Në prill 1849, shkrimtari i njohur rus Fjodor Dostojevski u arrestua nga Nikola I, Perandori i Rusisë, bashkë me disa anëtarë të tjerë të Rrethit Petrashevski, një shoqëri e fshehtë intelektualësh, të cilët mblidheshin rregullisht për të diskutuar për letërsinë e ndaluar. Tetë muaj më vonë, në 22 dhjetor, ata u dërguan në Pallatin Semionov në Shën Petërsburg, ku të tre u lidhën në shtylla, me kokën mbuluar. Një skuadër pushkatimi ngriti pushkët dhe mori shënjestër. Heshtje totale, e cila u thye shumë shpejt, jo nga tingujt e tërheqjes së këmbëzave, por nga një urdhër për pushkatarët që të ulnin pushkët. Në sekondën e fundit, ekzekutimet ishin anuluar dhe anëtarët u dërguan sërish në burg.

Në fundin e asaj dite, Dostojevski i shkruajti një letër vëllait të tij, Mikhail. Në të, ai i përshkruan ngjarjet e paimagjinueshme të asaj dite, i kërkon të mos shqetësohet për mirëqenien e tij ndërkohë që ndodhet në burg, si dhe i shkruan që ndihet “i rilindur” si rezultat i asaj përvoje. Dostojevski lirohet pesë vjet më vonë, dhe më pas do të shkruajë libra të tillë klasikë, si “Krim dhe ndëshkim” dhe “Vëllezërit Karamazov”.

 

Kështjella e Pjetrit dhe Palit

22 Dhjetor, 1849

MlHAIL MlHAILOVICH DOSTOEVSKY,

Nevsky Prospect, përballë Rrugës Gryazny

në shtëpinë e Neslind.

Vëlla, miku im i shtrenjtë! Gjithçka është vendosur! Më kanë dënuar me katër vite punë të rëndë në kështjellë (besoj në atë të Orenburgut), dhe më pas të shërbej si ushtar. Sot, në 22 Dhjetor, na dërguan në Pallatin Semionov. Atje na lexuan të gjithëve dënimin me vdekje, na u tha të puthnim kryqin, shpatat tona u thyen mbi krerët tanë, dhe na kërkuan të shkojmë për herë të fundit në tualet (këmisha të bardha). Më pas, tre prej nesh u lidhën në shtyllën e ekzekutimit. Unë isha i gjashti. Na thërrisnin tre e nga tre; si pasojë, unë isha në grupin e dytë dhe nuk më mbetej më shumë se një minutë jetë. Në mendje kisha ty vëlla, dhe gjithçka tënden; gjatë minutës së fundit, vetëm ti ishe në mendjen time, -vetëm atëherë e kuptova se sa shumë të dua, i dashur vëlla! Arrita gjithashtu të përqafoja Pleshejevin dhe Durovin, të cilët qëndruan pranë meje dhe t’u them mirupafshim. Në fund, u dha urdhri i tërheqjes dhe ata që ishin lidhur pas shtyllës u larguan. Na u tha se Madhëria e Tij, Perandori na kish falur jetën. Më pas, na dhanë dënimet aktuale. Vetëm Palmi është falur dhe do të rikthehet në ushtri me gradën që ka pasur.

Sapo mësova, i dashur vëlla, se sot ose nesër do të na largojnë prej këtu. Kërkova që të të takoja. Por më thanë që është e pamundur; mundem vetëm të të shkruaj këtë letër: nxito dhe më kthe përgjigje sa më shpejt që të mundesh. Kam frikë se në një farë mënyre do e kesh mësuar për dënimin tonë me vdekje. Nga dritaret e makinës së burgut, kur po na dërgonin drejt Pallatit Semionov, pashë shumë njerëz; ndoshta lajmi ka ardhur tek ti, dhe ti ke vuajtur për mua. Tani do të lehtësohesh. Vëlla! Nuk jam trishtuar dhe nuk kam rënë moralisht. Jeta është kudo, jeta është brenda nesh, jo në atë që është jashtë nesh. Do të ketë njerëz pranë meje, dhe të jesh një njeri mes njerëzve e të mbetesh përgjithmonë njeri, jo të biesh moralisht, jo të shembesh para çfarëdolloj fatkeqësie që mund të të ndodhë – kjo është jeta; kjo është detyra e jetës. Këtë unë e kam kuptuar. Kjo ide më është futur në mish dhe në gjak. Po, është e vërtetë! Koka që krijonte, që jetonte me formën më të epërme të artit, është këputur tashmë nga supet e mia. Mbetet kujtimi dhe imazhet e krijuara, por jo më të mishëruara tek unë. Ato do të më “gërvishtin”, është e vërtetë! Por tek unë, mbeten zemra ime dhe po ai mish dhe gjak, që gjithashtu mund të dashurojnë, dhe vuajnë, dhe dëshirojnë, dhe kujtojnë, dhe kjo, në fund të fundit, është jeta. On voit le soleil! Tani, mirupafshim vëlla! Mos u brengos për mua!

