Të rinjtë amerikanë po kthehen të jetojnë me prindërit që pas krizës financiare të vitit 2008. Numri i të ardhurave të këtyre personave po i rikthehet nivelit të para krizës financiare, por ata nuk po largohen nga shtëpia.

Të njohur për largimet e tyre nga shtëpitë që në moshën 18-vjeçare, studentët amerikanë po bëjnë një lëvizje të papritur. Ndërsa prindërit e tyre po llogarisin strategjitë e daljes në pension dhe po mendojnë të marrin shtëpi të tjera më të vogla prej hapësirave boshe, shtëpitë amerikane po fillojnë të mbipopullohen.

Recesioni i madh ka nxitur shumë persona të moshës nga 18 deri në 34, e ndoshta edhe më të mëdhenj se kaq, që të kthehen në shtëpitë e prindërve, sepse kanë humbur punën ose kanë vështirësi financiare.

 

Në fakt, ka pasur një numër të pensionistëve që nuk po i ndërrojnë shtëpitë e tyre, pasi po u kthehen personat e dashur. Një raport i fundit tregon se trendi i atyre që pakësojnë ambientet e shtëpive po minimizohet dhe se numri i të kthyerve në shtëpi po rritet.

Shumica e fëmijëve që janë kthyer në shtëpi në fillim të krizës, nuk janë zhvendosur, por ky fenomen po rritet, edhe pse ekonomia po përmirësohet dhe shkalla e papunësisë ka rënë.

Po ashtu ka rënë numri i prindërve, të cilëve fëmijët u ktheheshin për vizita vetëm për pushime gjatë ditëve të festave. Në shumë raste, shtëpitë nuk janë vetëm të prindërve.

Studimi amerikan tregon se ndërsa popullata e të rinjve nga mosha 18 deri në 34 vjeç po rritet me 3 milionë njerëz vetëm në tetë vitet e fundit, shumë pak prej tyre janë kryetarë familjesh.

Kjo do të thotë se ka 42.2 milionë të rritur të kësaj moshe që kanë mbi veten një shtëpi, krahasuar me 42.7 të vitit 2007. Që nga viti 2010, përqindja e personave të moshës 18-34 që jetojnë me prindërit është rritur nga 24 në 26 për qind. Kjo ishte vetëm 22 për qind në vitin 2007 përpara recesionit të madh.

Kjo, pavarësisht faktit se norma e të papunëve ka rënë nga 12.4 për qind pesë vite më parë, në 7.7 për qind sot. Të ardhurat e tyre janë rritur gjithashtu që atëherë.

Nëse prindërit po e mbështesin këtë ndryshim, kjo varet nga familja në familje. Disa po e pëlqejnë të mbështesin fëmijët e tyre dhe të kenë më shumë kohë për të kaluar me ta, ndërsa të tjerë, ndonëse pëlqejnë të jenë me fëmijët, do të donin të kalonin më shumë kohë vetëm.

 

Meqenëse prindërit duan që fëmijët të kenë shtëpinë e tyre dhe të jenë të suksesshëm, ata e shohin me tjetër sy kthimin e tyre në shtëpi dhe dëshirojnë që kjo të mos ndodhte.

Kjo lëvizje është një trend që industria e pronave të paluajtshme po e vëzhgon nga afër. Nëse të rinjtë qëndrojnë në shtëpi dhe nuk blejnë shtëpi të tyren, kjo do të thotë se tregu i pronave të paluajtshme nuk do të pësojë rritje.

Çfarë i ndodh tregut të shtëpive ndikon te dyqanet e mobilieve dhe industritë e tyre që i shërbejnë tregut të punës. Nëse po pyesni nëse trendi i të jetuarit me prindërit prek të rriturit, të cilët kanë ose jo një edukim të lartë, studimi tregon se ka një diferencë.

Sipas hulumtimit, 86 për qind e atyre që kanë një diplomë jetojnë të pavarur nga familja e tyre krahasuar me 88 për qind që ishte shifra pesë vite më parë dhe 90 për qind në vitin 2007.

