe te kerkojne dhe lek per te te lene brenda. 

shteti,dhe ne kete rast shteti shqiptar eshte krijuar per te mbrojtur interesat e shqiptareve.  ketu ka qene varri i nje unitaristi qe ka  kryer sherbesat ne shqip qe ne 1600 e ca-ne. kete fakt duan ta mbulojne greket sepse del bllof gjithe propaganda e tyre. duke rindertuar kete kishe u jep edhe nje argument tjeter mbi shqiptaresine  e bregut.

keshtu shoke internacionaliste-po shteti c'pati me kishensmiley

po mire mire, varri unitaristit te rindertohet aty ku ka qene,madje te behet nje permendore e denje duke nderuar keshtu vlerat kulturore e kombetare.

por eshte tjeter gje te ngresh aty nje kishe ne shekullin e 21 per ta paraqitur si kisha e shekullit te 17..

Belul,do rindertohet kisha e prishur ne 72-n.  puna eshte se grekomaneve nuk u pelqen nje kishe me arkitekture jogreke,,e ngritur ne nderim te nje kleriku qe ka praktikuar shqipen,plus qe eshte e ritit unitarist qe praktikojne arbereshet.

greket jane te vetmit per manipulimin e historise,keshtu qe nuk mund te pranojne qe nje shqiptar(per me teper) tju tregoje vendin.   ata s'paten turp qe pagezuan eshtrat e fshatareve shqiptare si te ushtareve grek,e jo me per nje murg.

jane hedhur miliona euro ne ate zone per te greqizur shqiptaret.nuk eshte e lehte te shikosh se mund te vene dem sepse nuk e prisnin qe rama te ndryshonte nga sala ne kete pike.

Filluan klyshet e komunisteve ne gjurmet e eterve duke prish naten si kacake Kisha e Xhamija.

Shteti po kerkon te rindertoje nje objekt/kishe ashtu sic ka qene perpara 300 apo 400 vitesh, si dhe te rivarose eshtrat e nje dijetari shqipetar qe ka kontribuar ne ate zone per ti mesuar njerezve gjuhen e shkruar shqipe. Deri ketu shume mire, por a ka te drejte shteti te ndertoje pa lejen e autoritetit qendror fetar nje kishe? Mesa di une eshte organi qendror fetar ai qe kerkon leje nga shteti per te ndertuar dicka, por shteti kursesi nuk mund te ndertoje apo rindertoje ne koke te vet nje objekt fetar, jo per gjo por ky i yni eshte laik, pra i shkeputur nga feja/fete. Pra, ceshte gjithe kjo kokfortesi/kembengulje e shtetit per te futur hunden ne punet e kishes? Nese duan te rivleresojne apo respektojne figuren e misionarit me origjine Shqipetare Nilo Catalano kane 100 menyra te tjera per ta bere.

Une di qe kishat jane atje ku ka 2 ose me shume njerez qe kerkojne Zotin...apo ky Zoti i ketyre te Dhermiut e paska linje fikse komunikimin, spaska shkuar akoma tek Wi-fi-ja

Nese pushton tokat e te tjereve dhe ndertoni Kisha mbi varre me Harbutesine e Grekut tradicional, Edvini pak ju ka bere. Duhet tju fusi ne burg o klysha te Janulles per perdhosje varri.

Tju vije turp o Grekofil pushtues  te Kishes autoqefale Shqiptare qe ankoheni per persekutim fetar se mjafton te shikoni Kishat ortodokse lluksoze mbare ne Shqiperi duke fillu nga Tirana qe te kuptohet  se nuk ju persekuton askush. 

Tani qe Cuni i Sheqeres po ju mbron kuptohet qe ska qen Qerosi Alia qe e solli Janullatosit por Doktor SaliH Berisha.  Si spati Turp Janullatosi e shkoi ne Greqi te ankohet per Qishen???? Amon o Edvin, perzere edhe Janullatosin para se te permbysin Talibanet e Shqupit. 

