- Ti bej ç'te duash, por jot em eshte semure, - e mbylli telefonin vellai i merzitur, i cili fliste ne veten e trete, ndonse ishte binjak me mua. Kur ishim te vegjel, ngjanim njesoj, si ne fytyre, si ne tabiate, mirpo duke u rritur e duke u vjetersuar, i largoheshim ngjasimit me njeri-tjetrin. Ai ironik deri ne sarkazem, duke i marre seriozisht çdo gje ne bote, e une "seriozi" duke i marre me humor dhe si jo te rendesishme gjerat e kesaj bote. Atij i dukej se ne çdo gje qe thonte e bente, kishte te drejte absolute, ndersa une ne te drejten qe kisha apo thoja, prap dyshoja se mos nuk e kisha mire dhe e rianalizoja apo rishikoja nga disa kendveshtrime. 

  Vendosa te nisem per Gjermani dhe ashtu bera. Makines, apo me sakte nuses se dyte siç e quaja per shkak se ishte nder makinat me te bukura ne Europe, i jepte çuni. Kish te deshire te praktikohej e te prefeksionohej si shofer. Kish 2-3 dite leje nga puna, dhe donte ti shfrytezonte keto dite per vakanci, nderko qe per mua qe hall. S'kish faj, kish nje pune qe kerkonte preçizion te larte, prodhimin e droneve  ushtarake per interesat e EU, pune qe paguhej mire, por me ore te zgjatura. "Nga puna s'te gjen gje o bab, veç puno me kujdes" i kisha thene, qysh kur punonte ne France, ne pikat turistike ne alpet e saja me ca projektore, firme qe punonte me satelitet e Natos dhe paret e EU. Fitonte ne dite, saç fitoja une ne nje jave, plus prestigjin kur kalonte ne aeroporte, nuk kish nevoje fare te tregonte karte identiteti, seç fuste a nxirrte nje karte dhe kalonte pa kontrroll fare. Rri ne te tjeret ne radhe. 

  Nusja nuk harxhonte shum dizel, 4 litra per 100 km, kish qelluar nikoqire, ose me sakte keshtu e kisha zgjedhur vete une, nikoqire. Me pelqente natyra e saj, urtesia e saj, nuk ndihej, veç kur i ulje marrshin ne te dytin ose te parin ndihej, seç bente ca zhurme, sikur donte te te thonte se nuk ishte per hecje te ngadalte apo elegante por per vrap gazeleje. Dhe ta provonte kete gje kur ti sapo i fusje te tretin s'bezonte, dhe sapo autostrada lirohej e une i fusja te katertin, ajo sikur shkrihej me asfaltin. Gjoksin perpara sebashku me buzeqeshjen, e bythet elegante nga mrapa, ua kalonte te terave, sikur iu thosh; ku ju kam pare. Pale kur i fusje te pestin, fluturonte si e çmendur, seç kapte 140-150 km ne ore. 

-  Kujdes babuçi, ule shpejtesine, nese do qe te arrijme tek nena - i thoja shpesh çunit, duke e kujtuar se makina ishte e limituar, nuk mund te shkonte me shume se 160 km ne ore, perndryshe i prisheshin pistonat, apo me sakte i griseshin breket rruges. 

Pa hyre ne Hanover ish bllokuar autostrada diku tutje dhe makinat po hecnin ngadale. Te gjitha me marshin e pare, nderkoh qe çuni e çonte nusen sa nga nje korsi tek tjetra duke kujtuar se shpejtonte kohen, por e kote. Sa futej tek korsi e trete, fillonte e hecte ajo e mezit e sa futej perseri tek e mezit, hecnin ato te korsise se trete. 

- Te thashe o ba, ti binim nga Bremeni, siç thosh dhe GPS- me thosh çuni, po une kisha eksperienc te hidhur andej me riparimin e autostrades. Doja ta provoja edhe kendej njehere. 

Tabelat na detyruan te dilnim jashte autostrades, te gjitha makinat nje e nga nje ne rresht sikur kishin bere faj. 

- Oh shajzer dojçland, - fillova te nxehem me situaten e krijuar, - or trapa, po si mer bllokoni autostraden, oh ç'kafshe kane qelluar keta mor amani, boh ç'hajvane. 

- Do t'kete ndonje aksident. 

- Po kuptohet ajo qe ka pas aksident, kot nuk kaluan ato karrotreci dhe ambulanca, por te pakten ler nje korsi per makinat, mos blloko ter autostraden. 

