Gjashtëmbëdhjetë vjet dhe 2.677 episode ishin mjaft për Jon Stewart në drejtimin e "The Daily Show", një program i satirës politike në Comedy Central që ndryshoi mënyrën sesi amerikanët shohin lajmet ndërsa korri sukses në fillim kombëtar, e më pas global. Me stilin e tij therës, ironinë dhe shpotitë me të cilat thumboi "idiotësitë e politikës", por edhe me mënyrën e sinqertë dhe të ndjerë me të cilën trajtonte çështje të rëndësishme, Jon Stewart nga një komik u kthye (sidomos në vitet e fundit) në një forcë mediatike për tu konsideruar. "New Yorker" përshkruan sesi Stewart ndryshoi jetën politke amerikane në një artikull të dedikuar. Audienca e programit ishte rreth 25 vjeç kur "The Daily Show" nisi të drejtohej nga Stewart në 1999 (drejtohej fillimisht nga Craig Kilborn), por arriti një moshë mesatare prej 46 vjeçësh tani që Stewart po lë programin.

Ndikimi i "The Daily Show" nuk matej vetëm me numrat e shikuesve në TV pasi ishte edhe më i fortë me klipet online. Jon Stewart akuzonte vazhdimisht mediat për mënyrën e pandershme sesi trajtonin çështjet, dhe solli indinjatën ndaj sistemit në programin e tij. Njëra ndër të parat video që sot quhen virale ishte dalja e tij në programin Crossfire në CNN, ku Jon-i akuzoi programin për teatralitet në vend të debateve të mirëfillta informuese. Disa muaj më vonë CNN e anulloi "Crossfire" duke cituar si shkak kritikat që kishte artikuluar Stewart. Ndërkohë "The Daily Show" prodhoi një stil të veçantë informimi përmes humorit, dhe rriti yje tashmë të njohur të televizionit dhe kinemasë si Steve Carell, John Oliver dhe Steven Colbert. Komediani afrikanojugor Trevor Noah do të zëvendësojë Stewart në drejtimin e "The Daily Show".

Disa media e kanë cilësuar largimin e tij nga ekrani si "fundi i një epoke". Ndërsa të tjerë kanë kritikuar ngatërrimin e satirës me gazetarinë. Në çdo rast, për miliona ndjekës në ShBA dhe jashtë saj, Jon Stewart do të na mungojë.

The Boston Globe përzgjedh këta 5 momente si më të veçantat në program. Ndërsa episodin e fundit e gjeni këtu.

20 Komente

smiley Thank you Jon Stewart for making us laugh about things that make us want to cry. smiley

When " The Boss " ( no, not the scumbag who fires people) closes your farewell show with not one but two songs, you know you've done something right !!!

Njeri-Institucion! Stewart ishte nje ze i rralle ne media+sferen amerikane, u be i famshem dhe aq shume ze i fuqishem (besoj) jo se ishte humoristi apo gazetari me i mire, aq me pak se ishte me i pamshmi...por se ishte nje ze i sinqerte dhe i dedikuar per ti thene gjerat sic jane, per ti therritur bullshit-it te mediave tradicionale--por dhe politikaneve--me emrin qe e meritonin, e padyshim per te trajtuar gjerat e rendesishme te cilat shpesh liheshin ne periferi nga mediat tradicionale. 

Nga nje "shfaqje humori" emisioni i tij u be aq i famshem sa nje pjese e madhe amerikanesh i merrnin lajmet si burim primar nga ai emision, e ishin p.sh. faktualisht shume me te mire-informuar se ata qe ndjekin Fox News. Por dhe politikanet kryesore do te shkonin te fergoheshin tek emisioni i tij se ishte shume i madh/famshem per tu injoruar. 

Stewart  krijoi nje platforme e tradite e cila shpresoj te mbetet e rritet pavaresisht largimit te tij, e pertej emisionit te (ish)tij konkret...ne fakt u perhap nderkohe vitet e fundit pertej emisinit te tij, nga njerez qe kishin punuar me te ne ate emsion. 

