Përmbytjet që përfshinë të hënën Tetovën dhe vendbanimet përreth saj kanë lënë pasoja të shumta. Në Komunën e Tetovës është ngritur Shtabi i Emergjencës në të cilin bëjnë pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e goditura nga përmbytjet e së hënës. 

Nga të dhënat e para të mbledhura nga Shtabi, rezulton se fshati Shipkovicë është zona më e dëmtuar nga reshjet që sollën edhe përmbytjet e së hënës. Deri më tani, Shtabi i Emergjencës nga ky fshat ka raportuar për 3 të vdekur, si dhe për 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur dhe llogaritet si i humbur dhe për 13 qytetarë të lënduar. 

Ndërkaq, raportohet se në të gjithë Komunën e Tetovës, si pasojë e përmbytjeve, kanë humbur jetën 4 persona dhe dy të tjerë raportohen si të humbur. Por, media të ndryshme në Maqedoni raportojnë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i madh për shkak se zona të tëra vijojnë të jenë të mbuluara nga uji e balta. 

Gjithashtu, e rënduar paraqitet situata edhe në Reçicë të Madhe, ku raportohet se janë dëmtuar rreth 100 shtëpi, por që fatmirësisht në këtë zonë nuk ka raportime për viktima. E vështirë paraqitet situata edhe në fshatin Poroj, ku  deri në orët e para të mëngjesit është punuar në zhbllokimin e rrugëve. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës u bëjnë thirrje banorëve nga zonat e përmbytura që të mos përdorin ujin deri sa nuk vërtetohet pastërtia e tij. 

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë urgjentisht ka udhëtuar për në Tetovë. Ai e vizitoi Reçicën e Madhe, ku dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe më pas ka vizituar spitalin e Tetovës, ku ka garantuar angazhimin maksimal të qeverisë së tij për t’i ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore.

Kjo nuk është hera e parë që Tetova përballet me të tilla fatkeqësi natyrore. Një herë në rreth 30 vite, lumi Shkumbin që përshkon këtë qytet del nga shtrati dhe shkakton katastrofa të tilla natyrore. Rasti më i fundit i dokumentuar është ai i nëntorit të vitit 1979, ku edhe në atë kohë u shkaktuan dëme të shumta.

6 Komente

Por lumi, kur dilka 1 here ne 30 vjet, (pra paskan eksperience) pse nuk i marrin masat, pse nuk ndigjojne zerin e eksperteve se si duhet rregulluar/zbutur ky fenomen. 

Pjer, ato projektet e infrastruktures atje i kane ne dore sllavet arrixhinj pra jane bere shkel e shko sa per te kaluar rradhen !  Arrixhinjt sllavist nuk investojne ne infrastruktura te qendrueshme ne zonat e shqiptarve ...ky eshte realiteti !  

ueee co kjo me, ca pamjesh apokaliptike, gjynah te shkretet njerez smiley

gjynof , uroj te jete me kaq

Po shteti ... Ame ku eshte ? Po shkoni nje dit  ca nga ju qe e thyeni tere diten,a u shofshi prane atyre njerzve tane,  se nuk do vdisni,o fare hibride!

 

 

Ca bene keta tanet? Dhane ndonje ndihme? Apo jane me pushime hala?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).