Akoma s'ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren' e ligë: Naim beu është fare keq! - këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! -kishin katër vjet e gjysmë q'e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s'i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s'donim ta besonim...

E shtuna në familjen tonë është dit' e nëmurë, dit' e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht' e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir' e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je... Shiko, po më përgjigjet... po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t'unjët e t'ëmbëlë "prapë ashtu jam"... "Ah, ç'them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s'shohin!

S'i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s'kemi kë të pyesim, s'ka kush të na japë këshilla! S'ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s'hyjnë në punë; nj'e tillë mynxyrë s'ka ngushullim; këtu njeriu le ç'ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët' e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!

Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s'duamë të flemë, duamë t'i rrimë pranë se... kjo është nat' e fundit! Paskëtaj syt' e trupit më s'kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi "Lulet e verësë" dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon "Të vdekuritë".

Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj'ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet' u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit' e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir' a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr' e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s'i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!

Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. "I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall' e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!" - thotë një ng'ata.

Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng'ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal' a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s'kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!

Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s'kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç'është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s'e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk' i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar' e math që po shpihetë në varr.

Këta të tjerë s'janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan' ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!

Ja se ku po ecin me krye t'unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t'i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t'Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi - babaj i shqipëtarëve, Naimi - babaj ynë, Naimi - mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s'e kemi për ta parë, më s'e kemi për ta dëgjuarë'.

0 njerës, gjithë kështu do vdesim'. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s'na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s'do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer' ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.

0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte'. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.

0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!
U mbarua dhe shërbim'i fundit q'i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.

Tani, gjithkush ng'ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn' e Naimit, merr nj'udhë për të kthyerë, po me kokë t'unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n'atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven - Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n'ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er' e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!

Po do të vijë dita - oh, - kemi shpresë të fortë - që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t'u gëzohetë shpirti duke parë - qoftë pas vdekjes - prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë. 

18 Komente

Figura qe krenohet kombi yne si per Naimin dhe vepren e tij si per profesor Frasherin.
Vellai tjeter Abdyli shkriu gjithe pasurine e jeten e tij per ceshtjen Shqiptare.
vepra e Samiut: Shqiperia cka qene, ceshte e cdo te behet duhet te ishte e detyrueshme ne shkollat tona...

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia".

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit me 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit'hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Atë Gjergj Fishta.

Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës. Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindj’ e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Boton në Sofje më 1915, librin me shënime "Shënime mbi një udhëtim në Zvicër". Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Luzern, Zvicër.

 Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924-1925 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.[1]

Në vitin 1927, fillon të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit të tij atje. Në Tiranë themelon dhe librarinë Lumo Skëndo. Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij:

"Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin' e një "INSTITUT ALBANOLOGJIE" që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë."[2]

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mit'hat Frashëri me Ali Këlcyrën dhe Thoma Orollogaj në Berat, janar 1944

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, i afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t'u vendosë në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit'hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit "Valuable".[3] Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.

Ajka e kombit u mblodh rreth Ballit Kombetar por populli debil shqiptar ndoqi Dulle Djegesin dhe gjithe qenerine.

shume njerez punuan e punojne per Shqiperine e nuk kane asnje lidhje me komuniste apo balliste, thjesht i sherbejne vendit te tyre(koncept pak i veshtire per ty)...

Njerez te medhenj dhe te paperseritshem. Na mungojne shume.

Pse thua ti kaq shume prej atyre qe e rilinden situaten (ne kuptimin e gjere te fjales per ato periudha) jetonin jashte? Ose pyetur ndryshe, pse s'e rilinden me shume ata qe jetonin brenda?

uuu, paska shkrujt albo detroiti. ky duhet lexu se s'bo smiley

oh, rrofsh! ti nuk e di c'xhevahir je!!! kshu per te diel nje here smiley

   Alb 2265, mire eshte te lexosh pak me shume,  rreth krijimit te Organizates Ballit Kombetar.Se pari te dish mire kush e krijoi.Dhe jo sipas historise se kohes Enver Hoxhes por sipas dokumentave te " Memes CIA - s ! Ate e formuan disa tregtare tiranes dhe vetem pas tyre ju bashkuan  ajo qe ti e quan ajka e mombit.Se qe ta dish mire, ne se per ajke kombi ti quan shtresen e bejlereve dhe agallareve, mesoje edhe prej meje qe ajo shtrese ka qene pergjithesisht vepruese ne kundershtim te hapur, ne pozita tradhetare te interesave  te kombit shqiptar.Ne se nuk do ishte krijuar F.A.Nac.Clirimtar, por do vijohej me ate qe bene ajo " Ajke   kombi" Shqiperia ishte planizuar te coptohej , sidomos jugu ! Pastaj vazhdo ritualin me dulle, por atij tjetrit koha do tja rivendose ate qe i hoqen ...

Lexo te lutem Piter Lukas, bazuar ne tere dokumentacionet amerikane te sherbimit sekret te ndodhur ne Shqiperi ne ato vite  ! 

