Ndërkohë që ne ishim të zënë ti qanim hallin lekëve të grekut dhe luftës kundra imperalizmit Europian nga antari me model i Eurozones, në Kosovën rioshe po rri si hije ndërtimin i një Gjykate Speciale.

Sipar burimeve të tërthorta në media, Gjykata Speciale do jetë një institucion i ngritur në territorin e Kosovës, me gjykatës dhe personel të huaj i cili do merret me gjykim dhe rigjykim të luftëtareve te UCK që nuk kaluan nga Gjykata e Hagës.

Ideja për këtë Gjykatë, sipas medias, paska ardhur nga disa politikan Kosovar, të cilët për tu shfajësuar nga akuzat dhe zërat per inkriminin e luftës se UCK, kanë ngritur cështjen e hapjes së një gjykate. Në fakt duke parë antagonizmin e lartë politik hedhja e kësaj ideje mendohet të këtë qënë për të intimiduar kundërshtar politik që kanë qëne ish-komandat të luftës. Pra pak a shumë një cështje rivalesh politik, e cila mund të kthehet në njollosje të luftës clirimtarë e vetmbrojtëse shqiptare. Them shqiptare sepse gjykata ka tagër të gjykoj vetëm luftëtar shqiptar të luftës dhe të asnjë etnije tjeter. Pra një gjykatë me baza tërsisht etnike, por më gjyqëtar të huaj.

Pas një marrëvshje nën-rrogoz midis BE dhe Qeverisë Kosovare, ka filluar epopeja e faresoj kërcënimesh haptazi dhe fshehtazi nga miqtë tanë europian dhe amerikan për ndërtimin e kësaj Gjykate. Gjykatë e cila pasi u soll për votim në Kuvendin e Kosovës u hodh poshtë nga përfaqësuesit e popullit sovran, por për shkak të ‚kercenimeve të njepasnjëshme u ri-kthye për diskutim duke u bërë temë debati në Kovosën e një mije halleve.

Nga ana tjetër, kjo lloj Gjykate është e paprecedent dhe e para në historine e saj. Nuk është lexuar gjëkundi që pas Luftës së Dytë Botërore, të hapeshin Gjykata në Mbretërine e Bashkuar, Francë apo ShBA, për krimet e forcave Aleate ndaj vendeve të Aksit. Madje kam bindjen se po të kishte ndodhur kjo paqja e domosdoshme europiane vështirë se arrihej aq shpejt. Ndërkohë ky model aq i suksesshem i pas LIIB nuk po implementohet ne Ballkan. Përkundrazi po përpiqen të ndërtojnë një tjëter model në Ballkan atë të: shpërndarjes së fajit. Domethëne për shkak të presionit të jashtëm por dhe mjeshtëri e lobimeve serbe, sot nga Europa konfliktet e Ballkanit përceptohen sikur s’kane autor konkret, por sikur të gjithë ishin fajtor. Pra nuk ishtë vetëm Serbia fajtore për pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, por dhe shqiptarët që reaguan. E kështu me rradhë rast pas rasti e vend pas vendi. Ajo që sot është më e cuditshme është që shumica e kriminelve të Luftes në Serbi, përvec se nuk kanë marr denimin e merituar, jetojne dhe punojnë të lirë në pozicione të mira në shtetin serb, i cili është para Shqipërisë në rrugëtimin e saj për BE.

Ndërkohe Kosova i ka punët si mos më keq si nga të brendshmit dhe nga të jashtmit, e izoluar komplet për shkak të mos-liberalizimit te vizave, me një papunësi të frikshme dhe me fijen e pashkëptur por të paqëndrueshme të ekonomisë së remitancave, sot Kosovarët ( shqiptar, rome, serb e boshnjak) marrin rrugët e emigrimit si e vetmja mundësi mbijetese.

Përse shërben Gjykata?

Përvec asaj që mund të konsiderohet qëllimi primar, pra pastrimin e akuzave të luftës vetmbrojtëse të shqiptareve, gjykata shërben dhe si katarsis për ndëryhjen e NATO dhe partnerve Amerikane në konfliktet në Ballkan. Duke ngritur një gjykatë të tillë „te huajt“ japin mesazhe elektoratit të tyre, se në fakt ata nuk kanë favorizuar vetëm shqiptarët por kanë qenë deri diku të pa anshem.