Një rënie për dy për qind ka ndodhur edhe për ata që nuk kanë një diplomë universiteti në pesë vitet e fundit, por vetëm 75 për qind e atyre me arsim të lartë jetojnë të pavarur.

“Kjo sugjeron se trendet e mënyrës së jetesës te të rinjtë e rritur nuk po drejtohen nga tregu i punës, pasi të rinjtë e edukuar me universitet po përjetojnë një rimëkëmbje më të madhe në këtë lloj tregu sesa ata që kanë arsim më të ulët”, shkruhet në studim.

Djemtë kanë më shumë gjasa se vajzat të jetojnë në shtëpi, por kjo gjë ndodhi veçanërisht gjatë recesionit të madh. Sot, 63 për qind e burrave amerikanë jetojnë të pavarur krahasuar me 72 për qind të grave.

Ekonomia ende duket se luan një rol në marrjen e vendimeve, sepse megjithëse ka rënë norma e papunësinë me 7.7 për qind për këtë grupmoshë, është ende 6.2 për qind mbi recesionin e madh.

Norma e papunësisë te të rinjtë me një diplomë universiteti në SHBA është 2.9 për qind krahasuar me 9.3 për qind e atyre pa diplomë, sugjeron studimi.

Pagat ende nuk janë rikthyer në atë normë që ishin përpara vitit 2008, kur ishin 592 dollarë në javë. Në vitin 2015, pagat e të rinjve ishin 574 dollarë në javë, ndërsa në vitin 2012, 547 dollarë. Borxhi i kredisë studentore gjithashtu është një problem që po i kthen fëmijët në shtëpi.

Ndërsa gjithnjë e më shumë fëmijë po kthehen në shtëpi, nuk do të thotë se ata po rrinë më kot. Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi dhe janë përfshirë në pozicione të mira në tregun e punës. Edukimi është i rëndësishëm, sepse 51 për qind e atyre që kanë një diplomë bachelor kanë një shtëpi krahasuar me 43 për qind të atyre që kanë vetëm gjimnazin. Në vitin 2007, vetëm 54 për qind e atyre me diploma universiteti kishin punë, krahasuar me 46 për qind të atyre me diplomë gjimnazi.

*Burimi: “Huffington Post”

82 Komente

Ky fenomen ndihet edhe ne Europen Perendimore dhe Lindore. 

po ne Evropen qendrore..?!

Po ne ate veriore  dhe jugore!!?

Ose me sakte veriperendimore dhe verilindore sikurse jugperindimore dhe juglindore. Duhet me qene me preciz ju lutna shume.

Prape ne si komb jemi stabel ne kete fenomen sepse femijet Shqiptare qendrojne me prinderit deri sa keta te fundit te vdesin , vetem se plas lufta mes kalamojve kush me marre shtepine.

Gjeja me annoying edhte ky fenomeni shqiptar! Shume e bezdisshme Brady. Lol

Po kthehen, jo po rikthehen. 

Ironia....jane 18,600,000 stepi te braktisuura dhe te pabanuara ne SHBA...I bie qe cdo i pastrehe te kete 6 shtepi per koke 

E drejte. Kjo eshte si me thone: I papune je ti? Bukuri, cohu mush noi gote uje ose laj makinen qe mos rrish kot.

Sinqerisht ju kam zili sa te mireinformuar jeni per Ameriken.

Se nuk I kishin bo llogarite mire. Iket mbas college e jo para. Tani I kane thirr trurit. Mbaro college. Gjej pune, dhe opaa dil me vete, caje jeten vete.

Varet si e shef Moza. Eshte tjeter gje te jesh tre kurora ne nje apartament dy e kuzhine e tjeter gje te jetosh me pleqte ne nje shtepi tre kateshe, kur per me teper pleqte e kalojne gjysmen e vitit ne cottage dhe gjysmen ne Florida. Kuptohet, kur nuk je keshilltar ekonomik ne Kine apo Dubai.

e kon kuptu qe te tallesh me nji qe ka gjith katin (ose edhe shpin xhanem) per vete, qe pse jeto ti aty dhe nuk futesh me naj biruc per me kallxu qe je cool, esht nji trapllik e gjys per vete.

