Aksioni i qeverisë për të luftuar informalitetin në sektorin e biznesit në muajin shtator, do të shoqërohet me masa ndëshkimore drastike. Vizion Plus ka siguruar ndryshimet ligjore të cilat janë depozituar në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohen në fillim të muajit që vjen. Sipërmarrësit për herë të parë, do të përballen me një plan të qeverisë i cili nuk do të ketë më asnjë tolerancë për ata të cilët bëjnë evazion.

Kështu, çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë. Nëse i njëjti rast përsëritet, atëherë pronari ose administratori i firmës do të shkojë në burg. Në variantin e parë të depozituar në qeveri, ministria e Financave kishte propozuar rritje të masave ndëshkimore dhe gjobave, por jo ndjekje penale për bizneset.

Burime për Vizion Plus sqarojnë se këto ndryshime janë bërë më pas nga ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila drejtohet nga Ermonela Felaj, dhe me shumë gjasa, qeveria do të miratojë këtë variant. Rregullat e reja kanë krijuar madje edhe një debat mes të dy ministrive, asaj të Financave dhe asaj të Marrëdhënieve me Parlamentin, për faktin se financat argumentonin se nuk mund të çojnë për ndjekje penale bizneset të cilët bëjnë shkelje administrative. Së bashku me këto masa, grupi i punës i ngritur nga kryeministria po përgatit edhe një plan veprimi i cili do të nisë menjëherë në shtator.

Lajmi i mirë vjen për biznesin e madh, i cili paguan rregullisht taksat: asnjë kompani e klasifikuar te “VIP”-at nuk do të ketë më kontrolle tatimore të befta. Inspektorët tatimorë do të shkojnë në dyert e bizneseve të mëdha vetëm në bazë të analizës së riskut. Ndryshimet që do të ndodhin ndëshkojnë më shumë bizneset dhe tregtarët e vegjël, ku pjesa më e madhe e tyre shesin në informalitet të plotë dhe nuk mbajnë kasë fiskale.

 

Vizionplus

73 Komente

Po ça lesh Rilindje. Kto e bon Inkuizicjon komplet smiley

Per zotin e bone si ne Amerike o Fiqo!!! smiley 

Leje çepyt. Ajka siper e llumi poshte mo

Ne fakt ai presidenti i Bajernit te Munihut sot po vuan denim ne burg per evazion fiskal. Po askush nuk tha po bejne inkuzion, po perkundrazi e denuan, saqe ai u detyruar te dilte e mes lotesh te kerkonte falje. Tek ne ai qe spaguan dritat dhe vjesh shtetin quhet i shkathet e jo hajdut. 

fix je o shoku si krahasim...

Qytetar model do bohet shqiptari!!!

do vi koha qe do thuhet neper evrop: "mos u bo kaq korrekt, si me qen shqiptar".

do thuhet per ndonje prusian pedant: i ka eduku femijet me disiplin shqiptare.

Ajo "punon si rolex" do te shendrohet ne "punon si shqiptar"! 

 

Ne ambiente sociale te frekuentuara nga homoseksuale do te degjohen ilaritete te tilla si: mora vesh se mbreme Mario i ish fut sumes si shqiptari punes. 

smiley o Ronoooo se kisha gjith diten pa qesh smiley

O kaqol, gjej njehere bizneset qe i ke pa licence fare masnej merru me kasat. Komplet trap. Kam nje bar-kafe poshte shpise, kur filloi zbatimi i ligjit antiduhan aty pihej cigare si m'harados. E pyta pronarin "plako, po ti s'ke frike se mos t'vejne gjobe e"? Jo ore tha, kane ardh dy here po nuk me vejne dot gjobe se jam i paregjistrum si biznes smiley Gallate e? As pagute taksa, edhe xhiro bote me shume se te tjeret se me ate dimer qe boni ket vit s'kishte byth njeri me pi cigare jashte

Bravo qeveria. Kur edhe ne dyqanin e fshatit me te humbur te shitet me kupon tatimor atehere kemi bere shtet. E deri atehere eshte nje rruge e gjate, por fillimi i mbare eshte gjysma e punes. 

