Është e vërtetë ajo që thotë Agron Gjekmarkaj në shkrimin e djeshëm në të përditshmen “Panorama”, me titullin “Selam, o Mustafa Nano”. Më ka qëlluar në dy-tre raste që militantë të majtë, si të më kishin të tyrin, madje të tërin, më drejtohen me fjalët: Si jeni shoku Mustafa? Dhe Agronit ia kam rrëfyer vetë këtë gjë. Nuk i kam dhënë peshë këtij keqkuptimi, pasi kam vënë re si rregull, me pikëllim të madh, që shumica e atyre që më ndjekin i lexojnë në mënyrë mendjelehtë e tekanjoze qëndrimet e mia e u bëjnë një interpretim kodra pas bregut mesazheve që unë përcjell. Edhe qëndrimi i berishianëve ndaj meje është fryt i të njëjtit keqkuptim. E jam i sigurt që nuk është faji im. Është faji i tyre, e në përgjithësi i publikut (i një pjese të madhe të publikut) që marrëdhënien me mua (dhe me kolegë të tjerë) e mat, dhe e ngre, mbi bazën e marrëdhënies që ata vetë kanë me udhëheqësit politikë, e sidomos me Berishën.

E meqë jemi te Berisha, me të cilin ka nja dy vjet që nuk jam marrë hiç, nuk më la indiferent ajo që Gjekmarkaj thoshte: “Urrejta që M. Nano ka për Berishën nuk është cilësi intelektuale e admirueshme”. Ndonjëri mund të ketë menduar se Gjekmarkaj e ka tepruar në këtë pikë, duke më atribuuar mua urrejtje për Berishën, në një kohë që këtë gjë nuk e kam pranuar asnjëherë. Por ja, po e pranoj tani. Po, unë e urrej Sali Berishën. Dhe nuk besoj se kjo gjë e komprometon intelektualitetin tim. Mund të ketë plot gjëra të tjera që më komprometojnë si intelektual, por jo urrejtja. Urrejtja për dikë mund të mos jetë cilësi e admirueshme (mbi bazën e ca kritereve, që unë nuk i bëj dot të mijat), por edhe sikur të ishte kështu, nuk do të shqetësohesha kushedi se çfarë. Unë nuk jam engjëll. Për më tepër, nuk besoj fare tek engjëjt. Nuk jam as si Jorge Mario Bergoglio apo si ndonjë “çoban” tjetër grigje që, në mos për një rekuizitë të tyren shpirtërore, të paktën ex officio, nuk mund të urrejnë. Nuk kam as ndonjë simpati për ata që s’dinë të urrejnë kur është rasti që duhet urryer. Madje, kam përshtypjen se shumë njerëz, për të demonstruar një epërsi putative në planin spiritual, e fshehin faktin që urrejnë. Mirëpo, është ky stërmundim për t’i dhënë vetes faqe botës një fytyrë të dytë që i bën shpirtërisht të dobët, e që i bën të vuajnë po shpirtërisht. Është vuajtje të duash ta shprehësh një sentiment, sidozot urrejtjen, e të mos mundesh. E nuk e di pse e fshehin. Nëse janë besimtarë, Zoti ua lexon edhe kur e fshehin. Nëse nuk janë besimtarë, atëherë duhet të jenë të ndershëm me ndërgjegjen e tyre. Ka zgjyra në këtë botë që duhen urryer. Urrejtja është humane, madje aq humane sa në ndonjë rast nuk do ishte gabim që t’i bënim një modifikim “të vogël” shprehjes së njohur karteziane, dhe të thoshim: unë urrej, ergo sum. E kjo s’ka lidhje me intelektualin. Unë nuk them se të gjithë intelektualët urrejnë diçka apo dikë (nuk e di këtë), por jam i sigurt që një intelektual mund të urrejë, dhe me këtë nuk e njollos fare intelektualitetin e tij, përkundrazi, i jep pak ngjyrë e forcë.