Qe thu ti emigranto, kam nje komshi. Xhorxh e quajne. Burri I mire shume. Nje cun qe ka, erdhi mosha ju duk vetja cool. Gjithe ate shpi ka Xhorxhi, po ne dac dhe basement komplet te mbarum dhe me privacy. Po nuk mjafto kjo Po ka dhe 1 shpi qe e ka leshu me qera ne qytetin ngjit. Jo mor Jo, nuk du tha cuni. I am moving out. Po daleee 're ke gjithe ket shpi? No tha, do move out. Iku nja 2 vjet, vec kur kthy prape. Epo kjo. Shkoi pagoi qera diku tjeter kur mund te rrinte pa pare ose te shpia # 2 me cerek qeraje. smiley

kemi pas i llaf ne ne alidem per kta tipat qe shkojn me von vetlla kshu. smiley

po s'po e them, jo. smiley

 

Po thuaje! smiley

Do na ngelin kalamajte pilaf ne shtepi. smiley

    Un kam nje opinion krejt tjeter per kthimin e femijeve ke prindrit.Po mendoj spjegimin sipas shikimit vertikal. Keni degjuar kush e ndjen i pari rrezikun e termeteve ? Minjte ! Dhe ata ikin me vrap drejt folese ku kane lindur, sepse instikti i udheheq per shpetim aty ku i lindi nena.Te gjith femijet, pavarsisht moshave  mbeten femije, ne raport me prindrit, kryesisht nenen, shprehur me nje thirrje re veteme perballe  rrezikut : O neneee ! 

   Fundi i kesaj bote eshte i afert , nisur nga sa njerzve u eshte paralajmeruar me kohe ! Ky nuk eshte fatalitet or miq por nje realitet te cilit jeta na shtyn ti largohemi, menyra e jetes qe kemi bere e bejme na terheq drejt fundit.Forca e kesaj terheqje eshte me e madhe se ajo shtytese...! Kjo po ndodh po ju mos e pranoni ! 

kisha pershtypje se rebelimi ishte i te rinjve ndersa ne pleqeri vinte paqetimi me jeten dhe boten.

Pleqeria (kur te ze keq) eshte me e poshter se rebelimi, se uron e shpreson qe gjithe bota te behet hi e flake pas teje. Dhe te mendosh qe kete njerez kane edhe niper e mbesa.

Pleqeria eshte fisnike, enverizmi e islamizmi nuk ja din per Moshe, qe kur vdiq Mohamedi apo Merhumi iPalortose nuk kan paqe. Presin Muhametin dhe Merhumin e Palortose te zbres poshte e te vendos drejtesine bashke me Sheriatin. Veq Shteti kalifatit e Merhumit sjellin drite me ket bote. 

Keni degjuar kush e ndjen i pari rrezikun e termeteve ? Minjte ! 

PIKERISHT!

Po ku di gje ky bufi i Kanadase se ato ca them une jane te profecise se kultures baze dhe jo te miat, por le ta leme ne cmiren e vet, sepse gjithcka shkruan jane nje tufe marrzirash. Nuk i del asgje nga sa ka parashikuar dhe ndaj terbohet. Kujton fakiri se me plasi mua ca shuan birbua, apo se me tha plak ai!Mavriut..,i duket post te qenet admin,dhe fshin te mos i lexojne te miat, sepse gjith kapterave mendja u rri ke spaleta e gjeneralit. Por ama ... Kaptere vdesin!Ky i ri, kur te vdesi do i duhen nja 30 deshmimtare te vertetojne kush mmm e nga qe. Kurse ne timin nuk do kete fund vargani. Ky eshte ndryshimi mes nesh birbooo! Une e kam nje emer ndersa cmirzinjte mbeten emershuar

Po ka nevoje njeriu per njerez...vetmia eshte e keqe, te vret.
Ose nese s'duan te jene me prinderit afer, te pakten te bejne shume kalamaj. 3 do te ishte ideale. smiley

pse do ishte 3 ideale?

po se 1 eshte shume pak, 2 me duket pak si vaket pa shume gjalleri, 4 duhet shume nge me i rrit, 3 me duket me mire.

smiley
e po, po..nga tre e kater i kullufste Cufua mollet ne maje te pemes, por e zuri roje arushi per veshi

Amerika esh si shpirt

Nuk ka asgje te keqe te jetosh me prinderit dhe te kursesh per te ardhmen.

