Pasi e kishte të pamundur ta niste edhe zyrtarisht sezonin e pushimeve të gushtit pa bërë një tablo sinoptike të situatës në vend në të gjitha fushat e jetës, deputeti Berisha ftoi kamerat dhe gjeti armikun e rradhës. Këtë herë ishte ambasadorja e BE-në në Tiranë, znj.Romana Vlahutin. Diplomatja kroate e kishte shkelur në kallo deputetin në fjalë, pasi kishte kërkuar më herët që reforma të drejtësi të vazhdojë me çdo kusht, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës. Me këtë deklarata zonja në fjalë qenkësh sjellur si guvernatore dhe jo si diplomate.

Politika shqiptare ka një problem të përhershëm me diplomatët kryesorë të huaj në Tiranë. Problem, apo ngërç, apo moskuptim, që përçohet e pasqyrohet edhe nga mediat, edhe nga tifozët politikë. Kur një ambasador i huaj flet hapur dhe pa doreza, pa arra nëpër gojë dhe jep një mendim të prerë, njëra palë politike e quan ndërhyrje në punët e brendshme, tjetra si një mbështetje të hapur e të sinqertë për përparimin e vendit. Dhe e anasjellta, kur diplomatët për një çështje të mprehtë flasin “diplomatikisht”, do gjendet gjithnjë një palë që do konstatojë se ky ishte një qëndrim i matur, dhe tjetra që do vërejë një mefshtësi e ngurrim të pafalshëm për përfaqësuesin e një vendi mik, strategjik, gjeopolitik etj, të Shqipërisë. Atëherë nga t’ja mbajnë “diplomatët e shkretë”?

Në fakt ata s’kanë pse ja mbajnë fare, sepse mbarojnë mandatin dhe largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira, ose me pengjet më të mëdha, në varësi që asaj ç’ka kanë përjetuar këtu. Atë që mbesin pas jemi ne, realiteti shqiptar dhe ngërçet tona të përhershme. Dhe ngërçi i rradhës është: A duhet të presë pafundësisht kjo mazhorancë në dukje solide, për pjesëmarrjen e opozitës në reformën urgjente e madje të vonuar të drejtësisë? A duhet të vazhdojë përpara, për të kryer atë për të cilën në thelb ka marrë shumicën e votave, pra çlirimin e drejtësisë nga pandëshkueshmëria dhe robëria ndaj politikës; e padyshim nga korrupsioni i vet proverbial? Rasti i reformës territoriale e dha një precedent.

Nga ana tjetër, se kush i lëviz ende fijet e drejtësisë në Shqipëri, nuk është sekret. Dhe prandaj ndërhyrja “e thatë” e Romana Vlahutinit tingëllon e pafalshme për veshët e Berishës. Kush je ti moj zonjë, të lutem shumë, që na bën si qehajeshë?

Në fakt, ngjyresat që përftohen nga përzierja e një gruaje të huaj që ndërhyn në punët e brendshme të Berishës (dhe drejtësia e sotme është e tillë), me origjinën e saj, duhet të jenë një shqetësim më vete për deputetin Berisha. Gjasat janë që në reagimin e tij të mbramë, të ketë ndikuar “përvoja kroate” që Vlahutin solli me vete, dhe që nuk ngurroi ta shpjegojë që në ditët e para të saj. Një drejtësi si ajo kroate, që nuk vonon të fusë në burg ish kryeministrin e vendit të vet dhe ta anëtarësojë Kroacinë në BE, ndoshta ja prish paksa gjumin deputetit në fjalë. Nuk kërkon ndonjë lidhje logjike të ndërlikuar, të kuptojmë pse Bashkimi Europian caktoi pikërisht një përfaqësuese kroate si shefe të misionit të vet në Tiranë.

Ndaj dhe deputeti i tablosë sinoptike të fundit, e zgjodhi armikun e tij të ri. Por Vlahutin nuk duket nga ata diplomatë që kompleksohen, përkundrazi. Prandaj dhe basti i vërtetë i Berishës, është që me këtë shënjestër të kompleksojë kundërshtarët e tij politikë. Në këtë mision të dytë, po. Deri tani ka patur sukses.

7 Komente

Pyetja eshte pse Ambasadorja thote Te behet as me shpejt dhe pa konsensus Jo pse nje deputet e ka kapur keq me ambasadoren. Nje artikull bazuar mbi pyetje koti. Normal qe kjo ambasadore mbron interesa Te caktuar. Ishte e njejta qe pasi tha do na tregoje emrat e deputeteve me Te shkuar kriminale dhe pastaj na sugjeroi ti gjenim me google. Ku shkoi e folura e drejtperdrejte e Saj? 

Mire qe reformen ne drejtesi do e bejne kriminelet por dhe pa pjesmarrjen e opozites nuk shkon. Reflektoni per veten tuaj e jo per ne pasi po ju mbushen kampet me azilante me keto reformat tuaja te famshme.

Njeriu  qe nuk duhet  te dale ne melciz dhe nuk duhet ti degjohet kurre me zeri eshte pikerisht ky  , i djeguri per kater kembe karrigeje! 

Kruje kruje me ambasadoren mer kriminel, por ti tredh koqet ajo. Le qe ci do koqet ti? Ti je i gjithi bole e rudhosur.

Filloi Gushti, muaji i rekordeve.

Te pakten Kociko perfundoi tek ish-kryeredaktori i Kokedhimes pas Revista Klan. Koleku i tij Renato Kalemi qenka bere breshka, dmth zedhenesi, i Erjon Veliaj. 

Te merren mendte po ta veshtrosh per me shume se dy minuta riciklimin kaq te shpejte te elitave ne Shqiperi smiley

    Per mendimin tim, le te  thone hapur; cilin model kane zgjedhur dhe gjithcka sqarohet lehtazi.Ajo qe shikoj  dhe perceptoj si  konceptim krejt  te gabuar  te opozites,eshte   gjasja e tyre se do te jete drejtesia ajo qe do  te pastroje politiken.Perkundrazi, me se pari eshte politika qe i  duhet te pastroje drejtesine dhe mandej ajo, si pushtet i pavarur,  ben dekriminalizimin e tere struktures shtetrore.Ve re,( qofsha i gabuar), se po behen ezibicione prej perfaqesuesave te opozites, ne komisionin e reformmes dhe deklarata alla halimce, ku qytetari nuk merr vesh ca do te thote sepse dhe ai vete   nuk ka kuptuar si koke muhabeti, ...nga  gjithe  ca ka thene.

 Dy me duken momentet qe japin shprese per reformen dhe shmangien e  saj nga "xhafizmi pa vizion" dhellafollogjia krejt  boshe nga  ... ai  qe vlereson tere menyne e gatimeve  prej ...supes, Halimit..

E para, perhere te pare nje reforme konceptohet si nje Pakete Ligjore dhe jo c`vendosje numuroresh te gjalle, por dhe njeheresh  do te jete nderthurja e saj me Strukturen e re te  Byrose Hetimit, sipas rekomandimit te institucionit amerikan.

E dyta, qe ne perfundim te  miratimit  te paketes me mbi 42 ligje te reformes , ajo do te kaloje ne..."  Siten e Komisionit Venecias " .!

Depudeti, pergjegjes kryesor per kete situate,ne drejtesine tone , perse kaqe i  shqetesuar  xhanem ? Pse  e terbon ate modeli  Kroat... i zbatimit  te drejtesise mbi kaka te  korrupsionit ?                 Perse valle ...?

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).