Kthehemi te shkrimi i Agronit dhe më duhet të them se më ka ardhur keq që Agroni më ka futur te kategoria e atyre që kanë bërë tifo për Berishën, dhe më pas janë konvertuar, d.m.th janë hedhur në pozicione të forta kritike. Nuk kam qenë asnjëherë me Berishën. Mund të ketë qëlluar të kem thënë ndonjë fjalë të mirë në adresë të tij (Kush i mban mend ato kohë? Kanë kaluar një mijë vjet), por me të nuk kam qenë kurë. Nuk mund të isha. Ai i përket një bote, me të cilën unë nuk kam asnjë, asnjë, asnjë lidhje. As në planin politik, e as sidomos në planin kulturor. Dhe prej tij nuk jam ndarë në vitin 1997, por qysh në vitin 1993 kur, pasi u ktheva nga një periudhë njëvjeçare emigracioni, pashë se ai e kish shndërruar fët e fët Partinë Demokratike, në të cilën kisha “milituar” edhe unë për pak kohë, në një bandë, dhe Republikën e Shqipërisë në një “tokë të xanun”. U rifuta sërish në PD me synimin naiv e kotmëkot pretencioz për t’u bërë tok me të tjerë e për t’i vënë frerë tahmasë së Berishës, por aha, ishte e pamundur, e kishte marrë ferra uratën. Në PD kish vdekur çdo gjë. Të gjithë ndiqnin nga pas Berishën. Dhe pas vitit 1994 unë nuk pata më lidhje me këtë parti, nëse mund të thuhet se kisha pasur ndonjëherë lidhje.

Në të njëjtën mënyrë nuk mund të thuhet se nga i djathtë që kam qenë, jam bërë i majtë. Nuk kam qenë ndonjëherë i djathtë në kuptimin që thotë Gjekmarkaj. Unë u bëra pjesë e lëvizjes së madhe kundër regjimit komunist në kapërcyell të viteve ’80 e ’90, por të gjithë e dimë se ajo nuk ishte një lëvizje e djathtë. Ajo ishte një lëvizje kundër diktaturës. Kaq e thjeshtë është. Për më tepër, atëmot, të them të drejtën, unë nuk është se dija mirë se ç’ishte e djathta e ç’ishte e majta. Mund të ketë pasur njerëz që i kanë ditur, ose që i kanë ditur më mirë se unë (kjo e dyta është e sigurt), por unë vetë kam qenë pothuaj një tabula rasa atomote. Më pas kam marrë vesh se çfarë janë, e për rrjedhojë kam marrë vesh edhe se çfarë jam unë. Dhe e vërteta është se politikisht jam një gjë eklektike. Nuk jam edhe aq i majtë në qëndrimin ndaj politikave ekonomike, por jam qartësisht i majtë kur vjen puna te qëndrimi ndaj disa vlerave/realiteteve/koncepteve, konvencionale apo jo, si kombi, feja, familja, femra, ligji, shteti, lufta, të drejtat e njeriut, deri diku dhe etika, gjë që shpjegon pse s’e kam për gjë të urrej), dhe kjo është e kuptueshme sidomos në kohët e sotme, kur ideologjitë janë kokolepsur, kur demokracia liberale, në kundërshtim me çfarë ulërinte Francis Fukuyama andej nga fillimi i viteve ’90, është duke u sqaqur e ligështuar, kur moderniteti, me të gjitha prurjet e prirjet e veta, është pranuar edhe nga të djathtët (në debatin mes kandidatëve republikanë për postin e presidentit në SHBA, të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, guvernatori i Ohio-s, John Kasich, konservator 24 karatësh, u shpreh se do ta mbështeste e do ta pranonte të bijën, nëse do të ishte lesbike. Para disa vjetësh një gjë e tillë ishte e pamundur të dilte nga goja e një konservatori).

