Marsi doli jashtë që të mbledhë lëkurët
Dera pas kuiti si me zi të urët,
S’bënë fajde gëzofet:
Pranverë dhe një herë
Me morte ndër degë
E pa kallogjerë.

Opingat nëpër gjurmë kanë rrëzuar shuajt,
Nepërkat lëkurën dhe kalorsit kuajt,
Nëpër fushë mullarë u rrëgjuan duajt,
Mbllaçit baltovina çapitje për buajt,
Hani ha hanxhinë, hesapi të huajt,
Kasolle kësolli konaku plak muajt.

Me kërcir pleviti ngrohur pas buxhaku
Tymos tym dhjetori një llullá oxhaku,
Kolla shkund çibuknë, një mirëardhsh prej plaku, 
Teksa një qepen
Kyçet përkundruall
Qepë të kuqe trarësh 
Qahen nënë zhguall.

Si bandill me mëndërz prilli heq një ëndërrz,
Mustaqet prej boti me flegra burnoti,
Qan se nuk derth dot as dy pika loti.
Si fuçi baroti zbrasur nga bërsia
Çupa pa dalë fati synë nga djemuria:
Do të digjet druja nga zjarri, o rakia.

Qosteku pa orë si litar pa kokë,
Kërkon të vrasë kohën, e kohë nuk gjen dot,
Qan pa zë një magje, psherëtimë çajniku,
Rreshkë e zeshkur fiku me halle Roshniku, 
Një thikë rrotullohet në mëlçi korriku,
Si teh veton maji një sevda ashiku,
Drizave përgjon një sherr minafiku,
Ikën e del muaj, vjen sahat i ligu,

Që të mbledhë lëkurë mëngoi marsi, iku.

13 Komente

Emo, un nuk e lexova fare ket vjershen.

 

Po ti ngjisesh nje "rap beat" kjo bohet kenga fituse e festivalit. 

kjo eshte per tu kenduar, nje labce te shtruar e nje gote raki qe te te kenaqet shpirti. shume krahinore emigrant, duhet te jesh lab me taban ta kuptosh...

smiley

Ta kam sjell nje shishe; ta dish! Nga muaji tjeter me ke aty. Leshoje pellumbin drejt veriut.  

Qosteku pa orë si litar pa kokë,
Kërkon të vrasë kohën, e kohë nuk gjen dot,

 

Kaq mjafton. Shume bukur. 

smiley  nje perralle si nje kenge per nje copez universi diku, ne levizjet e tij te vogla te vazhdueshme, ne perseritjen e radhes se kohes se perjetshme...

kam pershtypjen se do lexuar ngadale

(a fav. - se bashku me kete)

E bukur. Bravo

Ça kuptimi ka "minafiku" ne kete dialekt? Thjesht kurioz...

fiks ate qe mendon ti smiley

Interesant variacioni me "i" e jo me "u". S'e kisha hasur me pare. Pastaj po me duket se s'kam hasur edhe shum fjale te tjera ketu. Ma bere shqipen me turp smiley

shumicen e fjaleve qe vijne nga ai burim i kemi te shtremberuara pas versionit tone. per shembull, fjalen e madhe "shyqyr".

Ne nje moment aty te prilli e bandilli, mu kujtua nje vjershez e ngjashme qe ndodhet tek romani "Lumi i vdekur"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).