Kalaja e Ali Pashës pranë bazës së Marinës në gjirin e Porto Palermos.

44 Komente

Mos ka ndodh ndonje gje nga Porto Palermoja mor aman!

Sa te kete djem ...Vlora, as nje gje nuk ndodh, bash ne gjirin ku dolli gjenerali grek, labohimarjoti Spiro Milo tradhetari ! 

Blend ke fiksuar nje peisazh natyror qe mua me ka pelqyer shume ! 

Grava, e di qe ti e di, por thjesht te ta kujtoj: Himara ka pasur dhe ka djemte e saj qe nuk mbeten mbrapa djemve te Vlores, perkundrazi...

Protagonizem himariot ne historine e Shqiperise

Historia na thote edhe te tjera motive shume te cuditeshme. Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjese ne Kuvendin e Lezhes dhe u vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne Himare dhe me perkrahjen e trimave himarjote cliron tere zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja dhuroi mbretit te Napolit.

Po per c'arsye valle shkrimtaret shqiptare i dijne kaq pak keto histori te vendit te tyre? Pushtimi osman eshte nje histori kryengritjesh te himarioteve. Himariotet nuk kane reshtur per te patur lidhje me Evropen Perendimore. Me 12 korrik 1577 pleqte e Himares dergojne nje leter per Papen, te cilen e derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne kete leter ata i thone Papes se jane arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kerkojne qe Europa t'u jape arme per te luftuar kunder pushtuesve.

Nje leter e dyte i eshte derguar Papes me 1581, ku i thone se jane gati 50.000 luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes beri dicka te jashtezakonshme: nisi misionare katolike gjate shekujve XVI-XVIII. Per dy shekuj me rradhe keta misionare te ditur, pjesa me e madhe me origjine shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe.

Shenimet e ketyre misionareve mund te botoheshin ne nje liber te madh, qe mund te quhet Libri Evropian i Himares. Ky liber duhet botuar edhe ne shqip sepse jane te pakta vendet ne Shqiperi, qe mund ta kene kete deshmi monumentale. Ne shek. XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe iu dergua caresesh "Flasim shqip, ate gjuhe qe flitet ne tere Shqiperine deri ne Bosnje". Me vone jane po himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. Te tera keto letra jane nje nga korrespondencat me te cuditeshme ne kohera qe kane bere shqiptaret me Evropen.

Vijon...

Zoti i dhente ymer babait tend Bubi se na kenqe ti dhe ai me keto qe ke sjelle.

Historia e kapetanatit bregas

Por shume himariote edhe kane merguar. Shqiptare nga Himara shkuan ne ishujt Hidra, Speca, Poro, si dhe ne keshtjellen e Peloponezit. Kapedan Kristo Bega nga Vunoi, u vra ne Mesolongj me 40 himariote ne fillim te Revolucionit Grek. Shume nga trimat dhe heronjte e ketij revolucioni qene nga Himara. Me 1818 Regjimenti Shqiptar ne Korfuz luftoi per mbrojten e Psares. Anglezi Millingen ka shkruar "Himariotet kishin pamje me luftarake ne tere ushtrine. Nuk kane dallim nga shqiptaret e tjere. Veshja dhe gjuha - krejt e njejte".

Kush e ka shkruar kete histori kaq te cuditeshme dhe te nderthurrur? Per fat te keq askush. Trimat e Himares u bene te famshem ne bote. Merkur Bue Shpata qe gjeneral i pathyeshem deri ne Spanje, Zhonopulli arriti dhe graden e Feldmarshallit ne Spanje, Konstandin Kasneci qe gjeneral i shquar i Austro-Hungarise, Pano Vixhili u be Konsull i Rusise ne Arte. Ndoshta shqiptaret nuk e dine qe e motra e Heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar.