kuazo shtet quhet edhe kur pergjigjet, jo vetem kur shtrengon dhe kur te gjithe jane te barabarte para kontrollit, deri tani spo shohim gje. me kismet 300 ditet e tjera...

nese nuk paguhet me taksa, cdo gje qe ka bere shteti deri me sot ne keto 25 vjet ka qene pergjigje me shume se c'i takonte te jepte.

gjetke e kisha llafin shkabe, dakort te paguhen por nuk jam dakort me arbitraritetin e zgjidhjes se problemit kur troket ne shtet, (te tipit paguaj pastaj ankohu). presioni po rritetet po projekte e clirime fondesh nuk po duken, vetem azilante...

Veliaj: jane vene dy banja publike ne dispozicion per Tiranen (1 shurrore per 250 mije banore) keshtu qe kush kapet duke bere cicin ke pema, n'burg! 

Pritet te montohen kamera te fshehta shurreasgjesuese tek bishti i kalit te Skenderbeut dhe supi i Ismail Qemalit...

- I pandehur, cfare ke per te thene per akuzen?

- Betohem zoti gjykates qe isha duke ujitur lulet me shishe kokakole, me arrestuan gabimisht. 

- A je ti ky personi qe duket tek kamera e fshehte? 

Shah-mat! Shteti behet one shurra at a time  smiley 

Ne e dime tashi ku po shkon ky muhabet. Dmth po nuk funksjonoi fantazma e burgut qvr-ja do shkoje nji hap me tej. Dmth hajdutit do ti pritet dora, pshursit vegla, taposje masive Xhibo. Pushkatim per ata qe na prishin gjumin e drekes. 

Trafikanti i njerzve deputet, trafikanti i droges kryetar bashkie, Meta "me ze dhe me figure" (tm Rama) ne timonin e Rilindjes...nderkohe ligja dhe drejtesia fillon me burgosjen e atyre qe s'kane paguar faturen e dritave, dy vjet me pas vazhdon me burgosjen e atyre qe bejne shurren n'park. 

- Rilindje smiley

Do e kene lisho fare ligjin ne Kenerike ndaj te vje me qesh ty Fiqo. Ne diktaturen e New Yorkut ka qene misdemeanor, qe kualifikohet si krim, e qe s'te hiqet asnjehere damka pastaj. Po mendohet ta lehtesojne i cik doren tani, ta lene ne violation, por pa i heq policit te drejten per arrest.  

iFiqo: Kenerike eshte si shpirt. 

Fatmirësisht fotoja është bërë në pjesën maqedonase të liqenit dhe nëna e fëmijës nuk është një pushuese shqiptare.

Thote artiklla, po zere se erdh Shkaba dhe ta tha. 

eee sikur ca eshte, me ca spo i ndotin dete e liqene kompanite dhe industrite e vendeve te zhvilluara e te edukuara, keta terbohen per cicin e nje kalamaku qe eshte flori...

Nejse, se shkuam cik larg me krahasime, mea culpa.  Ujerat e zeza derdhen ne Lane e ne dete, a ne Oher, keta terbohen per cicin e nje kalamaku qe eshte flori ... ose versioni me lokal.

Edhe ketu ne Belgjike djema, qeveria ka vite qe do te disiplinoje disa biznese te vogla dhe hotelerine, se keto i shmangeshin me shume fiskalitetit. Hotelerise ia beri 6% btv/tvsh, me qellim qe te regjistronte çdo njeri qe pronotonte hotelin, ndersa dyqaneve te vogla filloi tu vinte gjoba kur nuk e kishin kasen. Shum dyqane e mbanin kasen por kur blente noi emigrant, nuk regjistronin gjo smiley e kur blinte noi belg, i jepnin kuponin/bileten smiley Kjo gje vihet re edhe sot, ku politikanet vendim-marres shprehin opinione te ndryshme per ndreqjen e shmangjes nga fiskaliteti. Nje pjese jane per masa me te forta, ndersa nje pjese shprehen per uljen e btv/tvsh per disa sektor e artikuj.  Si duket grupi per uljen e btv , jane ndikuar nga Buall Mavria kur ishte kryeminister smiley i cili i beri te gjitha 10% (1 te 10) sipas VQ, Bibles dhe Kuranit. 