Nga ana tjetër ngritja e një Gjykate të tillë, faktorizon zërat në ngritje të lobimeve serbe se në fakt në Kosovë janë bërë krime kundra serbeve, duke i dhënë idenë që ata nuk ishin fajtor për pastrimin në Kosovë. Pra Gjykata përpos të qënit një institucion drejtësivënës është një akt simbolik për shfajsimin e ndërgjegjes serbe dhe vendeve europiane mbi tmerret që ndodhën në Kosovë.

Sesa do dënohen fajtorët, kjo është për t'u parë. Ekzistenca e një Gjykate të ngritur në mënyrë kaq shantazhuese sigurisht ka dhënien e mesazheve dhe aspak vënien e drejtësisë, por kjo që sot po i ndodh në Kosovë është një shembull konkret i mbivendosje së interesave të vendeve të mëdha në kurriz të vendeve të vogla dhe pa mbeshtjetje.  

* nje si bicim analize. 

16 Komente

...gjykata shërben dhe si katarsis për ndëryhjen e NATO dhe partnerve Amerikane në konfliktet në Ballkan. Duke ngritur një gjykatë të tillë „te huajt“ japin mesazhe elektoratit të tyre, se në fakt ata nuk kanë favorizuar vetëm shqiptarët por kanë qenë deri diku të pa anshem.

Nuk besoj se qendron. Nderhyrja ushtarake ne Kosove u be kryesisht me veton e Amerikes dhe meritat e fajet per ate i mban me se shumti Amerika te cilet s'i plas ne kete pike per arsye aktualitetesh politike, jo se s'e vret mendjen "per opinion". 

Druaj se eshte pjese e politikes "appeasement of Serbia", dmth BE ka adoptuar politiken e te mbajturit te Serbise/faktorit sllav ne Ballkan me te mire pavaresisht se c'kane bere ata, qe te mos bejne me trazira. Kjo me gjase ka ardhur kryesisht nga fakti qe faktori shqiptar ka treguar here pas here qe s'eshte faktor fare, qe me te/ne mund te besh cfare te duash. Do thuash ti kjo s'eshte e drejte. Normal, po BE s'i plas per drejtesi, e shikon thjesht si nje ceshtje qe duhet mbajtur nen kontroll aq sa te mos plasen luftra te tjera. Driteshkurtesi po ashtu e shikon.

Po mikja jone e madhe Amerika? Besoj se keshtu e shikon dhe Amerika, e cila s'ka miqesira por interesa, dmth tani e tutje s'do me luftera, e ka miratuar planin evropian te "varja shqiptarit se nga ai s'te gjen gje, beji qejfin serbit se ai te ben trazira", me gjase pas ndonje fare koncesioni nga Evropa (jeta e shetit amerikan eshte interes, aritmetike moj Olimbi, tha) tip "me jep kete qe une te mos bej zhurme per ceshtjen shqip-serb. Per te gjithe ata qe e shikojne kete me skepticizem, ju kujtoj qe kur 30 mije serb bertisnin si ujqer "vrisni gjithe shqiptaret" (qe pa filluar fare ndeshja), askujt nga BE/SHBA s'ju be vone se paku ti kerkonte shtetit serb te distancohej nga keto thirrje per nje genocid te dyte ndaj shqiptareve brenda 2 dekadave. Ambasada amerikane ne Beograd e ajo ne Tirane bene egzaktesisht zero deklarata per kete! DASH dha vetem nje pergjigje te ftohte e ajo pasi u pyet, dmth askush s'beri deklarate. Pra jo se na kane inat, po se ndjekin politiken qe kane percaktuar. 

Faji kryesor dmth eshte tek shqipet qe flene mbi dafina e me se shumti mbi korrupsion te brendshem. Kjo eshte dhe arsyeja pse ne "i qanim hallet grekut e jo Kosoves" se ngjarjet per kete gjykaten e Kosoves nuk perbenin fort lajm per politikanet dhe mediat e Shqiperise.

Tani ai muhabeti pse i qanim hallet krekut, s'ishte pikerisht sepse ka ndonje qe mendon se greku ishte me pak i korruptuar se keta tanet, por sepse ne vdesim me u mar pak me punet e te tjereve. Dhe per nje arsye apo tjeter i kemi zet te flasim per tonet. 

Jo per gje por greku per korrupsion eshte kampion, se nje dore lekesh qe ka marr ministri i mbrotjes se dikurshem eshte sa gjithe paret qe kane futur ne xhep keta lapanjozet tane. Po tjeter muhabet ky..