Gjeneral Dhimiter Leka qe himariot ne Napoli. Pikerisht Dhimiter Lekes, Jeronim De Rada i kushton kryevepren e tij "Milosao". Ruhet korrespondenca e nipit te Dhimiter Lekes, Gjergj Bazile me De Raden. Nje djale nga Vunoi qe ne truprojen e Bajronit me 1921 ne Mesolonji, sic deshmon ne shkrimet e tij Eduard Lir. Andrea Pavllo Vreto nga Dhermiu ka shkruar dhe botuar ne Napoli librin "Histori e Skenderbeut".

Odise Kasneci dhe Sokrat Leka kane qene veprimtare te Lidhjes se Prizrenit, dega e Gjirokastres. Jani Minga dhe Halim Xheloja qene nismetaret e pare te shkollave shqipe ne Bregdet. Petro Marko dhe Stefan Duni nga Dhermiu morren pjese ne Luften e Spanjes. Madje nje himariot tjeter ka marre pjese ne luften per clirimin e Kubes. Himariote te tjere kane luftuar edhe ne Egjipt edhe ne Moldavi.

Vijon...

Dua te skicoj dicka edhe per nje institucion shekullor luftetaresh qe quhet Kapetanata e Himares. Me trimat himariote kishin graden Kapetane. Ata njiheshin te tille ne Napoli, Venedik dhe Korfuz. Ata u shquan si kapetane ne disa breza si Kasnecajt ne Vuno, Gjikajt dhe Lekajt ne Qeparo, Rexhajt ne Himare. Edhe studimi i ketij institucioni ushtarak, i familjeve te permendura himariote meriton nje liber me vehte. Himara i ka patur lidhjet me Evropen te perjeteshme. Jano Kasneci u shkollua ne Padova, Kosta Ndruci dhe Spiro Kasneci u shkollua ne Napoli, Llambo Rexho dhe Kole Mishili u shkolluan ne Venedik etj.

Eshte domethenes fakti qe vetem Himara kurre nuk e pranoi sundimin 500 vjecar turk. Dhe ky eshte nje fakti historik i pamohueshem.
 

Mbi Viktor Emanuelin e II gjate pushtimit fashist ne Shqiperi qelloi nje djale i ri, qe ishte edhe poet, Vasil Laci nga Piqerrasi. Zaho Koka, Lefter Kasneci e Leo Baka krijuan çeten e pare te Bregut qe me vone u inkuadrua ne Levizjen Nacional-çlirimtare. Shume gjak derdhen himarjotet per clirimin e Shqiperise: lista heronjve e deshmoreve eshte shume e gjate : Eftiqi Baka, Llambro Andoni, Persefoni Kokdhima, Vasil Vjero, etj. etj. Gaqo Trola nga Vunoi krijoi me 1942 elegjine e kenduar per vrasjen e Qemal Stafes ( Brenda ne Tirane, prane nje spitali, c'u vra Qemal Stafa...) . Mos ju duken te pakta kto historira ?

Nuk po vazhdoj me poshte, se ti e ke jetuar vete Shqiperine e ketyre 50 viteve te fundit.

NJE GJENERATE E TERE VLERASH KULTURORE, SHKENCORE, INTELEKTUALE NE TE GJITHA FUSHAT KANE DHENE E JAPIN KONTRIBUTET E TYRE PER NJE SHQIPERI ME TE MIRE...

Kto jane vetem grimca historie qe vertetojne patriotizmin, mencurine,  trimerine, shpirtin liridashes te krahines se Himares. Po te jeni te interesuar, mund t'ju sjell dhjetra shembuj te tjere...

Nje Spiro Milo nuk mund te hedhe poshte gjithe kete hisori, Gravaaaa.

Sa per Spiro Milot, sikunder ti e di, gjithe Shqiperia ka patur, ka dhe do kete me mijra Gravaaa.

VLORA DHE HIMARA JANE NJE GRAVAAA

NUK ESHTE VLORA QE E MBAN HIMAREN GRAVAAA

HIMARA EDHE MUND TE BEJE PA VLOREN,

POR

VLORA NGELET SI TRUP I GJYMTUAR PA HIMAREN...

