Shkatërrimi i kulturës është pararendës i shkatërrimit të një populli.

Ti shkruan, apo të themi përpiqesh. Edhe ti merr pjesë në shkatërrimin e kësaj gjuhe të lashtë, por jo për fajin tënd. Ti bën atë që je mësuar. Supozohet që në klasë të parë të mësosh të shkruash, dhe... koha kalon, ti vesh rrobat e shtrenjta që sapo ke blerë, merr bekimet e familjes dhe nisesh për atë mbrëmje, mbrëmje të cilën me vite e ke pritur. Injoron tabelat që sheh rrugës, injoron çdo shkronjë, injoron çdo gjë të shkruar. Vallë, pse je aty? Pse janë njerëzit që të shkatërruan ardhmërinë ty, aty? I mjerë, të lexosh di? Prapë, nuk është faji yt! Është faji i këtij sistemi që të lejon të jesh aty ku nuk duhet. Është faji i atij mësuesi që thjeshtë deshi të të heqë qafe. Është faji i asaj shkolle, faji i sistemit që na edukoi të dy ne, fatkeqësisht.

Miku im i mjerë, pas kaq shumë vitesh u ripamë. Ti ishe i njejti, i pagdhendur, kokëbosh. Në të njejtën mënyre more edhe diplomën e gjimnazit, në të njejtën mënyrë do marrësh edhe punën e dikuj, që padyshim e meriton më shumë se ti. Nuk është faji yt, jo!

Sistemi i udhëhequr nga klasa politike që vazhdimisht mohon shkronjat Ë dhe Ç-ë, klasë që përdor gjuhën e rrugëve, e ofendime nga më të poshtrat...Është faji i tyre që tolerojnë një sistem të shkatërruar edukimi, ku gjysma e punonjësve janë familja e tyre, e gjysma tjetër miqtë e miqve të tyre. Mësuesi që të toleroi ty, është edukuar nga po ai sistem. Është punësuar nga po ajo klasë. Mësuesi që pretendon se të edukoi ty... Është faji i tij. 

Tani, me shfaqjen e rrjeteve sociale, pas kaq shumë vitesh, shpresoja… Por jo! Vargje dashurie që zor se i merr vesh kush, komente mbi politikën e krenari për paraardhësit e tu që edhe në varre tmerrohen nga ti, e kulmi - tekste ofenduese për ata që të kanë “inat”... Unë të kam inat. Më shaj, më mallko, unë të kam inat. Në fakt, unë të urrej. Urrej këtë sistem, urrej atë që pretendoi se të edukoi ty, urrej atë që punësoi atë, urrej këtë klasë politike që mbyll sytë, urrej këtë sistem! 

E di pse Shqipëria e Kosova nuk ecin para? Është faji yt. Ti je pjesë e atij zinxhiri injorance, ti e mban të fortë atë. Ti je armiku i vetë shtetit tënd. Para se të ankohesh për politikën, sistemin, kujto se je TI ai që i jep fuqi asaj. 

Mos qofshim gjithmonë të poshtëruar falë teje e atyre si ti.

13 Komente

ypi ?

As qe behet fjale. Gocuni eshte rreth te 20tave.

dashke Ç dhe Ë zotrote!  po much si ta shkruajme pastajsmiley    ne duam integrim  or taj,duam pragmatizem,kleptokraci,implementim,ekselence,deontologji!

ti dashke shqip!  nacionalist!  horr qe kerkon azil(te streha e fundit e merkelizmit)

 

Shqipe, mu duk sikur mu drejtu mu icik. Ty hic e?

bame,autokrita ne vetvete nuk eshte e keqe,megjithese une nuk e fut dot veten tek mbeshtetesit e sistemit,aq me teper per ceshtjen e gjuhes.

megjithate,per solidaritetsmileypo te bashkohem!  nuk do i leme gjithmone(me) barre   smileymuch-istet!

Per ty, besoj, dikush, diku ne Komune, po perpilon nje relacion te vecante.

Shkrim medioker! Shume keq dhe eshte plotesisht faji yt!!!
.....
Kendo ose vdis pa klithme (D. MEHMETI)

Behu i blerte si une/me tha bari nje nate /Kendo derisa te vallzojne yjet rreth diellit/ Si femijet rreth zjarrit ne toke/e pastaj degjo oshtimen/ pa fjale nder bote/...Kendo derisa te pelcasesh /si kripa ne flake /Vajto po te duash/kosave te egra s'do te mundesh t'u ikesh kurre/ kur çmenden koherat ne furtune.../I bukur eshte vetem zogu ne fluturim/ qe me puhin e kraheve te rreshk...
Kendo, ose vdis pa klithme!!!
......
Apo jo, Thunatae?!

. Para se të ankohesh për politikën, sistemin, kujto se je TI ai që i jep fuqi asaj.

Fuqia ime eshte vota, vetem vota dhe fjala !

Cfare fuqie tjeter kam une ?  Pse jam une fajtor ?

Mjerisht ka shum shkrime te tilla, ku ... Mirina shenon laraska ! 

Mbi 90% e komenteve në këtë blog janë fatkeqësisht pa shkronjat Ë e Ç të alfabetit shqip. Gjithashtu, gramatika në shumë raste të le për të dëshiruar. 

Percudnuesit e gjuhes nuk vijne vetem nga shtresat e poshteme me gjuhe vulgare; ata i gjen nganjehere edhe lart, te veshur me xhakete e kravata. (Ndihme=ndihmese , etj. !!!)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).