Dhe tani, për gjërat materiale: librat e mi (kam ende Biblën) dhe shumë dorëshkrime, skicën e dramës dhe të romanit (dhe historinë e përfunduar të “Një përrallë fëmije”) m'i morën, dhe me shumë gjasa do të t’i kenë sjellë ty. Po të lë gjithashtu pallton dhe rrobat e vjetra, nëse dërgon dikë që t’i marrë. Tani, i dashur vëlla, mbase do të më duhet të bëj një rrugë të gjatë. Nevojiten para. I dashur vëlla, kur të marrësh këtë letër, dhe nëse ke mundësi të më dërgosh disa para, m'i dërgo menjëherë. Tani paratë më duhen më shumë se sa ajri (për një arsye të caktuar). Më dërgo edhe disa rreshta. Pastaj, nëse vijnë paratë nga Moska – më kujto dhe mos më braktis. Kaq kisha! Kam borxhe, po çfarë mund të bëj?

Puthi gruan dhe fëmijët. Folu vazhdimisht për mua, që të më kujtojnë e të mos më harrojnë. Ndoshta dikur do të takohemi përsëri! Vëlla, kujdesu për veten dhe familjen, jeto në qetësi dhe me kujdes. Mendo për të ardhmen e fëmijëve të tu… Jeto pozitivisht. Nuk kam ndier kurrë brenda vetes një jetë shpirtërore kaq të pasur, sa tani. Por a do të durojë trupi im? Nuk e di. Po iki i sëmurë, vuaj nga skrofulla. Por nuk ka gjë!

Vëlla, tashmë kam hequr kaq shumë në jetë, saqë asgjë nuk më frikëson më. Të bëhet ç’të bëhet! Sapo të mundem, do të të njoftoj se ç’bëhet me mua. Përshëndeti dhe Maikovët nga unë. Thuaju që i falënderoj për interesimin e tyre të vazhdueshëm për fatin tim. Thuaj disa fjalë për mua Evgjeni Petrovnas, sa më të ngrohta që të mundesh, si të t’i ndiejë zemra. I uroj shumë lumturi, dhe gjithmonë do ta kujtoj me respekt dhe mirënjohje. Shtrëngoju duart Nikolai Apollonoviçit dhe Apollon Maikovit, si dhe të tjerëve. Gjej Janovskin. Shtrëngoji duart, falënderoje. Në fund, tako dhe shtrëngo duart me të gjithë ata që nuk më kanë harruar. Dhe ata që më kanë harruar – kujtojua dhe atyre Fjodor Dostojevskin. Puthe vëllanë tonë, Kolian. Shkruaji një letër vëllait tonë, Andreit, dhe informoje për mua. Shkruaji edhe xhaxhait dhe hallës. Këtë ta kërkoj në emrin tim,  përshëndeti nga unë. Shkruaju motrave tona: U uroj sa më shumë lumturi.

Dhe ndoshta, një ditë, do të takohemi sërish, vëlla! Kujdesu për veten, vazhdo jeto, për dashurinë e Zotit, deri kur të takohemi. Ndoshta një ditë do të përqafohemi dhe kujtojmë vegjëlinë dhe rininë tonë, kohët tona të arta, rininë dhe shpresat tona, të cilat në këto moment po i heq nga zemra ime, nga gjaku im, për t’i groposur.

A mund të ndodhë vërtetë, që mos të më bjerë më kurrë një penë në duar? Mendoj se pas katër viteve atje, do ta kem një shans. Do të të dërgoj gjithçka që do të mundem të shkruaj, nëse do të mundem, o Zot! Sa shumë imagjinata që kanë jetuar përmes meje, që kam krijuar vetë, do të zhduken nga mendja ime, ose do të luajnë si helm në gjakun tim? Po, nëse nuk më lejojnë të shkruaj, do të zhdukem. Më mirë 15 vite burg me një penë në duar!