Big JS fan.  Sidoqofte, degjova nje koment ne NPR qe me beri pershtypje.  Komentatori tha qe pavaresisht se komedia teper e holle (dhe e nevojshme) e Jon Stewart i ka bere dem nje gjenerste te tere sepse i ka mesuar qe lajmet e rendesishme politike t'i marrin ne nje forme zbavitese.  Lajmet qe nuk vijne ne nje menyre zbavitese, millenial-et i anashkalojne.  Fatkeqesisht jo gjithcka eshte 'fun abd games'.  

Ne fund te fundit pajtohem me disa komentatore qe JS nuk arriti t'ja gjente dot anen Obames.  Ok, dakort, e kritikoi per websajtin e regjistrimit per sigurim shendetesor.  Po aty nuk kishte si te mos ta kritikonte se mosfunksionimi ishte gafe e madhe.  Nga ana tjeter Obama ka qene teper i ndrojtur per te bere ndryshime themelore si dhe nuk ka mbajtur fjalen per premtimet gjate elektoratit (luftrat ne afg dhe irak vazhdojne, fergusoni vazhdon te jete katastrofe, race relations jane me keq se ckane qene kete 20 vjecar, healthcare reform ka ngelur e cunguar).  Keto gjera JS nuk para i ngacmoi me te njejtin vigor qe tregonte ndaj Bushit. 

Eshte kritikuar pasi kur konfrontohej per politiken thoshte "jo une jam vetem komedian" e largohej nga debati pa mbrojtur ato qe thoshte, nga ana tjeter sbente komedi po vetem politike pra sic thashe pa e mbrojtur ate qe thoshte se fshihej nen petkun e komedianit.

Sic dihej eshte demokrat, e sherbeu per te terhequr rinine pas tyre, duke interpretuar ngjarjet ne kenveshtrimin qe donin. Tani ne amerike eshte nje realitet tjeter e sic duket e kane pare se nuk bente me efekt ky model, nga sondazhet, plus brezi qe hengri propoganden e Obames sot jane ne jete e po shijojne realitetin qe eshte ndryshe, dhe nuk jane te kenaqur.

 

E tufa, tufa zerdeli'

...dhe sigurisht ti ke fakte qe e mbeshtesin kete ligjerate kopetente te ardhur nga skutat e juglindjes se Ballkanit drejt e te dera e Comedy Central, apo jo ?

P.S. Po nuk e pate besdi, mrena mundesive a na bo te gjithve i ner te vogel ? A e gje dot ne zemer me na shpjegu diferencen midis nocionit demokrat dhe liberal-progresiv ? ( hint: it's a trick question) ... pavaresisht se tani ne amerike eshte nje realitet tjeter ... 

Ku mblidheni ju mer? Se shkaba esh vorr kshu, asi llaf se qet.

me pelqen ky Stewart a lot smiley

Ore sa shfaqje ne dite bente ky qe paska nja 20.000 ne 16 vjet?

4 në javë, si Fevzo. smiley

duhen 160 vjet per 20 000 shfaqje. smiley

2670 shfaqje. E kisha bere gabim presjen vjetore, si me hekurin ne spinaq. smiley

Ti e korrigjove shpejt, ata e bone miletin 40 vjet ti futej spinaqit me koke smiley 

e kam thone gjithmone qe Fevzon ngelen duke e kopju smiley

Keto fotot ne balle, shume te medha i ben ti, xha Avdi. Mezi mbahen ne ekran.

Keto jane foto udheheqesish!

Xhan Stjuerd for VP!!!!! smiley 

me vje mire qe per naj gjo nuk jena dakord. se c'u kuptu masanej. smiley  jemi pozit dialektike smiley

Mbi te gjitha, krahasur me cmbajne stallat e gazetarise amerikane sot, ky eshte NJERI!!!!

Shpresoj qe ne forma te tjera, te vazhdoje e te kontriboje. 

si tha gjermoni per "duplo"-t: per njerin eshte tëmbëlsirë, per tjetrin pralina me e gjate ne bote smiley  smiley

dmth, per ta lidh i cik me bursen mongole, per njerin eshte njeri, per tjetrin nje majmun* manipulativ. smiley

*pergjithsisht i gezuar. gjithmon e gjen bananen ne fund smiley

O Bameeee...

A te eshte pergjigj ai perfaqsusi nga kryeqyteti? Atehere do ti ferkojme briret. smiley 

Ps: Ben shume vaki do marr fermen e njonit per perdorim per nja nje jave gjate sezonit. Max max 3 ore larg teje. smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).