(Monolog krimbi)

Ne vertet jemi mbretërit e botes, sepse i hamë të gjithë në fund, dhe vërtet japim mësimin e madh se zvarritja është ecja më e mirë përpara, marshimi më i pandalshëm, por duket mu për këtë, si për kompensim, japim edhe më të hidhtin shembull të qenies në këtë planet: një jetë karremi. 

Mos më pyet si e pse, por kërkush s’pat fat më të zi se kaq. Mesa duket, ngashnjimi i të gërryerit të kafkës së Napoleon Bonapartit apo të ahut të arkivolit të papës së Romës, u dashkësh ballancuar nga destini i zi i karremit. Njerëzit e ngulën heroin e tyre mbi një trung kryqi, apo e lidhën pas një trari direku, por pa mendo dënimin me një grep hekuri të mprehtë që të pershkon, të ngulet ai ty, e jo ti atij! Që nga ai çast kuptohet se flija do të jetë tjetërlloj, dhe dhembja më e vërteta nga të gjitha dhembjet. Ti je depërtuar nga ajo hushtë e hekurt që t’i shpartallon rropullitë duke të lënë të paprekur nga përjashta, një krijesë tashmë vetëm për t’u shtirur e për të mashtruar një tjetër viktimë. Je ende në dukje një krimb i plotë, për t’u lakmuar. Je “si më dinë qofsha e si jam mos qofsha”, - ti përpëlitesh më kot, ca nga lëndimi e ca nga rrekja për t’u çliruar nga ai mbërthim së brendshmi: nga ai hell ferri nuk ke shpëtim, veç në u shqyefsh i tëri e në u zhbëfsh, - veç i zhbërë mund ta kesh prapë lirinë, liria është edhe shkatërrimi yt e Zoti mos e vëntë kënd në të tillë mëdyshje! Se për ta nxjerrë atë shtizë nga vetja siç hyri, as që bëhet fjalë. Nuk të lejon maja e grepit, një shpikje djallëzore që bën bashkë vrasjen dhe robërimin, e në të vërtetë vret çdo mundësi për heroizëm apo dinjitet të humburi. E ndaj je i detyruar të përpëlitesh ashtu, me atë ngulje përshkuese si përmesore mishit, e teksa përpëlitesh nga dhembjet, nuk di se janë pikërisht ato dridhma që i joshin peshqit e gjithfarë gjallesash ujëse të uritura, që të lakmojnë.

Ata nuk e dinë se ti po dhemb, një i dhembur nuk lakmohet, e shumta përbuzet apo ngacmohet me kënaqësinë e ftohtë të të mbrapshtit. Dhembja jote merret për lazdrim e ojnë, agonia për joshje, se ndryshe nuk do të kish peshk a peshkaqen në botë t’i bënte goja të të kafshonte, po ta dinte ferrin në të cilin ndodhesh, mirëpo ja që ata janë të dënuar të mos e dinë, ata “bien në grep”, çka do të thotë në një fat të ngjashëm me tëndin, ndërsa bëhen gati të të hanë, a thua vuajtjet e tua nuk qenë të mjafta ashtu, por duhet të shohësh edhe shqyerjet e peshkut; e keqja s’ka fund, dhembja jote e përnjimendtë bëhet një shfaqje e rreme për të gabuar tjetrin. Dhe, edhe pse të ther, ti e pranon atë kafshim të peshkut që do të të hajë, ti e kërkon madje atë, që ta pësojë edhe peshku si ty, thjesht për hir të barazisë dhe shpagës. Sepse ta hoqën mundësinë e të qenit altruist e zemërmadh, të thirrmës “unë le të vdes, le të jetojë bota! Vdis e ler të rrojnë”. Bota rron vetëm po nuk të vuri re, po të të shpërfillë. Në çastin që bota të vë re, ajo bëhet predatore! Përfillja e saj përkthehet si vdekje. Për më tepër nuk mund të kesh as nderin e kamikazes, se ti nuk po vret veten për gjëkafshë, ty të vranë përgjysmë e pa kthim qysh më parë. 