Habitesh shpesh se me cfare vullneti pozitiv vepron qeveriu i cili merr persiper te realizoje punera perfituese e ne interes te shtetasve te atij vendi, edhe shef qe s'e kane per gje te injorojne a t'iu vene shqelmin si pa gje te keq gjithckaje, thjesht edhe vetem per sport politik. Eshte kaq e veshtire te besh dicka pozitive per te gjithe nen antagonizem konstant ekstrem edhe per imperfeksionin me te vogel- do ruajtur vullneti, energjia e kurajua me tere sfidat qe ai vend, qe na lidh te gjitheve ne, ka. Se ne raste te tilla, personalisht shpesh thua ne djall te vene te gjitha, pse duhet te lodhem.

Problemi eshte Tek Ne, Shqiptaret. Kemi 25 vjet qe na kan hyp Greket ne fyt. Kan ndertu varreza aty ku su tako me ushtare Grek e kan morr hua kockat e pleqve Shqiptar, Janullatosi e ka kishen ...bosh...ne mes te Tirones...lluksoze kurse Musulmanet presin ene nja 2 vjet. E kan fytyr me shku ne Athine per tu anku per nje kish pa leje te ndertume mbi eshtra shenjtoresh Shqiptar te Shqipes si gjuhe. Te jete burre Rama i rras mrena per cenim te eshtrash te nje figure Shqiptare. 

Pse ndertuan pikerisht mbi varrin e nje figure Jo Greke e Shqip mbrojtese Grekofilet ???? Te zhdukin cdo gjurme sado te paket e mediokre te Shqiptarise??? Kan ndertu varre ushtaresh e hap kisha sa kan dash Grekofilet e Janullatosit, dhe Aktin e pare qe kundershtohen per parregullsi protestojne ne bote duke na quajtur Taliban?

Kisha Greke eshte institucion fondamentalist ku Kryeminister e Presidenti bekohen nga Lideri i PAtriarkanes mbas zgjedhjeve. Janullatosi mbas kesaj vizite ne Athine duhet te mos kthehet me. E provoji qe eshte i emeruari i Athines e Jo kreu i kishes Autoqefale shqiptare ndersa besimtaret ortodoks duhet te bojkotojne Janullatosin e oligarket e lidhur me te. 

dakord me te gjitha. Ne kete diskutim,si dhe ne ato me poshte. E kuptoj situaten, rrofsh edhe per sqarimet.

Edhe une tek ceshtja "Ne, Shqiptaret" e kisha fjalen. Sepse si te mos jete mjaft antikombetaria trasheguar nga qelbesira berisha edhe ne pune te religjionit (vec te panumurtave te tjera), te duhet nje porcion te madh energjie ta ndash menjane vetem per t'u marre me gjithcfare pretendimesh qe variojne nga ekstremi ne ekstrem, e qe insistojne me refuzim oxymoron, te shohin prioritetet.

Pretendime qe bulezojne plot edhe ketu, ne ket blog me pjesemarrje te kufizuar. Qe nga akuza spektakolare 'spektakle proshqiptariste', tek akuzat te arrogances, tek pretendimet se u duhet respektuar lodhja e atyre qe ngriten dikur ate c'ka u prish, tek ato se dikushi nuk foli me egzigjencen dinjitoze qe pretendojme, per te perfunduar tek maskaralliqet opozitare, tashme te pritshme.

Edhe pa perjashtim e duan me abra-kadabra qe qeveriu te ndrroje "faqen e realitetit".  Pa me te voglen pergjegjesi si qytetare per cka kane bere vete gjithe kete kohe, apo qofte edhe per skizofrenin qe i dhane 'leeway' ne pushtet te sillej si te doje, i cili shkaktoi e la trashegim kete ngaterrese prezente te pazgjithshme nga askush. (Skizofren i cili, thjesht pse s'eshte ne Pushtet, s'dmth qe s'ka pushtet aty ku eshte tani.) 

