(Letër pa zarf Myftiut të Pukës për mesazhin e tij të lartë)

I përnderuar Myfti,

Nuk njihemi fizikisht, por kjo nuk më pengon të të përshëndes miqësisht dhe të të dërgoj të fala të sinqerta, për të pasur gëzime dhe lumturi në jetën provizore, që na është dhënë e drejta ta jetojmë.

Në ditën e lumtur të Fiter Barjamit, Ju ju drejtuat popullit të Pukës ku shërbeni, me një mesazh shumë kuptimplotë dhe qortues, për aq sa e lejojnë suret përkatëse të këtij problemi, që rregullon marrëdhëniet e njerëzve me të dërguarin e Perëndisë.

Po e citoj një pjesë të mesazhit tuaj, ashtu si e ka botuar shtypi civil i Shqipërisë:

“Largimi është tradhti ndaj vendlindjes. Azili nuk është shpëtim, bëhuni më vizionarë! Ktheni sytë nga tokat tuaja bujqësore. Jemi i vetmi vend ku toka nuk punohet. Kur nuk doni vendin tuaj, si mund t’iu duan të tjerët?”

Si bashkatdhetar dhe specialist i vjetër bujqësie, të falënderoj nga zemra për këtë konsideratë të munguar, që shprehni ndaj tokës mëmë dhe ndaj bujqësisë të vendit tonë. Të tërë njerëzit, me përjashtim të qeveritarëve, e dinë se në Shqipëri ka 25 vjet që nuk mbillen gati çdo vit mbi 200 mijë ha tokë, në mos më shumë.

Më lejoni t’i shtoj shqetësimit tuaj qytetar, se tokat më të mira bujqësore në Myzeqe, Zadrimë, Vurg, Mamurras, Maliq dhe luginat e lumenjve ka vite që u ka mbirë trusku. Mbi to po kuturiset të peshkohet, i respektuar Myfti.

Është tamam kështu siç shpreheni ju. Jemi i vetmi vend në botë ku toka nuk punohet. Ne e kemi alternativën, që të mos emigrojmë dhe e përbuzim.

Shumica e tokave të papunuara janë të pakulluara dhe pa ujitje. Po sa do t’i lëmë kështu? Ministrat e bujqësisë të këtij tranzicioni 25 vjeçar, janë fajtorët e drejtpërdrejtë të këtij handikapi të paparë. Lëre që nuk kanë vënë ujin në zjarr për të ndryshuar situatën me tokën bujqësore, po nuk i kanë dhënë popullit shqiptar një raport sa tokë nuk selitet dhe pse. Me sa duket, ministrat nuk e dinë shifrën e saktë të tokës të pambjellë. Shifrat, kemi të drejtë të dyshojmë se janë të manipuluara, deri sa ish-ministri Ruli raportonte përpara mediave se bujqësia është rritur mbi 8%, kur ajo është shumë poshtë nivelit të vitit 1990.

Nuk është e qartë pse fshihet shifra e mos mbjelljes së tokës bujqësore, një realitet nga më monstruozët që ka njohur ky vend, ashtu siç e nënvizoni dhe Ju në mesazhin tuaj. Fshatari tokën e ka punuar me parmendë druri dhe ja ka dalë. Sot nuk bëhet fjalë për mjete mekanike të punimit që i kemi dhe i gjejmë, po s’i patëm.

Këto 25 vite kanë ministruar Ministrinë e Bujqësisë 10 ministra. Secili e ka shpallur veten shkencëtar dhe patriot, por e kanë dorëzuar Ministrinë me tokën shqiptare të pambjelle dhe pa thënë gjysmë fjale për faktin pse nuk mbillet. Ministri i Bujqësisë mund të emërtohet ndryshe edhe ministri i tokës dhe i ujit sipërfaqësor. Faktikisht nuk kanë menaxhuar as tokë, as ujëra dhe përsëri e kanë mbajtur emrin ministra; për çfarë? Si i ka lejuar populli të kapërcejnë pragun e Ministrisë, pa u përgjigjur? Profesorët e bujqësisë shqiptare dogjën diplomat përpara zyrës së ish-ministrit. Këtë nuk e harron bota dhe Europa, por në Shqipëri kjo ngjarje unikale u harrua, qysh në mbrëmjen e ditës që ndodhi. Lavdia është e përjetshme për profesorët bujqësore shqiptare!