Ndërkaq, duke u shpaguar ndaj predatorit, ti po i shërben pikërisht atij që të dënoi fillimisht me atë hekur ferri si një bosht kurrizor që nuk e pate kurrë, si krimb pa eshtër që je, dhe kur je pa eshtër, ty eshtra të vret e dokëndis pa masë. Kësisoji, ti do që peshku mos të të hajë, jo për tjetër gjë, por vetëm që njeriu të mos e marrë atë që kërkon e do përmes teje, e ti  të mos jesh vegël në duar të dikujt, objekt i një abuzimi të pashpirt. Për këtë ti shkundesh edhe më fort, në një përpëlitje edhe më të fuqishme, që në gjuhën trupore do të thotë më e pashpresë, përpëlitje e cila natyrisht  keqkuptohet, si gjithçka në jetën tënde prej karremi, merret si shenjë shëndeti, gjallërie, gëzimi, çka i hap oreksin edhe më shumë gjallesës detare që po të kundron gjithë lakmi, edhe po avitet të të hajë me një lumaksje të ndezur rishtaz që ti e urren përmes mjerimit tënd, sepse ai po vjen të shkatërrojë gëzimin tënd hipotetik, sikurin tënd dhe lirinë tënde të pandehur, e cila tash dhemb dyfish, ngaqë ta kujtojnë që nuk e ke teksa kujtojnë se e ke, edhe aq shumë ta dëshirojnë. Lumturia e mundshme e vrarë të godet më shumë, sepse vrasja është e dyfishtë, të thotë se edhe po të ishe i lumtur, nuk do të të lija unë të ishe i tillë, të heq pra edhe mundësinë e ëndërrimit. Është sikur të të ndalonin vajtimin, sepse çdo vajtim tek e fundit përbën një mundësi për ngushëllim, një nga ndjesitë më të dëshirueshme, hapje për një të ngrohtë loti që të mbron nga ciknat e mëshirës së të tjerëve… më kupton, besoj. 

Nuk vonon dhe shtaza e ujit të kafshon, grepi së bashku me ty i ngulet në nofullën coptuese, aty për aty ai bëhet shok me ty, jeni në një grep fati të lidhur të dy, dhe ti nuk di nëse duhet të qash hallin si shok në fatkeqësi, apo të gëzohesh që mirë ç’iu bë, kush do t’i bëjë varrin tjetrit, bie vetë brenda në grep. Është si dilemë e qenies: një krim a apo një krim b, e mes këtij dyzimi, shikon përmes tavanit të ujit fytyrën e njeriut që po ju tërheq duke iu gëzuar poshtërsisë së tij që vrau dy qenie! Ti je vrarë dy herë: një herë nga grepi dhe një herë nga peshku, me dallimin që pas vrasjes së dytë, ti nuk ke më asnjë vlerë, as si mjet mashtrimi, vlerën e merr peshku i mashtruar, që nuk do të kapej dot pa ty dhe e gjithë kjo shkalafitje ndjenjash është thjesht e papërballueshme. 

Por siç thashë, e keqja s’ka fund: edhe më ligsht e kanë karremat e dështuar, të cilët peshku i ha pa rënë në grep, me kafshime të sakta, duke e mashtruar njeriun, dhe ti nuk di a duhet t’i gëzohesh humbjes së njeriut vrasës, apo të hidhërohesh që peshku vrasës nuk e pësoi…

Ilustrimi: Linhai Zhang, Joyful Time no 8, 2001

15 Komente

Më pëlqeu shumë.

Është e ngjeshur e ka një formë të qarkët dialektike, ku të tërë hanë (hahen nga) të gjithë.

Ndoshta nëntitulli në kllapa është i tepërt, meqënëse përmendet edhe në titull krimbi, pasi të heq suspansën e asaj që vjen më poshtë, por nuk jam i sigurt për këtë.

Më kujtoi "Shënime nga nëntoka" të Dostojevskit dhe "Rënia" e Kamysë.

Mbase e përdor në ndonjë novelë si monolog i ndonjë personazhi; prirem të shoh njeriun përtej karremit, krimbit.

Përgëzime!

Faleminderit!