Duhet te kesh te drejte mbi faktori e opinionit publik te qeveria amerikane, s'ka te njejten peshe si tek europianet, dhe une ndonjehere e harroj kete. Por sidoqofte une mendoj qe dhe Amerikani ka patur nje presion te madh, qe bente si gangster me politikanet ne Kosove. Dhe kjo ka ndodh jo vetem se ata ne Kosove e kane bere veten per tu nenperkembur, por sepse lobimet e fuqishme dhe rusi nga mbrapa serbit kane ber te veten. Tani ne e kemi sqaruar ate muhabetin e interesave amerikane dhe jo miqesit, ndaj eshte e kot te diskutojme mbi kete miqesine pa kushte ndaj shqiptareve. Amerika e ka shperqendruar vemendjen ndaj Ballkanit dhe fatkqesisht per ne, ja ka lene ketyre haxhipishmaneve te Europes, qe kane per borxh te shohin te digjesh e mos te bejne gje.

Duket qartazi që Kosova, për momentin, po braktiset ngadalë në fatin e një vendi sa të izoluar aq dhe të varfër. Fakti që ajo nuk përbën ndonjë faktor rajonal e bënë të mundur elitat politike kosovare, të cilave mjafon t'u kujtosh ngrehinat kështjella që ngritën pas luftës, si banesa që rrjedhin prej pasojës të bajraktarizmit fshataresk që i përshkon. Të vjen turp kur kujton se presidenti i Çekisë e quan kryeministrin Thaçi (në kohë tij) kriminel dhe ai nuk ndjehet dhe institucionet e Kosovës përpos se heshtin, siç heshtën kur fytyrmushka Carla del Ponte e më pas kolegu i saj, Marti, endnin akuzat duke u mbështetur mbi raportet e fallsifikimeve të agjenturës serbe. Ndërsa serbët investonin miliona e miliona euro për fallsifikimin e historisë dhe heqjen nga vetja të cilesimit "fajtor", krerët tanë ndërtoni shtepi, grabisnin të tilla, ngrinin biznese dhe ndërsa drejtonin institucione administrative, ku gëlonte korrupsioni, nuk linin pas dore larjen e hesapeve mes tyre.

Por, sidoqë të vijnë punët, me dënimin e atyre që abuzuan me pushtetin, me dënimin sa më parë të atyre që kryen krime më së shumti mes shqiptarësh hakmarrës, amerikanët (jo se i kemi miq) Kosova do i ketë si çadër mbrojtëse. Faleminderit Zot që interesat gjeopolitike të USA, pansllavizmi agresiv dhe lufta në Ukrainë janë zhvillime që Ju i sillni si ndihmë në sherbim të ekzistencës së Republikës së Kosovës!

Kam vene re qe dhe ne Kosove ka ne lloj qasje te tille. Mendojne se do behet jo Gjykata Speciale e do denoj e vej drejtesi universale duke filluar qe nga politikanet e korruptuar deri tek gazetaret dhe individet qe kane bere hajni. Madje shumica mendon se ata qe do gjykohen do gjykohen per krimet qe kane bere ndaj shqiptareve jo ndaj serbve , keto nga sa kam pare.

Madje me e frikshmja eshte se ne fakt nje qytetar mesatar i Kosoves nuk e ka idene e qarte se cfare do beje hakce-hakce kjo gjykate, por shpreson qe hallet e Kosoves qe pas kesaj gjykate do kene marre fund. Kjo e shtyre edhe nga deklarata te ambasadorit Amerikan ne Kosove qe pas miratimit ne Kuvend te Gjykates, tha qe ky eshte nje hap i madh nderkombtar per Kosoven, por se ky e kishte fjalen hajde merre vesh. A e kishte qe per Kosoven do vershojne njohjet, qe Kosova do jete me e pasur, qe paragjykimet e Europianit mesatar per Kosoven do bien, qe Kosova do jete e izoluar, qe cdo gje do zgjidhet? Mua personalisht kjo Gjykate me duket shume e dyshimte dhe esht4e ne kuadrin e shperndarjes se fajit ne Ballkan, gje e cila nuk ve drejtesi dhe do behet shkas per fryrje te tjera konfliktesh etnike.

E kisha llafin qe njerzit merren me dicka qe eshte lajm; kriza greke ishte lajm mbareboteror, kesisoj dhe ne arenen shqipfolese. Fatkeqsisht ceshtja e gjykates speciale qe duhet te ishte kambane e larte jo vetem ne Kosove por dhe ne Shqiperi, nuk ishte, ndaj dhe ne s'e diskutuam. 

