Javët e fundit ka një qëndrim gjithnjë e më të fortë të politikanëve, opinionit dhe mediave perëndimore ndaj situatës së rëndë që lidh politikën me krimin e organizuar në Shqipëri. Media të mëdha dhe serioze po shkruajnë gjithnjë e më shumë për një shqetësim të madh, atë veshjes së krimit me pushtet politik. Kjo ndjeshmëri mediatike është e lidhur ngushtë edhe me ekzilin gjithnjë në rritje të shqiptarëve drejt perëndimit, reportazhe mbi fatin e të cilëve po pushtojnë ekranet dhe gazetat në shumë vende të Europës. Padyshim që ky eksod shihet edhe si një pasojë e qeverisjes së koprruptuar dhe gjendjes së mjeruar ekonomike, pasoja këto të inkriminimit dhe paaftësisë së atyre që qeverisin vendin.

Qëndrimeve mediatike europiane i është shtuar sot edhe prestigjiozia Frankfurter Allgemeiner Zeitung, një gazetë që përbën opinion në botën gjermane e më gjerë. Kjo gazetë, e afërt edhe me CDU, pra që mund të konsiderohet edhe si përcjellëse e qëndrimeve zyrtare gjermane në raportet ndërkombëtare, ka shkruar e tone të forta dhe të qarta për sfidën që kryeministri shqiptar Edi Rama u bëri partnerëve perëndimorë duke kandiduar individë me rekorde kriminale. Shkrimi i "Frankfurter" vjen tri ditë para samitit të rëndësishëm të Vjenës për vendet e rajonit dhe mund të lexohet fare hapur si një paralajmërim për kryeministrin Rama se prej tij priten qëndrime të qarta për ndarjen nga bota e krimit dhe korrupsionit. 

Ky shkrim, që lapsi.al po e boton të plotë më poshtë, pason shumë shkrime të tjera dhe reporazhe të mediave të njohura europiane, që ngrenë të njëjtin shqetësim. Ato janë në sinkron me qëndrimet zyrtare të SHBA dhe BE që ndihen të zhgënjyera nga mosveprimet e Edi Ramës. Veç takimeve zyrtare të nivelit të lartë, ku kryeministrit shqiptar i është bërë i qartë ky qëndrim, Departamenti i Shtetit i SHBA dhe ambasada amerikane në Tiranë shkuan edhe më tej, duke treguar me gisht dhe shkruar e zezë mbi të bardhë, se në grupin parlamentar të Edi Ramës ka të paktën një trafikant të dënuar për favorizim prostitucioni.
Më poshtë, shkrimi i gazetarit gjerman Karl-Peter Schwarz:

 

VENDI KU LULËZON HASHASHI
Në Shqipëri gjallon kriminaliteti i organizuar Politika jo vetëm nuk bën gjë por madje është vetë e përzierë. Policët që gjurmojnë ndonjë bandë droge rrezikojnë jetën.
 
Nga Karl-Peter Schwarz
 
Tiranë, gusht 2015. Vera në Shqipëri është e nxehtë dhe e thatë dhe lakrat lulëzojne shumë. Policia është e zënë duke lokalizuar ngastrat e marihuanës nëpër male. Sipas të dhënave të saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultojnë 216 000 rrënje kanabis të shkatërruara kundrejt 530 177 në vitin 2014. Marihuana është ndër artikujt më profitabël të eksportit të vendit.

Qëkurse njësitë speciale policore, në verë 2014, nisën një ofensivë kundër bastionit të drogës në Lazarat, jo larg qytetit jugor të Gjirokastrës, edhe në krahinën e Dukagjinit, pranë kufirit malazez, fshatarët kanë ndryshuar mënyrë. Ata nuk e mbjellin më hashashin rrëshiror në sipërfaqe të mëdha por në ngastra të vogla, vështirësisht të zbulueshme, nëpër male. Për një kilogram bimë të thatë (gjethe, kërcyell e lule) ata marrin 300 euro. Në Itali, ku eksportohet shumica e të korrave, kilogrami kushton 5000 euro.

Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq profitabël saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve. Dhe disa syresh, të përzier në afera kriminale janë madje deputetë në parlamentin shqiptar.

Jana Arsovska, sociokriminologe nga SHBA, në një studim të porsapublikuar (Decoding Albanian Organized Crime, University of California Press, 2015) paraqet lidhjet e kriminalitetit të organizuar me partitë politike që në fillimet e viteve '90. Dhuna e korrupsioni, privatizimet mashtruese, ekstorsioni dhe krime të tjera, shoqëruan tranzicionin nga një regjim totalitar në demokraci.

Një kulm i bashkëpunimit mes politikës e kriminalitetit u arrit në vitin 1997, kur fonde investimesh të toleruara politikisht organizuan piramida financiare, ofronin interesa nga 10 deri 25%. Afro dy të tretat e shqiptarëve investuan dhe humbën kursimet e tyre. Kolapsi i sistemit kriminal ishe pretekst i një kryengritjeje të nxitur nga ish komunistët e që çoi në rrënimin e rendit publik. Depot e ushtrisë u plaçkitën, më shumë se gjysëm milion armë zjarri dhe 1,6 milion granata e bomba përfunduan në tregun e zi të Europës Lindore e Juglindore.

Situatat kaotike në plan afatgjatë veprojnë negativisht edhe për bizneset e kriminaliteti të organizuar. Ato lulëzojnë më mirë pa u dukur në zonën gri midis klientelizmit e demokracisë. Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, ciladoqoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organzuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të. Deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në pushtet ishte PD e aleatët e saj; tani janë socialistët dhe aleanca e tyre "Për një Shqipëri europiane".

Ashtu si Sali Berisha para tij, edhe Edi Rama, kryeministër socialist dhe shef i partisë premton se do të luftojë korrupsionin e kriminalitetin e organizuar. Por nuk ka ndryshuar gjë. Kurrë më parë nuk ka qenë lidhja mes qeverisë e krimit kaq e ngushtë deklaron kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të.

Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime. PD tërhoqi një kandidat të dënuar për drogë. PS nuk pyeti për pasojat. Në Krujë e Kavajë, dy qytete të vogla në Shqiperinë e Mesme, kandidatë socialistë të arrestuar më parë për trafik narkotikësh fituan zgjedhjet.
Se sa të dobishme mund të jenë kontaktet politike për një gangster, u dëshmua në tetor të vitit të shkuar. Atëhere policia shqiptare, malazeze e italiane bashkëpunuan në operacionin e koduar Laguna Viluni në bregdetin verior shqiptar për të kapur një bandë të specializuar në kontrabandën e drogës drejt Italisë përmes gomoneve. Disa "peshq të vegjël" u kapën, si dhe armë, para e drogë u sekuestruan. Por arrestimi i shefit të bandës, Bardhok Pllanaj, dështoi. Deputeti Mark Frroku i aleancës së majtë të kryeministrit Rama, e futi Pllanajn në veturën e tij dhe refuzoi ndërhyrjen e policisë duke pretenduar imunitet parlamentar. Pasi u konsultua me eprorët, policia e la të ikte bosin e drogës.
Mark Frroku u zgjodh deputet nga listat e PS në vitin 2013. Mediat shqiptare raportonin asokohe se ndaj tij kishte një hetim në Belgjikë. Ai dyshohej se tok me tre të tjerë kishte vrarë një person në vijim të një konflikti në aktivitetin e prostitucionit. Në janar të këtij viti, Interpoli përcolli për të një urdhër arresti i cili u fsheh nga drejtori i policisë dhe nga shefi i zyrës shqiptare të interpolit. Skandali plasi dhe të dy oficerët e policisë u larguan. Ndaj shefit të Interpolit filloi ndjekja penale ndërsa drejtori u rregullua si atashe në ambasadën shqiptare në ëashington.