Më shkruaj më shpesh, më shkruaj detaje, më shumë fakte. Në çdo letër më shkruaj për gjithfarësoj detajesh familjare, për çikërrima, mos harro. Kjo do të më japë shpresë dhe jetë. Ta dije se si, letrat e tua, më ringjallnin brenda kësaj kështjelle. Këta dy muajt e fundit, kur ishte e ndaluar të shkruanim dhe të merrnim letra, kanë qenë shumë të vështirë për mua. Isha i sëmurë. Fakti që nuk më dërgoje para herë pas here, më bënte të shqetësohesha për ty; do të thoshte se edhe ti vetë ishe në nevojë të madhe! Puthi përsëri fëmijët; fytyrat e tyre të bukura nuk i heq dot nga mendja. Qofshin të lumtur! Qofsh i lumtur edhe ti, vëlla, qofsh i lumtur!

Por mos mbaj dhimbje, për hir të Zotit, por mbaj dhimbje për mua! Beso që nuk kam rënë moralisht, mbaj mend që shpresa nuk më ka humbur. Pas katër vitesh do të ketë një zbutje të fatit tim. Do të jem një ushtar – jo më një i burgosour, dhe mbaj mend që një ditë do të mundem të të përqafoj. Sot isha në kthetrat e vdekjes për treçerek ore; kam jetuar me atë ide; isha në çastin e fundit të jetës dhe tani jam sërish i gjallë!

Nëse dikush ka kujtime të këqia nga unë, nëse jam grindur me dikë, nëse i kam lënë një përshtypje të pakënaqshme ndokujt – thuaju që duhet ta harrojnë, nëse mundesh t’i takosh. Në shpirtin tim nuk ka vrer; do të doja shumë të përqafoja këdo nga ish miqtë e mi në këtë moment. Eshtë ngushëlluese. 

E përjetova sot, kur po u thoja lamtumirë miqve të shtrenjtë para vdekjes. Në atë moment mendova se lajmi i ekzekutimit do të të vriste. Por tani qetësohu, jam ende gjallë dhe do të jetoj në të ardhmen, me mendimin që një ditë do të mundem të të përqafoj. Vetëm këtë gjë kam në mendje tani.

Cfarë po bën? Cfarë ke menduar sot? A ke dijeni për fatin tonë? Sa ftohtë ishte sot!

Ah sikur letra ime të mbërrinte sa më shpejt tek ti. Përndryshe, do të rri katër muaj pa lajme prej teje. I kam parë zarfet me të cilët dërgove para gjatë dy muajve të fundit; adresa ishte shkruajtur me dorën tënde, dhe isha i lumtur që ishe mirë.

Kur hedh sytë pas në të kaluarën dhe mendoj se sa shumë kohë e kemi çuar dëm, sa shumë kohë e kemi humbur me gënjime, sa shumë nuk e kam vlerësuar kohën, sa shpesh kam mëkatuar kundër zemrës dhe shpirtit tim – zemra ime pikon gjak. Jeta është dhuratë, jeta është lumturi, çdo minutë mund të ketë qenë një epokë e tërë lumturie. Si jeunesse savait!

Tani, duke ndryshuar jetën time, mund të kem rilindur në një formë të re. Vëlla! Të betohem që nuk do ta humb shpresën, dhe do të ruaj të pastër shpirtin dhe zemrën time. Do të rilind në diçka më të mirë. Kjo është e gjithë shpresa ime, ngushëllimi im!

Jeta në burg ka vrarë tashmë tek unë dëshirat e trupit, që nuk kanë qenë tërësisht të pastra; më parë kujdesesha shumë pak për veten. Tani, privimet nuk janë asgjë për mua, e si pasojë mos ki frikë se mos vështirësitë materiale do të më vrasin. Nuk mund të ndodhë! Ah! Vetëm shëndet të kem!

Mirupafshim, mirupafshim, vëllai im! Kur do të të shkruaj përsëri? Do të të shkruaj një rrëfim sa më të detajuar që të mundem, për udhëtimin tim. Nëse ruaj shëndetin, atëherë gjithçka do të shkojë mirë.