Sa per Ameriken, miqesisht, e ke gabim; nuk ka fare presion Amerika nga askush per te korigjuar kursin e Kosoves, perkundrazi, e ka si shembull te ndritshem te nderhyrjes me sukses "per qellime humanitare"... edhe pse unilateralisht, nuk pati asnje viktime amerikane gjate luftes, vendasit (kosovaret/shqiptaret) e priten vertet me krahe hapur, dhe impakti ishte i matshem dhe i shpejte, pra e ka histori suksesi 100%, aspak kontroversalitet pas faktit ne SHBA apo Perendim. Impakti i Rusise per Serbine eshte teper minimal tek SHBA, as qe behet fjale per presion. Plus Rusise s'i plas fort per Serbine, e perdor vetem si cope mishi per te bere lehjen e qenit, dmth ate rol ka adoptuar Rusia (trouble maker) e meqe leh per cdo gje ne lidhje me Perendimin, do lehe dhe per Kosoven/Serbine.

Anasjelltas per Ameriken, nderhyrja unilaterale ne Irak p.sh. ishte katastrofe (ne aspektin e presionit te brendshem si dhe nderkombetar, per humbje te soft power) sepse deshtoi ne tera keto aspekte. Po dhe dronet moderne p.sh. jane teper kontroversale, e shume ceshtje te tjera. Sot, Amerika ka zero presion per qendrimin e saj per Kosoven, thjesht ka bere nje kalkulim, ka bere nje politike dhe e ndjek. Ki parasysh qe vendet e tjera bejne strategji te caktuara per mardheniet me cdo vend (ulen ca njerez e flasen si do veprojme me kete e ate) dhe e ndjekin ate, nuk bejne improvizime me batuta sic bente Berisha me Kosoven apo Rama me muslimanet. Ajo cka pe ti ne Kosove--sa i perket qendrimit Amerikan--pas thirrjes se serbeve per genocid, apo tani per gykaten, jane pikerisht qendrime aspak rastesore por ne perputhje me strategjine amerikane. Po ashtu Evropa. 

The good news eshte qe strategjia e Amerikes dhe Evropes s'eshte permanente, do ndryshonte po te ndryshonte (lindte, me sake) faktori shqitpar. The bad news, kush do ta linde faktorin shqiptar ne politiken e jashtme? Debilat ne Kosove qe votojne  ne Kuvendin e tyre sic i thote BE, apo debilat ne Shqiperi qe s'e vrasen mendjen per politike te jashtme as per Shqiperine, aq me pak qe ta dirigjojne faktorin shqiptar ne gjthe Ballkanin?

Po pra Gjykata, s'ka qellimi vene e drejtesise, por dheniet e MESAZHEVE. Por nderkohe do mbaj gjindjen ne Kosove te gjithe te varur per buzesh e per veshesh.

Ti thua Amerika, po bene gjykate te tregoj legjitimitetin e nderhyrjes se saj, por nderkohe ne Europe, dhe ne nje fare menyre ne bote, Kosova nuk perceptohet si nej shembull suksesi, e veshtire se nje gjykate do ndryshoj kete opinion. 

Madje me kete gjykate secili mendon ate qe i do qejfi, duke pare dhe fshehtesine e berjes se saj. Amerikane e Europianet mendojne se do dalin te verteta mbi krimet e shqiptareve ne Kosove, Shqiptaret e Kosoves vet mendojne se do denojne dhe ish-ushtetar tani politikan qe jane marr me korrupsion dhe dyshohen qe kane vrare dhe shqiptar, serbet mendojne qe ekzistenca e kesaj Gjykate eshte prova ndaj tyre jane bere krime, e keshtu vete ky muhabete, secili me te veten. Nderkohe Gjykata vet kushton nje qerre me lek, dhe mund te zgjas deri ne pafundesi etj etj. Pra zhvillimi ekonomik dhe shteteror i Kosoves, ai qe ne fakt do i jepte mesazh botes qe Kosova eshte nje shembull suksesi, s'eshte prioritet i askujt. Nderkohe Eulex i kalbur ne korrupsion e mbushur me te paafte qe vjedhin me keq se te brendshmit e ky muhabet behet si qark i mbyllur me popullin e shkrete qe merr rruget.

Ore ne s'diskutojme fare debillikun e sahanlepireseve ne KS e Shqiperi ate e marrim per te mireqene, por kam nje frike se me poziten gjeografike dhe mos-perkrahjen totale te shqiptareve, keshtu do vete ky muhabet. Ne na duhet me patjeter nje mik i mire, sepse jemi komb i vogel dhe pa mundesi per te bere ndryshe, ndaj kam frike se kushdo me ardh ne ate vend e sado plane te besh, do te duhet ti perulesh miqve te medhenj. Problemi eshte si me dal nga kjo varesi?

