* dëgjuar në odat e burrave

Një herë e një kohë një mbret na paskësh parë një ëndërr që për disa ditë ia paska trazuar gjumin dhe s'e paska lënë të qetë. Dikur i lodhur nga ëndrra, ai na hap lajmin se do t'i jepte plot një qyp florinj atij që do të dijë t'i japë shpjegim kësaj ëndrre. Por, duke qenë se mbretërit gjithnjë e kanë nga një kleçkë në të gjitha kërkesat e tyre, edhe ky mbreti ynë paskësh thënë që nëse ëndrrashpejguesi nuk i jep një shpjegim të kënaqshëm, atij normalisht i ikte koka.

Lajmin na e dëgjon edhe një fshatar që kishte nja dhjetë kalamj, të cilët nuk ia delte dot t'i ushqente me bukë. I thotë të shoqes: "Po iki unë se ëndrrat ëndrra janë, ndoshta ia qëlloj dhe i shpëtoj fëmijët; nëse s'ia qëlloj, ma bëj hallall, por s'po mundem më t'i shoh fëmijët që s'kanë të hanë."

Dhe u nis i varfri për udhë. Duke ecur, pranë një guri të madh na i dalka para një gjarpër. Dhe atëherë ishin kohërat kur njerëzit merreshin vesh edhe me gjallesat e tjera. Gjarpri zë e pyet:

- Për ku je nisur o njeri?
- Për te mbreti që paska parë një ëndërr dhe i jep një qyp florinj atij që ia shpjegon ëndrrën.
- Po ti a di të shpjegosh ëndrra?
- Unë nuk di, por varfëria më bën ta provoj njëherë edhe këtë punë.
- Shih këtu, - thotë gjarpri, - nëse më premton se do të m'i sjellësh gjysmat e parave kur të kthehesh, unë do të të ndihmoj.
- Të jap besën e burrit! - thotë njeriu.
- I thuaj mbretit se ujqërit që ka parë duke rënë nga qielli po e lajmërojnë se ligësi e madhe po ngrihet kundër tij, dhe se nëse nuk tregohet i shkathët do t'ia marrin pushtetin me dhunë.

Fshatari i mbajti mend fjalët dhe kur shkoi në pallat i tha mbretit fije e për pe fjalët e gjarprit. Dhe mbreti që diçka kishte pikasur i tha se tashmë e dinte se çfarë duhej të bënte, i dha qypin e florinjve dhe e la të ikte. Në kthim fshatarit i doli para gjarpri dhe i kërkoi gjysmën e parave. Por fshatari mori një gur dhe do ta kish mbytur gjaprin sikur ai të mos ishte zvarritur me shpejtësi përposh shkëmbit të madh ku kish strofullën e tij.

Pas disa kohësh, mbreti na paskësh parë një ëndërr tjetër. Dhe nisi e i çoi fjalë fshatarit, që tashmë e kishte njëfarësoj jetese, që të vinte e t'i shpjegonte ëndrrën. Fshatari pa ç'pa dhe u nis. Te shkëmbi në rrugë i doli para gjarpri.

- Për ku je nisur o njeri?
- Për te mbreti. Se paska parë sërrish një ëndërr e kërkoka shpjegim.
- Po ti a din t'i shpjegosh ëndrrat?
- Nuk di, po ngaqë i shpjegova ëndrrën e parë, ec e mos shko tani për të dytën.
- Shih këtu, - i thotë gjarpri, - nëse më premton se do më sjellësh gjysmën e parave të ndihmoj unë.
- Të jap besën e burrit! - thotë fshatari.
- I thuaj mbretit se dhelprat që ka parë duke rënë nga qielli po e lajmërojnë se dredhi e madhe po thuret kundër tij, dhe se nëse nuk tregohet i shkathët do t'ia marrin pushtetin me hile.

Dhe fshatari i tha mbretit fjalët e gjaprit. Dhe mbreti i mori masat dhe shpëtoi edhe këtë herë nga ata që po thurnin dredhi kundër tij. Fshatari i mori florinjtë dhe në kthim, ku iu afrua gurit të madh, i doli nga pas që ta zinte gjaprin në befasi dhe ta vriste që të mos i jepte paratë. Gjapri humbi një copë bisht, por shpëtoi duke u zvarritur në plasat e shkëmbinjve në anën e poshtme të udhës. Ndërsa fshatri i mori të gjitha paratë e nisi të jetonte si zengjin, i lumtur e i qetë më familjen e tij.