Që të dy i kishin marrë postet e tyre pas fitores zgjedhore të Ramës; më parë ata kishin qenë në funksione të Partisë Socialiste. Vetëm në fund të prillit u arrestua më në fund Mark Frroku.

Edhe vëllai i tij, i paditur në gjyq për vrasjen e një komisari policie, gëzon proteksion nga lart. Arben Frroku i shtiu me kallashnikov duke e vrarë në një parking para benesës së tij. Pavarësisht nga provat dhe megjithë dëshminë kundra të një dëshmitari okular Frroku u shpall i pafajshëm në gjykatën e faktit. Në pranverë ai u angazhua në fushtën zgjedhore të PS në qytetin verior të Pukës. Pak para se të shprehej Apeli, ai u zhduk jashtë vendit. Në 30 qershor ai u dënua në mungesë për vrasje. Avokati i Frrokut thotë se nuk e di ku ndodhet klienti i tij.

Gangsterë si vëllezërit Frroku, si rregull nuk e kanë të domosdoshme të intimidojnë policë, prokurorë e gjykatës, aq më pak të ushtrojnë dhunë. Në qershor u publikua një raport i hartuar me porosi të qeverisë nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë për të shërbyer si material pune për reformën në drejtësi. Raporti përshkruan se si kriminelët ia dalin që të blejnë pafajesinë.

Kjo fillon me policët, të cilët kundrejt shumave të vogla prishin provat. Prokurorët janë të gatshëm që për 1000 deri në 2000 euro të mosfillojnë çështjen penale. Goxha më shtrenjtë bëhet në gjykatë ku duhen 60 000 deri 80 000 euro për të bindur një gjyqtar për një vendim të favorshëm. Në proceset civile thuhet se gjyqtari mund të arkëtojë nga të dy palët. Ata vetë paguajnë shpesh shuma midis 100 000 deri 300 000 euro për të avancuar në karrierë si p.sh për emërime në gjykata me çështje "të kamura" apo në KLD.
 

Marrë nga Lapsi.al

53 Komente

Plasi bomba thote tjetri. Nje gjerman paska thene ca gjera qe i dine te gjithe. Te plaste koka ishalla.

E " plasi bomben " ky gelbaza i kalemit ...smiley

Paska shkrujt me gliuhen e amel te BIRN . " Policet e kane  rrogen e vogel dhe mundohen ta rrisin neper autobuze " ... raporton nje pasagjere ditore ne linjat urbane ditore , si permbledhje te bisedave per te njetat ndodhi me shoqet 

Cudi si nuk e ka prure Yp Xhibi apo LefTKopeja smiley.. ​nga Gelbaza Lapsi .al !

​Dhe nese  shoqja Gjembi qendron indiferente edhe per keto "bomba " qe plasin ne Gjermani , dicka nuk shkon ne rrangun e Elitareve . Ose jane te orientuar per prurje te mBedHaja me ISIS smiley ose pregatisn " bomba " me te medhaja per ti plasur !

 

Ja dhe shteti RA 

Po ka cituar lul bashen, ne rregull qenkemi

E megjithate KM-ja gomar i Shqiperise kembengul qe gjithçka po ecen persembari. 

Cfare gjuhe delikate nga nje feministe pariziane, tingellon e embel si muzike.

Vallahi bomba plasi, Lulthimi Hajduti i rruges se Kombit dhe Ministri i Vrasjeve ne bulevard flet per dekriminalizim. Mos u tallni me ate popull e nese doni dekriminalizim nxorri Lulthimin me Cunin e Sheqeres e Zenin ne Banken e te akuzuarit. Nuk mund te citohet Lulthimi ne artikuj per dekriminalizimin....eshte quajtur publikisht Vrases. Ca pret mo ene klani Kapo voton Lulthimist.

"Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të."