Ndaluam ne nje MacDonalls edhe per tu qetesuar. Une hapa harten te cilen e besoja me shume se GPS, ndersa çuni u fut te blinte diçka. Nuk me hahej nga merzitja. Pyeta nja dy-tre veta se ku ndodhemi ketu duke i treguar harten, por as ata nuk e dinin me saktesi se sapo kishin dale nga autostrada. Sheshi i Mac-Donalsit filloi te mbushej plot, si duket nga makinat e autostrades. I vetmi venali aty,  me tregoi se ku ndodheshim. Pashe harten dhe me te qindat e sekondit bera llogaritje se ku duhej te dilja. Hartat ishin pasioni im. Me to beja plane te medhaja. U futa ter gezim brenda MD dhe pashe çunin ne radhe. 

- Do te te blej ndonje gje. 

- Jo-jo babuçi se do marr vetem nje kafe - dhe vajta tek banaku tjeter ai i kafese, ku i hodha nje sy te shpejt çmimeve. Porosita kapuçino te vogel. "E madhja do me lere pa gjume", mendova duke nxjerre monedhat, 1,80 cent, e duke pare aparatin gjigand te kafese, mbrapa se ciles ishte punonjesja e cila s'dukej seç bente. Veç kur u duk, mblodhi monedhat dhe iku drejt lavamanit. Mendova se kapuçinon do e sillte noi tjeter, por jo, po ajo me sfungjerin lares te eneve u zhduk pas maqinerise se kafese, zgjata koken te shihja qe pse po vonohej kafeja por s'dukej asgje, dhe veç kur u duk me goten kartoni te kafese. Fillova ta pij me dyshim. Vertet, arom kapuçino nuk ndihej. Pas dy-tre gllenkave e lashe. Te keqen e pikave te karburantit, mendova, e ke automatin e kafese perball dhe e zgjedh vete llojin e kafese. Vertet pak shtrenjt, por e di qe ne proçesin e kafese, kane marre pjese dy njesi, ti dhe maqineria, dhe jo si ne MD apo pikat e ngjashme ku per kafene marrin pjese tre njesi, ti, maqineria dhe personazhi qe ti nuk e njeh. Ehh, thash me vehte, qenka dhjere dhe Gjermania. 

 U nisem, une ne timon e çuni si pasagjer ngaqe po hante. Vendin e dites po e zinte nata. Humbem kot se koti 2-3 ore. Kur u nisem ne 3 e ca masdite nga Antwerpeni, GPS shenonte se ne 8 e gjysem do ishim ne Hamburg. Ne 12 te nates ishim ne shtepine e vellait. Rruges ishim marre vesh ne telefon qe sapo te mbrrija te mos i bija ziles se deres se flinin kalamajte dhe komshinjte, por telefonit, dhe ashtu bera. U hap dera dhe vura re nje gjerman pak te thinjur, si i merzitur nga jeta, me fytyr sikur me thoshte; ç'ne ne Gjermani ti pis emigranti. 

- Pse kaq vone - foli shqip ai, - çfar beri vaki. 

 Kapsita syte, e vura re se ishte vellai. 

- Po ti ç'je katandisur keshtu si pensionist, çfar ka bere vaki - hyra brenda. Paspak u duk silueta e nje njeriu tjeter. Nga drita e dobet po me dukej si nje kufome. 

- Po ndizi dritat a derzi. 

- Shshsh, - me ktheu pergjigje vellai, - se flejne femijet. 

- Po ku je a te keqen nena - u afrua silueta. 

U gezova qe pashe nenen, dhe u perqafuam. Mu duk si me e hequr se para 1-2 moti. Megjithse ajo keshtu kish qene gjithmon e dobet. Me vinte keq per te, dhe kur vinte tek mua per vizite (1 here ne 2 vjet), ato dite qe rrinte tek neve, perpiqesha ta dendja me ushqim, por ajo nuk para hante shume. "Lere per neser kete tjetren" thoshte. "Neser ka ushqim tjeter oma" i thoja, dhe perpiqesha ti mbushja mendjen te hante me shume por ajo ngulte kembe ne te sajen. I thoja se nuk jemi keq, fitojme mire, me shpia e me makine, por jo, ajo ngulte kembe; "Mos harroni ku keni qene, a te keqen nena, lumi nje here bie kucura". Kujtonte e shkreta se kjo qe shihte, ky bollik, ishin ato kucurat qe thonin te vjetrit. Pra duhej ta ruanim ushqimin e tepert (e teper, sipas saj) per neser se ku i dihej. 