Ti thua Amerika, po bene gjykate te tregoj legjitimitetin e nderhyrjes se saj, por nderkohe ne Europe, dhe ne nje fare menyre ne bote, Kosova nuk perceptohet si nej shembull suksesi, e veshtire se nje gjykate do ndryshoj kete opinion. 

Jo bre, kam thene te kunderten, Amerika nuk e ndjen fare nevoje te legjitimoje tani pas afro dy dekadave nderhyrjen ne Kosove. Nuk e di pse e ke kaq te veshtire ta pranosh realitetin; Amerika sic dhe Evropa po ndjek nje politike serb-lekundese, s'po do ti prishe qejfin Serbise qe Serbia mos beje luftera te tjera e mos shkoje me Rusine por me Evropen. Kjo per arsye se serbet dine te levrojne faktorin e tyre, interesat e tyre, kurse shqiptaret s'dine, as kerkojne gje, ndaj s'ja var BE e Amerika, ndaj duken gjerat sikur jane ashtu, sepse jane. 

Sa per ate qe na duhet mik i mire, ehu...muhabete plesh Kelcyre lol Na duhet te jemi vete te mire plako, nuk i plas mikut per ty po s'te plasi ty per veten tende, le qe ku ka miq ne politikat nderkombetare njehere. Po perkujtohet boma e Hiroshimes tani, e para saj Amerika dogji rreth 1 milion japoneze me fuci zjarri nga avionet...tani e ka Japonine aleate te rendesishme...gjerat mund te shkojne dhe anasjelltas dmth me kedo shtet.

Ah pra ti thua qe Amerika eshte ne prag te futjes se embel te gishtit, per ti bere qejfin Serbise. Atehere kjo ngre nje ceshtje me madhore. Une dua te besoj se strategjia e miqeise amerikane me shqiptaret s'ka ndryshuar me muhabet mos faktorizimi te brendshem. Sepse t jemi te sinqerte, mos mbrotja e interesave te shqiptaret nga vet ata dhe antagonizmi i brendshme ka qene ketu e nga hera, e s'eshte i ri. Pra te njejten shqiptar jane vetem amerika po ndryshon ne lidhje me ta. 

Pastaj kete qasje e leshit te hajt terheqim Serbine nga vetja se do na i marr Rusi, mua me duket nga llojet e deficencave tipike alla shtete te medha qe perdorin taktika pa qasje me realitetin ne terren. Lidhja e Serbise me Rusise eshte me e felle, dhe zor se prishet meqe Amerikane apo Europianet jane duke ja krehur bishtin. Perkundrazi loja e shpifur europiane e shperndarjes se fajit e mos kryqezimit te Serbise pse luftrat dhe krimet qe ka shkaktuar ne Ballkan po prodhon krej te kunderten. Sot edhe Serbi me liberal, ka nje antipati ndaj Amerikes, sepse mendon se mbi ta u be nje padrejtesi ku "fajtoret shqiptar" po dalin ne skene. Pra shperndarja e fajit eshte pikerisht konfirmimi i tezave nacionaliste serbe qe ata ne fakt kane qene viktima dhe konflikti ne Kosove ka qene nje fryrje mediatike. Pra serbet kane qene te pafajshmit,  e jo shqiptaret e Kosoves qe i zbythen ne mase nga shtepit e tyre, i perdhunuan e i vrane. 

Ah pra ti thua qe Amerika eshte ne prag te futjes se embel te gishtit, per ti bere qejfin Serbise. Atehere kjo ngre nje ceshtje me madhore. Une dua te besoj se strategjia e miqeise amerikane me shqiptaret s'ka ndryshuar me muhabet mos faktorizimi te brendshem. Sepse t jemi te sinqerte, mos mbrotja e interesave te shqiptaret nga vet ata dhe antagonizmi i brendshme ka qene ketu e nga hera, e s'eshte i ri. Pra te njejten shqiptar jane vetem amerika po ndryshon ne lidhje me ta. 