 

Mjafton te shohesh faktin qe Janullatosi vrapoji direkt ne Athine tek Tsipriasi se u prek nje nga MIJERA Kisha ne Shqiperi...Janullatosi defakto dorezoi Autoqefaline e Kishes Orthodokse ne preherin e Athines. Hipokrizia e Shqiptareve sot eshte qe pretendojne se kane Kishe Autoqefale nderkohe qe sakrificat e Nolit me Martire te tjere Shqiptare u shkelen me kembe. Ne se Rama prishin nje objekt pa te drejte Kushtetuta e Gjykatat trajtojne keto probleme e jo Athina. Ne jo qe kemi dorezuar Autoqefaline e Kishes por me keto mend do na vijne Greket deri ne Shkumbin.

Panajot Barka, pa pike turpi deklaronte se Catalini eshte Spanjoll e jo Arberesh....E pastaj???? Kush i jep te drejte ketyre Homogjeneve te hellenizojne gjurmat jo Greke qofte edhe jo-Shqiptare?????? E kupton qe ketyre ju dhimbset vetem Greqia kurse Shqiptareve duhet tu dhimbset Historia e tyre ne 
teresi kur edhe ky Katolik ka lene gjurme dhe eshte bere pjesa e jone.

Varja, ne kemi nderru per 300 evro emra e fene, po kish shprese qe do ishim zgjuar ndopak. Dhe nuk eshte ceshtje nacionalizmi a patriotizmi eshte ceshtje INJORANCE.

e kam te qarte situaten, loje e segmenteve te caktuara greke ne interesa te tyre ndaj nesh. Kulture bizantine ushqyer nga ortodoksiszmi grek (edhe tjetri, ai sllav, per at' pune), thene kjo pa me te voglen keqkuptim per besimtaret, te cileve edhe iu perkas. Me se dakord me juve ne cdo fjale. Injorance eshte. Por edhe oportunizem ne mase te madhe.

une te me pyesesh nuk i di specifikisht cilet jane keta emra dhe c'kane bere, sic i ke sjelle ti - flm, konkretisht per ketu jane informacion i domosdoshem. Por kur them se jam dakord me ty, nuk e bej mekanikisht per hir te inercise se debatit, por sepse nje ide se cfare behet e kam, edhe pse jo me detaje. Pergjigjja qe jap eshte aprovimi i ketij aksioni nga ana e qeverise.

Prishja e ketij Vandalizmi Hellenik eshte ne kuadrin e rimekembjes se 30 kishave Shqiptare ne ate zone qe Greket po ju nderjyjne nga Ana artekturore e te humbin elementet Shqiptar. Mbas varreve Greke, kish at Shqiptare do duken si simotrat e tyre ne Greqi, vetem ushtria e te gjalleve Grek pritet. Cdo perpjekje e restaurimit te kishave dhe mbrojtja e autenticitetit eshte menyra e vetme e mbijeteses kulturore per Shqiptaret. Per cfare Shqiperie etnike flasim kur ne Jug gjyrmet historike Jo Greke Helenizohen dita dites.

Prishja e ketij Vandalizmi Hellenik eshte ne kuadrin e rimekembjes se 30 kishave Shqiptare ne ate zone qe Greket po ju nderjyjne nga Ana artekturore e te humbin elementet Shqiptar.

program i shkelqyer!

Shteti ka te drejten dhe detyrimin ndaj shtetasve te tij te kujdeset per historine , identitetin dhe kulturen e vendit qe pefaqeson.Ma.do mendja qe shteti disponon dokumenta per origjinen dhe funksionin e objektit. Ne kete rast jam 100% me shtetin pavaresisht se ato restaurimet (nqs pretendohet se eshte prone privte) mund ti faturoheshin pronarit te objektit. Ketej nga mehalla jone nqs zoteron nje objekt me vlere historike apo kulturore je 100%/pergjegjes per mirembajtjen dhe restaurimin. Nqs je cun i squt mund edhe te aplikosh te shteti per ndihme per fonde. Me kete.doja me.thene qe qeveria po te doje e kap leprin me qerre, edhe restaurimin e ben edhe konfliktin e eviton.