Mirupafshim, mirupafshim vëllaim im! Të përqafoj fort, të puth fort. Më kujto pa dhimbje në zemër. Mos u brengos, të lutem, mos u brengos për mua! Në letrën tjetër do të të shkruaj si jam. Mbaj mend atë që të kam thënë: planifikoje jetën tënde, mos e ço dëm, mendo për fëmijët. Ah të kem të të takoj! Mirupafshim! Tani largohem nga çdo gjë që e kisha të shtrenjtë; është e dhimbshme të largohem! Eshtë e dhimbshme të ndahesh në dysh, të ndash zemrën në dysh. Mirupafshim! Mirupafshim! Por do të të takoj, jam i bindur – shpresoj; mos ndrysho, më duaj, mos e lër kujtesën tënde të ftohet, dhe mendimi për dashurinë tënde do të jetë pjesa më e bukur e jetës sime. Mirupafshim! Mirupafshim! Mirupafshim të gjithëve!

Vëllai yt, Fjodor Dostojevski

22 Dhjetor, 1849

PS. Kur më arrestuan, më morën disa libra. Vetëm dy prej tyre ishin libra të ndaluar. A nuk i merr të tjerët për vete? Por kam një kërkesë: një prej librave ishte “Vepra e Valerian Maikovit” esetë e tij kritike – kopje e Evgjeni Petrovnas. Ishte thesari i saj, dhe ajo ma huazoi mua. Kur më arrestuan, i kërkova oficerit të policisë që t’ia kthente asaj librin dhe i dhashë adresën. Nuk e di në ia ka kthyer. Të lutem pyet. Nuk do të doja t’ia hiqja asaj këtë kujtim. Mirëupafshim, edhe një herë!

Yti, F. Dostojevski

 

Përkthimi: Bota.al

Marrë nga Bota.al

26 Komente

E kshu kshu, kush me kryq e kush me llullë

kta ruset na kane marre me qafe gjithnje. tani s'na duan as domatet e serrave me ngrohje.

Si e varrosën të gjallë… Mitrush Kutelin në Kënetën e Maliqit
nga Admirina Peçi

Ndërsa njerëzit ngatërroheshin nëpër zhurmën e ceremonisë së përkujtimit të ditëlindjes së Mitrush Kutelit, një burrë i thinjur nisi të rrëfejë një histori të vjetër. Me këtë qëllim kishte ardhur enkas nga Elbasani. Fillin e nisi nga një ditë e veçantë… nga viti 1948.
Hamza Tusha, atëherë ishte një djalosh i ri që vuante një dënim në kampin e Vloçishtit. Atje kishte marrë vesh rastësisht, se në kampin e tyre po kalonte dënimin edhe një shkrimtar i madh. I kishin thënë se shkrimtari quhej Dhimitër Pasko. Kishte dëgjuar për të shumë rrëfime nën zë nga të tjerët ndërsa vetë ende nuk kishte arritur ta njihte.
“Ajo ditë e ftohtë prilli, bëri që unë ta njihja nga afër, e në një mënyrë mjaft tragjike… – nis të tregojë burri i thinjur – Ndërsa punonim të gjithë aty në atë kamp, një kapter që quhej Skënder, thërret me të madhe që t’i sillnin atë shkrimtarin. Pastaj urdhëroi dy të tjerë që t’i hapnin një gropë të madhe mbi një metër e gjysmë të thellë”. Të burgosurit kanë parë me sy të habitur gjithë ç’kishte ndodhur në ato pak minuta, gjithë lëvizjet e shpejta të lopatave që nxirrnin dheun rreth gropës që merrte formë nga minuta në minutë. Më tej panë shkrimtarin që tërhiqej me forcë, se si e kanë zhveshur, se si e kanë plandosur më tej në gropën e thellë, ashtu të zhveshur lakuriq.

(vijon)