Eshte me mire t'ja nisesh jetes me borxhe ndaj bankes, apo t'ja nisesh me dollaret  e tu ? pa te treguar banka  se si t'i perdoresh ato dreq borxhesh e kreditesh

new style fancy, me borxhe deri ne fyt ...kapitalizmi i eger eh ?

fiqo ameriken kush e kuptoi , ja hodhi !!

.Ne biblen e kaurit pershkruhet historia e djalit prangprishes i cili kur mbeti keq kthehet  tek i jati qe e fal duke e pritur  me krahe hapur.Shtepia e prinderve eshte gjithmone fole.ngado qe te shkosh  cfaredo qe te besh ,mund te kthehesh perseri aty e do te te presin me krahe hapur.

Sa pa fat qe jemi.  Sa filluan shqiptaret te ikin nga shtepite e prinderve e te bashkejetojne me "boyfriends" si te jashtmit,  keta dreq amerikane ndrojne stilin.

Te jetuarit me prindin eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhe nje te riu! Eshte mallkim ! Biles e kam pas vene ré që asokohe ne Tirane, ne raport me studentet qe i ne i quanim konviktorë: vite me vone kam kuptuar pse kishin diçka ndryshe nga "ne tironcit" !

te rrosh i pavarur sdiskutohet qe ka me shume te mira se te keqija, por ta quash mallkim te jetosh me prinderit po e ekzagjeron goxha...

He ca kishin ndryshe nga ju tironcit? Na trego si ish atehere? Kishin bills/expenses ? 

po te jetosh me ndonje shok a shoqe qe s'lahet, qe ben zhurme apo rremuje? Une s'kam jetu ndonjehere ne konvikt apo ne shtepi te perbashket me shoqe, por i kam degjuar shume shpesh keto ankesa nga shoqe te miat qe ishin nga rrethet dhe u duhej te gjenin njerez te bashkejetonin.

pastaj...vertet qe ka prinder qe nuk kane besim te femija e tyre dhe ndonjehere interferojne tek privatesia e femijes, por sidoqofte....ti ben te gjitha gati me te ngrena, me te pira, te lara e te shplara. Kur jeton vetem dhe duhet t'i besh te gjitha vete te ze gjumi ne karrige.

 

ti ben te gjitha gati me te ngrena, me te pira, te lara e te shplara smiley

Kush ti ben te gjitha gati?  Ne c'moshe?

Prindi kush tjeter.
Iu drejtova Stalkerit, pasi ky po fliste per te rinjte, dmth edhe mosha e prinderve ne kete rast nenkuptohet qe nuk eshte pleqeri e thelle. Po edhe ne ndonje rast tjeter, varet, kam pare gjyshe qe deri 80 vjec u kane bere sherbime famijes.

E kam fjalen: ne c'moshe jane femijet qe presin sherbim nga prinderit?

te rinj pra, per ate po fliste stalkeri...kur je student e post student

Dmth keta jane 20+ dhe presin ti lajne e ti shpelajne prinderit.  Po nuk i shpelan mortja,  do kishte thene gjyshja ime.

eshte figurative larja-shplarja, i/e dashur...behej fjale per rrobat- vihen per t'u lare, ndehen, thahen, mblidhen, hekurosen, sistemohen...por edhe pastrimi i shtepise...dhe kur s'kishe kohe dhe t'i bente gati dikush tjeter ishte vertet ndihme e madhe dhe s'ka asgje per t'u turperuar.

sot shyqyr ka shpik frengu lavatrice me te gjitha proceset brenda....shtyp butonin dhe dalin te hekurosura.

Edhe une ne menyre figurative e perdora larje/shpelarje.   Thone qe po rritet nje brez dembelesh po une nuk dua ta pranoj.  Prandaj dhe te ngacmova.