Abuzimi ka ndodhur ne 1994, ai shteti qe kap leprin me qerre ishte bythegrisur e bytheperdhunuar nga operacionet e vazhdueshme bishti fshesa. Nuk kemi pse tja leme shtetit cdo gje...kur pashe fotografite origjinale te Qishes dhe Qishen e tashme e kuptova pse Ne Shqiptaret jemi inferior si na pershkruan Shkaba. Nuk do kish ndodhur kurre ne Greqi a Italy qe eshtrat e nje te huaji te dedikuar ndaj Shqiptarise ne konflikt me Ortoksine Greke te perdhosesh nga nje grup Homogjenesh qe mundohen te asimilojne cdo gje Jo Greke. Ti beson se Edvini do shkaterroje kisha e xhamia ne Shqiperi? Edvini po ben minimumin e duhet me i kerku ene me pa me kujdes ato varrezat Greke, qe ska per ti Bo? 

I lumte palla qe u tregu i vendos e prishi psligjshmerine Naten ndersa Karagjozet e ruan in diten. As media Greke e as Greva urie. Ne ka bere gabim e drejta kerkohet ne gjykata shqiptare e Prrsidenti Shqiptar e Jo Presidenti Grek e Tsipeiasi. Janullatosi nderkohe provoi qe eshte Klysh Grek e Jo kreu i Kishes Autoqefale Greke. Pse do kerkoji Rama leje ne Athine per nje ndertim mbi eshtrat e nje Shqiptaremadhi kur ata qe i abuzuan varrin nuk pyetjen? Pak ka Bo Rama dhe nuk eshte per tu levdu se i rriten veshet.

Si gjithnji jam dakord me ty!

C'nderim t'i kushtohet misionarit Catalano ne nje kohe qe veprohet krejt ne te kunderten e frymes qe perfaqesonte ? Arrogance, tallje, mungese dialogu me popullaten lokale, shembje gjate oreve te vona : postenverizem ne zhvillim. 

ky qendrimi yt eshte arsyeja pse greket sponsorizojne hapur dhe fshehur linjen lubonjiste ne shqiperi.

njerez inferiore,te cilet edhe po ti peshtysh ne fytyre,justifikohen duke thene-karta e te drejtave te njeriut e njeh zemerimin si shprehje natyrale te dinjitetit njerezor. vete e pata fajin qe i dola perpara

Mormadh, shteti nuk nderton kisha por muzeume.

Dhe mos shkruj per ceshjte historie ti e soji jo se e ndyni edhe historine edhe laicitetin e shtetit.

Dhe qe mos harroj : morrat hiqen me gurkali ose me vajguri.

jevgut te zaranikes nuk i takon pergjigje,se ate ua ka dhene tafani me kengen e tij

djemte si petrite

gjysma jane ev,,komentuessmiley

ik bej cicin tani!  je kokteili me i shpifur qe ekziston!     evgjit+janullatistsmiley

Fatkeqesia eshte e atyre qe mbajne shpresat ne spektaklet proshqiptariste te perfaqesuesve politike aktuale. Pertej grekeve, Janullatosit, dhe indulgjencave te tjera shoviniste, vendimi (per shfaqje) me i fundit eshte arrogance e larte e shtetit perkundrejt qytetareve te tij, dhe shuplake e forte laicitetit, vullnetit te popullit, i cili qendron apriori siper çdo shperthimi absurd te njeres qeveri apo tjetre.  

Nderto xhamia qe te kenaqesh muslimanet
Prish kisha qe te kenaqesh komunistet

Psh?

Apo nuk ishin ordodokset shqiptare te frymezuar nga ata ruse qe e ngriten komunizmin ne Shqiperi?

Ska lidhje . Komuniste ka (ka pas)nga te dyja palet. Ortodokse pak me shume .

Pervec gjithe diskutimit tjeter, ka ndonje qe seriozisht mendon qe eshtrat kane qene aty nga 1693 dhe u perdhosen ne '94?