Bubi kaçurel smiley bere mire qe i solle keto te dhena, nje pjese e se ciles edhe nuk i dinim (po te perjashtojme Graven qe i di, biles Grava me lab parakupton edhe himariotet, ai nuk i ndan himariotet nga labet) , e ajo qe doja te thoja eshte, se; keto histori, greku i ka paraqitur sipas orekseve te veta, prandaj eshte me interes qe keto te dhena te permblidhen e te botohen ne 4 gjuhet kryesore te botes. 

Faleminderit Pjer qe more kohen t'i lexosh.

Babai im eshte nje nga ata qe po perpiqet t'i mbledhe keto kulme pikante dhe te shkruaje nje permbledhje te tyre me fakte, dokumenta e histori te treguara ne breza.

Perendia i dhente jete te gjate qe te mund te perfundoje ate qe ka nisur smiley, sepse eshte ne moshe te thyer...

 

Perendia i dhente jete te gjate qe te mund te perfundoje ate qe ka nisur

Amin!

Kjo eshte puna me e mire qe mund te beje nje pensionist, te mbledhi te dhena dhe fakte rreth ngjarjeve dhe personazheve kryesor te historise se nje vendi apo krahine. I uroj dhe une jete te gjate dhe ta ndihmosh mesa mundesh duke i hedhur ne kompjuter apo USB. 

Faleminderit te dyve: Pjer e Gjemb smileysmileysmiley

 

Nje bravo dhe nga une Bubo se jam krushqia e 9-te ne ate zone.

   Ore Bubi, ore meluni bregut ! Te kerkoj ndjese se nuk te kisha lexuar.Nje shoqe labe e shkelqyer me tha per sa ke shkruar.Tani prit  e me lexo ti mua! 

  Himara qe tej t'hu ka qene e mbetet palca e palces tere Laberise.Eshte epope historia e Kapedaneve te Himares ! Une kurre nuk mund ta ndaj Himaren prej tere laberise sepse ka qene kryeqendra.Mirepo sot , kur un specifikoj Vloren, kam un te drejte dhe jo ti, sepse ka nje furi te jashtzakonshme  per te na e meshtengur Himaren , si pasoje ne radhe te pare e kushteve ekonomike, e mos njohjes sa duhet edhe e pjeses qe me shum te drejt citoni Ju e qe do ishte shum ogurmbare te behej ajo ideja juaj e mrekullushme.

  Une Palermon e kam shkelur qindra here ! Permenda Spiro Milon jo pa qellim pikerisht ne ate sensin qe dhe i dhashe prioritet Vlores, sepse kurre ne Vlore nuk eshte cenuar e paprekshmja, Atdheu, Kombi, gjuha, tradirat, zakonet etj.Ne Himare na ka bere vaki dhe kjo eshte njeheresh edhe injorim i tere punes , tere gjakut te Kapedaneve te medhenj te Himares.

  Keshtu more bregasi Bubi ! 

Eshte vetem dallga e rradhes, Grava.

Atje ku ka dallgë e furtunë, dalin kapetanë të zotë. Ti e di me mire se une smiley

Do kaloje shpejt. Zemra mbetet smiley

Bregasi!?! Ja, percmime shekullore, dhe pastaj kerkohet patriotizem (prej shou)! Banoret e kesaj krahine quhen bregdetas, dhe jo bregas! E fusin veten edhe tek labet, por mbi te gjitha: e dine qe dikur quheshin kaone. E per sa i perket Spiro Milos, ky eshte nje figure e zakonshme lokale ne ato konflikte te hershme midis fshatrave dhe krahinave, ku ne kete kohe luante rol akoma faktori fetar. 

bubi meqe qenke nga ato vise , po greqisht pse flisnin himariotet ne shtepi ?

Alba.