Ajo se cfare do te kishte ndodhur eshte kontraversiale sepse historia nuk behet me "sikur".Nje bej me kredenciale si te mithat frasherit nenshkrues i deklarates se pavaresise , nenkryetar i kongresit te manastirit bir i abdyl frasherit nuk mund te mendohet se i donte te keqen shqiperise.kemi bere debat ne kete pike dhe biem dakord te mos biem dakord .Ajo qe doja te theksoja eshte prirja qe kemi si popull per te ndjekur abrashet e perbuzur burrat me mend.psh ke degjuar ndonje kenge popullore kushtuar Eqrem cabejt, kadarese ,farudin hoxhes etj ? Shiko ne youtube plot me kenge kushtuar tom doshit, ilir metes , rrapush xhaferrit , lul bashes , ed rames , shemo hajdutit etj..

Pse mos Mareshali Peten kishte me pak merita per Francen ?Por beri ate qe beri dhe perfundoi tradhetar...!m

Ne kete pike mund te bejme argumenta pa mbarim.Kur franca fuqi imperiale u dorezua ndaj gjermanise  qe te parandalonte shkaterrimin e plote te  vendit ,c'mund te bente shqiperia?

Hello Alba me shumë zamete xarrë smiley

Më bëhet qejfi të të them lajmin e mirë të parin ....historia nuk behet me "sikur"...përsëri smiley për Ju .Mgjithse do ta anshkaloj "maskimin e sikurit " ah SIKUR shqiptarët të kishin përKarur Mit hatin smiley sepse nuk është i drejtëpërdrejtë po nënkuptohet .

Në fakt që nga koha e një kalamani Qurrash që vërtitej faqeve të Blogut si " i pakapshëm " pas gjashtë të zënave e koka jashtë  ,me teori or tie të Luftës Civile ndër na , asnjëherë nuk ka qenë mbushur faqja PPU  me Sikure , me përjashtime të pakta kur vjen elitarja Yp Xhibi

Për këtë më bëhet qejVi që më ke kuptuar . Me sikure mund të krijosh sa të duash Sikarë ..si ai qurashi kalama , por histori nuk bën dot smiley

E lëmë përnjë çast Mita hatin dhe kalojmë tek Problemi , pasi ka të bëjë me Interpetimin e Faktit në mënyrë Abuzive për hir të këndshikimit ndryshe ..ose ...Alternativ ..do thoshte shoqja Gjëmbi në ligjëratën e saj !

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik...dhe ...Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme..

Mithat Frashëri ishte një Kolaboracionist dhe këtu nuk ka të bëjë Mbiemri . Teza se "babaKarët e   Kombit u ofruan për të Shpëtuar Shipërinë nga shkatërimi " është sa spekulative aq edhe e pa provuar në asnjë Rast Lufte në Botë . Të paktën Fillimi i Kolaboracinizmit nga Frankua në Spanjë e deri tek Fundërinat karavidhe Shqiptare tregoi se u cilësuan në të gjithë Botën Kolaboracionistë që bashkëpunuan me Nazi -Fashistët

Në rast Pushtimesh ka qëndrime të njohura Historike . Që nga Troja , kush kundërshton digjet dhe shkatërrohet . Por edhe si Kartagjena Kriposet !  Pushtetin e zgjedh PUSHTUESI ashtu si dhe bashkëpunëtorët . I paguan , organizon , manovron dhe i përdor sipas Situatave e Interesave që ka. Ka dy objektiva të mëdha

Xhvatjen e pasurive të të gjith Llojeve dhe organizimin e kontigjenteve të mercenarëve .

Të dyja u shfaqën të Plota nën udhëheqjen paThRiOtiKe të babaKarëve të Kombit . Dhe  zë kryesor ishte  edhe Mit hati .

A mund ta zbusim smiley E ka zbutë vetë E.H duke i vënë Vulën Historisë.

Ata ishin shqiptarë si  ne por gabuan se zgjodhën një kauzë të pa Drejtë dhe Humbën smiley

Kjo është e vetmja mundësi për ti gjykuar me Butësi !

ROME, 1939: Delegacioni shqiptar përshëndet banorët e qytetit të Romës smiley  smiley

Nga i madhi FMimages!

smiley

Naim Frashëri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi, 
moj e mjera Shqipëri! 
Mendjelarti, zemërtrimi, 
vjershëtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni 
shqipëtarka, shqipëtarë! 
Naimnë kur ta kujtoni, 
mos pushoni duke qarë! 

Vdiq Naimi, gjithë thonë, 
qani turq, qani kaurë! 
Bilbil' i gjuhësë tonë 
s'do të dëgjohet më kurrë!

Vdiq Naimi, që këndoi 
trimërinë, Skënderbenë, 
vdiq Naimi, që lëvdoi 
dhe nderoi memëdhenë!

Vdiq Naimi, po ç'të gjeti, 
o moj Shqipëri e mjerë! 
Vdiq Naimi, po kush mbeti? 
Si Naimi s'ka të tjerë.

Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretë, 
pse more të tillë burrë? 
I ndritë shpirti për jetë, 
mos i vdektë nami kurrë! 

Andon Zako Çajupi

Vdiq Naimi, po kush mbeti? 

Mbeti Mustafa Nano, heretiku, dhe xhibi. 

Per Naimin e madh, do ishte mire te behej nje film artistik. 

Këtu fillozofia dhe mëndja s'hyjnë në punë; nj'e tillë mynxyrë s'ka ngushullim; këtu njeriu le ç'ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët' e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja

Pershkrim shume i goditur per gjendjen qe perjeton njeriu ne te tilla raste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).