Vellai na tha se krevartet ishin gati, se mund te hanim, te mos benim zhurme dhe te flinim. I thashe te iknin e te flinin se dhe ne do flinim. Meqe çuni donte te hante pak, edhe une vendosa te pij nje birre. Ata iken, e ne u ulem ne guzhine. Frigoriferi, ishte plot, gatii sa s'po pellciste. Njeri kat ishte vetem me kosra me fruta. "Mos i ka blere sot te gjitha keto, meqe do vija une" mendova. Doja te beja nje lidhje dialektikore ndermjet bollekut ne frigorifer dhe shendetit te dobet te nenes. Po me vinte çudi me kete pune. Mos ndoshta asaj i vinte zor te mirrte nga frigoriferi, dhe priste t'ia sillte djali ose nusja, siç bente kur vinte tek neve. Megjithse neve (si une dhe nusja) i thonim ti mirrte vete gjerat ne frigorifer apo dollap. Por ajo ngulte kembe gjithmon ne te sajen se; nuk kish oreks, ish e ngopur, tu jepnim femijve. "Po femijet marrin vete oma" i thonim. Mu kujtua kur ishim edhe vete te vegjel, dhe hecnim per dore me te, na blinte byrek dhe ne e pyesnim se; pse nuk blinte edhe nje per vehte. "Kur hani juve, une jam e ngopur" qe pergjigjia e saj. 

 Te nesermen u çuam rreth ores 9. Vellai vuri kafene per mua, nje lloj kafeje si pluhur por jo turke. E vinte ne maqineri dhe ajo ziente si çaj. Seç i hidhte dhe pluhur kapuçino, rom/ajk dhe akullore dhe dilte nje kafe allosoj. 

- Po per mamin bere - drejtova syte nga plaka. 

- Ja e bej tani, do oma. 

- Po mire, pak. 

Duke rrokullisur kafene me shije te çuditeshme e duke bere muhabet me plaken, koha po hecte dalngadal. 

- Degjoni ketu femijet e mij, - rrokullisi kafene plaka, - une sa do jetoj nuk do jetoj, si dihet jetes, shyqyr qe jeni te dy ketu te me ndigjoni, na mos ik, - iu drejtua ajo vellait, - se nuk dua qe te ziheni neserdej kur te mos jem, prandaj ta caktoni qysh sot qe shpenzimet e varrimit ti ndani me dysh, ne menyre te barabarte. 

- Po kjo dihet oma - nderhyra une i lehtesuar, duke pritur se ç'do thosh, - pastaj e kemi thene qe leket e babit te demshperblimit, do i perdorim per varrimin tend. 

- Ee, kur ti ndaje qeveria, te keqen nena, une sot jam neser s'jam. 

- Ej, di gje sa kushton varrimi nga ketu ne Shqiperi, - mblodhi tasat e kafese vellai. 

- Po shkon aty tek 3 mij euroshi, mesa pyeta parvjet ne Shqiperi, - "po keta ç'kane keshtu", mendova.  

- Athere ju bie nga 1500 euro per shoq. 

- Tani, leket, i do tani oma, megjithse nuk i kam me vehte 1 mij e 500 euro. 

- Jo-jo, te keqen nena, por ta dini, qe te mos ziheni neserdej. 

- Ee hee, po rri e qete oma, rendesi ka qe ti hash e te jetosh sa te duash, - e pashe qe kishte nje merak. 

 Pasi vellai me nusen e tij dolen, femijet u mbyllen tek dhoma e kompjutrit, .ndersa une me plaken vazhduam biseden. 

- Oma, me dukesh si me e dobet kesaj radhe, nuk e di a ha ndopak, se frigoriferi mu duk plot. 

- Ah, te keqen nena, po ku kam oreks une ne kete moshe. 

- Po mire s'ke oreks per te ngrene ushqim te rende, mishra, djathra, po kosra me fruta a ha te pakten, se e pashe plot frigoriferin me kosra. 

-Uh, te keqen nena, po si nuk ha, kosrat aty jane. 

- Aty jane vertet, por mos e ben si tek neve, qe nuk merrje asigjo pa ta sjelle neve. 

- Uu, pse kush me pengon mua, kur dua marr vete. 

- Edhe tek neve s'te pengonte kush, por s'mirrje asigjo nga frigoriferi, keshtu qe dyshoj pak, se e ke kete te keqe ti, nuk ha po nuk ta sollen ne tavoline, te eshte stakuar truri qysh ne kohe te socializmit, ku ter çeshtja kryesore ishte ushqimi. 

- Uu ç'na the. 

- E ee, po e ke kete te keqe ti qe kundershton gjithmon, dhe te kapin emocionet kur flitet per ushqimin, e mban mend athere ne Shqiperi, kur u helmova, seç kisha pire, dhe te kerkova kos, dhe ti mahzallah se te jepje, gjersa te tha babi; jepi moj djalit kos, ç'ben ashtu. 

