Keqardhje

Peshk budalla i kujteses dhe fantazise
qe noton ne kete liqen te kalter,
nxjerr kryet, kurrizin ne diell dhe gojen hap.
Dicka don te thuash, peshk budalla,
por s'mundesh
prej vanitetit, prej merzise, apo sepse je peshk
dhe s'mund te flasesh.
Neper luspa e ke te shkruar fatin tend,
por shpejt leviz
dhe une s'po mund ende te lexoj asgje.

2006

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).