Nuk është hera e parë që gazeta njujorkeze shkruan mbi Shqipërinë në ndarjen e saj kushtuar udhëtimeve, dhe një pjesë në fillimin e shkrimit të botuar sot (28 Gusht) mund të tingëllojë si diçka që kemi lexuar pesë apo dhjetë vjet më parë. Por nga mesi e prapa shkrimtari Alex Crevar arrin të gjejë gjëra interesante dhe këndvështrime të reja, duke refuzuar këshillën e miqve pritës për të dalë nga Tirana (për të vizituar perlat) dhe duke zbuluar përvojat e këndshme që ofrojnë disa bare të vegjël dhe intimë në Kryeqytet, dhe restorante ku hahet e pihet mirë.

Bar Radio (në Bllok), Komiteti (tek ish Lodrat, Rr. e Elbasanit) dhe Heminguej (pranë Rrugës së Durrësit) janë vendet që viziton autori dhe restorante si Taverna e Kasap Beut si dhe Uka Farm, një fermë organike në Laknas. Crevar përshkruan përshtypjet që i bën urbanistika e përzjerë e kryeqytetit, dhe sugjeron në shkrim se mund të ketë patur një Crush me Tiranën, siç ndodh shpesh, duhet thënë, me ata që qëndrojnë disa ditë.  Tirana, Breaking Free From Communist Past, Is a City Transformed

Në foto Xhoel Leka bën një mojito tek Heminguej. Elie Gardner për NYT.

11 Komente

I want to go home! smiley

yeah, mrroklla...Home smiley

Po Kush te ndalon mor njeri. Ti s'do as vize turistike. 

Qe thu ti mrroklle ishim ne America ne vitet 90 dhe mas ca mujesh thoshte gruaja "me ka marre malli edhe per Kadriun" (si me thone budallin e pallatit. U kthym. Mas dy javesh qeme duke u vra me Kadriun per pune parkimi. E c'mu desh thoshte gruja. smiley

ET home, lol

Albanians live by a rhythmic, improvisational code: Fill space when it’s free.

Oh yea!

Kendveshtrimi optimist i turistit njujorkez per dukurine "e xanun"

Mos shko me larg se autobuzi: sa te hapet dera, kur ndalon autobuzi ne stacion, njerezit qe po prisnin aty vrap e brenda. Keta qe bejne te dalin thuj qe "ore, po prit te zbresim". Jo, sa hapet dera bam e brenda. Nuk u shkon nder mend nje fije se po te dalin keta qe jane brenda do kete me shume vend per keta qe hipin smiley. Go figure do thosh ky njujorkezi. Po pa pak hapesire qytetari shqiptar, s'te fal.

Taverna e Kasap Beut perkthehet pak a shume Restaurant of Mr. Butcher...

Po si mund te jesh edhe beu edhe kasapi njekohesisht?smiley

/kjo eshte tiona jon, tirona e kontradiktes... 

Tha gjo per kasat se po pertoj me e lexu.

Nuk do të lexoj më artikuj gazetash të huaja për Shqipërinë nëse nuk nisin me një intervistë me Shefin e Shtabit. Republikë Banalësh.

Cuba livre

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).