Shpejt i çik sekjoni i grafikave me projektor spjegouajuani robve qe ka marre viza teposhten nga 21 ne sesjonin e kaluem ne 19 pra kemi ulje te ndjeshme me rreth 10 perqind smiley

 

ps, posht asaj tarraces se km nuk duket vend i keq per nja dhjet vazo. Drite po, ngrofet po, edhe fatura e korrentit nuk shifet me syra kritiks.

Nen udheheqjen e Partise lulzon Shqiprija.

Akoma nuk mendoj se duhet terheq ambasadori yne atje pas kesaj gjeme po Partija i di me mire keto pune. Mbase me nji barcalete me shqiptar e gjerman nga ato te Atij vetë do ishte pergjigje me e denje h për h. 

Nga ana tjeter Gjermanija e pagun kriminelin Pepe G. me miljona euro smiley

 

Nderkohe profesoresha eshte e specializuar dhe e investuar teresisht me kulturen e popullates albanski, sesi kjo kulture eshte shtrat per krim te organizuar dhe mafia. Sigurisht ne kuadrin e pergjithshem te krimit Ballkanas, edhe pse ne punet e saj shqiptaret kane vend te vecante (po pergjithesia ketu ne zyre, jam une tha ai)

t'i kete gje luli keta sllavet thua, ndoshta nga ana e babes, pardon, sales desha me thene.

Duket se behet fjale vetem per nje shashke jo "bombe", Ay e tha qarte se azilantet vijne nga Greqia. Here tjeter informohuni me pare.

Pese me hic ! Sidomos kur kete teme e ka per zemer... Kreu real qe drejton PD- ne ! Po nuk nisi aty analiza, pergjegjesia, gjykimi e me ne fund  denimi , cdo e trajtuar ndryshe eshte pese me hic ! Por krejt tjeterkund eshte problemi, halli! 

 Shqiperise i ka plas me vakt " Bomba Varferi" Dhe Evropa, sidomos " Evropa Gjermane " nuk po i ka veshet ...per te degjuar ! 

t'i kete gje luli keta sllavet thua, ndoshta nga ana e babes, pardon, sales desha me thene."

Seriozisht, e lexon veten, apo jo?

Pres me shume nga ty zhardin. Teorite e multikulturales kane deshtuar, te pakten ne kete forrme qe i kemi te sjella derime tani kane shume kufizime, ka ardh koha te pranohet. "Profesorja" e prejardhjes maqedonase vete, research-in e ka culturally biased: 5-6/10 eshte per shqiptaret.

Po, e drejte. smiley Dhe mendoj gjithashtu qe ngrohja globale, bashke me problemin ne lindjen e mesme, jane sfidat me te cilat bota do te perballet detyrimisht dhe pashmangshmerisht ne nje te ardhme.

shume dakord - besoj e kam kuptuar mire qe s'kursehesh asnjehere te jesh vazhdimisht e informuar. Vetem nje dicka: gjithe duke ditur sa i gabuar eshte pergjithesimi denigrues nepermjet kontekstit kultural, nje shqiptar jo zakonisht e perdor termin "sllave" nga pozita superioriteti - keshtu edhe une. Sdqfte, e kuptoj c'deshe te thuash. Nejse, enjoy your day tomorrow - kjo e merkure, horoskopi thosh lucky day for everyone.

keta paskerkan pjerdhur fare... qenkan shkeputur teresisht nga realiteti.. gjynah, edhe Tahiri....
po ky sikur vajti vet ne Vlore e ne Fier, bashke me ambasadorin gjerman.. i pane vet linjat e autobuzave Vlore- Dordmund... Vlore- Mynih etj... kur harroi kaq shpejt ky ?!

http://www.balkanweb.com/site/tahiri-do-...

Po eshte serioz me.i miri Belulo. Flet me.letra, me fakte jo ne ajer si gjermanet. Se mund te shkojne ne gjermani siriane, irakiane etj etj te maskuar si shqiptare. Dhe na del nami ne pastaj sikur duam te ikim na Shqp.

dmth vlonjato, sirianet jane veshur si shqiptar, qe gjermani ti marr per allvanosa...smiley

nejse, perpos lajthitjeve, kurajo e madhe me duket te ngaterrohesh me gjermanin per shifra e statistika..