“Mbaj mend që atëherë ishte shumë ftohtë. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur të ngrohej. Si e futën brenda në gropë, e mbuluan me plisat që kishin lënë rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra… – shpjegon me hollësi bashkëvuajtësi i hershëm i shkrimatrit të madh – pastaj, vazhdon më tej ai – e lanë aty, të futur brenda në tokën e ftohtë e të lagësht afër kënetës së Maliqit. Si kaluan disa orë, atij filloi t’i ikë fytyra. Iu shtrembëruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjë tingull nga goja. Ne të gjithë e shihnim, pa mundur të bënim asgjë. Të ktheje fjalë atëherë, sidomos në situata të tilla, ishte si ta kërkoje vdekjen me zor!!” – thotë Hamzai – “Atë kohë komandant kampi, ishte një i quajtur Tasi Marko. Në momentin që ai kishte ardhur për të thirrur të burgosurit,
një shoku im që kisha në krah më thotë: “Sa keq, ky njeri që është groposur këtu është një shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit përpara t’i tregosh (unë isha komandant i një brigade të vogël të burgosurish që udhëhiqja punën). Megjithëse kisha shumë frikë, e mora guximin dhe i dola përpara komandantit duke i thënë: “Kapterr Skënderi ka futur një njeri të gjallë në dhe!” Mbaj mend që ai u alarmua. Kërkoi me ngulm të gjente kapterrin që kish bërë këtë veprim. Më pas e nxorën trupin e shkrimtarit duke i bërë shërbimet e duhura që ai të vinte në vete!”
Kanë kaluar shumë vite, që nga 1948. Gjithsesi burri i thinjur nuk ka mundur ta zbehë kujtimin e atyre ditëve. Aq më shumë ky kujtim iu përforcua në ditën kur një djalë dhe një vajzë i kishin trokitur në derë. Ishin të bijtë e atij shkrimtari të përvuajtur, të cilët kishin dashur ta njihnin nga afër njeriun për të cilin babai u kishte folur gjatë… “Më thanë se babai i tyre u kishte rrëfyer për një njeri që e kishte shpëtuar dikur nga vdekja. E ai njeri isha unë. Ndaj jam këtu, më shumë për të nxjerrë nga vetja atë kujtim që më rëndonte shumë mbi supe, sesa për të marrë pjesë në diskutimet e kësaj ceremonie përkujtimore…” përfundon rrëfimin e tij Hamza Tusha.

meqe ra llafi, (Keneta)  lexova para ca kohesh   perse e kish pesuar Fatmir Gjata gjate regjimit.. arsyeja e denimit dhe pse duhej te reflektonte si komunist , shkrimtar, intelektual.. e ke lexuar..?

tani me kujtohet turbull qe flitej ne ate kohe se fatmir gjata ishte me i miri, po c'e do, "e ka dhjere me nje gje". asnjehere nuk pyeta se me cfare "e kishte dhjere". 

po keshtu di qe e "ka ngrene" edhe kadri roshi, psh.

por keto kane ndodhur heret. une kam qene ne gjendje te kuptoja disi nga keto muhabete nga "grupi i pucisteve" e tehu.

di te them qe fatmir gjata ka zgjedhur kohen me te keqe per te ngritur duart lart. viti 66 babam, revolucioni i madh kulturor ishte ne zenit. nje vit me pas do vinin ngjarje te medha. e ja keshtu.

vetem nje gje ama: komunistet (shqiptar) nuk duhen gjykuar me kutet e sotme. dhe as duhet pritur prej tyre nje tjeter mentalitet. nderkaq, nuk duhet haruar qe serioziteti i tyre ne gjera "prej shteti", nuk do ishte keq te merrej ne konsiderate. ne kohen e sotme te "shkerdhatave" pa kufi, ai lloj etatizmi dhe ngurrtesie prej hekuri, eshte bere nje mall mungese. badly needed!!!

po nuk besoj se ka te bej shume viti 66, apo cfaredo viti tjeter te ishte,  sepse Fatmir Gjata  ka bere dicka normale: eshte trembur  kur dikush papritur, spontanisht, i ka vene pistoleten te koka.  qofte kjo dhe loder, se nga ta dinte ai...

po thuaj absurdi i sistemit, atij regjimi paranoik, qe kur i donte qejfi te vinte perpara  dhe te diskretitonte e  poshteronte me ceremoni.

duke lexuar autokritiken e Fatmir Gjates, po thosha: ketij ti kishin dhene  nje kamzhik do fillonte te fshikullonte veten  per ore te tera para e prapa..  gjynah, i kane ç'burreruar, u kane marre erzin !  

ta krahasosh me autokritiken e xha Beqos te Kapedani, ku e ku me dinjitoz xha Beqo, qe ishte dhe komedi..

OK smiley

Belul, na e nxorre kafen nga hundet smiley

Pjesa me tragjike e kesaj komedie eshte autokritika e ketij shkrimtarit. Kur njeriut i duhet te dale kaq shume jashte vetes, te mohoje gjerat me te natyrshme te qenies, ai thyhet. Edhe kur ja mbush mendjen vetes qe po e bej kete gje per ti heq qafe, gjurma e ketij lloj poshterimi ngelet.

Mos ka.ndodhur ne Rusine bolshevike keto mo se ne Shqp s'kemi degjuar te tilla habere. Po edhe po te kene ndodhur do te kene qene larg ne ndonje periferi ku ndonje kapterr edhe mund te abuzonte me besimin qe i jepte partia smiley

..gjaku me prishet sa here e lexoj ket ngjarje,thnx emo per prurjen 

Kënua maestro torture!!! Kapterr i hurit e i litarit.
Mbaj mend qe binte nje shi i terbuar, u degjuan krisma dhe pas pak nje ze: Qellove si kalama o Mane!