- Kur keshtu - levizi ajo sikur ta kish pickuar grenxa. 

- Ee, s'te kujtohet - u çova une duke shkuar drejt frigoriferit, - ta kujtoj une - nxorra nje kos me fruta,- e mban men ate dite qe shkuam sa nga nje banke ne tjetren per leket e tua dhe te miat, - ndrrova teme dhe u afrova afer plakes,- ate dite qe nga vapa ti gati sa vdiqe, qe nxorre nga goja si leng jeshil, ngaqe kishe gjith diten qe nuk kishe futur nje gje ne goje. 

- Uu po-po - ju kujtua asaj ajo dite ku une i lutesha te uleshim te pinim diçka, te freskoheshim nga gjith ajo merzi me burokracite. 

 Mu kujtua dhe mua ajo dite, ku kishim gjith diten duke hecur, duke pritur radhe, duke u acaruar, ne fakt ajo duke u acaruar me burokracite dhe une duke u acaruar me te qe nuk donte te uleshim e te pinim diçka. Gjersa mu pikerisht aty prane BQ qe mbante leket e ter shqiptarve, ajo volli nga sikleti nje leng si jeshil, ngaqe edhe stomakun e kish bosh. Me erdhi keq vertet ne ato momente dhe mahzalla se pranonte te blinim diçka, donte te shkonte ne shtepi, seç kish nje kos nga i pardjeshmi.  Direkt bleva dy kanoçe me fanta me limon. Ajo sikur rilindi per se dyti here. E kuptoi qe kundershtimi i saj kish qene kot. 

- Po pikerisht ate dite, - vazhdoja te afrohesha prane saj une me kosin ne njeren dore e lugen ne tjetren. Seç me kish kapur nje frymezim prej kapriçozi, e veshtroja buzet e saja te thara. 

- Ee, - hapi gojen ajo, dhe kur fap, luga me kos u derdh ne gojen e saj. 

- ç'ben keshtu - kaperdiu kosin ajo e habitur. 

- Asgje moj, thjesht te hash nje kos. 

- Po nuk ....- nuk mbaroi dot fjaline ajo se luga e dyte i zuri fytin. Ajo ngriti duart ne form mbrojtje dhe mbasi morri fryme foli;

- Po ç'ben keshtu. 

- Oma kete kosin do e hash se nuk ke nga shkon - me kish kapur ndjenja e ndeshkimit pozitiv. 

- Ore leri keto kalamalliqet, se kos po te dua e marr vete, - por pa mbyllur gojen i futa lugen e trete, - ooo , ç'ben more,- gerthiti ajo, nderkoh qe une i ula duart asaj. Tek dera u duken kalamajte, te cilet e kuptuan se une kisha vendosur ti jepja kos me zor. Ata po veshtronin skenen sesi luga levizte sa andej-kendej. Filluan te qeshnin dhe e morren si shaka, nderkoh qe une e kisha seriozisht. Ua bera me shenje dhe ata filluan ti mbanin krahet nenes nderkoh qe une i fusja lugen me kos. Dukej si nje loje. 

- E ma men oma si na thoje kur ishim te vegjel, aroplani dhe fap na e fusje lugen me kos ne goje. 

- O te keqen e mendjes - fap luga me kos.

- Me mbyte more - vazhdonte ajo.  Buzet ishin ngjyrosur me kos, te cilit po i afrohej gjysma. Aty ajo u dorzua, dhe ia lash kosin me lugen ne dore, ku ajo vazhdonte te hante me fytyre te vrerosur. Si duket e kish inatin me mua, ose me kosin qe u ekzekutua. 

71 Komente

Ehh, thash me vehte, qenka dhjere dhe Gjermania.

..smiley....smiley....smiley

 

pirdhi ne te  eshte bere Gjermania, Pjero...  vetem se albanezet nuk duan ta kuptojne, vazhdojne shkojne masivisht per azil atje..smiley

 

shiko, se nuk ke dhe aq te drejte per kafen e MD,  ka qene rastesi besoj..  para ca kohesh bene nje test, dhe kafja e MD doli se ishte me e mire si shije dhe cilesisht,me e lire po e po,  se edhe kafja e Starbucks, meqe keta si kafene qe jane, presupozohet e kane specialitet kafen..smiley

Belulo, nuk besoj qe MD ta kete kafene me te mire se Starbucks. Se çfar vendos nje juri, nuk vlen dhe aq shume para asaj qe thone shumica e njerzeve/kafexhinjve. 

nuk di cte them ,Pjero...  te presim te komentoj  MLL, per nje opinion me te qarte per  MD..smiley

Rrofsh Pjero, na knoqe.

smiley

Je i modh !

