Një ditë para koncertit që pritet të mbahet sot në mbrëmje në “Qemal Stafa”, artistja me famë botërore Anastacia, ka mbërritur në Tiranë.

 

Ndonëse një këngëtare e madhe në muziken pop, Anastacia mbërriti në aeroportin e Rinasit pasditen e së hënës pa shumë ceremoni, e  shoqëruar nga motra e saj dhe stafi mbështetës.

Organizatorët e eventit bëjnë me dije se pjesë e axhendës së këngëtares është një takim i shkurtër me kryeministrin Rama, i cili është edhe mbështetës i këtij aktiviteti. 

Anastacia, veç argëtimit në stadiumin e mbushur, vjen në vendin tonë edhe me nismën humane të mbrojtjes së femrës. Albumi i saj mban titullin “Ringjallje” dhe përcjell mesazhe inkurajimi e force, mesazhe të cilat po përçohen në mbarë botën përmes turit të artistes që përfshin rreth 60 qytete, ne mes tyre edhe Tiranën. 

Simboli i forcës femërore vjen në vendin tonë me mesazhin e fortë se femra mund t’ja dalë edhe në luften ndaj tumorit. Jeta, karriera dhe kontributi i saj në shoqëri përmes këngës do të jenë në fokus edhe të një interviste ekskluzive që Anastacia do të japë për Top Channel.

Këngëtarja me zë unik në muzikën pop, do të sjellë për publikun shqiptar këngët e famshme si “Sick and tired”, “Not that kind of girl”, “Left outside alone” e shumë të tjera që e bënë të famshme në mbarë botën; sonte; live në stadiumin “Qemal Stafa”.

 

16 Komente

Mire qe takoka Anastacian se nga Samiti i Vjenes e kishin heq ne Konferencen per shtyp , vetem Merkel dhe Vucic bejne mbylljen e Samitit , e kuptun me ne fund se sa pall qe eshte , Anastacia te na knoje i cike ate kongen " Mos kerkoni Azyl se na rrezjkohen vizat " .

smiley

Never heard of her. Thashe mos ishte ajo e 50 shades, lol

Kush eshte kjo goca?

...me mbeshtetjen e kryeministrit thote TCH....kesaj i thone tamon qe; "Stambolli digjet(populli ka mare arritine neper europe) dhe  ajo krihet...

Edhe habiten pse hikin robt masnej smiley

..smiley

solli Anastacian, se per fat te keq vdiq Demis Russos, prandaj...smiley

besoj se per natashen do jete hera e pare qe takon ndonje kryeminister!smiley

po edhe lulin ta takoje se nuk u be qameti!

dashkan ta bejne si koncerti i albanos ne 89-n!    ngjarje(event) e madhe drejt integrimit- do thote topismiley

Ne kujdesn e Edi Rames., ` Koncert ne Vitin 2015 `. &nbspsmiley

sa bonte bileta ihere

Albumi i saj mban titullin “Ringjallje” 

edhe ketu me spond rilindja e KM'se, aludimi i heqjes se gjirit te kengetares me operacionin e heqjes se tumorit te dhimshem te vendit, te cilit i referohet shpesh KM'ja yne artist

ze zezakeje ka ama

Who the fek esh qo re?

Si paten thene ne Angli.

Mbreteresha: Pse proteston populli?

Chamberlain: Ka uri! Nuk kane buke te hane...

Mbreteresha: Pse nuk hane biskota?

...

Belul...ka mundesi! te kerkoj ndjese smiley ideja nuk ndryshon

viti kur erdhi Al Bano & Romina...déjà vuuu e ne vend!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).