Situata e heshtjes 25 vjeçare nuk ka shpjegim. Ajo që të them me sinqeritetin e burrit është kjo: Po qe se do ta kisha krijuar unë këtë situatë, ose diçka afër kësaj, do të kisha vajtur me kohë në vetëvrasje pa u menduar dy herë!

Një koleg më ka thënë tani vonë, se pushtetarët e fshehin gjendjen e tokës së papunuar, sepse nuk i pranon Europa. Personalisht mendoj krejt të kundërtën. Europa nuk e ka vënë këtë kusht dhe nëse dikush mund ta zgjidhi këtë ngërç, është vetë Europa. Ne kemi dhënë boll prova se jemi të paaftë për një sipërmarrje të tillë mbi tokën tonë. Duhen investime të mëdha brenda një afati kohor sa më të shkurtër. A mund ta realizojmë ne këtë investim me buxhetin modest që do të kemi në çdo kohë? Europa mund ta bëjë, po t’ia kërkojmë.

Shtypi ka bërë dhe po bën sehir. Duhet të gjendet një burrë t’u kërkojë llogari pushtetarëve, në emër të popullit! Juve dhe klerikët e tjerë shqiptarë ju dhemb zemra për tokën që nuk mbillet, sepse ju i doni besimtarët e varfër. Nuk kini asnjë ngjashmëri me ministrat e korruptuar dhe të pandërgjegjshëm, për detyrën që ju ka ngarkuar populli. Nuk jeni as një gazetaruc që përgjon për ndonjë lajm sensacional.

Toka e pambjelle nuk është një gabim që riparohet me një autokritikë. U është hequr shqiptarëve alternativa më e plotë për punësim, mirëqenie dhe evitim të emigracionit marrok.

Kur themi që janë fajtorë të rinjtë që ikin, më përpara duhet të kthejmë sytë dhe vëmendjen nga ministrat e bujqësisë, që populli i ka paguar dhe vijon t’i paguajë me rroga të pakrahasueshme, për 25 vite. Unë nuk di të mallkoj. Besoj këtë do ta bëni Ju, në emër të besimtarëve që ju u shërbeni me përkushtim.

Juve keni besim tek pushtetarët e rinj të bashkive të mëdha se do të bëjnë diçka më shumë për bujqësinë, veçanërisht për kullim-ujitjen. Këtë mendim kam dhe unë, por me shumë rezerva. Pse? U bënë reforma të suksesshme në arsim, pensione, ushtri, shëndetësi, do të bëhet dhe ajo e drejtësisë, kudo. Bujqësia do të mbetet po kjo, me korrigjim të inflacionit. Bujqësinë e duan hiq e mos këput. Kjo situatë arsyetohet se ka ndryshuar struktura e mbjelljeve, sipas kërkesës së tregut. Kjo kështu ka ndodhur vërtet, por pritej. Të publikojnë sa $ merren nga një ha tokë e kadastruar. Kjo shifër na duhet për krahasim. Le të mbillet toka me se të duan; qoftë dhe manaferra.

Pak ditë përpara dëgjova zv.ministrin e Bujqësisë, që fliste se do të pastrohen më shumë kanale. Për ç’kanale flet ky zotëri? Fjala është për një rrjet të tërë inxhinierik, të eliminuar në terren. Zv.ministri optimist foli dhe për politikat bujqësore që do të formulojë më mirë Ministria, tani që “kanalet” i ka Bashkia. Po për ç’politika bëhet fjalë, kur nuk ekziston objekti alfa, nuk mbillet toka? Do të ndjehem i lumtur, nëse realizohet parashikimi juaj për punën e bashkive të mëdha. Jam ende skeptik.

Toka bujqësore nuk është “disa kanale”, siç e përcaktojnë këta “optimistë” qeveritarë. Toka bujqësore është bonifikim integral, nga Velipoja në Karaburun. Bonifikimin nuk e bëri Diktatura, por populli. Shqiptarëve ju deshën 30 vite për ta përfunduar. U prish për disa ditë dhe vijon të mos jetë funksional për 25 vjet. Kur dhe kush do ta bëjë funksional? Këtë duhet ta gjykojë drejtësia e pavarur!