Gjermania jote Brado, seç kishte pesuar nje ndryshim per keq. Ne krahasim me disa vite me pare, aty ishte rritur urrejtja ndermjet racave, indiferenca, çmimet, nderkoh qe ishin ulur politikat e socialit, perkujdesja ndaj te varferve (si duket keta ishin shtuar keto vitet e fundit). 

Pjero , e kuptoi dhe Gjermoni me ne fund qe Kapitalizmi nuk ndertohet duke pasur ne themel Politikat Sociale .

Pa politika sociali Brado, nje vend perfundon si Rio De Zhaniero, ku vriten çdo dite nga 30 veta. 

Po pra po Pjero por ajo qe ke bere me nenen tate ti duke i dhone kos me zor ketu quhet tentative vrasje .

Pjero ate pershkrimin e makines me gjoksin perpara dhe bythet mbrapa e ke qa. E kuptoj pse e quan gruja e dyte. Vecse sipas nje perllogaritje qe i bera rruges nuk paske.ik shume.shpejt jo ne mos je ngaterruar shume here me rrugen dhe nuk na e thua ketu.

Me rrugen ne autostrade nuk ngaterrohesh, veç kur do te futeshim ne autostrade perseri, aty u ngaterrova perseri sa u detyrova pyeta nje makine tjeter qe hecte paralel me mua, se si duhej te futesha perseri ne autostrade per Hamburg smiley

Prandaj s'me dilte llogaria mua Pjero.
Ndersa per kafen e MCDo nuk te jap hiç te drejte. Ndoshta aty mund te jete ndryshe por ketej eshte shume cilesore( kuptohet per çmimin qe paguan). Vecse edhe ti mo kursimtar i madh, njisoj si nena jote. Po si mo u fute ne MCDo, pas kaq e kaq oresh udhetim dhe kur pe çmimet more vetem.nji kafe. Duhej qe çuni te kishte ble nji mighty angus dhe te ta fuste ne goje si kaposh deti.

Po pra smiley pranaj e pershkruj ate pjesen me kafen e vogel dhe te madhen, ku e madhja do me linte pa gjume smiley

Po jo mor Vlonjat se nuk eshte puna tek cilesia e kafes , qe ne momentin qe Pjeri nuk e pa banakieren se cfare ajo beri me kafen dhe nuk i pa bythet , e boni lanet kafen.

Shume e sakte, ate mendova dhe une!

Jane pa fat qe s'ka Tim Horton's ne Gjermanine qe eshte dh.....

shiko vlonjato.. se birrat, qoftet dhe prapanicat e beshme,  jane dobesi e Pjerit .  tashme eshte e njohur kjo.

E kam vene re Belul. Ky qerratai po nuk nderthuri pak erotizem ne tregimet e tij nuk i shkruhet fare. Ka fantazi kshu si autor. Kam kuptuar dhe nje gje tjeter te shkrimet apo memuaret e Pjerit; gjithmone e fillon tregimin nga pergatitjet per udhetim dhe e shfaq veten teper te organizuar, vecse rruges pastaj i ndodhin te papritura qe ia dhjesin planin. Nga kjo dhe shprehja " Eshte dhjere dhe Gjermania".

konstatime te sakta, vlonjat !

ne te gjitha tregimet, ku autori eshte vet personazhi kryesor,  Pjeri del si nje personazh super i organizuar...

ku do qe shkon e udheton ai:  shtete, porte,aeroporte,autostrada, dogana, institucione etj,  ne nje moment te caktuar  ndodh dicka. calon puna, radhe te gjata,  krijiohet nje ngerc i pakuptueshem..   natyrisht jo per faj te tij,  por per faj te organizmit te punes te shteteve dhe institucioneve te tyre.. 

Pjeri, kuptohet, fale gjenise se tij  i ka gati  idete  dhe planin praktik per ti  tejkaluar  keto situta te pakendshme dhe shpesh qesharake,  por se degjon njeri..smiley 

mendoj qe kjo e fundit eshte ne pergjithsi edhe ironia e jetes  se Pjerit.. idete, mendimet, planet jane aty, madje e zeze mbi te bardhe ne libra, por si lexon e si degjon kush... gjynah !!