Cilen nga keto ka lexuar Buall Mavria smiley

Keta te kasave edhe pushkatimin e kane hak , Fullani u paraqit , firmosi dhe iku .

beri autokritike te besueshme...

Bravo qeveriu! smiley

Ja tja heqim nji koment te nderuumit:

Kto e kan hallin te varri i shokut Enver smiley

Tallin meneren me miletin kto o Gon smiley Se jon Ajka

 

eehhh ku i piko çatia ketyne.. asnji sia di hallin smiley

Varja

mira t'ja bajn , jan msu vetem per vete

mashtrimi do na kushtoje shtrenjte- i thane.vite me pare ......po nuk i degjoi

prit i her, se po na argtohet opozita

shyqyr qe iu qeshi buza me shakat e kripura te kico fotjadhit.  smiley

Shyqur qe ju qeshi buza, se po futet viti i trete qe ne peshk mbizoteron nje ndjesi gloom and doom. 

mire, mer mir, po t'ishin i cik trendy, se nji ndjenj e cmuar si pikellimi nuk duhet shperdoru

Jo per gje,por brezat duhet ta dine qe atyre kohrave,nuk kishe shume alternativa ne zgjidhje smiley

mire trendy qe nuk jane, por as moves nuk i kane.

Pritq kur te te fusin ne burg pse shef shtremet ose pse nuk qesh kur bo shaka drejtori.
Burg o vlla burg.
Nderkohe qe paligjshmeria eshte e madhe dhe, keta shoket e shoqet e kryeministrit do u merret leje per ti bere kontroll. Nji biznes i madh vjedh sa per 1000. Kta do japin 1000?

Jepi o jepi

mire mo mire se shteti kshu behet, duke u forcuar.

po vete shteti ç'ka jep? A e ben detyren e vet, apo kjo nuk eshte pjese e kushtetues dhe e ligjeve???

 

grava, per kete projektligj e kishe fjalen ?

prisni se nuk keni pare asgje!

Palo opozite thuaj, kur mbrojti Lazaratin dhe vjedhjen e energjise nuk pres qe ta perkrahe kete ligj po he. Po keto qe ne po ndjekim sot bota ka shekuj qe i ka vendosur. Lufta kunder evazionit eshte nje lufte konstante per cdo vend dhe ata qe mbledhin deri ne 90-95% te taksave quhen vende te perparuara, ne jemi tek 45-50% e sdi cfare emri te ve pervecse informal.

Xhibi, jo cdo gje qe fluturon hahet. Kush e ka derguar kete email? Ka ndonje detaj, apo yahoo.com edhe dil matane? S'ka asnje perpjekje as edhe gjysme serioz nga media per tu marre me ceshtjen, pervec trushpelarjes se zakonshme...

Detaj nga kush te kete? Media s'besoj se ka aq specialiste et shkathet IT sa c'ka Kryeministria qe te zbuloje se kush eshte personi qe ka derguar ate email.  Dmth plotesisht dakord qe media duhet te beje rolin e saj e jo vetem te pasqyroje copy & paste deklaratat e partive apo qeverive (ne kete rast denoncimin e PD). Por fakti qe eshte adrese me domain tek yahoo as provon as nuk mohon gje ne vetvete, se normal nese nje emal i tille eshte derguar vertet nga nje operativ politik prane qeverise, nuk do dergohet nga adresa zyrtare me domain qeverie. 

