Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi verifikimin e lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe nga ish-kreu i saj Lulzim Basha.

Hetimet do të nisin pasi një vit më parë, Agjencia e Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka depozituar një kallëzim penal dhe ka kërkuar nga organi i akuzës verifikimin e mbi 100 lejeve të lëshuara me firmën e Bashës që nga qershori i vitit 2013.

Sipas kallëzimit të dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit pretendon se janë evidentuar këto shkelje nga ana e Bashkisë

1.Mosrespektim i procedurave për miratimin e (PDV) Planit të Detajuar Vendor, në 129 raste.

2.Mosbotim në regjistrin e Planifikimit të Territorit të akteve të nevojshme për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore.

3.Mosrespektim i kërkesave ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.

4.Mosrespektim i ligjit nga Këshilli Teknik i Bashkisë Tiranë në dhënien e opinionit teknik me miratimin e PDV-ve dhe lejeve të ndërtimit.

5.Mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.

6.Mosrespektim i ligjeve dhe planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.

8 Komente

Ti rrujne trapin lejeve te Bashes smiley

Uuuu! C'qe gjith ki dhaf, qe  na leshove mo LEFTI? 

Eshte e verteta lakuriqe..kane per t'ja rrujt trapin Bashes keta me keto sjellje si te Nuses se Re tek Vjerra! 

Te shikoj te ngjyeje me boje ndonje kosh plerash ai legeni bashkise, nderkohe koshat prapa rrine pa kapak gojeshqyer, vazhdojne qelbin ere

Po kjo pune more LEFTI eshte si ajo c'na meson  lenda e gjeometrise.Me ndihmen e mesimeve te saj na jemi ne gjendje te masim prona te te gjitha  dhojeve, por akoma dhe sot nuk eshte ne gjendje te na mesoje si ta njohim ...masen e sakte te ....asaj qe do ti mjaftonte njeriut, per te mos qene kaq i pangopur .....duke vjedhur ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).