 

ndersa konstatimi tjeter mbi erotizmin, gjithashtu i sakte...  ketu Pjeri nderthur mjehsterisht shperhjen e lashte:  erotizmi (dashuri) kalon nga stomaku... prandaj gjithmone lidh qoftet, birrat (gastronomine dmth)  me asetet erotike..smiley

Kete here organizimi s'mu duk shume i mire. Mungonin dhe sandwichet me sallam-djathe-sallam-djathe-sallam-djathe-sallam-djathe-sallam.

opo per ate pune, mungonte edhe nje termus me kafe... u katandis te pinte kafe koti te MD, po nejse...

ka qene nje polic ne Vlore me bythen mbrapa...Anel i thoshin!

Aneli ishte tmerri i xhepistave..i nuhaste nga 200 m larg.

po ka qene nje polic tjeter, nje hunderr me 2 kembe te majta, qe ishte tmerri i plazhit, na merrte topat.

Pjetri?

jo, jo Pjetri.
sme kujtohet emri.

ai qe rrinte aty te pavaresia o belul qe i flisnin kembemadhi?

Menyra se si eshte ndertuar tregimi, pra me dy linja shume te rendesishme, tregon qe autori po piqet si shkrimtar. Kalimi i bute nga linja e makines me bythe dhe gjoks te linja e kosit eshte i bute dhe i ndertuar me intermexo interesante anesore si detaji i kafes, qe i lene kohe lexuesit te tresi bllokun e pare per te kaluar ne bllokun e dyte, ate te kosit qe eshte po aq i perkshruar bukur dhe qe pergatit mbylljen e tregimit. Me shume shtjellim mund ti ishte bere temes se kostove te varrimit, por gjithsesi kjo nuk e prish cilesine e tregimit. Shume mire

...nejse.., tre gjera qe me rane ne sy:

e para, plakat shqiptare fiksimin e kane te vdesin ne Shqiperi. Ja dhe kjo imja, e kam bere dhe italjone mer jau, bonxhorno bonasera, sa me shikon me merr menjane "he te keqen, ca do bejme per ate muhabetin..." 

-rri, moj i them...aty po ju qihet nena turistave, pa drita, pa uje...pa ac, apo degjon shkaben ti e te merr koka ere..

dy: kjo makina e Pjerit, nusja e Evropes, me 160 ju thyekan pistonat...no comment.

e treta: bota po standartizohet. Kafeja se ka me emrin kafè po McDo, ta japin me kanaçe.

po ti mos u qa se ke illy si shpirt aty, ate te MD vetem turistet e pine ne itali...

jo lungo... eshte fjala per stil jetese...ke pare ti qe ne Itali s'ka restorant francez, po nje te ishte sa per sy..., mor po dhe restoranti piemontez, bje llafi ne Toscana, duket si ndonje gje ekzotike...

Mire kafeja qe eshte e personalizuar sipas barit dhe jo markes, po as sapunin se ha dot per parmigiano... ju qi nena popujve per dy-tre dite leje, si viktima para eprorit.., ketej "Agosto Italiano", 30 dite leje + nja 2 jave per Natale... mbushur me vila e keshtjella rinascimentale, andej McDo, keshtjella prej kartoni, Disneyworld, Borebardha me 7 xhuxhat...

e vertete, plus edhe ndonje settimana bianca

smiley ' apo degjon shkaben e t'merr koka ere' . 

smiley

 

Pavaresisht se jemi ne seksionin e argetimit, ky treegim sec me la nje shije te hidhur. Me mire ta kishe titulluar "varosja per se gjalli" o Pier. 

Mendova ta quaj dhe Kosi duke qene se thelbi i tregimit do ishte kosi smiley por duke qene se tregimi kish te bente edhe me karaktristikat e prinderve tane, e ne kete rast te plakes time, e quajta Nena. 

kafja esht si tipar gjenetik: o e ke, o s'e ke.

pak vende ne boten e Perendimit bejn kafe sic duhet. Imagjinoni USA-ne pa starbucks!

kafe me aq sa di une, pihet pa problem ne itali dhe austri - gjithnji flas per perendimin; perndryshe duhet te kapesh ndonje zinxhir te specializuar qe e ka marre nga ustallaret tertipin (kafe nero, psh).

 

qenka vene tek rubrika argetim, po mua me beri per te qare. seriozisht kjo.

Pse Juli smiley mos je gje femer moj, dhe e sheh me syzet e saj. 

se me kujtoi mamane time, e cila edhe ajo njelloj, nuk i ndihet zeri i gojes per veten e vet, sakrifice der ne vetemohim. Mua s'me pelqen kjo gje (edhe ne pergjithesi te flasim). Problemi eshte se ia them drejtperdrejte por ajo ashtu gjithnje fiton - edhe pse goca e saj, nuk i bej dot marifete (sic tregove ti psh.). Keshtu qe kemi pengjet tona per sa kemi arrit t'ia u  kemi kursyer ndonje hall a stres. pergezime, se edhe pjesa tjeter e shkrimit ish gjithashtu e mire.