Po ne nje moshe te thyer prinderit kane nevoje per nje gote uje (ne menyre figurative) do u marresh azil apo sherbyese per hir te pavaresise?

Te jemi realiste drejt asaj rruge je dhe ti.

jo as une s'e besoj...cdo gje varet nga nevojat qe ke dhe edukimi qe ke marre. Une e vleresoj shume ndihmen e prinderve se kur jetoja me ta shumicen e gjerave i gjeja gati, kurse tani cohem perdite ne 5 ose 6 te mengjesit te gatuaj dhe te ftilloj shtepine.

kurse te huajt me ckam vene re jane pak indiferente sa i perket pastrimit dhe rregullimit te shtepise, nuk e bejne perdite si ne shqiptaret dhe s'i kane keto shqetesime.

 

@lungomare, s'te kuptoj, ku e thashe une qe pleqte jane te besdisshem e duhen cuar ne azil? Femijet mosmirenjohes i degdisin prinderit ne azil.

nuk qe personale, po si ana tjeter e medaljes se diskutimit.

ti ben te gjitha gati me te ngrena, me te pira, te lara e te shplara

 

smiley

 

Ka avantazhe e disavantazhe.kur jeton me prinderit detyra jote eshte qe ate te cilen dikush tjeter ka paguar bere pazarin gatuar dhe servirur ta hash e te ankohesh per cilesine llojin dhe sasine.te shohesh TV deri ne dy te sabahut e te ngrihesh nga dreka .gjithashtu te mos preukopohesh me qerane fatura. E me the e te thashe gjera qe iu krijojne stres e atake zemre 99.99% te banoreve te globit.smiley

Në fakt të tërheq kjo Ide e "bashkëjetesës " në çdo kohë e formë që të Çfaqet .

Jeta është përvojë dhe përvoja  trashëgohet  . Kur ka pasuri e prokopi një familje e bashkuar ja del  më mirë se sa një kope qensh  .

Teoria e Bushtrave dhe Qenërve është "fatkeqësi  kur jeton me prindër "

Po njeriu është tjetër specie . Pranadaj qentë i ka në shërbim dhe jo e kundërta . Megjithse shumë vëzhgues  Helikarë smiley mund të kujtojnë se xëbërthejnë subjekte filmash smiley me jetën pasi dhe lexohet ndonjë "Batutë " -Jeta është film

Kush përpunon teori e përgjithësime në mënyrat e bashkëjetesës, jashtë gjëndjeve Konkrete vërteton më së miri teorinë e HeliKarëve dhe Jerarqinë e tyre smiley

Ajo që e lidh një familje dhe trashëgon një bashkëjetesë janë Interesat e përbashkëta dhe piksynimet e arsyeshme e të mundëshme . psh një Ciclietë nuk mund të japë mejtim para P.Hilton . As një karandash Blogu i PPU para kështjellarëve Kenedy ose Klinton .

Ja ca vergje për kanibalizmin e kafshëve - njerzore që mohojnë bashkëjetesën me prindër .

Sikur ti të kujtoje o biri im
Në gjoksin tim mbërthyer !!!!!!!!!!!! .........zor se e kuptojnë buzëshpërvjelurit trala lala
Nuk do më jepje o bir kaq Mundim
Se ti qënke si difi dhe unë i/e thyer .

Eshte ne fakt nje fenomen interesant demografik/ekonomik qe mund te permbyse bilancet per te gjithe. Deri tani kishin shpresa se mund te jetonin me mire se prinderit (me makine e shtepi), por kjo shprese sa vjen e zvenitet.

Mjafton te shikosh ngritjen e Bernie Sanders ne skenen politike Amerikane, dhe te shikoni demografine qe e mbeshtet ate.

Bernie Sanders mbeshtet kryesisht nga te rritur qe jetojne ne "bejzmenin" e prinderve... smiley

Pikerisht!

Nder te tjera do tu duhet te mbeshtesin edhe prinderit qe s'kane asnje kacidhe per pension, dhe qe po jetojne te pakten 10 vjet me teper se gjenerata para tyre. The future looks promising...