Përmenda etikën. Po rri pak këtu. Agroni thotë në shkrimin e vet se e urrej (prapë tek urrejtja) edhe korrupsionin qamet. Duke e përgëzuar Agronin për mendimin e mirë që ka për mua, e refuzoj këtë medalje, megjithatë. E vërteta është se ma shpif fakti që korrupsioni është shndërruar në një flamë. Kjo po. Por nuk më pëlqejnë më betejat etike. I kam bërë njëherë e një kohë këto beteja, dhe doja që t’i mposhtja të tjerët me armën e ndershmërisë, por ka ikur ajo kohë. Nuk kam më nerva, ndoshta as moshë, të bëj beteja të tilla. E ç’është më e rëndësishmja, nuk mendoj se e kam atë certifikatë apo ato kredenciale virgjërie që ia jepja vetes. Ia kam dhënë vetes pa të drejtë. Unë jam ushqyer qysh në krye të herës, prej gati 20 vitesh, nga ky rend i korruptuar gjërash. E dini? Ne, për një ethos/idiosinkraci tonën, jemi një popull i korruptueshëm, ndërsa në terma konkretë e aktualë jemi një popull tërësisht i korruptuar. Më është mbushur mendja se të vetmit të pakorruptuar në Shqipërinë e këtyre kohëve janë romët, lypësit, ata që gërmojnë kazanëve, kurvat dhe të gjithë ata, të cilët nuk kanë pasur se si të korruptohen, ngaqë s’kanë pasur asgjë në dorë. Ndërsa unë jo. Unë kam pasur gjëra në dorë, unë kam pasur një foltore, një karrige në një studio televizive, një hapësirë në një gazetë, një rrogë të mirë, dhe unë prandaj jam një shkërdhatë e korruptuar, si gjithë të tjerët. E nuk ka rëndësi fare se ç’pasuri kam. Unë dhe kolegë të mi, jemi të korruptuar edhe kur jemi të varfër, jemi të korruptuar qoftë edhe për faktin që nuk kemi qenë në lartësinë e përgjegjësisë që buron prej rolit të intelektualit publik, që kemi marrë përsipër të luajmë. E ky rol, përsëris, nuk ka të bëjë me faktin, nëse urrejmë apo jo. Ky rol ka të bëjë me forcën e pasionin për të mbrojtur interesin e opinionin publik, për t’u bërë zëdhënës të shqetësimeve reale që kanë njerëzit, e për të denoncuar, dhe urryer (për të mbetur te “lajtmotivi”), gjithçka që me këto shqetësime, apo me këtë interes, nuk ka të bëjë. Berishën, sidozot. Dhe “aleancën e qelbësirave”, gjithashtu.

Vetëm se, lidhur me këtë të fundit, më duhet të them që nuk jam penduar. Kam lexuar shpesh online që ma bëjnë këtë pyetje kur del në pah ndonjë zullum i këtyre që janë në pushtet: Jeni penduar që keni bërë apelin në favor të “aleancës së qelbësirave”? Jo, nuk jam penduar. Në ndryshim nga shumë të tjerë, mua nuk më kanë zhgënjyer në asgjë këta të mazhorancës. Ata janë ata që unë kam pritur që të jenë. E prandaj, nuk ka se si të bëhem pishman. Sepse të bëhesh pishman, do të thotë që të biesh dakord me idenë se duhej të mbanim Berishën akoma në pushtet, ose që ta risjellim sërish, për herë të n-të në pushtet. Jeni çmendur? Vërtet e mendoni këtë gjë?

Tani, shqiptarët çdo gjë mund të bëjnë, edhe mund ta risjellin sërish në pushtet (një popull tërësisht i korruptuar të gjitha mund t’i bëjë), por unë uroj që kjo të mos ndodhë, gjë që nuk do të thotë se jam i kënaqur me këta. Joooo! Si mund të jem i kënaqur? Kjo është dhe arsyeja që e kam hapur gojën e kam bërë kritika qysh në momentet e para, pasi kjo mazhorancë zuri të punojë. Por po e bëj të qartë: këto kritika nuk kanë të bëjnë me faktin që jam bërë pishman. Këto kritika kanë lidhje me respektin për punën që bëj, e me pritmëritë që mund të kenë për ne ata që na lexojnë e na ndjekin.

Një vërejtje thelbësore kam për Gjekmarkajn. Dhe për të tjerë të djathtë si ai. Në vend që të mbeten të pakënaqur nga shkrimet e mia kritike prej të majti për të majtën, le të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë nga pozitat e të djathtit për të djathtën. Në botën e së djathtës shqiptare nuk ka dalë qoftë dhe një njeri i vetëm (dhe kjo për mua është e Ç-U-D-I-T-S-H-M-E) që të vërë pikën mbi “i” pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare e komunale. Kjo pikë mbi “i” duhej vënë me kohë, por le ta lëmë rravgimin nëpër vite, e të mbetemi në mënyrë të veçantë në kohën pas këtyre zgjedhjeve. Dhe cila është pika mbi “i”? Pika mbi “i” është të thuash që Partia Demokratike është në një gjendje si mos o Zot, që kjo parti, kështu si është, nuk i duhet as dreqit, që atje ligjin e bën vetëm Sali Berisha, se ai është problemi më i madh i kësaj partie, se ai gjithçka e bën për të mbrojtur pasuritë e familjarëve të vet e për të mbrojtur veten prej krimeve që ka bërë, dhe se Lulzim Basha është një kanakar i tij. Të gjithë atje e dinë këtë gjë, por askush nuk e thotë. U vjen më kollaj të shohin se kush e urren Sali Berishën.