Po, besohet se aty gjenden eshtra, kundershtaret kerkojne tu behet ADNja. Nuk i ben pershtypje njeriu se vandalizmi ka ndodhur kur ne 1994 eshte hedhur beton mbi nje kishe 600 vjecare? edhe kisha pushton dhe nderton pa leje ne ate vend. Po kur te ndertohet Kisha sipas variantit original do Shkoje gjene Janullatosi ne Athine e te ankohet se du mbrapsht Haurin si e kisha?  Edhe 2 objekte te vjetra qe kemi na i pushtojne, dhe thon ska pun shteti. Me mire te plasi sherri midis prifterinjve katolike e ortodokse dhe te ruhet paprekshmeria e pushtimit te objektit 600 vjecar. 

Perfundimi eshte qe Kisha Autoqefale Shqiptare eshte e nenshtruar ndaj Greqise ku qe ne problemin e pare anashkalohet Stambolli dhe mbivleresohet Athina. 

Meqenese te gjithe i perkasim nje brezi te rritur ne ateizem te detyruar, atehere une nuk kam ndonje pretendim te lexoj ne mase mirekuptim per besimin. Per Kishen s'e kuptoj pse flasin me shume ateistet sesa besimtaret ortodokse. Nese ka ndonje ortodoks qe e gjen te padrejte vendosjen e Janullatosit, besoj (se ne dijeni nuk jam) qe ka mekanizma qe i zgjidhin keto gjera. Kisha ne fakt nuk eshte ne vetvete shqetesim i askujt ne perditshmeri, po vetem kur ndodhin te tilla gjera ku secili mund te shkarkoje mllefin ndaj nje shenjestre te perbashket me shumicen. 

Shqetesimi im ne fakt eshte pikerisht kjo nevoje e madhe per te vjelle vrer e per cfare? Per perdhosjen e eshtrave te nje personi per te cilin ti tani degjove per here te pare (me fal per TI, por kete s'e kisha per ty personalisht megjithese me je pergjigjur)...qe ne fakt ti s'ke asnje dijeni jane apo jo aty. 

Dhe meqe e mora seriozisht pergjigjen, une do flas per nje tjeter perdhosje, me te hershme, me te ndjere per mua. Dhermiu nuk ka dy objekte te vjetra si ajo kishe, po ka mbi 30. Nuk i ka kot, dhe nuk jane rikthyer funksionale me kot. I kane rezistuar kohes, megjithese jane edhe neper gerxhe ku ti s'do shkoje as per eskursion. Kjo fale besimit. Gjyshja ime, si gjithe plakat dhe pleqte e atij vendi, i kane cuar ne krahe materalet per rindertim te kishave deri ne ate majen e larte te malit, qe te zene syte sa merr kthesen ne Dhermi. Tani ne menyre arbitrare, pa nje projekt, e kthejne ne nje pirg guresh pse? Se pleqte dhe plakat s'e dinin eshtrat e kujt ishin aty ne '94? Ne emer te vlerave kulturore? E ku ne Shqiperi jane ruajtur keto vlera me kaq fanatizem? Durres , Vlore? Tirane? Sa here vete ju keni diskutuar pallatet qe ngrihen mbi rrenoja antike? Atje ne maje te fshatit ishte filli i Arianes kesaj here?

Dhe meqe ti e permend me ironi, ne fakt shkenca do prova...do duhej bere dhe ADN qe tu jepen ca kockave nje emer(apo nje date te pakten). Po per disa njerez mjafton mjegulla qe ngre prishja pa pune e madhe cfare ka te fshehur pas saj.

Shqetesimi im ne fakt eshte pikerisht kjo nevoje e madhe per te vjelle vrer e per cfare? Per perdhosjen e eshtrave te nje personi per te cilin ti tani degjove per here te pare (me fal per TI, por kete s'e kisha per ty personalisht megjithese me je pergjigjur)...qe ne fakt ti s'ke asnje dijeni jane apo jo aty. 