Uroj të bëhet më e mira dhe në kurban Barjam të takohemi me koncepte dhe praktika të reja për tokën dhe ujërat sipërfaqësore, që gjithsesi duhet të kemi ende besim tek vendimi mbarëpopullor, i shprehur 2 herë me votë.

Me konsideratë të lartë...

 

26 Komente

Kurse une them se jemi i vetmi vend ku njerezit ulen e shkruajne letra te hapura e te mbyllura, kartolina dhe dacibao ku te gjithe i japin mend njeri tjetrit dhe popullit; gjejne fajtoret dhe i denojne e i turperojne, japin rrugezgjidhje e direktiva si myftinj apo profesore, po askush nuk kap lopaten me dore se punetoret kane ike ne mergim.

pash veten fundin:

Uroj të bëhet më e mira dhe në kurban Barjam të takohemi me koncepte dhe praktika të reja për tokën dhe ujërat sipërfaqësore

smiley

gjynah mos qofte, po m'u kujtua ajo e uruara valbone qe thot "tate du fuston".

ka qen nje varg "nga thirrja e pare tek leter e hapur", nuk di a te kujtohet.  

Ne fakt kenga ka qene nga thirrja e pare/ne Kongres te shtate po Ty ti Kane marre mendt bitellsat dhe stonsat ndaj e ke per detyre që deri per Ramazan ta besh ezber kete kengen

ok, mire, po per kte vargun tjeter ca do thush: "se toka do krehur, pushka kerkon trima" smiley

 

Kto me toka jane kenget e Institutit Bujqesor smiley

n'vitet e rinis se malit

n'torben e fishekeve brenda

mbaja nje tuf trendeline

ma pat dhene te pragu nena 

kori: trendelin o trendelin... smiley

 

Artikulli me pelqeu, shprehte bukur nje problem madhor, qe per qeverite e paafta shqiptare, ka qene nje problem i zgjidhur, kuptohet sipas rradakes se tyre, qe kujtojn se me privatizimin e tokes, u zgjidh gjithshka. Lenia ne meshire te fatit, te ketij problemi madhor, qe prek gjysmen e popullsise, tregon edhe nje here papergjegjshmerine e pushte-tarve shqiptare. 

Nuk eshte artikull .Eshte.. letra nga Populli ere e fresket e Demokracise ..tha sh Enver

Nuk ka te beje Fare me qeverite te afta apo te pa afta .Ka te beje me Klan Hajdutesh e Grabitesish te Klanit Politik e Biologjik te Familjes Berisha, qe na dhuruan kete Gjendje ne Bujqesi sa te japin udhezime dhe myftinijte dhe te pelqehen si probleme ne " artikuj " smiley.

Ma ekonomikisht presim prej Jush i nderuar Pjer . Per Politika Qeverish ka te tjere .Ja psh si mund ta xeberthejme kete ..sipas rradakes se tyre, qe kujtojn se me privatizimin e tokes, u zgjidh gjithshka... kuptohet pa pritur te dale Intervista Tjeter shume e Madhe !

   Artikulli shpreh zerin e nje specialisti, sigurisht te mesem, shqetesimin e tij, duke e kujtuar problemin si deshire apo mosveprim te pergjegjshem te individeve ...Ministra Bujqesie te pas viteve 90 -te.

    Para segjithash, ne nje perceptim, per kuptim te drejte te lexuesave , autori ka koncept te gabuar kur thote " Nuk eshte mjelle ...toka bujqesore" ! Ne fakt ajo per te cilen ai shpreh shqetesimin eshte " Toka Are " sepse " Toka  Bujqesore , permbledh   gjith token e zene me ullishta, vreshta, pemtore, livadhe  dhe natyrisht Arat. 

   Se dyti, duhet te kemi te qarte,  se vendit i mungon " Doktrina Zhvillimore " , qe sipas meje, ne themel, per kushtet e vendit tone , duhet medoemos te kete Zhvillimin e nje Bujqesie intensive ne token are ! 

  Ne dhjetra artikuj te botuar kam shjelluar kete ide si dhe kam ideuar  rruget qe duhen ndjekur,  brenda nje perjudhe 4-6 vjecare.