Apo je duke nenkuptuar qe ndryshe nga Kliontonllesha qeveritaret dhe politikanet shqiptare komunikojne vetem me kanale (email, shkresa etj) zyrtare? smiley

Blendi, me 3 min kerkim ne Google doli qe adresa e email-it darqarkutirane@yahoo.com eshte ne fakt adresa e Drejtorise Arsimore Rajonale te Qarkut te Tiranes, te pakten si e tille eshte reklamuar kjo adrese emaili tek faqja zyrtare e DAR Tiranes http://dartiraneqark.arsimi.gov.al/index... (screen capture i te njejtes faqe, nqs e ndryshojne me vone), e cila faqe interneti eshte pjese e domain-it te Ministrise se Arsimit (arsimi.gov.al). Adresa e emailit darqarkutirane@yahoo.com gjithashtu figuron tek kjo tabele e cila gjendet aktualisht tek faqja e DAR Tiranes http://dartiraneqark.arsimi.gov.al/image... dhe tek ky formulari http://dartiraneqark.arsimi.gov.al/image... po ashtu tek ky skedari Word i dates 17 nentor 2014, i cili aktualisht ndodhet tek faqja zyrtare te Dar Tirane. Ne fakt duket se Dar perdor email me domain tek Yahoo edhe per rajonet e tjera

Tani ti si gazetar ne Shqiperi qe je, cfare do besh me tej per kete lajm? Do i dergosh p.sh. ndonje email me pyetje per te kerkuar sqarim nga DAR Tirana e dikush tjeter, me pas do botosh gje gjekundi, apo do presesh te dale vete lajmi mbi uje? smiley 

P.S. Nuk pata kerkuar me pare ne google per kete adresen e email te botuar nga Panorama se me thene te drejten s'ma priste mendja qe qeveritaret militante te Rames te jene aq budallenj sa te dergojne porosira alla enveriste nga e njejta llogari emaili te cilen e kane te reklamuar si adresa zyrtare. Nqs del se ky email vertet eshte derguar nga ata, duhet te sherbeje si prove qe budallalleku i militanteve asnjehere nuk duhet nenvleresuar, qofte keta komentues ne Peshk/forume apo pushtetare ne Shqiperi. 

Ca gallate, reagon 1 jave pas pilafit Eglantina Metani, drejtoresha aktuale e DAR, pohon indirekt qe adresa e yahoo-se eshte adresa zyrtare e institucionit (por pa sqaruar se pse perdoren adresa yahoo-rash apo sa veta kane akses ne te pervec asaj dhe sekretares se saj) e thote qe mesa duket na eshte futur PD-ja dhe ka derguar emailin ne fjale nga adresa jone qe te na beje te dukemi si balliste para Gjermanise, nderkohe qe ne jemi partizane smiley 

O Blendo, meqe gazetaret e tjere s'e kane pyetur (dmth s'kane bere punen qe me te drejte ti thua se duhet ta benin), a do e pysesh ti se si ka mundesi qe kjo drejtoresha reagoi 1 jave pasi eshte derguar ky emaili medemek-kontrabande i PD-se nga adresa e hack-uar (sipas kesaj) qeveritare e Yahoo-se? Dmth pse ky reagim vetem 1 jave me pas e vetem pas denoncimit te PD-se?  Tani qe e denoncoi PD-ja emailin (me gjase te rrjedhur, nese eshte i vertete) e kuptoi drejtoresha qe i kane hack-uar adresen? Si e kuptoi kete?

Me kryesorja, drejtoresha e qeverise vetem tani 1 jave me pas e gjeti te arsyeshme t'i kerkoje ndjese mesuesve meqe nga adresa e drejtoreshes/institucionit eshte kerkuar ne 27 korrik te spiunohet tek drejtoret e shkollave per partishmerine e tyre?