Nuk ka nje pergjigje te sakte dhe te plote per kete pyetje akoma. Interesant eshte fakti qe jo te gjithe fshatrat e Bregut flasin greqisht. Vunoi, Iliasi, Kudhesi, Piluri nuk flasin greqisht. Me fal, nuk flisnin, se tani gjithe rinia e fshatrave te Bregut ka lindur e jetuar ne Greqi...

pjese te shkeputura pergjigjeje per pyetjen tende mund te jene:

- Lidhja historike e shkollave me kishen ortodokse. Prifterinjte e krahines shkolloheshin ne Greqi. Shpesh here ata sherbenin dhe si mesues fshati.

- Mardheniet tregetare qe ka patur krahina kryesisht me ishullin e Korfuzit, mund te jete nje arsye anesore. Korfuzi sherbente dhe si strehim i luftetarve ne kohen e dyndjeve turke per te marre Himaren

Petro Marko ne librin e tij "Rete dhe guret" perpiqet te spjegoje, por nuk ka nje ka nje pergjigje te prere e te qarte.

te gjitha keto argumente i kam degjuar por po flasem per nje brez te rritur pothuaj komplet ne kohe te dulles  e prape e ruanin greqishten ne shtepi edhe pse ne mes te tiranes e komplet te izoluar  nga bota.biles edhe plaka e disa cameve qe kishim prane fliste greqisht ne shtepi megjithese kishte pare llahtare me sy nga greket.

E di mire qe flisnin greqisht ne shtepi e jo jashte shtepise qe mos ti kuptonin te tjeret cfare po thonin? dicka sic flasim ne tani ne emigrim shqip qe mos te na kuptojne vendalinjte.

ne flasim shqip se e kemi gjuhen e nenes .Une anglishten pavaresisht se kam vite qe e praktikoj perdite kur shkoj ne shqiperi s'me vjen ndermend ta perdore le me te komunikoje me njerezit e shtepise ne anglisht edhe sikur ata  ta dinin.

Jo ! Petro e ka spjeguar mjaft qarte.Aspektin e marrdhenieve jo vetem me Korfuzin por gje  me Morene! Akoma me qarte e thote Ndrenika ..I pari ! Por edhe Aristidh Kola 

Leri djemte o Grava se kane mbushur rruget e evropes dhe ketu kane mbetur vetem ca lamasher....

Natyra e ka bere te sajen, i ka dhuruar Shqiperise kete perle, por ....... keta lamashet, populli pra e ka dhjere. Nje breg i ndotur jo vetem me letra e plastike, por edhe me hekurishte, goma, mbeturina peshqish te ngordhur qe zbrazen rendom nga anijet e peshkimit, kanoce pijesh etj. etj. E sikur te mos mjaftonin keto, ne anen e siperme te ketij gjiri te mrekullushem eshte ngritur edhe nje biznes ritjeje peshku. Te mos flasim per kalane qe eshte komplet e pamirembajtur dhe rruges deri sa te shkosh vjen vetem era mut.Te dhjefsha djemt o Grave, por turisti nuk lumturohet me trimerine e labeve, por me bukurite e natyres nese njeriu nuk i ndyn.

U sul Kauzo me furka

O djem a u zente buka

Pa hy gushti allaturka 

Nje nga nje u ndan nga tufa 

kuazo i ke rene ne koke. Jam duke kaluar ca dite pushime ne keto ane dhe pershkrimi yt eshte teper i sakte. Era e mutit mund te te godase aty ku nuk e pret, plehra pa fund, ndryshk dhe beton dhe mbeturina ndertimesh, njerez qe duket sikur edhe ata jane te ndryshkur. Pushuesve u sherbehet ne ca dyqane si vrima miu ku as qe behet fjale per kondicioner bile as frigoriferet nuk ftohin dhe sherbejne vetem si dollape. Kaos mbizoteron gjithandej.  Faqet e Dhermiut jane mbushur me ndertime lloj lloj pa kurrfare kriteri. Ne pak vjet ky do jete Shkembi i Kavajes v2. Turistet e vetem jane nga Kosova dhe ca italiane te keputur nga ajo qe shoh une.