Edhe mua mamane time me kujtoi, dhe aty me shkoi mendja, te gjitha nenat shqiptare te shkretat te vuajtura dhe kursimtare, po shije te hidhur me la kjo puna e shqetesimit per parate e varrimit. Kaq poshte te kemi rene, sa nenat kane hall mos grinden femijet per kete muhabet.  Nejse, Pjer, urime, po me kosin qe ne mengjes nenes do t'ia kesh gerryer stomakun. Dhe kam dy verejtje te vogla. Kur te mori vellai ne telefon, foli ne veten e dyte, jo te trete sic thua ti dhe te pare sic do te doje ti te kishte folur. Dhe e dyta, titulli "Nena" jo vetem eshte shume i gjere, por edhe te kujton nje veper te njohur te socrealizmit, prandaj edhe une do te propozoja titullin "Nena dhe kosi", ose vetem "Kosi" sic e ke menduar edhe vete, ose qofte edhe "Marifeti", megjithese ky duket si titull filmash shqiptare me spiuna. 

Dicka midis ngushtesise materiale dhe pozites shoqerore si grua. Frika eshte se verbuar nga egoizmi (edhe pse egoizmi s'eshte e thene te jete vec rendje pas te mirave materiale), si femije e saj shume pak mund ta kem kuptuar, dhe edhe me pak, t'i kem treguar dot se kuptoj.

"Dicka midis ngushtesise materiale dhe pozites shoqerore si grua."

Duhej thene dashuria si kryesorja, po u budallallepsem.

Pertova ta lexoj por kur e nisa e cova deri ne fund pastaj. te shkuara mamase o pjer. 

Pjero me ke merzit i cike po ec mo , Plaka gjalle e ju merreni me leket e varrimit, edhe se harrova , pyetni mire se me vdek plaka ( larg qofte ) ne Gjermani e me desh me e varros ne Shqiperi nuk shkon 3 mije euro , shkon me shume , pranej shihni e boni e dergojeni Plaken sa eshte gjalle ne Shqiperi , me vjen keq qe po ta them kshu por kur ju diskutoni me plaken leket e varrimit , kam dhe une te drejte te them ca gjona si shok qe te kam .smiley

ore nje gjerman qe rrinte ketej, u semur, e cuan ne gjermani dhe vdiq atje, e mbajten per 4 jave ne morg e pastaj e varrosi shteti dhe pse kishte i hale leke. nuk shkonte mire me te emen e vellezerit andej, po prape me beri cudi qe e varrosi shteti pas kater javesh. si shpjegohet di gje ti? te pyes seriozisht

E ka varros shteti se i ka lone leket e varrimit para se vdiste miku ne banke .

po pse per 4 jave ate s'e mora vehs.

Varrimi pas kater javesh ? sepse procedurat e varrimit i ka bere shteti meqe nuk eshte interesuar njeri dhe kjo han pak kohe , pastaj kater jave normale eshte.

Po duhet ti kapesh anen humoristike problemit te varrimit smiley Brado. 

histori mbreselenese, Pjer!...dhe pjesa me e bukur e tregimit eshte kur e ushqen nenoken si femija!

 po nusja me kater rrota c`model eshte? smiley

shume mire smiley...i meritoka perkedhelite nusja me 4 rrota; qenka goxha ekonomike!

    Rrefenje e thjeshte por e kendeshme Pjer! Konstatimi se edhe Gjermania ..." eshte dhjere" i jep vlera ideore te medhaja rrefenjes tate me teme " Nje kafe tek nena "  ! Dikur,  kur M.Gorki vizitoi Ameriken pati konstatuar se ishte nje Kazan i Madh qe ziente njerez per tu marre ate pike floriri.. 

   Konstatimi jot, bazuar,  ne nje guide per ne gji te nenes, ka shkalle te larte vertetesie sepse bazohet ne dy shqisa te medha; ne eren,  nuhatjen dhe shqisat

 Po mik, po ! Eshte dhjere edhe Gjermania, njesoj si dhe ...Amerika ! Se  eshte vet sistemi ...i dhjere ! Kush se shikon,  nuk don te shikoje....! 

Mu me duket top Grave , biles me mire se cka qene , mire Pjeri qe doli ne konkluzion te shpejte se pati ndertime ne rruge po ti nga e nxorre pjerdhjen e Gjermanise ?

...nga era qe ka ndjere dhe Pjeri ! 

NeShqiperi qe me kontaktet e pra me Gjermanin e kuptim se dicka nuk shkonte atje .