Po kujt i plasi se çfarë shkruan një farë Dostojevski ? Pse më e kollajtë është marrja nëpër gojë e shkrimtarëve shqiptarë në raport me një cop paranojak si Dostojevski ?

Po e përsëris sepse e kam merak e do ikim nga kjo botë pa e kuptuar.

Nga kush trëmben sholokët moderatorë kur ka komente si nuk i dëshërojnë e kuptojnë smiley .. dhe për më tepër në 2015 smiley

Është një problemi Madh jo vetëm Etik por edhe Kulturor e për më tepër Shqiptar , rendja pas çdo dylberi të Botës për me u frymëzue or tie . Këtu gjen shpjegim edhe InteliDjeca me Heli..smiley Tarët ​jerarkë të PPU , që pesh çfaqen  me shpengime për Ballkanin , Rajonin e më Gjatë e më Gjërë si të bijt e faqe Gjërës.

Mos u merakosni nga fjalët o Koroboçka . Kanë të njëjtin kuptim si ato tuajat sido që të shprehet LefT- Gopeja alias mami shpirtëror e InteliDjent i Yve  .

Kuptojeni njëherë e mirë e përgjithmonë askujt nuk mund ti impononi  mënyrën e të shprehurit . Me fshesë ..? Jo e jo njëherë sa të kemi Berishën në Parlament smiley

Përsh. me dashuri gjytyrymëve moderatorë mediokër të turnit të fshesaxhiut !

 

Para ketij incidenti letersia e tij ishte kot. Pas(prej) ketij incidenti, e zuri epilepsia e u bo i MODH.

 

Edhe kjo leter eshte kot.

    Letra ose nuk eshte fare e Dostojevskit ose eshte perkthyer  cope cope e me perseritje te panevojshme. I le lamtumiren dhe ja nis  po nga fillimi. Pena e Dostojevskit nuk besoj se nxinte te tille faqe! 

   Leter shum e dobet,  gati nje shprehje ndjesish,si  ti ishte drejtuar bekeshiut te fshatit, ose ndonje te njohuri por kurrsesi nuk ka shperthimin e ndjenjes njeriut l,qe minuta para shkrimit desh la koken. Nuk gjej ate qe pena e madhe jep mesazhe te fuqishmeme nje gje shpirterore ...si leter e vellait per vellain e dashur,e njeriut syrgjyn ne revolte me padrejtesine,regjimin despotik!  

   Dhe ca opinione te shprehura,per  ,F. Gjaten, qe u tremb sa lagu helaq poturet ....  nga nje kobure me uje,.... vaki krahesimisht  nje  shekull pas letres ... ! 

 

letra shkrunte varvara. dhe devushkini. kto te tjerat s'ka rendesi.

Po lere tani se Milada ia merr Dostojevskit ne letra para vdekjes. As leke kerkon, as gje. Ky tjetri eshte mbase shkrimtar i njohur, ndoshta rusi me i lexuar ne bote, po sa para ben? 10 here mirupafshim i tha vellait. Pale vuri emrin ne fund dhe ia nisi prape nga e para. Milena po, ajo shkruante pa gabime fare, asnje korrigjim letra, gati per gazete!

Mir shum e ke dhe ti, por pa shife mire se letra  thuhet por ne fakt jan qepur  bashke, trashe e ... Trashe disa letra! Gje  qe e ben humorin alla Ceke ! 

Lexo, lexo letren e Milada Horakoves,nisur te bijes para pushkatimit me titullin " Do jem perhere me ty !" Eshte shqiperuar prej nje qe nuk e njoh hic por ne mos gaboj A. jolie Dridherime pa qen hic Dostojevskaja!  Mi lumte pena asaj shqiptares perkthyese ! Per te tilla pena ka nevoje sot letersia jone 

Jo po , dergome ca para e nja dy kaush dahan ! 

 

Ju sygjeroj ta studjoni kete leter dhe bejeni pjese te objektivave  tuaja  jetesore sepse eshte nje "Bibel" e shkruar e gatuar me ate majane qe vec nje nene me bote te madhe shume ka mundur ta gatuaje. Ajo i ben thirrje cdo kujt e ne cdo kohe !

Nje mirenjohje kesaj Alides ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).