 Une kam bindjen se rrahja e mendimeve ne nje rrafsh shkencetaresh te bujqesise tone, te fushes ekonomis, te inxhinierise hidaulike dhe atyre te planifikimit , me pjesmarrjen e forcave politike , mesiguri do hidheshin bazat per Doktrinen Zhvillimore te vendit , qe do te perbente edhe reformen me te pare serioze, efektiviteti i se ciles do ishte i padiskutushem, Reforme ne Bujqesi ! Qe do te ishte pakete ligjore e plote dhe financim progresiv i planeve vjetore ! 

   Prodhimi bujqesor nuk rritet as me lutje e as me  lutjet ....per dekrete ...Perendie! 

 

Per te marre votat e popullit te varfer fshatar ,qe ishin me shumice ...
shkaterruan punen kolosale ,qe ishte bere me djersen e popullit te thjeshte ,te burgosurve politike , te internuarve e pronarve ...
Krijuan dy sisteme, kapitalizem ne qytet dhe socializem i thençin ne fshat (bujqesia eshte si ne mesjete me shate e trasta smiley
Ne qytet pranuan te jepnin dyqanet pronareve ,fabrikat te bleheshin nga te huaj dhe te punonin shqiptaret ne to )
Kurse ne fshat nuk ja dhane tokat pronareve te ligjshem , qe vuajten burgjeve dhe internimeve ..vetem se ishin te pasur ..s'ke gje qe keto pronar i mbajten me buke rezistencen qe çliroj vendin .
Kur u vendos diktatura u quajten kulak te pasur ,tradhetar ,bashkepuntor me okupatorin etj .
Asnje i persekutuar nuk beri vetgjygjsi ..te vriste ndonje prokuror a hetues ,
por presin dhe sot e kesaj dite me fisnikeri qe hajdutet t'iu kthejne ato qe ua rrembyen ..
hajdutet nuk kan kohe sepse legalizojne vjedhet e tyre ...
Ai qe e rremben token i jepet tapia ,pronaret e vertete te presin ..e keshtu vdesin pa marre gje ..sipas porosis te shokut Ramiz lene amanet shokit Sali e te tjereve. 
Keta hajdute nuk i kane shkaktuar probleme vetem pronareve por te gjithe vendit ...duke e ndare token e tjetrit me ngastra shkaterruan bujqesin ,u prishen hidrovoret ,kanalizimet ,bene greket pronare me tapi ..kur çamet nuk kane te drejte as ti fotografojne shtepite e gjysherve te renuara ..
Nuk ecen bujqesia me shate e me trasta ,edhe ne perendim pronaret e medhenj jane te lidhur me njeri-tjetrin me shoqeri te perbashketa (cooperativa ).
Toka bujqesore nuk punohet,ajo valut qe vjen nga jasht nga emigrantet del prap jasht per te blere domate e molle ..
Ndertohen shtepi ne toka bujqesore,e per disa qe nuk kishin asgje.... me mire keshtu rrumpalle..lemsh kadastrat qe mos te merren vesh sa kane vjedhur ...
Nuk do ishte me mire ta kishte marre pronari i vertete te kishte investuar duke u lidhur me investitor te huaj dhe mos te kishte ndodhur e gjitha kjo..... 
Lexojme nje dite per ata investitoret serioz norvegjez ,qe qeverite shqiptare, kane vite qe e sorrollasin dhe ja japin tokat te dyshuarit nga Bangladeshi smileyKeto jane pushtetaret tane qe krijuan problemin me te madh social e ekonomik per vendin..çdo dite rritet fatura e taksapaguesve shqiptar qe i drejtohen gjykates se Strasburgut .

 

S'di per fiks per cfare po flet ti, po kjo: pronar-fisnik-ndihmues lufte-qe vuatjen burgjeve-e s'kane marr toka e me rradhe nuk ka. Eshte event aq i rralle sa paralelizmi i planeteve. Para nja ca muajsh po degjoja nje histori ku nxoren nja 5 familje nga shtepia, sepse binase ndertuar nga fashistet i kishte dal pronari. Dhe pronari se nga kishte gjetur disa letra, ku gjyshit te tij "fisnik" ja kishte dhuruar regjimi fashistet per sherbime te mira. Tani s'doli njeri te flsite ca sherbimeshe etj etj, edhe ky i kishte shkopsitur e darovitur ne ate fare feje letrat, sa qe s'kishe c'ti bej. E keshtu me rradhe. 