Ai personi ka lene deshmi te pakontestueshme per mesimin e gjuhes shqipe besimtareve ne Himare, cfare do te thote se himariotet NUK JANE GREKE! sic ua do mideja ju ortodoksve te Janullatosit!

Fjala eshte per nje misionar te ardhur nga Vatikani i cili ka predikuar ne shqip dhe deshmon se  Himara ne shek 17 banohej nga shqiptare.Ju nuk u intereson ky fakt dhe vajtoni nje garazh me nje kryq mbi cati!

Nqs jeni kaq te ndjeshem per punet e kishes, perse nuk reagoni po me kaq ndjeshmeri dhe shqiptari kur ne Himare ngrihet flamuri grek dhe kur autoritete greke e shpallin Himaren minoritet grek??

Edhe une do kisha deshire qe njerezit te ishin me te ndjeshem kur shqiptaret rrenojne dhe mbysin njeri tjetrin perdite,  po ja qe jo te gjitha deshirat na plotesohen! Jemi egoiste, jemi te ndjeshem vetem kur hyjne ne mes kujtimet, xhepi, prona personale!

Nuk me ke kuptuar me siper. Shume besimtar ortodoks kur kundershtuan Janullatosin i perzun nga Kisha, Janullatosi e mori kryesine mes shume problemesh ku ushtroi dhune institucionale me perkrahjen e Greqise e ambasades Greke e me Bekimin e Salih Berishes.

Ortodokset Shqiptare u dorezuan dhe pranuan humbjen e turpshme me ne krye At Liolinin. Kohet kaluan, Homogjenet pushtuan me ndihmen e Janullatosit Kryesine e Kishes autoqefale. Mbaje mend e do vije dita se afermi kur Kisha Autoqefale te ndahet se ne keto kushte vetem paraja e Janullatosit dhe ndikimi Grek e ruan ne kete gjendje. 

U hodh beton nga siper e u ndertua nje haur pa leje mbi nje Kishe te rrenuar 600 vjecare me shpejtesi nga Prifterinjte Grek ne nje vend te shenjte te kontestueshem per tu Hellenizuar nje zone e diskutueshme. Kisha Katolike ka pasur shume rezerva per kete ndertim.  

Arbitrariteti i ndertimit pa leje merr pergjigjen Arbitrare te prishjes. Nuk je e mireformuar, se projekti eshte shume i qarte dhe kundershtohet me frike nga homogjenet si Barka dhe idioti Dule qe akuzon se Koqoja do ndertoje Pallat. Do hiqen germadhat e do GERMOHET, per te nxjerre ne drite historine e Shqiptareve te mbuluar me beton Grek. Nuk bera Ironi, por atyre eshtrave kerkohet tu behet ADNja vertet se ne sfond nuk eshte konflikti Rama- Janullatosi, por respektimi i ankesave te Klerit Katolik gjithashtu. Fakti qe aty ka ortodoks dhe jo me Katolik nuk ju jep te drejte ortodokseve te ndertojne me vend e pa vend thjesht per te Hellenizuar. Nese nuk provohet se aty dergjet Katalani apo provohet Kisha do rindertohet si para 600 vjetesh se gjyshja jote nuk ka me shume te drejta se stergjyshet e meparshme. Le qe gjyshja jote nuk ka kellqe te hedhi beton e te ndertoje garazh kurse fondet Greke po. Ne nje kohe kur Shqiptari Cam nuk lejohet te kaloje kufirin Grek per aresye toponimi ne pashaporte ne lejojme qe ne vendet e vjetera te hedhin beton tregon se Shqiptaret kane nje lloj geni veteshkaterrues qe injoron historine e vet. Sikur gjyshja jote te kishte ngritur nje tende me nje kryq ne vend te shenjte do ishte e bekuar kurse kur hedh beton ne rrenoja 600 vjecare shuan historine e rishkruan historine e re te Hellenizmit. Nuk mjaftojne varret e ushtareve grek por edhe vendet e shenjta e varret e paprekura deri ne 1994 te fshihen perjetesisht nga cdo lloj inkuizicioni fundamentalist.