Ky eshte nje mit qe nga koha kur gjermanet regjistronin dhembet dhe dhemballet e cifuteve para se ti benin sapun. Kohet kane ndryshuar Belul. smiley

Mire e ka PF, qekurse u mbyllen ato fabrikat e sapunit gjermanet e humben aftesine per te numeruar . Tani jane bere çifutet qe numerojne dhembe e dhemballe ne lindjen e mesme smiley

vlonjato... Gjermania, ne do te bej Shtet, duhet ti degjoj e zbatoj me rigorozitet  keshillat e Tahirit,  them une.. ndryshe: me qafe paçin veten.

Tahiri mbasi i kishte rreshtuar keto argumenta e kish mbyll fjalimin me : Me gjate per kete çeshtje mund te lexoni vepren XXX, kapitulli VI, faqja 138! E gjeni te biblioteka kombetare vepren!

Pastaj privatisht i ishte shprehur shoferit te tij qe kushedi sa here kishte ofruar advize falas Merkelit dhe De Maziere- it por ata nuk degjonin qe nuk degjonin. Keshtu qe dhe ky pastaj ish kthy ne shtepi dhe kish pi vere te vjeter 6 mujore.

Me gjate per kete çeshtje mund te lexoni vepren XXX, kapitulli VI, faqja 138!

Pse ke frike ta permendesh qe Vepra XXX eshte ne fakt VQ!

Me vjen keq por nuk jam i autorizuar nga autori ti permend emrin !

Per kete ke nje shishe vere te vjeter nga qilari.

Jo se humbim objektivitetin ndaj profesorit!

Eshte kohe vere Fiqo, kohe mushkonjash!

Kohe gjakpiresesh thuj smiley

Ja dhe shteti RA 

...ne te vertete  ky nuk eshte shteti i shqiptareve,  por pushteti  i nje bande mafjozesh,hajdutesh dhe kriminelesh komuniste qe kane uzurpuar drejtimin e shtetit dhe i kane zhytur shqiptaret ne nje mjerim,pasiguri dhe varferi mesjetare.

ka nja 15-20 media ne bote qe me mire mos te te permendin kurre sesa te te permendin qofte dhe nje here per keq, se quhet qe te ka puth halla ne dy faqet. 

Urno pergjigjen ti se e meriton : 

takova sërish miq e të afërm, emigrantë të suksesshëm, përballë ironive dhe kritikave të disa prej të cilëve mu desh të mbroj pikërisht Shqipërinë tonë problematike. Pse e mbroj? Sepse e di se një popull i dalë nga një varfëri ekstreme ka etje të madhe për mirëqenie materiale. Ndërsa të gjithë rendnin drejt saj, pakkush mund ta mbante hapin për të mbrojtur vlerat e mëdha, për të ndalur keqpërdorjen.

Po e gjete me 5 pyetje se kush e ka shkru kete ke nje bilete per Anastasin sot te Qemal Stafa , zona VIP, dhe 2 shishe vere te Hollanda mbas koncertit. smiley

Atehere Shkaba qenka Grida ! smiley

Mba shenim : ne koncert e di qe nuk do te shkosh se nuk eshte Anastasi per shijet e tua, keshtu qe dy shisheve te veres po i shtoj dhe ndonje sallate me fruta ekzotike. Daten po e caktoj vete. smiley

Ceshtjen e veres e quajme te vene ne vije. Persa i perket temes tjeter, ti nuk me ndalon dot mua te shkoj ne koncert te Anastasi, mund te me ndalosh te Baba Mondi se ke ekskluzivitet, po jo te koncerti i ketij ose i Imzot Rrok Mirdites

Po bileten e bana sallate me fruta egzotike mer. Opo ky . Po ndeshjen e Skenderbeut me Dinamon nuk do e shifke keshtu ti !?