Xhorxh Kostanca_s, se ku e pashe para ca ditesh pjesen e ngjashme

Femijet, sidomos ne moshen adoleshente, 17-21 vjeç, marrin kok me kot. Iu duket ferra Ibrahim. Edhe çuni im para dy vjetesh iku te jetonte vetem, se çdo keshillim, bisede, atij i dukej si e rende apo e pakuptimt. Filloi gruaja te qante, siç e kane nenat. 

-Rri urte - i thashe, - me mire keshtu, se tani do marri pergjegjesi mbi vehte, e kur merr pergjegjesi, fillon e piqesh. 

Dhe vertet, pas nja nje viti, gjith turi e hunde siç ishte, u kthye per vizite, dhe ka filluar ti shpeshtoje vizitat, dhe siç duken bathet e ka kuptuar qe prindrit (ndonse te kohes se vjeter) i duan te miren. 

Pjero, gjate ketyre vizitave me te shpeshta, rri per dreke/darke?

Sipas rastit, dites se ai punon, naiher per dreke e naiher per darke. 

Te shoqeruar me ndonje shishe vere besoj, nga ato te qilarit..!!

Pra vika kur s'paska Euro per te blere qofte e birra.

Ai imi zuri nje summer job ne ndertim .pas nje muaj pune kur e pa se sa shpjet harxhohet paga pasi te heqin taksat e mbylli squpin e nuk degjova me nga goja e tijsmileya te behem 18 do gjej nje pune e apartamentin tim ,do iki e s'do ta kem nevojen per asgje .kujt ia priste mendeja se nje muaj pune ben me teper effect se qindra mijera ore keshilla.kauri qe I fut kalamajte ne part time jobs qe 14 vjec coc paska ditursmiley

Po ca e co cunin ne pune se e meso keq , gjithe jeten pune ka me bo , leni Toyoten te boje xhiro gjithe diten e te zere noj zoge , kush ka pa hajer prej punes .

smiley e vertete alba, gjithe jeta carje trapi, sa ka mundesi lere te gezoje

Kedo qe I ka rritur kalamajte keshtu si sugjeron ti I kane perfunduar mos me keq.nje kaur ketu prane me kete mendje ka shkuar "he se kane prinderit kur te vdesin do mi lene mua.mirepo prinderit e pollen kur ishin mjaft te rinj .tani ata iane 78-80 ende ne shendet te mire e ky eshte pothuaj 60 ,as pune as zanat.

Alba, puna e shtron dhe edukon te riun, me shume se ato keshillat dhe edukimet qe ne i bojme. Dhe kjo xhob-student, eshte puna me e mire qe kane shpikur perendimoret. 

Mese e vertete.

Oh maj gad.Hopefully cuni im rri me mua. Deri tani m thote; je the best mom, awesome, cool, te du shume ( dhe ne shqip) Shpresoj mos t'ndryshoj!! Lol

Ky esht vetem fillimi. Edhe pak dhe do kerkoni azil ne kanada

Femijet e Amerikes kthehen ne shtepi, femijet e Komunes se Parisit ikin nga shtepia dhe blejne shpi te Astiri, dmth nga luksi ne luks. Sa ka ndryshuar bota

jane rritur dhe te astiri, pas casa italias thuaj...

C'rendesi ka, rendesi kaqe dalin familje me vete smiley

e drejte, me ndarjen e re quhen tiransa ...

cunat amerikane, cuna ka vete shqiperia me dy bole poshte qe can dete e kamiona pa dokumenta, ben prokopi mbajten e mbajne shtepi, jo si keta qurrashet qe kur u mbarojne leket eshte american express i babes...

smiley Imagjino masanej me te etiketu nanjoni cun Tirone... dekorate, per zoten!!!

Eh, kur ha plumin e ha si zotni, mushet fejsbuku me statuse keqardhje per cunin e Tirones. Mjere ju qe keni ik n'emigracion smiley

e nxorre koken komunist i fshehur, e cove te plumi muhabetin smiley

Mos i gjyko njerzit nga nje fjali, per me teper e paplote, e kisha llafin per plumb demokrat me boje blu si e detit smiley

e morra vesh, qe per te te ngacmuar me shume smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).