Natyra eshte mahnitese por zoti nuk ti jep te gjitha. Deti eshte perrallor. Nuk mund te gjesh ne bote nje det kristal ku ti mund te notosh sa te te doje qejfi pa u shqetesuar per krijesat e ujit. 

Krijesat e ujit i bene mut me dinamit. Do 20 vjet te kthehet prape peshku. Ne Jal e kane gjuajtur dhe me mina detare. Ngrihej fluska e sperthimit 12 metra diameter. Le krijesa qe u shfaros, po u shkaterruan edhe brimat neper shkembinj ku benin folete.

PF, e kisha fjalen per krijesa deti Si peshkaqene, kandile dhe lloje te tjera qe te bejne te kesh frike te notosh. Ne Durres psh nuk futesh dot ne uje pa I bere syte kater per kandile. Sa per demin e shkaktuar nga gjuetia kanibaleske nuk arrin te matet. Keto ujra duhet te ishin super te pasura me varietete peshku. Fatkeqesisht rralle te ze syri ndonje peshk me te gjate se 2 cm.

Era e mutit mund te te godase aty ku nuk e pret, plehra pa fund, ndryshk dhe beton dhe mbeturina ndertimesh, njerez qe duket sikur edhe ata jane te ndryshkur

I lemerisur yxhym !smiley

Moj Grecke, me trego se ku i ben pushimet vete te te thom se cfare ere mban ku je. Homogjenet marrin lapsin e kuq dhe na behen turist eksperta. Shqiperia ka ecur shume keto 10 vjet. Vetem sivjet ka pasur 15% me shume turiste se vjet. Qeveriu ka Bo reklame dhe ka shtu policat. Vermoshi ka pas 40 000 turiste sivjet deri sot, Berati 14000 nga 9000 qe kishte vjet. Po kerkon Bajram Curri promovim nga qeveriu se po ja ndjen nevojen e leverdine. 1200 turiste ne Karaburun per nje jave.... Do ja kaloje Beratit per 9 jave. Hotelet jane me te Mira sivjet me 3-4 vite bollek. Cmimet jane ende shume te ulta pavaresisht ankesave te drejta. Prit se Italianet ne Vloren e Bukur vijne nga shtatori -tetori, cudi qe ka Italion tani...cmime te ulta eshte perkthimi. Po ecen Turizmi, pak Qeverite e shume individet. 

dajoshi po na thote gjera qe i ka pare me syte e tij .meqe pretendoje se shqiperia do benet rivale e forte e greqise ne turizme..

Shqiperia u be bashkepartnere e  Greqise. Sigurisht qe Shqiperia eshte vend me i varfer se Greqia , por kujdes breket, se Shqiperia ka rritje ne turizem.  Do kafshoje Edhe nga byca juaj, sa per Kosovaret i kemi te prenotuar per jete e mos u shqeteso. Kto jan mundesite...Shqiperia ka turizem familjar...sot per sot....cilesia e hoteleve ndrysho nga viti ne vit. Ato hotelet qe ka vu Shkaba, jane te para 10 vjetesh. E di se e ka Cuni i xhajes tem. Kan shperthy hotele te bizneset kudo dhe me punetoret jane Verioret, se Jugoret natyra e begate i ka Bo dembel. Ka shku 3.5 milion numri i turisteve qe do per kthehet ne kushte me te Mira hotelerie mbas 2-3 vjetesh . Mos harro Edhe tendencen njerezore me pa vende te reja....Shqiperia ka per te pas nja 10 vjet bum turizmi, sekreti eshte qe kush vjen te kthehet perseri si Kosovaret.

Tironc o dele e perendise greqia ne turizem si brand name eshte si psh coca cola ne fushen e pijeve.njerezve iu eshte printuar ne mendje coca cola edhe sikur me shurre ti mbushesh kanacet do ta pijne me endje thjesht nga ideja se po pijne coca cola.kur vene ne greqi edhe sikur ne mullare bari te flene shkojne me endje thjesht nga ideja se kane qene ne greqi.