P.S. E te kesh parasysh qe Metani ka zevendesuar Mimoza Kuqin, ate qe bente reklama per fushaten e Rames e pastaj u vu ne krye te DAR, per tu shkarkuar me pas se ashtu qe nje pune.

smileysmileysmiley

ca bllofi

Mos! I qenka futur Berisha dhe tek emailet e tjera, i ka cuar dem 22 milion euro investime ne bujqesi ! Perzune Novergjine qe te sillnin Bangladeshin, ndryshe s'rilindej bujqesia smiley

P.S. Thuaj po deshe qe s'e lexon Qeveria Peshkun smiley 

kjo drejtoresha xhibo paska bo dezhurn 24 ore dhe e ka vra virusin me pallasken e mizave smiley

assistentja nga krahu tjeter iu lodh dora dhe ne nje moment te shkurter pushimi virusi iu fut te te camet e pallaskes smiley

oooo keto skane te sosme me traplliqet e tyre aq te trashe jane smiley

xhibi, ke te drejte, emai-i eshte i drejtorise, sic arrita te zbuloj ca me vone ketij komenti. Nuk ma priste mendja qe ne kohen e komisariatit dixhital te kishte institucione qe perdorin yahoo. Shto dhe reagimin e drejtoreshes dhe nuk mbeten shume dyshime se eshte derguar nga zyra. Tani, une nuk kam c'pyetje t'i bej me asistentes se drejtoreshes se ajo i beri te qarta qendrimet e veta, plus nuk ka me kontroll te emailit. smiley 

Tani, une nuk kam c'pyetje t'i bej me asistentes se drejtoreshes se ajo i beri te qarta qendrimet e veta 

Nuk besoj se duhet te kalohet kaq lehte. Jemi 25 vjet ne demokraci-medemek, eshte teper skandaloze qe pushteti te kerkoje lista te perpiluara me partishmerine e mesuesve! Dmth dhe ne monizem keto beheshin me pak ashiqare. Pastaj cuditemi (jo une xhanem, po Muc Nanot e te tjeret e zhgenjyer nga premtimet e Rames per Rilindje) se si behen piktoret diktatore, apo si behen trafikantet deputete. 

Por dhe per gazetarine eshte deshperuese fakti qe popullit i serviren deklaratat e partive e qeverive si tarator e si qofte, gazetaret as begenisin te pyesen institucionet e burimti te deklaratave per sqarime, aq me pak me pyetje sfiduese, as ne rastin e skandaleve si ky! Dmth nese ti s'e ben kete (e s'e ke ti per detyre ti personalisht kuptohet, por edhe ti ama e kushdo tjeter qe noton ne ujin e gazetarise ne Shqiperi) dikush duhet ta beje, eshte e rendesishme por dhe elementare per gazetarine. Nuk besoj te kem hasur nje artikull te vetem ne mediat perendimore per raste te ngjashme (apo 1000 here me pak flagrante) ne te cilat gazetari/media percjell copy & paste deklaraten e s'begenis ta pyese institucionin perkates per shpjegime. 

Per me teper, gazetaria ne kete rast nuk kompensohet as me nje artikull-opinion denoncues. Aspak. Padyshim qe qeveria duhet pyetur per ato me lart apo per dhjetra pyetje te tilla qe vijne ne mendje vetvetiu kur degjon mufka te tilla per gjera kaq skandaloze, tip na u fut PD-ja tek emaili zyrtar e dergoi nje email 1 jave me pare tek nje qerre me shkolla por ne e morrem vesh vetem pas denoncimit te PD-se.

P.S. E te kesh parasysh qe Metani ka zevendesuar Mimoza Kuqin, ate qe bente reklama per fushaten e Rames e pastaj u vu ne krye te DAR, per tu shkarkuar me pas se ashtu qe nje pune(link is external).

Nuk te them kot idiot une ty. Je i lindur.

Ke bere 20 postime dhe korigjime dhe akoma nuk e ke kuptuar qe eshte e Qarkut jo e qytetit te Tiranes, pra ajo qe merret me fshatin. Dhe e eshte aty qe prej dy vjetesh dhe eshte e LSI-se.

Kur ta kuptosh se lojen e kujt po bejne ata qe e kane nxjerre emailin do me kete mbire bari mu. Se ti rastin me te mire e ke 7 dite. smiley

Tani futi ndonje te ndryshume teksit qe mos dalish idiot 24 karat.