Pastaj kete qasje e leshit te hajt terheqim Serbine nga vetja se do na i marr Rusi, mua me duket nga llojet e deficencave tipike alla shtete te medha qe perdorin taktika pa qasje me realitetin ne terren. Lidhja e Serbise me Rusise eshte me e felle, dhe zor se prishet meqe Amerikane apo Europianet jane duke ja krehur bishtin. Perkundrazi loja e shpifur europiane e shperndarjes se fajit e mos kryqezimit te Serbise pse luftrat dhe krimet qe ka shkaktuar ne Ballkan po prodhon krej te kunderten. Sot edhe Serbi me liberal, ka nje antipati ndaj Amerikes, sepse mendon se mbi ta u be nje padrejtesi ku "fajtoret shqiptar" po dalin ne skene. Pra shperndarja e fajit eshte pikerisht konfirmimi i tezave nacionaliste serbe qe ata ne fakt kane qene viktima dhe konflikti ne Kosove ka qene nje fryrje mediatike. Pra serbet kane qene te pafajshmit,  e jo shqiptaret e Kosoves qe i zbythen ne mase nga shtepit e tyre, i perdhunuan e i vrane. 

Presidenti i Cekise eshte nje filorus i ndyre,keshtu qe nuk brengosem nga deklaratat e tij.

Krijimi i Gjykates Speciale do te jete nje hap pozitiv per te hequr hijet e dyshimit nga raportet e mertit dhe Carla del Pontes.

Edhe kroati Ante Gotovina shkoi ne Hage dhe operacioni Stuhia u gjykua ne Hage dhe moren pafajesine.

Gjykata duhej ngritur muaj me pare,pasi per kosovaret ska asnje prove qe te denohen.

Ashtu qofte more. Po une kam vene re qe kur do me te denu dikush, s'para pyet shume per prova. Mua s'me duket sikur kjo Gjykate eshte lajm i mire- Te donte dikush te vinte drejtesi ne Ballkan fillonte nga shkaktari kryesor i luftes Serbia e cila dhe Sheshlin ja liruan, pra s'u gjykua asnjehere e s'quhet i fajshem. Nderkohe nacionalzmi serb tani me keto taktiken e europiane po rriten me hapa galopante, sepse edhe qytetari liberal beogradas qe deri dje s'kishte lidhje me Kosoven e as me luften, sot ndihet sikur i eshte bere nje padrejtesi popullit te vet, po 'shyqyr Zotit qe kriminelet po ndeshkohen ne KS se ja ne s'kemi aq kriminel sa na bene, se tanet dolen te pafajshem'. S'di sa u shpjegova po percarja dhe antagonizmi politik po i kushton shume KS.

Kosova duhej ta ngrinte sa me pare ate Gjykate dhe te mos binte pre e kelyshave islamike te VV, qe kerkojne dhe ja kane arritur me sukses te kthejne shqiptaret e Kosoves, nga pro perendimore ne anti perendimore.

Mua nuk me ze fare meraku se cfare thote qytetari serb,se cfaredo vendimi qe te jape gjykata,ata e kane ndare mendjen,ashtu sic e kane ndare mendjen qe Ante Gotovina eshte kriminel.

Gjykata duhej ngritur qe te bien edhe pretendimet e filoserbeve dhe kelyshave te tyre ne vendet e BE-se,se gjoja kosovaret kane frike se e kane "mizen nen kesule".

Kroacine nuk e gjeti asgje,qe dergoi heronjte e saj ne Hage.

Edhe Kosova duhet ta beje kete gje qe serbet dhe kelyshat e tyre,ta mbyllin gojen zyrtarisht,sic e kane mbyllur edhe ne rastin e Kroacise.

Eshte turp qe parti politike destruktive dhe anti shqiptare si VV ( se per mua po te jesh anti perendimor je antishqiptar) perdor populizmin per te bere ceshte e mundur qe shqiptaret te kthehen ne anti perendimore dhe vegla te Shefqet Krasniqit.

Por do te doja qe Shpend Ahmeti apo Albin Kurti te ishin per 6 muaj drejtuesit e Kosoves dhe te katandiseshin si Ceprasi dhe ta mbyllin halen njehere e mire.

O zoteri per cfare flet mer? A ishte Haga me denu krimet, ca duhet dhe nje gjykate tjeter? Pse duhet me u shpalle shqiptaret o fajtor o rashe e vdiqa.

Po te madhe mendje ke, thua Serbia s'ndrysho mendje cfare do te behet e ti priske qe te ndryshoj mendje Spanja apo Sllovakia se u be kjo gjykata e na dolen nja dy shqiptar. Pastaj c"eshte kjo gjykate qe behet me kaq perdhun e kaq fshehurazi qe do na gjej te drejten. 

Se ca perrallis ti me VV eshte puna jote qe s'me intereson aspak. Mua me intereson te dij qe kjo gjykate e bere ne menyre kaq te shpifur, cfare te mira i dhenka shqiptareve qe problem imediate kane jetesen?

