Janë mbushur dy vjet që kur kjo përbërje parlamentare është në detyrë, pas zgjedhjeve të përgjihshme të 23 qershorit 2013.

Mes 140 deputetëve, 59 ishin të rinj në sallën e Kuvendit, ndërsa disa të tjera akoma “më të rinj”. Sepse kanë marrë mandatin akoma më vonë, pasi kanë zëvendësuar kolegët e tyre, përgjithësisht ministra që kanë lënë mandatin sipas një premtimi të koalicionit të majtë.

Ose kanë hyrë në Kuvend pasi disa deputetë kanë konkurruar në garën e fundit bashkiake.

Përgjatë këtyre dy viteve, nuk kanë qenë të pakta konstatimet, (nga njerëz publikë dhe akoma më shumë nga qytetarë të zakonshëm që rëndom i shprehin ankesat dhe vërejtjet në rrjetet sociale dhe mediat online), se cilësia e deputetëve të Kuvendit ka ardhur gjithnjë në rënie. Dhe kjo legjislaturë e ka ruajtur “trendin”. Janë bërë krahasime me përbërjen kuvendore të vitit 1991, madje janë shtyrë shumë të tutje në kohë, me parlamentin shqiptar të “pranverës së parë demokratike” 1920-1924.

Përtej nostalgjisë dhe “trukut” që bëjnë vitet që kalojnë, duke na lënë në mendje vetëm aspekte pozitive të kohëve të vjetra, duket se shqiptarët bien dakord që përshkrimi i mësipërm është i vërtetë: Ky parlament lë një shije të hidhur; është (me disa përjashtime, padyshim) një tubim kukullash anonime që ngrenë dorën vetëm për të votuar robotikisht. Ideja e një kuvendi njerëzish të zgjedhur si ujët e pakët që bëjnë ligje dhe diskutojnë mbarëvajtjen e punëve të këtij vendi është shumë romantike për të zënë vend në këtë rast. Ne e kemi zëvendësuar këtë ide, me kornizën tashmë të fiksuar të sherreve e replikave qesharake të ditës së enjte në sallën e Kuvendit, me protagonist kryesisht S.Berishën, të cilat pas kuriozitetit dhe gallatës fillestare, janë bërë të padurueshme.

Duke “hetuar” brenda mundësive tona aktivitetin dhe inaktivitetin e deputetëve të Kuvendit, redaksia e DITA-s ka hartuar një listë syresh që më shumë se kolegët e tyre, nuk e kanë justifikuar dot rolin dhe peshën që duhet të ketë një deputet në një republikë parlamentare. Qoftë dhe ajo shqiptare. Ata ose nuk kanë hapur ndonjëherë gojë, ose e kanë hapur se u flihej. Nuk kemi listuar përkatësinë e tyre partiake, sepse nuk është e rëndësishme. Shumë prej tyre nuk njihen fare nga publiku, shpesh edhe nga banorët e zonave apo lagjeve ku jetojnë.

Paraprakisht, duhet thënë se kriteri nuk ka qenë sa herë i kemi parë në televizor duke diskutuar në seancë plenare. Informacionet tona saktësojnë se ka mjaft deputetë që janë aktivë dhe diskutojë në komisione për projektligje të ndryshme, edhe pse nuk i shohim doemos live në “Kuvendin e së enjtes”. Por në përgjithësi, ky parlament ka qenë i ndarë qartazi: Në deputetë aktivë, të njohur dhe figura publike që i kanë dhënë tonin jetës parlamentare, dhe të tjerë anonimë.

Pse erdhëm deri këtu? Arsyeja kryesore duhet kërkuar tek sistemi zgjedhor proporcional aktual dhe lënia e ekskluzivitetit të hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, në dorë të kryetarëve të partive. Kryetarët fatkeqësisht kanë dëshmuar se patjetër duan së pari njerëz të bindur që s’dalin nga rreshti. Duke i shndërruar grupet parlamentare në grupe merhumësh. Të paktën, ndoshta kjo listë ndikon për mirë në këtë histori.