Edhe keta "fisniket e tjere" qe vejne ne Strasburgut, o kane qene bejleret e vasal te Sulltanit, o kolone te ardhur direkt, o dikca me vone.  Tani ne mund te tjerrim qe tek e tuk, do kete nje shembull qe s'eshte keshtu, por e verteta keshtu eshte, tjeter pune se sot muhabetet jane bere ndryshe.

Debris me vjen keq te them, qe nuk e njef as problemin e as historine ...Deri sa shkruaj e di mire kete pune ...Ato familje qe thua ti ne sherbim te Turqis 5-6 kane qene ...Shqitari ka pasur prona si te gjithe popullsite ne bote ,se nuk zbriten nga qielli, jemi ketu jete e mot ...Kam sjell po ketu tek peshku pjeserisht  nje studim ...qe e verteton kete ... Dhe deri sa BE ja ve kusht zgjidhjen e problemit ..po dhe ata e din mire smiley Kurse ai rasti qe thua ti me pronarin fallco smiley (qe egzistojne dhe keto fenomene ...por nuk kane te bejne me realitetin e hidhur ...) 

Mos eshte ai rasti i atyre banoreve te Tiranes se re ?

Qe del nipi i rojes se godines ...sikur pronari i kishte lene gjyshit te tij pronesin e nderteses para se te largohej ?

Nqs eshte ky rast po te them qe banoret e kane rimare me gjykate  dhe jane futur brenda ... edi mire sepse kam nje shoqe qe banon aty ...Mund te kete dhe raste te tjera ,sepse ka xhambaze sa te duash ...dhe pikerisht jane keta te fundit qe kane marre me shume ...Nqs nuk i di gjerat ,mire eshte mos te pergjithsosh dhe te lendosh viktimat e verteta  me banalizime ...

Një pasqyrë të shkurtër të pronësisë deri më 1945, ku duket qartë se pronari më i madh ka qenë shteti. Nga gjithë sipërfaqja totale, shteti ka gëzuar këto pasuri në raport me të: tokë e mbjellëshme 158 mijë ha (5.75%); livadhe e kullota 856 mijë ha (31.8%); kultura drusore 144 mijë ha (5.32%); pyje e shkurre 992 mijë ha (35.98%); toka të pambjellura 302 mijë ha (11%). Këto të dhëna janë marrë nga studimi i autorit Pier Françesko Nistri më 1941. Ai thekson faktin se “latifondisti” më i madh në vend nuk ka më shumë se 10 mijë ha tokë bujqësore dhe gjithsej të tillë janë 6-7 familje. Në fakt, objekti gogol i indoktrinimit dhe demagogjisë barazimtariste komuniste — “latifondistët” - nuk zotëronin më tepër se 15 mijë ha të gjithë së bashku. Zogu bëri reformën në këtë mënyrë: kush zotëronte më tepër se 40 ha (plus 5 ha për çdo fëmijë) i shpronësohej vetëm 1/3 e pjesës së mbetur mbi këtë kufi bazë. Nga të dhënat dihen faktet se në Shqipëri 86% e popullsisë në fshat ka qenë pronare. Pa tokë ishin vetëm 13.8% e familjeve ose 21.500 familje, kur familjet e tjera ndaheshin në këtë mënyrë: 5356 familje ishin të pasura (3.45%); 128318 familje ishin të mesme (82.67%).

Totali i familjeve të lidhur me tokën bujqësore ka qenë 155.225 familje. Ndërsa këto kategori familjesh zotëronin respektivisht në hektarë këto sipërfaqe (në raport me totalin e tokës bujqësore): “latifondistët” 14.450 ose 3.67%; familjet e pasura 87970 ose 22.37%; familjet e mesme 237.668 ose 60.44%; entet fetare 3163 ose 0.8% dhe shteti 50 mijë ha ose 12.71% si latifondisti më i madh. 