O Dele e Perendise, qe shiko rrezik kudo. Do vijne ne Greqi patjeter se Greqia eshte vend shume i bukur dhe me tradite ne turizem... Por do ngasen te vijne Edhe ne Shqiperi qe si thote Edhe Dajoshi eshte Perle, me me pak pretendime. Turizmi Grek e ndihmon Shqiperine te pelqen apo Jo Ty, nderkohe do shihni se do keni humbje se njerezit do duan te shohin Shqiperine. Qeshtja eshte sa do e kapitalizojne Shqiptaret kete fluks turistesh qe do versheje ket 10 vjecar. Shanset jane qe Shqiperia pa fab rika e kantiere do eci para ne turizem, por Sa???

Tironc, nuk marr persiper te hiqem Si ekspert. Vetem komentoj ato qe shoh. Ne kete moment jam ne "resortin" me te mire te jugut. Mengjesi eshte plot qumesht pluhur Si uje, 1 pjatance gjigande me kastraveca, lengu I frutave eshte i kartonave dhe me nje lemeri sheqeri. Qershia mbi torte eshte armata e grenxave qe mund te hyjne ne hunde dhe veshe dhe qe shetisin nga pjatanca ne pjatance edhe brenda ne restorant. Kuptohet jo Cdo gje eshte e zeze por keto qe listova ta shpifin qe ne Sabah. 

Sa per numrat rekord te turisteve mos I beso. 95% te tyre Jane nga kosova dhe flejne kryesisht ne cadra. Te huajt e tjere qe shihen Jane frugal travelers, nuk besoj se sjellin shume te ardhura. 

Dajosho, bofsh qejf aty ku je dhe rrofsh qe na trego cfare shef. Ku me permende grenzat mu kujtuan edhe mizat se kur mban zonja e hotelit pula knoqen mizat me glasa.

Sa per Kosovaret jane kategori te ndryshme e me cadra flinin qe para 10 vjetesh edhe Europiane Lindoret dhe keto dite Polaket ne Vermosh. Mos i shifni me percmim turistat frugal se edhe ata konsumojne per te mos thene qe ua taksojne vendalinjte ene cadrat. Ne kemi turizem familiar te ndertuar me kursime familiare pa standarte te garantuara qe si eshte ne nje vend ashtu eshte ne nje tjeter. Turizem te tille une kam pare ne spanje e itali, por jo ne Meksike per shembull.

 Cmimet jane te ulta dhe do terheqim bereqaves Frugalet e shume i kemi. Turizem elitar provuam me fshatrat turistike e deshtuam. Nuk te vje Hiltoni ne Jug te shqiperi sot per sot...ai turizem elitar do filloje kur deutsche Bank apo Credit Swiss te investojne ne projektet e tyre madhore. Nderkohe une per vete kenaqem me ndryshimet per mire qe shoh cdo vit, si ne komoditete ashtu edhe sherbime qe mbeten te pranueshme. Bereqaves ai lek qe marrin ne 2 muajt e veres se i mban gjalle gjithe vitin por ai vend eshte i bekuar dhe Jugu i pranueshem per turzem 6-8 muaj ne vit e jo vetem 2 muaj. Prandaj pres nja 10 vjet rritje turizmi e pakontrolluar se mundesite jane shume te medha.