Emo as ket nuk e lexova fare, vetem ca gjona ne fund per peshq te nordh pa uje qe e kan honger karremin "ne boten me te mire te boteve te mundeshme" siç ka thon i modhi Volter.

Thus there is nothing fallow, nothing sterile, nothing dead in the universe, no chaos, no confusion save in appearance, somewhat as it might appear to be in a pond at a distance, in which one would see a confused movement and, as it were, a swarming of fish in the pond, without separately distinguishing the fish themselves.

                                                                                 Leibniz, The Monadology

 

Emo as ket nuk e lexova fare,..

S'te ve faj jeta eshte teper e shkurter.smiley

Lypsari dhe mbreti jane vecse dy gjelle te ndryshme ne tryezen e krimbave

W Shekspir

prandaj gjenite linden njehere ne 400-500 vjet .rronxho-bonxhot , shkrimtare wannabe cdo sekonde...

ashtu de. tani lidhe pak me bursat mongole 

smiley

smiley

smiley

Duke lexuar pershkrimin ketu, seç mu kujtua kondradikta Emigrant-Heretik smiley dhe thash me vehte, kaq i açetuar te jete Emigranti yne smiley Une do t'u rekomandoja te dyve, si pena te forta qe jane, ti lene budedalliqet, egoizmat, dhe te qetesohen, se ketu nuk ka gare zgjuarsie (siç kujton Heretiku) por ka vetem dhenie argumenti, mendimesh, pervojash dhe faktesh nese di. 

Qe ta fitosh ti garen e zgjuarsise na trego se cili eshte njeriu, cili karremi, e cili peshku, se un nuk kuptoj gje.

Kurse si me i zgjuari ne blog qe jam, mund te them kete, qe reali shqiptar nuk ben dot pa arkeotipin Qeros-Katallan, sepse nuk zbavitet, nuk jeton dot, edhe kur nuk ka konflikt e sajon, siç e keni sajuar ju kete konflikt te paqene, i pari i Kokolepsuri duke me quajtur ziliqar pa talent. Pra shprehja "dum neshje!"

 

Heretik, une nuk kam noi gare zgjuarsie ketu, jap mendimin tim per aq sa di, e kur ka gjojna qe si di, them qe nuk i di ose hesht. Une te respektoj per mendimin qe jep, sikunder edhe Emigrantin, por shoh qe ju te dy seç keni me njoni-tjetrin smiley Qetesohu i dashur se ketu nuk jemi ne gare, nuk jemi ne stadium. Jemi ne nje tryeze te rrumbullaket, ku secili jep ate qe di e ndjen, kuptohet duke i kontrrolluar emocionet negative dhe euforike. 

Un qe kam zgjuarsi ketu, te them qe t'i po ysht sherrin, jo paqen.

Shejtanlleku nuk eshte zgjuarsi.

 

S'qenke ne rregull sonte smiley e lejm keshtu siç thua ti smiley

....Nuk e di ne eshte e udhes, per njeriun qe kryen pune me pergjegjesi te larte ndaj vetvehtes dhe njeheresh ndaj shoqerise, te vazhdoje te lodhe Perendite , duke i gjykuar se dic kane ndertuar mbrapsht, ne kete det levrimi te qenieve.Te arrijme te kuptojme se Ato bene gjithecka  jo te mira por te persosura, vetem  kur pasi ta kemi mesuar, se e mire eshte gjithecka qe pershkohet nga virtuti, ndersa e keqja, gjithcka qe eshte e perzier me vesin.

   Aliazhi i virtuitit me vesin percakton se sa te bukura ose te shemtuara . na duken ....te gjitha c'na shofin syte! Te gjitha c'gjykojme ...! 

Ndryshe nga kjo bote te ngrenshmish , asgje nuk do kish mbetur ..! Por krijuesit e pjeses se vdekshme, shpesh e kane pare boten ...te ngrenshme ! 

Pare si te tille,   esse-ja eshte exelente ! 

