Kërkon rishikim të politikës fiskale: Nuk po hapen vende pune

Dhuna – “Historitë personale dhe emocionet e pakontrolluara nuk duhet ta justifikojnë arrogancën, fjalorin e rëndomtë apo përleshjet fizike”

Dekriminalizimi – “Parlamenti ka kaluar disa ligje dhe akte në këtë drejtim, por duhet të jetë më aktiv në mbikëqyrjen e performancës së qeverisë dhe organeve të saj”

Taksat – “Kemi nevojë për një sistem fiskal dhe politika më të zgjuara dhe efikase. Taksat e vendosura nuk po nxisin mjaftueshëm zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës”

Turizmi – “Turizmi është një potencial i madh, por ende i papjekur dhe mungon cilësia. Sezoni është i shkurtër dhe investitorët ndërkombëtarë nuk vijnë nëse nuk i garantohen stimuj dhe mbrojtje ligjore”

Eksodi – “Është gjithashtu fakt që shqiptarët ende largohen nga vendi. Por nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Shtetasit po largohen drejt Perëndimit, kryesisht për të njëjtat arsye, mungesa e mundësive dhe vështirësitë ekonomike”

Gjykata Speciale – “Me këtë vendim, Kosova e pozicionon veten në krah të aleatëve të saj strategjikë SHBA, NATO dhe BE dhe unë besoj fort që nuk do jetë e largët koha kur Kosova do marrë vendin e saj të merituar në OKB”

Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta, sesioni parlamentar që u mbyll pak ditë më parë mund të quhet pozitiv, duke e mbështetur më së shumti këtë qëndrim në rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një intervistë për “Albanian Daily News”, Meta thotë se Parlamenti pati debat aktiv dhe të “ndezur”. Sa u përket zgjedhjeve vendore, kryeparlamentari thotë se ato u zhvilluan brenda standardeve të kërkuara. Referuar situatës ekonomike në vend, Meta shprehet se nuk mund të pretendojë se ajo është e përsosur. I pyetur nëse ka ndonjë të vërtetë në thashethemet se ka shenja ftohjeje në marrëdhëniet mes tij dhe Ramës, Meta u përgjigj se, “nuk janë as në ftohje, as në ngrohje”, duke shtuar se ka marrëdhënie konstruktive dhe të bazuar në respektin reciprok e përgjegjësi të përbashkët. “Nga përvoja e verës kemi parë se kur vjen gushti dhe Kuvendi nis pushimet, media fillon eksplorimin e ‘problemeve dhe konflikteve’ si të ishin hite verore. Mund të them se marrëdhëniet me partnerët tanë nuk janë as në ftohje e as në ngrohje. Ato janë konstruktive dhe të bazuara në respekt reciprok dhe përgjegjësi të përbashkëta”, – u shpreh Meta. Më tej, kreu i LSI-së tha se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e fundit lokale kanë arritur standardet më të mira ndonjëherë dhe që ato ishin një demonstrim i kulturës demokratike të popullit dhe votuesve shqiptarë në të gjithë vendin. Ai ishte vërtet i kënaqur që LSI pati një rezultat madhështor si votë popullore, duke theksuar faktin që këto zgjedhje ishin votime lokale dhe jopolitike. “Strukturat e partisë sonë janë investuar në një debat gjithëpërfshirës mbi çështje të ndjeshme për popullin, të tilla si shërbime më të mira dhe punësim. Ne kemi punuar ngushtë me çdo person në çdo cep të vendit, por më konkretisht me të rinjtë, sepse ne besojmë fuqishëm se të rinjtë tanë të shkëlqyer kanë nevojë për një perspektivë dhe një të ardhme më të mirë”,- u shpreh Meta. Ai foli edhe për koalicionin me Partinë Socialiste, duke thënë se LSI gjithnjë ka provuar se është një forcë konstruktive. “Ne gjithmonë i respektojmë detyrimet tona. Koalicioni ka punuar mirë dhe kandidatët tanë fituan 45 nga 61 bashki. Nuk është sekret fakti që çdo parti e ka identitetin dhe prioritetet e veta, por unë besoj se çdo partner në koalicionin tonë është një vlerë e shtuar që sjell kontribut për këtë koalicion”,- u shpreh kreu i LSI-së.

