Polica parandalon  vrasjen e nje emigranti me mine te telekomanduar ne Tirane. Ne pranga kane perfunduar dy persona, si pergjegjes per përgatitjen e kesaj vrasje. Ata jane Julian Shorja 29 vjeç lindur në Durrës dhe banues në Kombinat, i denuar me pare për vjedhje dhe nje vajze 26-vjeçare, me inicialet R.T, banuese ne Tirane. Por policia tha se ata nuk kane qene te vetem ne kete plan vrasje. Ne kerkim policia shpalli edhe shtetasit Sh.P dhe M.A, te cilet kishin porositur minen me telekomande per eleminimin e nje personi.

“Arrestimi i shtetasit Juljan Shorjas u krye pasi, nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas po përgatiste një lënde plase ”Mine me telekomand” për llogari të shtetasit SH.P ku ky i fundit, në bashkëpunim më shtetasin M.A do e përdornin për eleminimin e një personi” beri me dije policia ne komunikaten per mediat.

Nga kontrolli i banesës të shtetasit Julajn Shorja ju gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kapsolla detonatore, municione luftarake si dhe lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” e mbjellë në vazo brenda banesës së tij.

Ndërsa arrestimi i shtetases R.T (e fejuara e Juljan Shorja-s) u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan bimë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva” e mbjellë në vazo brenda banesës së saj.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprën penale të “Vrasje” e mbetur ne tentative në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve SH.P.dhe M.A, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak”, dhe “Kultivimi i bimeve narkotike” në ngarkim të shtetasit Juljan Shorja dhe për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike” penal në ngarkim të  shtetases R.T.

12 Komente

ShP kontaktoi BL dhe RrK ne nje cep pallati. E fejuara e tij DP bente roje ne bashkepunim me HZ dhe PP prane baneses se TK. Gjeni kush eshte VK.

Ka ndonje lajm tjeter pa exploziv, mina me sahat ?

Se kur lexon lajmet shqiptare ,   duket se  ne cdo 2 -3 vete,,  njeri ka profesion   ` lendet eksplozive , narkotike, dhe minat me sahat !!! 

depressive

aspak, mos bjer ne depresion Elba.

oj ti goc qe dridhesh prej korentit smiley-  kujt i ke ngjare xhanem, jot eme ka shtire me dyfek mbi hasmin nga frengjia e katit te dyte.... mato gruda smiley

Zeqoooo i di qeverria kto qe kercejne me brecka ne mes te burrave ?!

po s'ka asgje te keqe o Elba, te kercejne si ua do qejfi, vetem Koha e Enverit te mos vije me, se pastaj nje pushke e nje kazme e lopate gjendet kollaj.

Po kush po thot gja me , 100 here flm ajo kohe qe iku, 100 flm qe mesuam ca vlerash kemi smiley

Nuk e di pse kam pershtypjen qe kjo llogaria ne YouTube, AlbanianGoddess eshte shkaba yne.

Me pelqen kur shteti fuksionon, por duhet te fuksionoje edhe per peshqit e medhenj, per ata qe japin urdhera per vrasje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).