Shume i bukur!

emo, Nuk di a e ke lexuar, nje liber  i vogel  me autore Xh.London dhe M.Gorki me titull: " Kur Hujnite Qeshin." Titulli eshte marre prej Xhekut, ku personazhi i tij, nje fare Karkinesi, kur gjallerohej nden efektin e asaj qe ka per zemer edhe Pjeri yne, Karkinesi, sillej ndaj Zotit me nje fare familjariteti  poshtrues, por edhe per sakrilegj nuk mund ta akuzoje.Ishte natyre e qete,i ditur, por vuante nga nje sere kontraditash , gje qe i pengpnte njerzit, sidomos ata qe e njohnin pake, qe ta kuptonin tipin e tij krejt te vecante.Shpesh , ndersa nxitonte te kapte trenin e metrose Nju- Jorkut, i levrinte ne koke mendimi se tere mizeria ne levizje ...kishin nje piksynym: te hanin njeti tjerin me menyrat nga me te sterholluarat." Ka nisur kjo, mendonte Karkines, qysh se Zoti i dha baltes frymen jetesore...! Ai njeri i drejte, por shum i rafinuar, si spanjoll, e quante vehten asket, inkas, ....spanjoll .

Ne cdo loje, te hollat i marrin hyjnite , thosh Karkinesi....Sepse vec ato e kane denuar njeriun te provoje ndenjen e ...valitjes.

Valitja ..dhe te shtenet ne dore jane kuajt e vdekjes , te mprehur bashke ....ishte letmotivi i Londonit ne kete tregim.

 

 

 na trego se cili eshte njeriu, cili karremi, e cili peshku, se un nuk kuptoj gjesmiley

Eshte per ne i nderuari Heretik . Ne qe nuk jemi ne Hirarqine e helikareve coku lexojme e kenaqemi me gjera te thjeshta .

Per Eliten smiley ku renditeni dhe Ju , pas Yp Xhibit , ishte prurja mbi Rrocken mejtonja , ku besoj do ishe dalluar me shume nga te gjithe Helitaret . Shiko si na i ke xeberthyer kur flet per ne ..Elita nuk rron dot pa krijuar konflikt ..biles me emra Filosofesh dhe me arkeotipa . Me thone te drejten ketu stepa se mu duke sikur po lexoje sh.Enver me arkeomarksistin A.Zisi

Si te duket subjekti me personazh  Krimbin ..Ushqen dhe Ushqehet .ha kufoma dhe ushqen peshq  . Ne se ke kuptu gjo kuptohet ajo .Nese ke mundesi pa terma Helikaresh na ben nje xeberthim ..dhe pa citate shume Filososfesh se te thashe qe jane per HirarQine e Helikareve ku ke nje vend kryesor mejtonj .smiley

Me pare se te shtrohet problemi: a kam kuptuar gje?, eshte nje tjeter problem: a ka per te kuptuar gje nga nje bote absurde te Kamyse qe ka Rene nga majat arQiomarksite te Monpeljese katolike ne shenime te nentokes ortodokse ne konflikt helikar midis personazheve krimb, peshk, njeri?

E ke kabim, une kam nje vend kryesor mbi HirarQine e Helikareve, dmth eshte çeshtje hopi cilesor ne njè nivel tjeter ku jane shuar konfliktet si te pamundur. Ne kete nivel kofliktet jane vetem traplliqe pa kuptim, ndryshe nga aTy tek Ju ku jane i vetmi kuptim.

Eshte pak a shum sikur ne vaktit te pyetesha nga Elitare Helikare per konfliktin midis shok Enver dhe arQiomarkistet, nderkohe qe recitoja “Shenime te nentokes” ne Sallonin e Sinjores.   

Keshu qe perveç çeshtje niveli stratosferik, eshte edhe çeshtje e shume e shume xhirove mbrapa ne stadjum. Keni akoma shume xhiro per te bere ne Sallon qe te kuptoni sqarimet e mia qe jane aq shume te thjeshta, sa nuk mund te kuptohen nga Helikare te komplikuar me piramida kockash qe i ka lepire krimbi me llapen e njeriut.

Aq me teper se eshte edhe nje diçka tjeter, me then te drejten qe ne ate kohe me bezdiste shume ortodoksia e nentokes, por hajt mo nuk kishe çfar t’i beje sigurimit sovjetik, ishte shume i forte, duhej luajtur mire roli i disidentit.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).