Por, pasi kaloi pak kohë mbreti na paskësh parë edhe një ëndërr tjetër. Dhe tashmë nuk hapi fjalë në popull se e dinte se kush i jepte shpjegim ëndrrës së tij. E thirri fshatarin që të shkonte, dhe fshatari u nis për në pallat. Kur kaloi pranë shkëmbit në udhë, zbriti nga kali dhe eci kokulur ngaqë i vinte turp prej gjarprit që kishte prerë në besë. Gjarpri i thërret që nga maja e shkëmbit:

- Për ku je nisur o njeri?
- Për te mbreti. Se paska parë sërrish një ëndërr e kërkon shpjegim.
- Po ti a din t'i shpjegosh ëndrrat?
- Nuk di, po ngaqë i shpjegova ëndrrat e tjera, ec e mos shko tani.
- Shih këtu, - i thotë gjarpri, - nëse më premton se do më sjellësh gjysmën e parave të ndihmoj unë.
- Nuk kam si të të premtoj, dhe ti nuk ke pse më ndihmon. Dy herë të preva në besë dhe tashmë meritoj të më presin kokën! - thotë fshatari.
- S'ka gjë, - i thotë gjarpri. I thuaj mbretit se dhentë që ka parë duke rënë nga qielli po e lajmërojnë se një begati e madhe po mbretëron në tokat e tij, dhe se duhet të dijë ta qeverisë këtë begati.

Dhe fshatari ia tha mbretit fjalët e gjarprit. Mori florinjtë dhe u nis në rrugën e kthimit. Te shkëmbi ndaloi dhe i thirri gjarprit.

- Eja, - i tha. - Merri paratë. Këto si fillim dhe po shkoj në shtëpi të të sjell edhe pjesën tjetër që të kam borxh. Mos ki frikë.
- Mua nuk më duhen paratë,- i tha gjarpri.- Unë jetoj nën shkëmb dhe ushqehem në natyrë. Dhe nuk të kam as frikë as mëri. Ti ishe pjesë e kohës: kur njerëzit ishin ujqër, ti ishe ujk e m'u sule me gur; kur njerëzit ishin dhlepra, ti si skile me dredhi ma këpute bishtin e tash që njerëzit janë dele, edhe ti erdhe i zbutur e më kërkove falje.

10 Komente

Interesant!

Interesant e ka rosaku .

Po sh Gjembi mund te thote se kjo refenje nuk eshte normale.Zakonisht "gjarpri " ne perfytyrimeshpreh armiqesi e ligesi .Gjithe jeten Njeriu Normal ka qene ne Lufte per Ngordhje me Gjarprin .

Edhe nje refenje me fantazi qe Ai , dmth Interesanti smiley e gjeti  gjarprin , te ngrire , e duke dhene shpirt . E mori e mbeshtolli ne gji dhe e ngrohu , e ngjalli.

Pasi u ngroh Gjarpri e kafshoi dmth e Helmoi dhe pas Pejetjes ne grahama te vdekjes te Interesantit ...perse o Gjarper

Gjarperi eshte gjithnone Gjarper .I pabese.Helmon .

Ky eshte versioni ne JUG ose Laberi per gjarprin .Veriu ndoshta ka tjeter , miqsor dhe nuk marr persiper te them se si e kane kete Miqsi .

 

Po per king kong-un a ke noj mejtim zotrote ?

Cuditerisht, edhe une e kam degju kete, po jo ne odat e burrave.... E kam degju nga nje nen-mesdhetar si bicim stonjeze te nje mije e nje neteve.

Bukur smiley

meqe thua "oda burrash", nenkuptoj oda shqiptare burrash. Dhe po qe se do te thuash vertet kete, e vetmja menyre qe rrotulloj ne mend per te t'besuar eshte qe gojedhena te jete nje huazim rishtar. Se origjinal shqiptare s'e besoj asnje minute te jete. Nuk eshte e natyres sone, kaq pak gje mund ta dallojme te gjithe.

Domethenese. smiley

E lecezme, flm qe e ndave me ne Shkinas. 

Jam kurioz sa e vjeter eshte si gjegjeze? Me ben pershtypje lehtesia dhe natyrshmeria ne auto-ironine e beses si koncept. 

Jam kurioz ...si gjëagjëzë ? smileysmiley
O...oooo .... O brinja . Erdhi Elitarja Yp Xhibi që ka bërë edhe kritika për Botimet surrogato të ish Realizmit Socialist smiley

..auto-ironia e besës si koncept ..shqetësim Elitar ...fjalë e Modhe mer jahu smiley

Për qejf tat që të mos befasohesh nga mosmbajta e besës , në vëndet ku nuk ekziston pëjesin " A ke besë " Këtë të shpjegon rrëfenja jo gjëegjëza e shkinaksiut !

Si rrëfenjë është nga Përrallat Arabe , libër që i lexonim në adoleshencë . Ka edhe kur kalon nëpër pyll e shkel bërthamat e Hurmës , të çfaqet Xhindi ose Devili smiley

Edhe njëherë po të përsëris që dëngëlat për tu paraqitur sikur kupton " merr vesht ti apo jo " të nxjerrin gallof siç je .

Merr PUSHIME të Gjata në Kohë !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).