Se ngelem duke degjuar ah sa mire qe u be gjykata, thua sikur kjo qenka zgjidhja per kafshaten e gojes se nje shqiptari ne Kosove. 

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se Gjykata Speciale u themelua pasi dështoi EULEX-i në Kosovë. Ai thote:

Dje, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të Gjykatës Speciale ndërkombëtare, e cila do të vendoset jashtë këtij shteti të vogël, për t’i trajtuar rastet që datojnë nga fundi i luftës në Kosovë dhe mund të përfshijë disa krime të kryera në Shqipëri. Është e qartë se gjykata do të marrë vite për ta shpallur ndonjë vendim.

Hashim Thaçit, i cili është përfolur në disa prej rasteve, iu desh kurajë t’i siguronte votat e deputetëve të partisë së tij për t’i arritur dy të tretat në Kuvend. Aprovimi i amendamenteve të kushtetutës pati dështuar javë më parë për shkak të disa entuziastëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata pretendojnë se Gjykata Speciale e njollos legjitimitetin e luftës së tyre për liri dhe sovranitetin të shtetit që e kanë krijuar.

Komuniteti ndërkombëtar i pa gjërat ndryshe. Miqtë e Kosovës në Washington dhe në Bruksel mund të kenë pasur më shumë dëshirë që këto raste të trajtohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Por, Kosova është shumë e vogël dhe e ndërlidhur përbrenda që të mund të trajtojë raste të tilla, të cilat kërkojnë mbrojtje absolute të dëshmitarëve. Sidoqoftë, nuk do të ishte e mundur që gjykatat në Kosovë të merren me këto krime të cilat sipas provave kanë ndodhur në Shqipëri, duke përfshirë këtu vrasje dhe trafikim të organeve.

Fatkeqësisht nuk është ende e qartë nëse edhe ndërkombëtarët mund ta menaxhojnë këtë. Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është dëshmuar të jetë edhe vetë i korruptuar dhe inkompetent. Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, nuk ka qenë fare më i mirë në trajtimin e këtyre rasteve. Gjykimet e këtyre misioneve janë zvarritur për vite të tëra dhe kanë qenë inkonsistente dhe rrjedhimisht vështirë kanë sjellë rezultate. Supozohej të kishte rezultate më të mira. Drejtësia ndërkombëtare ka qenë dashur të siguronte llogaridhënien e individëve, ta heqë përshtypjen e fajit nga grupet etnike dhe ta krijojnë një terren të ngrohtë dhe të sigurt. Duke gjykuar në këto pritje, mund të themi që misionet ndërkombëtare ligjvënëse kanë qenë një dështim i mjerë. Përderisa mundësia ushtarake që mund ta prishë balancën në Ballkan është reduktuar në maksimum, tensionet etnike ende janë të pranishme e po ashtu.

Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare. Sjellja e njerëzve para gjykatës për t’u përgjigjur për krime të para 15 e 16 viteve është sfiduese. Dëshmitë zhduken ose shkatërrohen, dëshmitarët më nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet të dëshmojnë, kujtimet zbehen. Dyshimet për trafikim organesh do të jenë veçanërisht të vështira të dëshmohen. Ndoshta sfida e vetme e madhe për Kosovën do të jetë frikësimi: Unë nuk do të doja të jetoj në një vend me më pak se dy milionë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre do të më quanin tradhtar. Të dëshmosh në këtë gjykatë nënkupton një jetë të tërë në ekzil në programe për mbrojtjen e dëshmitarëve të shteteve të tjera.

Kështu që, shpresoj që ndërkombëtarët i kuptojnë përgjegjësitë e mëdha që i kanë marrë me krijimin e kësaj Gjykate Speciale: gjykimi i rasteve të vjetra, me dëshmi dhe prova të vjetra, duke u munduar të sigurohet proces transparent dhe njëkohësisht të binden të gjitha palët që procesi është i drejtë dhe i pandikuar, duke shmangur prishjen e reputacionit pa prova të forta dhe duke marrë përgjegjësinë në mënyrë që të shmanget dëmtimi i personave të pafajshëm.

Kjo nuk është e lehtë.

.Une, qysh ne fillim, kam qene  e  mbetem kunder ketij organizmi,per  disa arresye qe i kam gjykuar si te  drejta.