Nje femije i lindur rritur atje erdhi ne Shqiperi .

Se jemes i duhej te bente pazarin dhe e la tek komshia smiley Luajti sa luajti femija dhe filloi grindej ..

Dua mut..er nuk e shqiptinte akoma

I pruri Fevziun ( ashtu ja kishim vene ermin Uturakut)  per te menderosur , mirpo femija ngulte kembe

Dua Mut..erin .

Dha dha komshija dhe i tha pe tamami shqip

Ne te u Ngulsh ..

Mos harrojme se me perpara i kishte ofruar Kos , pershesh me trahana  etj etj ..

Edhe une sec kam nje mejtim qe nuk perputhen ca gjera ne Gjermani ..

Ne fakt djema, na intereson te mos nxjerrim shum te "dhjera" te Gjermanise, qe ishin shume fatkeqesisht, sepse anglezet mezi presin. 

Me knaqe Pjer!

 

Pjer, tregim i bukur, me se shumti i sinqerte (dhe kjo eshte vlere tek tregimet e tua qe nuk e di te del nga spontaniteti apo se ashtu do ta vertitesh vete). 

U be muhabet varrimi, por ashtu sic thote edhe Brad, ato 3 mije Euro besoj se nuk dalin. Pastaj ti merre nenen dhe ushqeje me kos Belg se mos ai Gjermani nuk i ben mire smiley

Me pelqeu Pjer, shume.

Pjeri eshte tip alla version Donald Trumpi, I thote gjerat ashtu sic jane pa shume furce. T'lumshin duart Pjero dhe mendja. 

shkrim koti fare.

 

flm, per leximin djema e vajza dhe naten e mire smiley

Sa shpejt qe e mbylle Pjero! Ne e lexuam me laps ne dore dhe kemi ca pyetje per ty.
Na thuaj kur do kthehesh qe te organizohemi.

Un thashe se ishte ndonje fragment nga Nena e Gorkit, po qenka e Pjerin Thomait. 

     Vrejtje Pjerit ? Nuk me duken me shum vend, ne raport me kohet qe kane mbritur.Para ca kohesh , nje djale prej Kruje , shtypi me makine nenen e vet.Sigurisht jo me qellim, por ajo qe perberi te pandodhuren kurre ishte se ...Iku me vrap per te mos rene ne dore te policise ...! Kishte shtypur "nenen e ...policise !"

   Ajo puna e kosit, sidomos menyra fine,  teper delikate e te kuarit, perben nje stil qe ja vlen,  per ndonje urate te leshuar  nene.Desha vetem ti thoshja se nena ne shpirtin e krijesave te saj nuk vdes kurre.Ndron jete, se shpirti i nenave ...rron endur hapesirave rreth tyre, si per ti mbrojtur nga cdo e lige .

   Tani,  ti bejm vrejtje ideore , per ato te shkreta, paret e varrimit ? Them se ne versionin " mikro" eshte nje perballje vellezerish, me buxhetet familjare ne te cilat, grate jane ato qe i perllogarisin, ....kur behet fjale per nena te burrave ! Realitet ky.

   E vecanta ne rrefenjat e Pjerin Thomait eshte origjinaliteti i drejtperdrejte." Fotografimi " Ai as nuk inspiron te behet shkrimtar i madh, por i shkruan.... ato qe perbejne mbresa per te .Le  te provoje gjithkush te shkruaje per nenen e vet dhe si ta kete shkruar ta lexoje po vete! 

  Nendedhjet sinonime ka te shkruara per Zeusin.Per nenen ...vetem e vetem nje NENE.Pikerisht kjo fjale,ne po mbi nendedhjet gjuhe te botes, me kuptim dhe dhe me te shkruar ka vetem nje  FORME .Ka nje  dallim shum te madh mes fjales nene dhe fjales grua.Greket e lashte ,ne mitologjine e tyre , i dhane Circes dhe Medese , gjith bukurite e hyjnive, por nuk i bene dot kurre ...nena.Hesiodi, Ovidi, apo edhe Homeri qe folen per mitet,... nenen e lane njerezore !

Nena eshte njerezoria ....

Pjero, se ta paskan thene edhe shoket disa here...  3 mije euro eshte shume pak  per  ''ate dite''.   dhe ti paske pyetur ne Albanie per cmimet,  por eshte me mire te pyesesh  ne Gjermani, sepse besoj  do te kushtoj 3-4 here me shume...  e do grindesh me vellane pastaj..smiley

 

ore, po ato  ''obligacionet e vdekjes'',  hyjne ne pune ne raste te tilla..?.smiley

.............

☆☆☆☆☆

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).