17 Komente

"unë" kështu e "unë" ashtu, "mua" kështu e "mua" ashtu. Një farë Gjekmarkaj kështu, e me siguri, ndonjë Gjongjekaj tjetër kështu. Mor zotni, edhe po të ishe ndonjë farë kalibri me prova e vepra, do ishe përmbajtur një cikëz. Mbase do e kishe këtë lloj atitude andej nga mesi i të 70-ave, sepse mosha e argjendtë e ka vetiu një farë kapitali thjesht nga metali i cmuar. Por jo kështu! Mbushur shqipëria me pordhacër sa nuk merr dot fryme. smiley Ti mor zotëri pikësëpari duhet të jesh profesionist në dicka, qoftë edhe në gazetari, të cilën shqiptarëve u është mbushur mendja se e kanë fakultet të lindur kombëtar, se nuk shpjegohet ndryshe ky ciklon i përjetshëm gazetarofilie, - kjo duhej të ishte gjëja e parë fare, e profesionist ti nuk je, ti je një "Moechtegern", si pothuaj e gjithë shpura e takëmi me të cilën hidhni e prisni "polemika", "më laj të lyej", "më jep cmim tani të të jap cmim pastaj", e bëni medemek debate, apo beni medemek libra, për tema e gjëra që as ia keni haberin, sepse sot nuk mund të shkruash më me tahmina apo me common sense. Ky fakt duhet të të vriste si një gur këpuce e të bënte të përkorë - natyrisht, kuptohet që diku do e nxjerrësh "bukën" dhe llogjet sot shiten, emisionet idiote televizive po ashtu, por pac mirësinë, se s'mund të them dot "pash Zotin", mjaft me këto referime për veten se na kallët krupën. Apo me pordhët shqiptare me qortime, abuzime citimesh e lojë me emra autorësh, një mikrogram i truve të të cilëve ka më shumë vlerë dhe dije se dhjetë tru nga tuajt! Për shembull, u bë bycka jote të thotë "ulëret" për Fukujamën?!  

Dije mirë edhe një gjë: Sala është aq i mjerë si objekt, aq i nënkuptuar si e keqe, sa përmendja e tij, apo shpallja që ti e urreke, o llah (dhe kjo e thënë si një shpallje që shënon një epoke të re ne Ballkanin Perëndimor, tip "Mr Gorbachev, tear down this wall!"), nuk bën gjë tjetër vecse ta ngjit edhe ty, në mënyrë bakteriale, atë mjerim.

Emigranto, sidoqofte fakti qe F.N. kerkon te jete i ndershem me veten e tij dhe lexuesit e tij, e ngre ate ne syte e shum gazetarve e analisteve aty. Shkrimi i tij mund te duket/tingelloj si patetik, por persa kohe ai kritikon edhe veten e tij, tregon se patetizmi qe duket, eshte mese i justifikueshem. 

Për më tepër, nuk besoj fare tek engjëjt. Nuk jam as si Jorge Mario Bergoglio apo si ndonjë “çoban” tjetër grigje që, në mos për një rekuizitë të tyren shpirtërore, të paktën ex officio, nuk mund të urrejnë. Nuk kam as ndonjë simpati për ata që s’dinë të urrejnë kur është rasti që duhet urryer. Madje, kam përshtypjen se shumë njerëz, për të demonstruar një epërsi putative në planin spiritual, e fshehin faktin që urrejnë. Mirëpo, është ky stërmundim për t’i dhënë vetes faqe botës një fytyrë të dytë që i bën shpirtërisht të dobët, e që i bën të vuajnë po shpirtërisht. Është vuajtje të duash ta shprehësh një sentiment, sidozot urrejtjen, e të mos mundesh. E nuk e di pse e fshehin.

hahaha na knaqi Muci.
si thote shprehja: sinqeriteti vyrtyt i intelektualit, continua cosi. smiley

E meqë jemi te Berisha, me të cilin ka nja dy vjet që nuk jam marrë hiç 

Muci paska bere periz per dy vjet (me te rejat), e tani po i leshohet Berishe-tavolines prap. 