Po ta kishe fut n'zarf letren do shkote drejt e te Myftiu, e le pa zarf edhe urdho, abuzon gazeta Dita me letren tate se doje me kursy iqin lek

Une kam idene se keto e lejne vete zarfin pa myll dhe shkojne e hedhin para redaksise qe ta gjeje ndonje gazetar. Po u botu pastaj, thone "une s'di gjo, do e kete hap postieri".

Un shkrimtar, ti shkrimtar, kush do ta punoje ate are?

Qeka bo Elitarja Yp Xhibi edhe Muftie smiley . Po sikur feja e mazllemasave nuk i njef hoxhallarkat . Allah allah cfare nuk na lexojne syte .Edhe Myftijte japin udhezime per Bujqesine . Ja fut tjetri pastaj "se te pResekutumit zotnie " " se fisniket zotnie " a thu se je ne ndonje bace ma Partakalla ku kendojne cingiet !

Kishim o kishim edhe Bujqesi Moderne edhe Rendimente te perparuara baraz me Boten. Kishim dhe Organizime tip "kooperative " me baze "prone grupi " ku sejcili kishte te regjistruar kontributin dhe me Statut ne cdo kohe mund ta merrte e dilte i pavarTun .

Nuk kishim llafazane dhe rapadam llapa-ilipallapadam me udhezime  si te dalim nga situata dhe pronare Imagjinare qe njatij Tuc Makut i kane sekuestrue Token or tie ..Eshte e vertete . Nuk kishim .Kishim njerez qe punonin dhe prodhonin.  

Po ama mezi nxorem ne drite nje QENEF qe nuk ka uje qe e lan si shteti i Mut Burrit te Mut Shtetit sali berisha . Krijoi Artificialisht pronare Hajdute te Ekspozita Shqip Sot dhe braktis fshatin duke e lene ne meshire te Fatit .

Toka e Regjistruar aty eshte .Cdo pronar njihet realisht e me kufij .Po keta nxoren pronare dhe ne Kullota e Pyje  smileyqe nuk ka p*none me i gjete fillin , pasi nuk i njihte as Zogji , pervec LefTKopeve

Tani mejtonj presim dhe sh.Gjembi mbase kushedi mer mundimin dhe na sqaron me mire me mejtim bujqesor te mendjes

 

O Idrizo po ça faj kane pronaret se disa fukarenj nuk kishin gje ?

Si tani o burri i theut ,kamunistet Sali e Edi e Ilir floriri jane mbush me shtepija e vila ...e ka njerez qe nuk kane ku te fusin koken ...(me nje ndryshim ata i kishin te vetet ,keta i kane te vjedhura )

Por keto vite te ekonomise se lire ...nuk ka vetem hajdute qe u bene te pasur ...ka dhe njerez qe jane pasuruar e kane blere nje cope shtepi e toke me pune e mundim ,me ndershmeri ...E nder ta jemi dhe ne emigrantet qe na kane rene krahet e i kemi me djerse ...Te vij nje sistem diktatorial tani dhe ti shtetezoi te gjitha ty ...dhe breket qe ke veshur ...smiley .Te degdise ku ti doje qefi se ti ke jetuar e studiuar ne boten borgjese-revizioniste e je borgjes se ke nje shtepi ku te fusish koken me nje farmaci o zyre avokature  poshte shtepise psh smiley .Si do te vinte ty ? Nuk do te vinte keq per pronen e gjyshit dhe babait te vene me mundim ? Kur gjyshin e babain mund ta kene vrare ,burgosur o syrgjynosur Saver o Tepelene ? 

Ja keshtu ishte dhe atehere ore Idriz ... Iknin shqiptaret ne emigracion ne Amerike e gjetke ...Benin tregti me italianin e fqinje ...Eshte shume e thjeshte Idriz dhe ju e dini mire ..por nuk ju pelqen se ju kane bere lavazh truri 50 vjet me komunizmin dhe nuk ju del xhani nga ai sistem ..Shqiperia ka egzistuar edhe para 44 o Idriz ...Per çudi ,flasim me perçmim per qeverite para 44 ..ama tapite ja njiifni ..ato merrni per baze ..as Enveri si zhduku ...se e dinte qe ishin te sakta ...smiley

Më fal jo vetëm që nuk e njeh Shqipërinë për prona por as kupton fare çfarë do me thënë pronë,përveç  konceptit Salist  Prona a emja .Ma ka lanë baba mue "smiley

Nuk kam ndërmënd  të mësoj tye se çfarë do me thënë pronë , por shkarazi po të kujtoj që nuk janë Timaret që legalizojnë pronat , janë tapitë që dalin pas Regjistrimit në Kadastra . Pseja është e thjeshtë se do Paguash xhelepe e vergji

xhelepe e vergji nuk ka se është populli fukara

Të tjerat i kupton vet tie se çdo me thënë pronë ose 24 piano bash në zdrale të Velipojs.

