Dikush këndon “Të kam nën lëkurë”
Me lumturi membrane
Gjysmë të përshkueshme,
Ndërsa unë gërrnjisem
Pse s’të kam mbi lëkurë, baby,
Se nën lëkurë më je futur si vaksinë doktorësh,
Age kohe gërryen emrin tënd
Me shkronja të vjetra kunjash,
O lija ime me tatu të shtënash
Të padukshme.

Plagë lufte s’mora
Se jetova në dekada me paqe të ndenjur marketesh 
Mërzitur nga jeta në rafte,
Dekada plakëse 
Me homoseksualë lulishtesh që bërtasin 
Një sa për një qind,
Malli na mori për një revoltë të vjetër
Ashku të vërtetë,
Me tym koburesh dhe trëndelina të ndershme,
S’na dhanë sikur një rast për t’u bërë heronj
Rrëfimesh gjysmë të rreme
Me fillime të vërteta,
Veç score 
Me vajza dhe kredite të ftohta
Na dhanë,

Edukatë qytetare dhe seksi në mësim
Zyshash të mërzitshme që shpjegojnë bezdinë,
Çfarë s’duhet të bëjmë në atë që duam medoemos ta bëjmë,
Dhe porosi mjekësh dhe farmacistësh të kujdesshëm
Me sytë plot pilula, xhaketa plot tableta veshur me xhubleta
Të tretshme,
WC klinikash për urina testesh, analizash,
Aspirina për hollime gjaku
Që ujë është bërë kaherë,
O doktor!

Janë Bayer, gjermane, s’të lënë në baltë,
81 miligram.
Po pse jo 80? Ose 82? 
Një numër çift, pse jo, si për virgjëresha premtimi…
Doktorë me lista vaksinash
Që u thonë të shtëna:
A u qëllove kundër tërbimit? 

Bang-bang, qëllove ti
Me një këngë oborresh të vjetër,
Ku lulet e borës ngatërrohen me ethet e gushtit
Nëpër proverba dhe histori me guna dhe gunga,
Revolet me të vrara lije transparente,
Xhaxhesha që dashurinë e kishin të vrazhdë,
Pikante si lakër armé,
Pa hollime 
Si trahanatë e mëngjesit.

Bang-bang qëllove ti
Shumë përpara bangut të madh,
Në betimet e mia për flamur, 
Dorën në zemër me salutime mësuar si koreografi
Me pirueta të paarritshme,
Premtime mësuar përmendësh
Siç na porosisnin se s’duhet të mësonim.

Prekja e trupit më e thellë se e shpirtit;
Shpirtin s’e morëm vesh se ç’është, 
Shpirt do të thotë mijëra vjet pa ujdi,
Veç përralla për shpirt, por lëkura 
Lëkura është “e prekshme” dhe prekja
Me mollëza të gishtit dhe fjollëza të mishit
S’do dogma,
As filozofi.
Mbi lëkurë, baby,
Vret e ngjall më thellë
Se nën të.
Aty përnën jemi njësoj me gjithë gjitarët gjithfarësh,
Sepse lëkuror, përpara se gjitar 
Apo sapiens jemi,
Ne, lakuriqët e netëve.

Mbi lëkurë nuk të kam
Dhe ndihem si një pemë trotuari
Nën lëvore vrazhdi,
Në peisazhe tekstili, fusha mbytëse çarçafësh,
Me gra që të hipin
Në degët e këmbëve e të heqin shkallët.

Pemët e rrugës më shumë se çdo gjë i vret lëvorja
Qytetëse,
Me to kuptohem
Dhe tmerrohem
Nga një frikë dendrofilie:
Kujtoj një vegim fëminie,
Një të metë që bënte seks 
Me të gjitha pemët
Rrugëve.
U shmangem pemëve qytetëse me instinkt,
Dhe po ashtu i kuptoj,
Teksa kufjet e vogla m’i hapin si vagina të drunjta,
Dhe krahët të etura.
Tmerri i lëvores tretet në lëng këngësh të ndaluara italianësh…

Veç një gjarpër nuk e do lëkurën, atë ind
Krijuar për prekjen e të ngjashmit, 
Përcjellës rrymash të dobta,
Fizike radiosh e gjunjsh që ciken nën banga shkolle,
Ti mbushur gjysmëpërçuesa 
Dhe shoqja gjithë zhurmë të bardhë,
Tranzistorë e valë shumë të shkurtra
Si fustani aleat 
Në luftrat e Waterlotë tona pa numër.

Merret goja si radio që lufton me valët e s’mund, -
Deti a s’fiton gjithnjë me shkëmbin?
Më të dobët na ka bërë lëkura: 
S’të kam mbi buzë, 
Dhe askund ku lëkura tejkalon vetveten
Në butësi,
E ku aq shumë të dëshiroj,
Me atë hap të sigurt drejt plagës,
S’të kam mbi buzë
Por aty ku nuk dua të të kem
Të kam,
Një limfë helmi,
Gjithkund nën lëkurë.

 

* Ilustrimi: Jeff Koons: MOON (light blue) (1995-2000)

5 Komente

I've got you under my skin

 

I've got you under my skin.
I've got you deep in the heart of me.
So deep in my heart that you're really a part of me.
I've got you under my skin.
I'd tried so not to give in.
I said to myself: this affair never will go so well.
But why should I try to resist when, baby, I know down well
I've got you under my skin?

 

I'd sacrifice anything come what might
For the sake of havin' you near
In spite of a warnin' voice that comes in the night
And repeats, repeats in my ear:
Don't you know, you fool, you never can win?
Use your mentality, wake up to reality.
But each time that I do just the thought of you
Makes me stop before I begin
'Cause I've got you under my skin.

 

I would sacrifice anything come what might
For the sake of havin' you near
In spite of the warning voice that comes in the night
And repeats - how it yells in my ear:
Don't you know, you fool, ainґt no chance to win
Why not use your mentality - get up, wake up to reality?
And each time I do just the thought of you
Makes me stop just before I begin
'Cause I've got you under my skin.
And I like you under my skin.

 

Frank Sinatra

brezi i xhentellmeneve. ja dhe e bija, me bang bang

harrova te te thoja dje.

me strofen e fundit i ke thene te gjitha. Klas!

poezi e bukur, emigrant!
ka ndonje adashe me te perafert ne shqip shprehja ne angl. "I got you under my skin"...?
para ca kohesh ne nje fq. shqipt. lexova shprehjen "E ka ne zemer si ujku henen"...kam qeshur me thene te drejten, se nuk e kisha hasur me pare kete shprehje & nuk e di sa e mocme eshte...

Seneka thosh: " Na duhet nje jete e tera ...per te kuptuar  poetet lirike ! " Ne menyre te vecante,  kur pikerisht ata duan te shkundin xhepat e shpirtrave, nepermjet vargjeve ...

Aty, nden lekure...! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).