Ekonomia

Kryeparlamentari Ilir Meta, shpreh hapur rezerva lidhur me situatën ekonomike në vend dhe kryesisht për sistemin e ri fiskal, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i koalicionit qeverisës që pranon se sistemi i ri fiskal nuk i përmbushi pritshmëritë e qeverisë për të rritur të ardhurat në buxhet. Duke folur për “Albanian Daily Neës”, Meta nënvizoi se taksat e vendosura nuk po nxisin mjaftueshëm zhvillimin ekonomik dhe punësimin. “FMN-ja dhe Banka Botërore po bëjnë një punë të mirë, por në këtë rast flas si ekonomist – kemi nevojë për një sistem fiskal dhe politika më të zgjuara dhe efikase. Taksat e vendosura nuk po nxisin mjaftueshëm zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ne duhet të bëjmë më shumë. Duhet të eksplorojmë çdo mundësi dhe të jemi më strategjikë në përcaktimin e zonave dhe fushave të investimeve”- tha Kryetari i Kuvendit. I pyetur për panoramën e përgjithshme të situatës ekonomike në vend, kryeparlamentari Meta pohoi se ajo nuk është e përsosur. “Unë nuk mund të pretendoj se situata ekonomike në vend është e përsosur. Kjo është si rezultat i një kompleksiteti faktorësh. Kriza ekonomike që goditi rajonin tonë, veçanërisht dy partnerët tanë kryesorë ekonomik dhe tregtar si Greqia dhe Italia, ka rezultuar në një mungesë të deficitit tregtar. Remitancat janë reduktuar dhe borxhi publik i trashëguar nga qeveria e mëparshme është rritur”- tha Meta. Sipas tij, pavarësisht bashkëpunimit me FMN-në, stabilizimi i situatës financiare kërkon kohë. “Qeveria është duke punuar ngushtë me institucionet financiare ndërkombëtare për të stabilizuar situatën, por kjo nuk është e lehtë dhe kërkon kohë”- theksoi kreu i Kuvendit. Sa i përket çështjes së Tom Doshit, akuzave të ngritura muaj më parë, Meta u shpreh se “kjo histori nuk vlen as për histori telenovelash. Unë e refuzoj atë dhe kam dhënë të gjithë përgjigjet dhe informacionin e duhur pranë instancave përkatëse. Tashmë çështja është në duart e drejtësisë dhe le të flasë drejtësia”.

23 Komente

Ar . I . Es . Pi . I . Si . Ti !!!  Si per shembull : " Mirdita. Edi Rama, tashme kryetari i sektit te spiunve te Shqiperise. Kjo funderrine e pashembullt morale e shoqerise shqiptare ... ?

That kind of respect ? If that's respect, I can't wait for the disrespecting to start. Repeat after me : FUCK YOU !!!

Meta: Marrëdhënia me Ramën, ‘as në ftohje, as në ngrohje’,

as mish as peshk....ngjale smiley

elemente te kultures anglo saksone kto. t'parakohshme per shoqnin shqiptare.

lideri e di qe do keqkuptohet, se nuk esht hera e pare. me durim dhe kembengulje, esht deviza e tij.

Keqkuptimi me i madh ishte ai i videos me priftin

Petavrat ... Po krisin ! 

 “Nga përvoja e verës kemi parë se kur vjen gushti dhe Kuvendi nis pushimet, media fillon eksplorimin e ‘problemeve dhe konflikteve’ si të ishin hite verore" smiley

Epo kane kane te drejte robt te merren me thashetheme .Si do i kalojne Pushime pa Kllounin Berisha qe diskur ne parlament ? Shtyhen dy muaj pushime pa llapqenet e PD-hit

Dyshja Ra-Meta ? Po pse nuk i njohem na , kush jane ata M..M.. Po ke te vinim ?

LeftKopene me Yp Xhibin smiley

opa! aha 2 vjet e kane bashkepunimin keta. edhe ne 2005 deri ne 2007 u zgjati. edhe ateher lsi i kish hedh tuc nga pushteti ne 2005. edhe ne 2009 u be me berishen. tani i bie qe te behet ps me pd ne 2017. 

o tope tope o papagalos 

https://www.youtube.com/watch?v=dnsGgRrZRB0

 

 

dmth, me fjale te tjera Likja po thote: na duhet politike e re ekonomike.. p.sh: "Shqiperia 1 euro", apo "taksa e sheshte".smiley

Ishin t'u taksu dhe rrogat minimale. Mire se shnetsia falas iku,po ne rroga e infermieres qe i mori gjysmën e fushatës t'u u'a shpjeguar njerëzve se si do përfitojnë nga taksa progresive, vate dhe ajo.

Kush do link per te pare Kukesin me Legian, le te thote nje fjale te mire per Ilir Meten ose nje big up per Moniken.

" .... “Qeveria është duke punuar ngushtë me institucionet financiare ndërkombëtare për të stabilizuar situatën, por kjo nuk është e lehtë dhe kërkon kohë”- theksoi kreu i Kuvendit...."

 

Po me ekspertet vendas, me emigrantet qe kane njohuri me shume se ter administrata qe ti paguan, kur do punosh, o mavriiii. 

 o mavriiii.  smiley

Pjero e more vesh qe.kane shpall konkursin per vendin e drejtorit te burses si dhe te 10 specialisteve/ keshilltareve ekonomike por mafiozat nuk tregojne adresen ku duhet derguar CV? Kane frike se ms v;jne nga jashte dhe u zene vendin.

Vlonjato, ke noi link. Megjithse edhe nese e mbajne te fshehur, une nuk humbas gje, ata humbasin. Une per momentin jam i zene me advize/keshille ndaj disa qeverive te botes se trete. Gjer me tani me dy, e ne tetor me nje tjeter, ne Afrike. 

Mu si Blues Brothers jane. nje pale gjyslyke iu mungojne.

smiley  smiley

booo ahahahahaaa

I need you you you...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).