Për qejf tat duhet të kuptosh se për Herë të PARË në Historinë e Shqipërisë u krijuan Kadastra me Shqiptarë dhe nga Shqiptarët pas viti 44 .Kadastr. e kohës së N ma të Dhimit , Italianët i krijuan ashtu si ua donte vërnuçja në qytete dhe në fshatra për me ja shti kamët në një këpucë Kalcës  .Gjithsesi ka edhe prona të regjistruara të Falura ose Dhuruara nga Mbreti , nën shembullin si ja dhuroi /fali trojet familjes Zogollajve  në Burxhet or tie njaj Sulltani " sepse  Mbreti asht i Vetmi pronar i Trojeve me Kushtetutë .

Zotrotes i duhen shekuj jashtë Politikës të kuptosh çfarë është prona kështu po të lë rehat në tuejën "Se Diktatura zotrie , sekuestroi pronat e kurorës Italiane dhe çveshi Nierin " smiley

Kur ta kuptosh Enverin ti me Salijtë do u ketë mbirë Bari dhjetë pëllëmbë disa brezave smiley

 

Or Idriz ...une kam maru shkollen per ate pune ..ti me thu ..nuk di se kush eshte prona ...lol

ç'pune kam me Salen une nje here ? Salen eshte i juj smileysmiley 

ta kam fal bashke me Enverin lol

Ishalla po jeni afer e afer dhe ne boten tjeter ahahahaha

Shnet Idrizo te nigjoj pak muzik tani ...tjerat i kom ne terezi ...se qe thu ti edhe Enverit ja kam pas fut smiley e kisha krushqi  smiley ahahaha 

Te pershendes Idriz smiley

 

https://video-mxp1-1.xx.fbcdn.net/hvideo...

 

 

Ja me shkollë me që ke maru për atë punë smiley 

Çfarë është prona ?

Kategori ekonomike...... apo......Vjedhje ?

Mujth  me e dit , mujth me e dit ? Pthe e kam lidh kokën ?..pëjeti e vluara për tu martu

Po e ke lidh se je duke pastru shtëpinë e të mos të nyjn Pluhrat..tha i vluari p[r korektesë

The ke dit The ke dit.  Jam thuthuqkë Jam dhe Qerothkë.

Hajt të dielë të gëzuar .Po me që ke shkollë mos fol si në kuvend të PD-hit  .Përsh .

https://youtu.be/iUxBiLYgI4g

 se për Herë të PARË në Historinë e Shqipërisë u krijuan Kadastra me Shqiptarë dhe nga Shqiptarët pas viti 44 