    Se pari vete emri "Gjykate Speciale"  parashef vleresimin politik te nje apo me shume  veprave penale, kryer  ne nje vend  dhe mbetur te  pandeshkuara  ato.Gje qe mund te  ndodhe ne nje vend per cilendo arresye, pervecse kur ai vend gjendet i pushtuar.Nje vend i pushtuar  ushtarakisht, sikunder ka qne Kosova, kurrsesi  nuk mund te kete  arresyen,  te ngreri Gjjykate Speciale, ...per te ndeshkuar krime mbi vetvehten , prej te  veteve, ndersa, akoma nuk eshte  ndeshkuar  pushtuesi i tij.Nuk ka patur kufi krimi mbi  popullin kosovar, i  cili u vra, u terrorizua, u persekutua, u  zbua nga trualli i vet prej nje shtetite provuar  si  terrorist me ate  rast, sikunder beri shteti terrorist serb. Gjykate Speciale e tipit te Gjyqeve te Nyrebergut do te duhej patjeter te ngrihej  kunder shetit serb.Ndersa i ideuar dhe nxitur prej shteit serb dhe disa marioneta te  hapeta  e te fshehta ti tij edhe ne gjirin e politikaneve veprues kosovare.

  Se dyti, krijimi i kesaj  Gjykate dhe kembengulja e Komunitetit Nderkombetar,  per gjoja  domozdoshmerine e funksionimit te saj, tregon se krejt  ne kundershtim me realitetet, synohet  te  krijohet  bindja, se krimi i pandeshhkuar  eshte  ne  Kosove dhe jo ne Serbi.

   Evropa edhe me bekimin e amerikaneve,  synon te fusi ne gjirin e saj Serbine edhe pse  ajo  shprehet  se nuk do ta  njohi ...nje vend evropian si sheti i  Kosoves.Synimi i kembenguljes se evropineve eshte me qitje shume te larget , por ne menyre absolute ne favor te shetit Serb.

   Se fundmi na duhet ta pranojme, se kjo kembengulje e perendimoreve ardhi edh nga   perfshirja  e shume kosovareve ne  konfliket e Lindjes  Mesme, me objektiva absolutisht krejt te  kunderta me ato te shqiptareve me inspirim perendimor, pro-evropiane, justifikuar me injoranci te llahtarshme  te nje   theksi aspak  real..gjoja  proislamik !

Sidoqofte ajo  qe ndodhi duhet cuar  gjer  ne fund por them se do te jete nje fatkeqesi  per popullin kosovar, por  motivuar  si rivendosje te  se drjtes,ne gjjirin e nje populli  ardhur tere fatkeqesia prej pogromit ndaj  tij,  nga Serbia.

Do te mbetet edhe shembulli i  vetem ne historine e popujve qe  nje vend i pushtuar  ngre gjykate  speciale, per kohen e pushtimit, per te gjykuar vetvehten! 

      

  

Personalisht jam krejtesisht kunder kesaj gjykate. Drejtesia perhere ka qene ne dore te nderkombetarve ne Kosove, prandaj nuk ka qene aspak e veshtire qe te gjykohen nga gjyqtare te huaj ata qe mund te kene bere krime ne Kosove. Kur them s'ka qene e veshtire e kam per gjykimin NGA dhe jo per mbledhjen e provave qe sigurisht ka veshtiresi qe as gjykava speciale nuk do t'i anashkaloje.

Nga ana tjeter kemi patur gjykaten e Hages e cila ka hetuar e ster-hetuar per vite me rradhe pa gjetur ndonje gje kaq madhore qe te justifikoje krijimin e nje gjykate te tille. 

Te kerkosh me ngulm krijimin e kesaj gjykate ne Kosove kur kete nuk e ka asnje nga shtetet e dala nga ish-Jugosllavia dhe mbi te gjitha nuk e ka Serbia, eshte vertete TURP.

Arsyet pse disa maskarenj si Thaci e kerkuan kete gjykate eshte sepse kane humbur mbeshtetjen e ish-luftetarve te UCK-se dhe duan ta perdorin si mjet shantazhi per disa prej tyre. Lufta nuk behet me dhe nga vetem "engjej", ndaj nje pjese e ish-drejtuesve lokale te UCK-se qe ende kane influence (nenkupto vote) mund te kene gjera nga me te ndryshmet per te fshehur. Por nese kane vrare serbe qe kane marre pjese ne gjenocidin ndaj shqiptarve, atehere NE duhet t'i falenderojme e jo t'u ngreme gjykata speciale. 

Per ata qe kane bere krime te denueshme, mjafton vullneti per t'i denu dhe gjykata normale.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).