Pak më në detaje

Nga 12 deputetë që ka qarku i Vlorës, tre prej tyre kanë diskutuar vetëm në raste të veçanta. Mira Shehu, rrallë herë ka folur, ndonëse është pjesëmarrëse në dy komisioni si ai për Veprimtarinë Prodhuese dhe zëvendësuese në Komisionin për Arsimin dhe Median. Liljana Elmazi ka mungesa të shumta në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë ku ajo merr pjesë, ndërsa janë dy ose tre fjalime të saj në sallën e seancave plenare. Pak minuta llogariten dhe për Shkëlqim Selamin që është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Duke qenë se ka dhe numrin më të madh të deputetëve, qarku i Tiranës numëron dhe numrin e deputetëve më të “urtë”, të cilëve rrallë herë u është dëgjuar zëri. Deputeti Tahir Muhedini është anëtar i Komisionit të Ligjeve. Risia e vetme e deputetit Ylli Shehu për këtë vit është ndryshimi i partisë. Deputetët Rakip Suli e Parid Cara vështirë se kanë shënuar emrin si relatorë në ndonjë procesverbal të komisioneve parlamentare apo të seancave. Po ashtu, edhe Keltis Kruja, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Për deputeten Erjeta Alhysa vështirë të thuhet diçka.

Deputetët e Shkodrës gjithashtu kanë zgjedhur të heshtin nëpër komisione ose në seanca plenare. Irma Kopliku, Helidon Bushati, Gjovalin Bzhetaj e Agron Çela kanë qenë shumë të tërhequr. Të njëjtën gjë, edhe dy deputetët e Kukësit Alban Zeneli e Mimoza Hajdarmataj.

Sa i përket deputetëve të Gjirokastrës, i vetmi që ka preferuar të mos jetë shumë aktiv, është deputeti Dashamir Kamberi.

Ndonëse Fieri është një nga qytetet më të mëdha pas Tiranës dhe problemet do të duhej të nxirreshin më shumë në pah për të marrë një zgjidhje, pesë deputetë të këtij qarku duket se kanë qenë dakord me problemet e nxjerra nga kolegët e tjerë dhe vetë kanë preferuar të mos flasin. Bujar Çela, Adelina Rista, Anduel Xhindi, Kozma Dashi dhe Omer Mamo kanë preferuar që këtë sesion të flenë, sikurse dhe në sesionet e mëparshme. Ndërsa deputetja Antoneta Dhima vetëm në maj e ka marrë fjalën.

 

LISTA

Eduart Bejko, Anila Agalliu, Gledjon Rehovica, Silva Caka, Bedri Hoxha, Përparim Spahiu, Roland Keta, Gentian Bejko, Esmeralda Shkjau, Bujar Derveni, Aqif Rakipi, Arbjola Halimi, Luljeta Arapi, Edlira Çekrezi, Luan Duzha, Bujar Çela, Adelina Rista, Anduel Xhindi, Kozma Dashi, Antoneta Dhima, Omer Mamo, Dashamir Kamberi, Alban Zeneli, Mimoza Hajdarmataj, Mhill Fufi, Agron Çela, Gjovalin Bzhetaj, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Erjeta Alhysa, Keltis Kruja, Parid Cara, Rakip Suli, Tahir Muhedini, Ylli Shehu, Liljana Elmazi, Mira Shehu.

23 Komente

o Fiqo, ju pata thene bashke me Gonin, kujdes: Von Gali morri Shvajnin, po ne fakt kerkon edhe Muller...
po qarkullojne thashetheme qe ManUnited ka ofruar 85 miljon euro per Muller.. Bajerni nuk thote, as po as jo..smiley. ku ka zë, s'eshte pa gjë, tha... mos me thoni qe s'ju tjashe..smiley

kohë të kqija po vijnë o Belul efendì smiley

Manchester dhe Van Gal te bejne punet e tyre,per te tjerat mendon Depay. smiley

e pashe dje kete ndeshje... me Depay ose me sakt "Memphis".smiley, se keshtu ka deshire ta quajne, ka bere pune te paqme V.Gaal..
dje 2 gola vet dhe asist per golin e trete.. "and the best is yet to come", tha... kemi per te pare gjera te bukura nga ky.. lum ManUntied dhe Hollanda qe e ka !!.smiley