...nuk ke faj sepse keshtu ta ka mesu Dulla ty  smiley

Juridikisht, krijimi i nje kadastre dhe matje tokash ne Shqiperi, ka filluar qysh me daljen e ligjit “mbi titujt defterhane” ne vitin 1874. Ato kryesisht moren karakter eksperimental ne disa vilajete te perandorise otomane. Ne ate kohe nuk regjistroheshin ndertimet, pemetarite qe mbilleshin etj, pasi regjistrimi nuk ishte i detyruar. Tapite leshoheshin per titujt e pronesise perkatese duke treguar: “Emrin e personit, emrin e tokes, se vendit, emrat e pronareve kufitare. Ndryshimet e ndodhura me vone nuk reflektoheshin ne kadaster. Kjo gjendje ka vazhduar deri ne 1929 me aplikimin e Ligjit “Mbi aplikimin e Kodit Civil Shqiptar”, e cila e suprimoi kete lloj kadastre ose Regjistri kadastral. Shteti shqiptar mbas vitit 1912 filloi te zevendesoje gradualisht legjislacionin turk mbi token, duke rikonfirmuar regjimin dhe rregullimin juridik te tokes dhe te te drejtave te subjekteve te saj juridike, duke respektuar njekohesisht edhe Regjimin juridik nen te drejten kanunore qe vepronte me shume ne veri te Shqiperise e ne disa zona te jugut ( vecanerisht ne laberi ). Por legjislacionet qe rregulluan juridikisht merredheniet mbi token ne kete periudhe filluan me statusin themeltar te viteve 1925 dhe 1928, si rezultat i te cilave, iu dha fund ndarjes se tokes sipas Ligjit te vitit 1856 dhe te gjitha tokat u ndane ne pronesi te shtetit, personave juridike e personave fizike. Me Kodin Civil te Regjimit te Zogut, te aplikuar qysh nga viti 1929, proklamohej se prona eshte e shenjte dhe e paprekshme. Ne baze te ketij parimi me Ligjen “Mbi zyrat e Hipotekave dhe taksat e tyre” dt 17/ 04/ 1929 u suprimuan kadastrat dhe u krijuan zyrat e hipotekes. Tjetersimi si transaksion, tashme, kalonte mes detyrimeve juridike te drejten e pronesise, posedimit, qiradhenies etj.

Grande kaka high class .

Medemek u thu sholokëve që na kem pasë me Tyrqinë dhe me " ndihmën " e Italianëve

Çfarë Grande Kaka që je ti smiley Kishe filluar me ca dërdëllitje gjoja si antikomunist i vërNëntë   dhe thash iku dhe Ky  .

Tani jepu ca mësime për vakëft e pronat e kishave , manastiret e teqet që i kishin të regjistruar dhe ..foli dhe LefTKopesë se me një kaWassaki ja ke qi tomën kamunistëve ..smiley Vetëm se aty tek fqinjët ke haruar të vësh ballët ( jo bolet ) në qytet si psh te L.Dibranëve ose Braka ,  që tregonin distancën midis fqinjëve ..smiley

Njente Kapo i modh smiley Të tallmen që u bën ti sholokëve , nuk ka rob zoti ta bëjë .Se thu gjojna dhe me shkollë pa jo për gjo ! Ua rendit me bukurshkrim e të sistemuara ..

Grande Kaka u kthye smiley

Me Kodin Civil te Regjimit te Zogut, te aplikuar qysh nga viti 1929, proklamohej se prona eshte e shenjte dhe e paprekshme,por...

Sipas Ligjit "Dullist" te Reformes Agrare ( neni 12 ) fshatrat qe moren toke u regjistruan ne regjistra te posacem ne Zyrat e Reformes Agrare,dmth ne letra bakalli , por nuk u pajisen kurre me titujt juridike te tokes. E drejta e zoterimit te pronesise mbi token u zvenit ne menyre graduale dhe “defakto” ne vitin 1967 nuk kishte me prone private mbi token ndersa “de jure” me kushtetuten e vitit 1976 u sanksionua perfundimisht se toka ishte ne pronesi te shtetit ...dmth te Pali Miskes dhe Lenka Cokos.smiley

Nuk e di sa te verteta jan kto konkluzionet se jemi i vetmi vend qe nuk punon token e vet. Per mua jane konkluzione prej Myftiu. Tokat punohen disi mire ne Shqiperi fale varferise....fshataret e thjeshte kan ndertu serra te vogla sipas mundesive keto vitet e fundit. Nganjehere produkti eshte kaq i madh sa nuk shitet....produkti bujqesore vendas hidhet neper lumenje.....me humbje. Ku ta punosh me shume? Shqiptaret nuk po cajne ne Treg se per tA punu token po e punojne boll mire. Por kur toka ste jep prodhimin financiar do kerkosh mundesi te tjera per mbijetese, Emigracioni eshte nje menyre. Kur mbeten tokat e Greqise e Italise pa punuar pse prisni te mos deshtoje Edhe eksperienca individuale Shqiptare vende vende. Kur flet Myftiu per Bujqesine eshte njesoj si kur Hoxhistet e Merhumit te japin direktivat si  ndertojet sektori Bujqesor qe e Molen dhe shkaterrues per 45 vjet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).