Ene per Baba Mond sot eshte dita e funit qe presim urime nga Mirela...

E ka thene Ajo, Dea e.Durresit! Emblema e PD-se!

Ueee ! Po keshtu i bika qe te gjithe ketu ne peshk lexokan Griden mer ! 

Une i paskam hum vererat me duert e mija ! smiley

Njoh njerin qe nuk i mbaron qilari nga vererat. Po deshe po i them noji llaf por duhet me i be dhurate noje poster te Dea-s se ai eshte qejfli i madh kshu.

Bileten dhe veren jepja Swed-it, eshte cun i mire dhe ka per ti ruajtur per noje dite te keqe.

Ku ruhet bileta? Nuk hyn dot te mesha e krishtlindjeve me bileten e meshes se pashkeve smiley

Ministrja e Intemigrimit te rregjimit:

Kemi një valë migratore në vendet e Europës, kryesisht në Gjermani, madje dhe Suedi më pak në Finlandë. Sa ndikon ky lloj emigrimi, në një kthim të mundshëm të regjimit të vizave për Shqipërinë?
Në radhë të parë Shqipëria ka rrezikuar në imazh, në një imazh që ne kishim ngritur gjatë viteve të fundit dhe unë gjej rastin ti bëj një apel shqiptarëve të mos kërkojnë azil, pasi nuk do ti hapi askush derën, pasi përkundrazi dëmtojnë veten e tyre dhe Shqipërinë. Dëmtojnë Shqipërinë jo vetëm në imazh, por edhe në disa hapa të mëtejshme që mund të marri vetë Bashkimi Europian, për sa i përket vizave, ndoshta jo për të gjithë qytetarët, por për vetë azil kërkuesit që trokasin në dyert e Europës së Bashkuar.

Për ta bërë të qartë zonja Ministre, ata që depërtohen nga këto vende ku kërkojnë azil, rrezikojnë të futen në listën e zezë, për të mos hyrë për 5 vite në Bashkimin Europian?
Patjetër që këta persona rrezikojnë lëvizjen e lirë të tyre për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian. Kështu që edhe njëherë ju bëj apel të gjithë atyre që kërkojnë azil.

 

Permeteper:

http://www.mapo.al/2015/08/ja-dieta-qe-p...

Shtypi prestigjoz ne Gjermani smiley​ ..

Gjermanet nuk e dine ne ka Shqiperi , pervec Grande Kakes qe fryn te rrumbullakta me sholoket smiley me gelbazen lapsi.al . ​ Shif tani kur te bjere nje nga prestigjozja 55 ne Albania ku trajtohet gjere e gjate ky problem ne Kanada .Grande kaka eshte klas, per humorin anglez ne postime.  Jepini  hakun , me mire se ky asnje nuk i torollis keshtu ballet ,kunder krimineleve komuniste smiley

Vf Lp Grande Kaka .  Poshte Zeri popullit lavdi RD  dritare e se vertetes . E Njente Kapo e ..Meshire po munde se jane doza per Ele-fende !

I modh vallaj smiley

Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të.smiley

Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime. PD tërhoqi një kandidat të dënuar për drogë. PS nuk pyeti për pasojat. Në Krujë e Kavajë, dy qytete të vogla në Shqiperinë e Mesme, kandidatë socialistë të arrestuar më parë për trafik narkotikësh fituan zgjedhjet. smiley

Shif nenteksti Jot Grande Kaka ..Poe xeberthej vet per sholoket !

pas 91 kane Dominuar krimi ne Parlament dhe Pushtet .

PD-pastroi Saliun dhe nje tjeter , PS eshte ne proces e siper smileysmileysmiley Nuk llogaritet PR se eshte me kreun e Krimit te Droges e Trafikut te Armeve ...smiley

Vetm PK nuk ka ..thote Njente Kapo alias Grande Kaka ...pas 92 e munden kriminelet ...