O Muci, juve keni shume vite qe hani buke me Berishen, duhet ta falenderoni per faktin qe ai ka qene aq radikal e diktatorial, ndryshe juve s'do kishit shume gjera per te thene, do kishit pak material per te bere artikuj e emisione, per te marre honorare nga BE per projekte etj. Hiq Berishen dhe e shikon se sa i mjere eshte mendimi, diskursi, i shume prej juve anal-istave shqiptare.

Ti te pakten ke muslimanet tani qe iku Berisha, po Andrea Stefani i gjore qe po mbytet ne thatesiren post-berishiste...gjynah. 

Ah sikur te kishim ca metodologji. 

Po ku ta gjente Mustafai metodologjine e gazetarise, ku? 

Gazetaria eshte profesion or lum miku, nuk behet si pilafi...me sy! 

Cudi qe kete vere nuk krreu ndonje liber. Mbase nxitohem dhe une, se Vera akoma ska dale. Vjen Shtatori dhe fap e perplas Muci ne tavoline nje liber, bie fjala, me titull Konflikti Osmano Venecian ne Shqiperine e shek te 13. 

Kur e beri Noel Malcolm per shek e 16 perse mos ta bej dhe Muci jone. Cfare ka me pak ai se Malcolm?

Kështu është kur "çdo zog pa pëndë "pëlqehet se "ka sinqeritet  mer jahu " . Ju rujt njeriu në se Mustafa është i sinqertë apo jo ? Vazhdon i njëjti përfaqësim duke i dhënë Vlera Intelektuale sa muçi -gjekmarkaj sa gjekmarkaj -muçit  , për me na mësue si me lexue  or tie  

Këtë mani për u çfaqur si Elitar smiley i shekullit të tetëmbëdhjetë , kur këmbeheshin mejtime të mëndjes nga Filosofë , Shkrimtarë etj Pionerë të dijes , prej atyre që po i jepnin tonin jetës Intelektuale në gjithë Botën , nuk mund të gjesh  as në Afrikë  as në Azi  , si lloi që është çfaqur në Shqipëri që mendojnë se jemi në vitin 1928 me 99% analfabetizëm e mezi pritëm xhibonjizmin me na mësue si me i kuptue Gjojnat or tie

Ç bëhet kështu ? Muç- Gjekmarkaj kanë mejtime se Berisha është kryeqelbësirë  dhe bëjnë Luftë sinqeriteti se kush  i ka shërbyer më mirë smileyBerisha nuk është as  ka qenë  qelbësirë Ai është Vetë Qelbësira në mjedisin shqiptar që në çfaqjen e tij si Li- DERRRRR.

Mund ta përfytyrosh veten , vetëm si Elikar i dalë nga spitale psiatrike që tu japësh rëndësi këtyre dacibaove personale, le më ti xëbërthesh si kryeelitarja Yp Xhibi si probleme të kritikueshme

Nejse , mejtonj se sh.Gjëmbi mund të dallojë edhe probleme që ne nuk i rrokim dot dhe do mëtojë smiley të na i xëbërthejë

Ne historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë në Europën ish-komuniste të Lindjes Sali Berisha ishte dhe mbetet një fenomen. Për shqiptarët në ditët e sotme ai është një institucion, që unë dhe shumë të tjerë do ta konsideronim si “Institucioni I opozitës së vërtetë e të vendosur”. Ajo çfarë përfaqëson Sali Berisha ka lidhje me të shkuarën e afërt dhe me të sotmen e kombit shqiptar.  Rasti i Sali Berishës është rast unikal në botën e diktaturave e të demokracive kur një person të jetë kaq shumë e kaq ashpër i sulmuar me shpifje e trillime, me ofeza, denigrime dhe urrtje pathollogjikie nga pinjollet e diktatures dhe sorollopi i tyre, e nga ana tjetër të ketë mbijetuar në krye të pushtetit e të opozitës për 25 vite radhazi. Sado të përpiqet fabrika e kelysheve te sigurimit hoxhist e shtetit komunist shqiptar  ta denigrojnë përmes shpifjeve të përçudnuara, ata nuk do të arrijnë ta lënë në hije dhe ta errësojnë figurën, kontributin dhe veprimtarinë e Sali Berishës.smiley