 

Ore jam plotesisht dakort qe duhet disiplinu poplli dhe ul evazioni fiskal. Po te gjithe e dime ama qe shumica e bizneseve qe nuk kane kase ose qe nuk e perdorin rregullisht jane biznese te vogla qe me zorr nxjerrin nje rroge (qe mbrapa mban nje familje). Fakti eshte qe nese shume nga nga keto biznese do paguanin taksat me perpikmeri atehere do falimentonin. Kjo jo per faj te shtetit por per faj te majmunllikut ne biznes-berje (ke te njejtin tip biznesi ne distanca qesharake). Halli eshte se po falimentuan keta nuk do sjellin me asnje te ardhur ne shtet, perkundrazi do sjellin kosto.

Nga ana tjeter kur shef se c'behet me lokalet e basteve apo "kazinote" qe jane ne shumicen derrmuese ose pa licence, ose me makina (lojrash) te parregjistruara e parregullta, thua sa ja vlen te nxjerresh dhjam nga pleshti, kur derrat e sterdhjamosur i ke me shumice.

Nuk ka cfare te beje Rama, ky eshte presioni i FMN. Ne Shtator a Tetor do vijne prape te shqyrtojne "progresin" e qeverise dhe Rames i duhet me leviz gjithe guret qe ka. Dhjam prej pleshtit kane me nxjere. Doganat jane dhe shembulli me i mire i nje llogarie te gabuar.

Doganat dhe tatimet ne pergjithesi jane dicka krejt tjeter nga kjo e kasave fiskale neper dyqane lagjie apo fshati. 

Tatimet nuk ja lashe une ne dore nje njeriu qe s'e ka haberin e asaj pune. Fakti qe shteti humb miliona per shkak te paaftesise (ne rastin me te mire) te njerzve qe ve Rama me kllufllikun dhe arrogancen e tij, a perben fakt per te cilin duhet te japi llogari?

Nese pasi kupton nje gabim tijin nje drejtues, jo vetem s'mban pergjegjesi, por forcon represionin dhe rrit "pjesmarrjen" ne burgje, kjo ka vetem nje emer, DIKTATURE e te paafteve.

Lizander, nuk dua te mbroj drejtoreshen e tatimeve, por performanca e tatimeve dhe e doganave me shume sesa me persona te vecante ka lidhje me poltiken dhe zhvillimin ekonomik, dmth ver ke te duash drejtor tatimesh, ti nuk rrit dot as performancen e stafit persa kohe stafi te vjen nga partia dhe as performancen e ekonomise jo e jo. Ta anlizojme gjate e gjate kete teme duhen ore e dite, por ti me kupton dhe me kaq pak llafe smiley

O swed te kuptoj e jam shume dakort me ty qe niveli i administrates eshte skandal. Biles dobesohet po aq sa fuqizohet LSI (ministria e bujqesise eshte nje rast flagrant i kesaj se ate di une po mund te kete edhe plot dikastere te tjera). 

POR kur kesaj ti i shton nje te paafte ne krye te institucionit, sigurisht qe gjerat do perkeqesohen. Se dihet qe te paaftet arriviste nuk i durojne dot te aftet se i konsiderojne rrezik. Plus kesaj nje njeri me dinjitet nuk punon dot per nje bibe. Sigurisht edhe per njerzit "mesatar" nje shef(e) i/e afte eshte motivim, kurse nje i/e paafte e kunderta.
Kur ti lejon nje MASKARA si baba Taku te shkaterroi serverin e Tatimeve (krim per te cilin nuk duhet te dinim me ku e ka celesin e qelise), ne emer te sigurise kombetare smiley, dihet qe gjithcka do shkoje mbrapsh. 

Shto edhe futjen e nje takse me te komplikuar (progresive) per individet dhe rritjen me 50% te takses se biznesit dhe s'do mend qe do e cosh ne rritje evazionin. 