Te kam thene dhe ngul kembe .Mos me keto doza  per Ele-fende !

Ose fundja dhe vazhdo se te gjithe sholoket nuk mbushin as sa Yp Xibi .Keq puna sikur te vije me xeberthime shoqja Gjembi smiley .Aty ruaju dhe ndrro stil ..themte U !

Grande Kaka godet prap !

Kjo lloj bombe, per shqiptaret e Shqiperise, politikane dhe popull i thjeshte, eshte thjesht nje gudulisje nen sqetull. 

Robt ku ti kete shtypi gjerman qe i ngre tensionin Idrizit t'Peshkut dhe Rames t'Facebookut!

Se u zgjodh frroku deputet, kerkojne azil shqiptaret,
Pse ata qe kane dosjen e paster cfare po bejne me teper, a nuk jane po njesoj leva qe punojne per interesa klanore e klasore. Duket sikur e ka shkru ish zedhenesja e pd

Shtypi Gjerman .... smiley​ Nuk me ke degjuar . Po vazhdoj me keshillen .Merr Pushime te Gjjjjjjjjjjjjjjjaaaaaaaaaatttttttttttttaaaaaaaaa .

Je e semure nga Mania e Madheshtise dhe nuk e kontrollon veten kur shtjellon smiley ​probleme dhe le komente aty smiley

Kishe lezet qemoti .E ngrite me mundim Derstilen dhe pa asnje medyshje kape Postin e Dr.vete dora Yp Xhibi  . Fundja tek PPU kemi nevoje , Mejtonj , per nje Derstile ku lahet e tirret lesh qe ndricon , me teper se sa per Shtypin Gjerman smileyqe plas Bumje smiley

 

Kishe lezet qemoti....

1

Sa mall ke mer Horrr smiley

Kujdes vetem se te besh propogande duhet te pagujne mileti .Ti i bi pa pare .Thu ta kaperdijne  edhe kete sholoket antikomuniste .

Si shume te trasha Grande Kaka smiley

Apo jepi thuj Yp Xhibi eshte sfiluar ,ka momente cekuilibri mendor , edhe shoqja Gjembi po heziton te vije .

E shkafja jane keta ronxhobonxhot e tjere qe i ke per te torollis ato  smiley 

Kjo frnkfurtja a nuk e kupto qi reformat e imponume prej asaj fare evrope vetem arratisje sjellin. Aty te mblidhen te gjithe, ne alemanje

Një kulm i bashkëpunimit mes politikës e kriminalitetit u arrit në vitin 1997...

Pika lryesore referenciale problematike  qe ka sot Shqiperia ne lidhje me krimin e organizuar .korrupsionin, drogen trafiqet ect...

Ja me, edhe gjermoni po jua thote troc !

 Skeni mor vesh asnjiher pse sot Shqiperia eshte me e varfer dhe problemttike, me emigracionin me te lart ne  Gjermani,

emigranttet shqiptare me kerkesa me te medha se emigrantet sirian, irakien, !!!!

Lufte ne Shqiperi nuk ka , si ka mundesi qe ne Gjermani te dynden me shume shqiptar se siriane ?  smiley 

 

Bashkupunimi i politikes me krimin pra, ktu jane rronjet e hashashit    sic po thuhet nga keto gazeta , varferi korrupsion. fillo qe nga thesi me mille, pako makorona . vaj, sheqer, , per nje vote dhe deri tek glaberimi  i bizneseve te fuqishme Nje firme vlen miliona -aty larte ne majen e Olimpit (Pushtetit )

. Mafia politike  te detyron te ikesh nga Shqiperia ! .

Cfare vullneti pozitiv mund te kete politika e djathte dhe e majte sot , per te luftu kriminalitetin ne Shqiperi , kur asnji politikan i djathte dhe i majte nuk esht sot mbrapa hekurave  per ngjarjet e viti 1997` ?,  se ketu fillon i gjithe problemi  i krimit qe egziston sot ne Shqiper !.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).