Nuk besoj se gjyshja ime ka pasur ne mendje si te mos e shaje ti si greke pas 20 vjetesh. Patjeter qe ne kohen kur nuk leviz njeri nje tulle pa e paguar, forcen e besimit s'ke sesi ta kuptosh. Mua me mjafton qe shpreh mendimin tim, s'kam ndonje pritshmeri te larte per diskutim ne nivele shkencore.

Une nuk po e shaj Gjyshen tende per ate pune se nuk besoj se ka pasur gisht ne aktin Vandal te hedhjes se betonit mbi rrenoje historike. Per mendimin tim eshte akti i paster Hellenizimi te nje zone problematike. Kryeministri u tregua i qut qe i vuri Hellenistet para faktit te kryer, pa reklama e pa tambure. Tani eshte shansi te rindertohet Kisha sic ishte dhe gjyshja jote do jete shume e lumtur kur ta vizitoje e ti kujtohet para 1967. Perderisa kritikojme Vangjush Dakon qe kur zbulon artifakte ne durres nuk i ndalon punimet por vazhdon, nuk mund te perulemi para 2 prifterinjve Grek te Janullatosit qe mbulojne historite Shqiptare qe nuk jane Hellene. Ka lene plot gjurme Hellenizmi ne shqiperi, deri ne Durres e Lezhe, nuk kan pune Homogjenet te zhdukin elementet jo Grek. 

Keto litaret neper kembe i kemi nga Dreqi dora vete qe.i dha viston Janulles te behej i pari i kishes autoqefale dhe te bente nje pune diversive ne Shqp pa u ngacemuar. U dha viston qindra misionareve islamike .qe hynin e dilnin ne Shqp si ne ndonje han pa porta dhe rekrutuan e vazhdojne te.rekrutojne shqiptare te keputur. Dmth paligjeshmeria dhe antishteti u be aq normal ne Shqp saqe ketyre spiunave greke apo islamik nuk iu ben syri terr te dalin kunder Shqp.

Irisi ngre disa piketa shume te drejta, por fatkeqsisht, si egoiste qe eshte, ca i le e ca i shkallmon po vete.
Irisin nuk e bezdis fakti qe hidhet armatur per te varrosur perfundimisht nje objekt historik, kulti, por e bezdis fakti qe x-person reagon kundra ketij betonizimi, pasi sic duket per te reagur kusht paraprak eshte doktoratura ne histori krishterimi ballkanik.
Kisha Ortodokse e Shqiperise eshte e te gjithe shqiptareve e dashur Iris. Objektet antike, si pjese e pasurise se perbashket kulturore i perkasin edhe atyre qe zgjedhin te jene sot ateist, ose te besojne ne nje forme tjeter krahasur me stergjysherit e gjysherit e tyre qe mund ti kene ngrit vet ato objekte. Te marresh peng identitetin kulturor eshte krim.
Nga ana tjeter te jap te drejte, shteti duhej te identifikonte e te mbronte cdo objekt historik e kulturor, besimi ose jo.

Eshte interesant qe arkitektura e fshatrave te bregut nuk ka asgje te perbashket me ate greke. Per kete kemi folur shpesh ne peshk. Fluiditeti i identitetit te popullsise eshte natyral, ashtu si dhe i vet njerze qe e perbejne popullsine. Sot jemi krejt ndryshe nga ata cka kemi qene vjet e parvjet; qelizat ne shumice kane vdekur e jane zevendesuar, eksperiencat jane shumuar, idete e mendimet, kendveshtrimet mbi jeten mund te kene ndryshuar ose ngurtesuar me tej. Ama, nga pikpamja identitare themi qe jemi po ne.

Me ket rast pershendes Ballet, Koket etj shqiptare te zones qe edhe mbase nder shekuj per arsye tregtie e feje kane mesuar ndonje gjuhe te re, gjithmone kane ruajtur fanatikisht identitetin.