mirepo nese United do qe te matet me Realin, Barcelonen, Bajernin apo edhe Celsin, i duhen nja 2- 3 mesfushore, nga ata ujqerit me eksperience, qe mbajne peshen e ekipit per gjithe sezonin.. lojtare tip Januzaj etj, jane te lehte fare..
si dhe kam rezerva per portjerin.... Romero eshte nga ata qe pelqen V.Gaal se luan me topin kur eshte i lire.. por eshte edhe karagjoz, ben gafa shume.

Anduel Xhindi, po cfare te flase ky i shkrete? Kete thjesht e ben deputet (nga zona e Roskovecit) per te zevendesuar babain e vrare, ish deputetin Xhindi; a thua se deputetlliku eshte trashegimi. 

Me kohe eshte pare se 140 deputete jan shume.Edhe kjo kete tregon. 100 do ishin tamam. 

U be kaq vjet dhe nuk e kam kuptuar kurre c'na duhet nje parlament me me shume se nje deputet, kryeministrin?

Qe te marre rrogen Iliri?

Pse merrka dhe rroge Iliri? Kjo po qe quhet makuteri

ju doni qe njerezit te punojne falas. smiley

po na ktheni ne komunizem. por LSI, si parti e dhjetorit, nuk do ju lejoje!

Njoni m'at vakt e gaditi me mik te forte e pare te modhe me fillu pune faturino autobuzi. Nejse mo kalun disa 15-ditsha dhe nuk ishte duk me mor rrogen ne bordero' vllai. Deri sa i co llaf shefja kuadrit : Thujini mer atij masticit te vije te mori rrogen se la nom. Dhe kur i shko llafi Nuzit pyt ate qe i pruni haberin : P... te s'omes, pse mer paska ene rroge kjo puna,e ...?

E kane pas kallxu me at' vakt kur u bo policia financiare e genc rulit ket, per nji t'policise financiare qe kishte nja 4 muj pa marr rrogen smiley

Nuk di c'osht bo mrapa,po ne kohe te Nuzit s'ka pas polici financiare. Dhe Genc Rrylin e merrshin per nai ushtar te vitit te pare ne repartin N . Mas Prillit te '91 Qemoli osht vetem mysafir ...

kam rastis ne gjermani, para 97-tes, te nji azilhajm me shqiptar, u meshtollem njof pa njoft, filloi muhabeti, bojshin tregti gomash te perdorme kta, po iu ecte mir pazari, e nejse, tu bo plane per te ardhmen e biznesit te vet, edhe ia dha njoni: se per ekonomin e modhe ka kush mendon, tha. kush, e pyta un, me ter mend i interesum. tjetri uli zonin si ne konfidenc, qe mos na dali llafi si me thon, dhe tha: Genci... Genc Ruli. Aty e nigjova per her te pare emrin e rulit. smiley  diku afer Ingolshtadtit ky muhabet. 

e di si thoshin: po te na vazhdoj edhe dy vjet kshu, i themi helmut kohlit hapu i cik, na liro venin smiley

Kom edhe une nji te forte, nga ato te tipit : No fucking way ! Mbas nja i viti ke motra vogel e Gjermanise, me shume pak lajme nga Atdheu, kur ne muhabet e siper me thote njoni : E di ti kush osht me i pasuri i Tirones sot ( '92) ? - Jo, kush ? - Kujtim Kapollari . Noooooo... !!!  Per ato qe e kon njoft, hallall ...smiley

Sikur te ishin te gjithe Deputetet si keta gojekycur coku do ishim me mire mendoj une , me mire te mos flasin sesa te flasin dhe te mos bejne asgje .

smiley

Ne Tajlande o shoke / bombarduan prap sonte

Ndaj hidhrimin tone / ne kitarre ta kendojme

Merr kitaren shoket me thane/ heshtja parkut tone nuk i shkon ... 

Cesku.

erdhen dritat.

jo, akoma... 

ketej erdhen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).