Tani sa e besueshme eshte qe Rama do e zgjidhi problemin me kete fushaten e shtatorit? Po te kujtoj se nje fushate e tille u be edhe vjet. Ja ku po ta them une rezultatin. Do kemi nje rritje te te ardhurave te tatimeve ne 2-3 muajt e fushates. Do dali te na thote qe ka permiresu ndjeshem te ardhurat. Do ja thote edhe FMN-se, qe si kllufa edhe mund ta hajne sapunin per djathe. Po me pas cili do jete rezultati? Ose do rifilloi si me pare, ose do mbyllen bizneset.

Na tha ne fillim qe s'eshte pune njerzish po ceshtje sistemi (menyre te funksionuari te shtetit). Sistemi qe propozoi nuk po funksionon dhe per cdo problem po tund prangat. Tani une them qe me ka ardhe ne maje te hundes duke "parashiku" se car do beje Rama. Le te beje nje parti fashiste (qe duhet ta kish bere qe ne 91-n me ment qe ka) dhe te kerkoi voten me nje program fashist.

Fakti qe shteti humb miliona per shkak te paaftesise (ne rastin me te mire) te njerzve qe ve Rama me kllufllikun dhe arrogancen e tij, a perben fakt per te cilin duhet te japi llogari?

Kjo eshte pikerisht llogaria e gabuar e Rames dhe FMN. I dukej pra se ne kohe te Berishes doganat drejtoheshin aq keq sa me nje rregjim me te rrepte do rriteshin ndjeshem te ardhurat. Ne fakt edhe pse me konsulence te huaj te shtrenjte, dhe nje vemendje te jashtezakonshme nga vete kryeministri, doganat jane "ne te kuqe". Mnj ajo teoria e te paafteve(si te Berishes si te Rames) nuk pi aq uje. Prej rritjes (disa here!) te taksave ka rene ndjeshem aktiviteti dhe si rrjedhoje edhe te ardhurat prej doganave. Mendoj se e njejta ka per te ndodhur edhe me shtrengimin per bizneset e vogla. Edhe Rama vete e di qe s'ka per te nxjerre gje prej tyre, por eshte e vetmja menyre se si mund te siguroje kestin e rradhes nga FMN me mbajt ne kembe shtetin.

 

ku di gje enveri .... po ta dinte nuk do e lejonte. 

na fal po keto instrumenta i ka ne dore rama. Ka pune te dobet ne dogane,  ne tatime, me sakte gjithandej. Do vecoja vetem energjitiken qe ka pak ndryshime ( nuk jam i sigurt)

shtoji ketu dhe LSI -ne. 

me fal  po keta sdo e ngjyejne fare gishtin ?

jane bere qesharak me rketo reforma, si operacioni fund marrezise i lojrave te fatit, mosrritja e cmimit te energjise smiley , Institucionet Publike Private te Ligjit per Arsimin smiley , Kartelat e pastra kriminale te Deputeteve wow smiley.   kujdes mos fol, mos shkel aty, ku e ke kasen fiskale ??? ca ka per te qesh  ...ooooopa Ne Burg smileysmileysmiley 

e more vesh ska me leje ndertimi ne shqiperi, e as plan rregullues. Eshte ndaluar te ndertosh shpi te re, apo te blesh apartament te ri. Eshte vendos kjo pune

Xhibi, jo cdo gje qe fluturon hahet .Ka ndonje detaj,pervec trushpelarjes se zakonshme

Edhe këtë dhe ika smiley

Po çfarë kërkon i nderuar Blendi . Je një penë nga më të arsyeshmet këtu tek PPU , përjashtu përfaqësimin tuaj si admin , në se je , që është mediokër. , arrogant dhe anadollak me çeshitin Abuzim smiley

Çfarë kërkon nga Yp Xhibi smiley Si një nga Jerarkët më të rëndësishëm të Elitës smiley së PPU a nuk të mjafton që Dr e dërstilës me "se linku zotrie " nxit barcaletat . Mos kërko kaligrafi nga b*tha e kako Pines ..tha .

Nuk duhet murzitur me skotën që vjen " Dakort të ndërtohet Ura .Po nuk jam i qartë në drejtim të rrjedhës apo kundër rrjedhës "

Ka kush ta shpjegojë këtë.. Nuk ka cfare te beje Rama, ky eshte presioni i FMN ?