Tani, mire qe jam egoiste e thashe vete, po kete pjesen qe nuk me bezdis armatura ku e kam thene? Me bezdis cdo lloj betonizimi i atij vendi, madje dhe aq sa eshte bere ne shtepine time dhe ne cdo kishe tjeter me murale shume te bukura pjese te te cilave dalloheshin ne guret e kishave te prishura. Po a mjafton kjo te justifikoje prishjen serish? 

Cfare ka te cuditshme qe preferoj te kete mendim ekspertesh para se te veprohet? Ne kemi 25 vjete qe s'po degjojme profesionistet, i di kryetari te gjitha, ndaj jemi ne kete gjendje. E ne fund te fundit, ne nje vend me fonde dhe burime te limituara ku perdite degjojme sa keq qe jemi e kerkohet vullnetarizem per rilindje, te me ndjesh nese mendoj qe duhen perqendruar vemendja dhe ato pak burime qe paskemi ne vepra me te rendesisshme. Do ishte mire qe njerezit te ndergjegjesoheshin te hapin syte se kane filluar ti perdorin se ua dine reagimet sapo permendet fjala "greke".

Ne kete faqe e keni zakon ti beni bisedat terkuze, po "e verteta" nuk eshte eskluzivitet i askujt.

I maroi pallatet, qoskat, mbikalimet e rrezikshme per jeten, "toke e xanun"-at po aq te rrezikshme per jeten, dhe turlifare ndertimesh, ngrehinash e pengesash pa leje ky k@ri, qe i paska ardhe rradha kishave pa leje?

cun i mire je, po k@r mete gjithe jeten o ed! smiley

Bjeru ku ti gjesh perpara nga keto Institucionet e Kultit qe rekrutojne Xhihadiste . I vetmi objektiv qe kane eshte te Percajne Shqipetaret . Mbase nuk kthehet he per he , se dominon Injoranc e madhe e imponuar ne ate Popull , por shembulli i 67 eshte me se Historik per Boten . Tufa e Grigjes ju kthye me te verte Zotit te jetes ne Toke .

Pervec objekteve qe shpallen "Monumente Kulture " te tjerave Rruspen . Gjithmone kane sherbyer per "molle sherri ' e " zhvillime ekstreme " ne cdo cep te Botes . Kane pasur dhe kane rradhen te parat ne shembje ...Koha Sot eshte tjeter . Hipokrizi e madhe dhe sulm i eger me financime marramendese . per dominime Fetare si vatra rekrutimi mercenaresh ! 

Vetem kije ne mendje se Shqiptareve  asnjehere nuk ju eshte rruajtur per Fene dhe praktika dhjetra vjecare ,  per te mos thene shekullore , e ka vertetuar kete.

Kisha te shndruara ne Xhami , nga Katolike ne Ortodokse , nga Xhami ne Kisha dhe Prifterij e Hoxhallare me Tesera te ish partis se punes . Tapite e osmeneve dje ,mbi Tapite e Venetikut pardje  e kushedi cfare tapish nga Myqyryfet mashtrues fetare .

tymnaja nacionaliste e rradhes e Palloshit per t embuluar faktin se nga 300 mije vende pune qe premtoi,pas dy vjetesh ka krijuar zilch, zero ,nada.

Sme duket se eshte nacionalizem por degjimi i ankesave banoreve te bregut prej vitesh e vitesh. Personalisht kam nja 10 vjet qe degjoj ankesa nga lokalet se kishat e gjetuar ne shkaterrim e siper nuk jane renovuar duke ju ruajtur elementet e trasheguar por eshte nderhyre te duken si Kisha Greke. Do restauroje 30 Kisha pushteti lokal duke respektuar arkitekturen e Orthodoksise Unite qe varej nga Papati. Kan 25 vjet qe i jane futur me qilizem Helenizimit te cdo trashegimerie jo-Hellenike. Shqiptaret e kane mendnien tek ndeshtjet e Kombetares e nuk shohin si po ja u shuajne ate trashegimeri historike Helenet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).