E çfarë Grande Kaka është mor zot .Nuk do ti ofendojë sholokët antikomunistë por i lë të kuptojnë se të tillë si vetë Qelbësira Berisha të bartur nga Komunizma vlerësoheshin si të Çmëndur në lloin e tyre që mund të grumbullojë pas vetes kategorinë e kakarisësve me kikiki e kakakaka smiley

Grande Kaka i Madh  smiley edhe i qea dhe i rreh dhe i përkëdhel sholokët me Berishën smiley si mësuesi e ideatori i Vetëm i neurozave psikike .Të djelë të Gëzuar se e meriton me këto ndërhyrjet e fundit , ndryshe kur për një çast mejtonja ..vate dhe Njente Kapua ..smiley

Muc jargamani kshu qe rri tere diten duke lepi llapen si Ver Llapa , sa i shpif .

Kopeja e deleve vs. Muc Nano

ju si me pas qen coban te gjith, atq... dele njoni, dele tjetri smiley

 

"Une nuk jam Anti Berishist thote Muci, po Berishen e URREJ.

Une nuk jam bere pishman per Aleancen e Qelbesirave sepse keta megjithese jane QELBESIRA ashtu sic prisja te ishin, me MIRE se BERISHA JANE!!!!"

Ky eshte thelbi i shkrimit te MUCIT. te tjerat jane masturbim intelektual i perziere me nombrilizem hundecpues.

Ik o Muci se te ka dale boja me kohe, edhe kur ben kritikun e te majtes, e ben me kritika "dantelle", duke sulmuar si gjithmone Berishen dhe Shpuren e tij..

Pengu me i madh i jetes tende eshte te zbulosh ABSURDIN sesi njerez normale mundet te jene me Berishen..e ke vendosur BERISHEN ne PIEDESTAL, per nje "Ikonoklast" si puna jote ky eshte fundi..

 

Jepi Muc! E ke thare ! C' Belul Gjeraqine e me the te thashe! Lefti te ka dhen rast ...ta hapish krahun shume ! 

DON'T TRY TO WIN OVER  THE HATERS

YOU ARE NOT

THE JACKASS  WHISPERER  

sidomos kur jane nga aleanca e celbesirave

Çfarë dore i ka dhënë LefTGopeve se nuk shoh gjë këtu për "dorë " smiley

Ka llomotitsa me probleme të mëdhoja mer jahu të zoraxhijve që mendojnë se i ka kush në refene për Mejtimet or tie . Për kështu Gomarllëqesh ?  Po i ka dhënë dorë dhe të shkalafiturës Left me ...iiiiiii në fund . Dmth ngri një Mit ose Mut si Berisha dhe përdore për raporte intelektuale si xëbërthim smiley

Ku i shifni mo vlla këto "duar " Na i thoni ti shohim dhe ne i nderuar Grava !

Më vjen keq për Tem-ën se po kthehet njësoj si pështymorja Panorama  në Kohë duke botur artikuj v*karist si të një llomotitësi A.Fuga .Për çfarë duhen ? Për të thënë që Fuga ka bukurshkrim ?

Hiqni dorë nga llomotitsit ndryshe Do ishte më e arsyeshme të hapen debate ..Ku e kishte halenë Fuga para se të vinte viti 60 smiley

Të dhjefsha llogjikën mistrece të kujtëdo kalemshkrusi .Tema . Mund të mos dua Meron , por nuk jam dashakeqës i përmbajtjes cilsore tuajës. Ama  ti japësh hapsirë Fugës , java shtatë e ai tetë me mejtime të mëndjes , është njësoj si i jep Hapsirë pështymorja Panorama Yp Xhixhit  Eduard dhe Yp Topes  presorë . Apo siç i jepte hapsirë PPU mender presor Olsit .

Këto vlerësohen si degjenerata ose skarcitete të Intelektit . Ndoshta Elitarja Yp Xhibi i sjell si Linqe po  sh Gjëmbi do ketë mejtim ?

Presim dhe një IntelektuHale ti përgjigjet IntelektuHales Fuga !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).