Duhet apo nuk duhet të shtrëngohet deri në asfiksi evazioni fiskal ..apo ka thonë FMN mer jahu

Shtriju mëngën z Rama . Janë një skotë lyrashësh me lugë në brez , hajdutë e abuzues të bartur nga koha e qoftëlargut , strategut të kapiTaliZmës shqiptare  sali Qenef berisha !

Shtriju mëngën pa merak , ku ta kenë vëndin ca në Burg e ca të sekuestruar , e shumica të jesh i bindur e duan jetën dhe Vëndin do ndryshojnë e përkrahin . Nuk ka rrugë tjetër me Dhitë , sa ti çosh në vath . Në derë të shtrungës vijnë vet , le ta kenë bishtin përpjet si Elitarë smiley me " probleme mer jahu "

Shqetësohem se sh Gjëmbi nuk ka shfaq ndonjë Ide këtu !

Duhet nje kontroll i imtesishem ne IMF. Urgjent ! Me letrat e tyre maskohen vjedhje shume te medha dhe evazion fiskal i kompanive te sigurimeve.

Ca nuk kam degjuar !

 

Po keta qe kane privatizuar plazhet publike do i detyroje qeveria te vene kase tek cadrat dhe tek traret e plazheve ku te maren leket?

"Pronari" i reres duke u zene me disa pushues qe kane ngritur cadrat ne Rrjoll, Velipoje

po baltosni punen tone

Keta qe i mbushnin sheshet me zor me fmij e studenta .... ca bohet kshu 

Sa berbere, rrobaqepse dhe lokalqoftexhinj duhet te burgosen per mungesen e kases qe te kompensohen 13.4 miliarde lek? Kush e zgjidh ekuacionin fiton nje kase falas nga qeveria.

Po huan per te menaxhuar koston e rritur te kase-burgosurve kujt do tia mare qeveria, Pjerit nga shitjet e VQ-se?

Per Pjerin do kerkohet ekstradim nga Belgjika se ka shit VQ pa kupon tatimor. Pazari do jete m'jep Pjerin, t'jap Frrokun.

Leter publike e grupit “Mjaft Hajdutat”!…

I dashur lale (alias lali)!…

Ne q’t shkrujm ina i grup lacash bishtpllumsa qe punojme noten e t'qajme diten!… Ardhja juj m'krye t’bashkise t'tironcave, qe i frymzim i modh per ne, me rop shpie lale (alias lali). I dite ishim tu vjedh ca pllaka bronzi ke i ven atu m'qender qe ishte si shurrtore ene Rimi (sekretari jone) lexoi m'fejsbuk me djath historine tate lale (alias lali). Aty u thujte se ti kishe shit fiq kur ishe kalamo, perzotin krejt si ne, mrapa kishe shku m’Greqi m’kom, kopje si ne, ma von ti kishe kriju grupin tat Mjaftin, ropt e shpis si grupi jone “Mjaft hajdutat”, mrapa ishe martu me lekt e plakes, ene neve plaka na e ka bo dreken e synetllikut vallahi. Po kur u bone kryetar bashkie, ne menum, “hallall pezotin ia dul njoni pri nesh”!…Aty lale (alias lali) venosem me t'ardh per qoke po s'dalim dot se, neve po na kerko pulicia e atij Tohirit te Interit, koma komes, kshu qi venosem me t’pru kto pllakt bronxit meqe dule me i kerku dje. Quje si xhest miqsie te sinqert pri nesh se, na tha ene plaka dje: “merrni shemëll mer laneter se su bote i her”!…Ta bofte zot hallall lale (alias lali), ene te urojme sic urojme ne “mos rafsh kurre mrena m’kaush ishalla”!…Ne pritje te bashkepunimi t’manejshem te garantojme lale (alias lali) qi Audin tat Q7 ska bir none me e prek!…

p.s…pllakat po i lejm ke Policia Bashkiake shife e ke ene ke Njuzi po s’besove… puc.
Nga gazetari: Koka..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).