Po cfare cmimesh te ulta o Tironso. Ja fut kot , hajde njehere ene shif se cfare bohet. Hotel Rapos ne Himare psh, aktualisht per dy persona e ka 150 euro nata me mengjes dhe darke te perfshire!!!! Pra 1500 euro per 10 dite. Me 1500 euro shkon ne Turqi 5* hotel all inclusive dhe vertet kenaqesh. Ne Vermosh qe thu ti (se isha vete) per nje nate fjetje per 2 persona te kerkonin 50 euro me nje darke te perfshire, nderkohe qe 5 km me larg ne Pllave (vend i mrekullueshem buze nje liqeni) fjeta vetem me 8 euro dhe hengra nje peshk te shijshem me nje sallate domote per 5 euro. Por ajo qe te shqeteson me shume ne Shqiperi eshte pislleku i ambjenteve te natyres, te bertitmet e njerezve edhe kur jane ne gjendje relaksi sidhe mungesa e kultures se sherbimit. E pra per te njejtin cmim ose qofte edhe pak me te larte nje njeri i mencem shkon ne Greqi, Turqi, Mal te zi dhe pse jo ne Kroaci. Kaq dhe nuk flas mo !

Kuazi, tani ne kohe vape me shkun pleqte tek nje resort ne Durres . Shume te kenaqur kan mbetur. Tek 60 euro Nata ishin, deti i mrekullueshem me thane dhe plazhi u pastrote nga privatet per se mbari. Po plasin vape ne Tirane tani. E keni gabim kur boni llogari se njerezit nuk jan aq budallenj dhe fakti qe po vijne ne Shqiperi eshte me komplex. Njerez si puna ime i urrejne resortat e Kruzet ...e jemi plot. Edhe kur shkoj ne Resort me te gjitha te perfshira nje here ne dite une du me honger jashte per qejf tim se nuk jam pate. 

I ke pa kto ankesat e Kosovareve apo Pushuesve per faturat? Jane simboli i mungeses se profesionalizmit ne Gazetari.  Merr makinen llogaritese e shiko sa lire e sa me fat jeni per cmimet e cilesine e ushqimit. Po ktu tek ne MacDonalds per 2 vete shkon 20 USD. 2.79usd eshte nje Patate e skuqur, big fries, ne fast food. Te hash ne zone turistike do lesh breket, ne nje vend ku desha te haja afer detit me futi kamarieri  corkage fee 28 usd se po ma sillte veren ne cep te lokalit. Shko tek Ruset e brooklinit buze detit dhe nje cop peshk te bute pa 28-30 usd se gje dot.

Ajo qe nuk kuptoni ju Kuazi eshte se kerkoni standarde te zbatueshme kudo ne nje turizem te krijuar rremuje, ku fajin se ka njeri. Mbi te gjitha krahasoni rezortat ne Perendim me Shqiperine ku investimi eshte i vogel, familiar dhe KOSTOJA  e larte. Hoteli i vogel Shqiptar me nje muaj do rregulloj librat per nje vit,  prandaj individi hap e mbyll restorantin e hoteli kur i teket. Diku eshte mire e diku eshte keq.

Ai Turizem qe doni ju do vije me Bankat e Medha po erdhen..... qe unifikojne cdo gje dhe ruajne standardin e hoteleve e rezortave si ne Ankara ashtu edhe ne Tirane, fale manaxhereve te kualifikuar e staffit profesional te shkolluar. Ata kane biznes gjithe vitin e ulin cmimet.

Nderkohe turizmi mbetet aventure ne shqiperi por i kendshem. Problemi eshte pritshmeria juaj Kuazi e jo Turizmi shqiptar qe eshte ai qe eshte dhe ndryshon per mire por si rremuje. Tek ne Turizmi eshte atraktiv se behet ne baze te njohjeve....ku hahet mire. Lepini gishtat per ushqimet qe hani se do ja u ngrejne cmimet ne te ardhmen se ankesa eshte vesi i Shqiptareve Etnike.

Ti shfrytezon rastin qe shkaba eshte i zene keto dite.

te perfitojme nga koha qe na dha djali .smiley

smileyE oooooo, jam une Shkaba i ksaj teme, Ok ?.smiley

Porto Palermo fortress Albania

Porto Palermo fortress Albania

Porto Palermo

Porto Palermo . Dy objekte historike, turistike,- Kalaja e Ali Pashes dhe Baza ushtarake e Nendeceve . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).