Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane l’Unita, ku prek cështje të ndryshme në Ballkan, marrëdhëniet Shqipëri-Itali, si dhe historinë e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj.

Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit. Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord, kalëron linjën e ashpër: t’i kthejmë mbrapsht migrantet në shtepitë e tyre, të mbysim anijet. Guvernatoret legiste Zaia dhe Maroni refuzojnë kuotat e migranteve që u ka përcaktuar qeveria. Çfarë mendoni Ju – sot në krye të një vendi që njezet vjet më pare njohu një migrim të fortë drejtë Italisë?

“T’i sulmosh kundërshtaret me objektivin që t’i flasësh barkut të gjindjes së trembur, për t’i marrë vota që lindin nga ankthi, është një lloj politike që e njohim mirë. E cila pretendon t’u japë zgjidhje problemeve të renda por, siç na mëson historia, është e aftë vetëm të përkeqësojë gjendjen. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë mbrapa në kohe për të parë gërmadhat dhe gjakun që ka lënë në trupin e Europës pikërisht ajo lloj politike, e cila pasi është ushqyer me ankthet është vërsulur egërsisht kundër shpirtit të vetë njerëzimit”.

Vija fundore e Lega-s është ajo e sulmit kundër Ipeshkëve të akuzuar si “kokëçarës” që e menaxhojnë mikpritjen si të ishte biznes. Në këtë drejtim Kisha bën politikë apo u kujton njerëzve arsyet e mëshirës njerëzore?

“Politikanët ose partitë që i propozojnë një bashkësie rrugën e pastrimit identitar të çfarëdo natyre, sjellin vetëm ferre shumë më të dhimbshëm se sa ferri që pretendojnë të zhdukin. Mbase ka gjasë që në Itali duke i’u vërsulur Papës, Kishës, Ipeshkëve të ben të fluturosh lart në sondazhe, po nuk duhet një diplomë në histori për të kuptuar se qendrime të tilla e ulin poshtë njeriun dhe njerëzimin tonë. Mirëpo fakti se e gjitha kjo është kaq e qartë, e bën ende më të trishtueshëm e të rrezikshëm lulëzimin e kësisoj subjekteve akoma sot e gjithë ditën”.

Italia dhe Greqia janë porta e Mesdheut. Në takimin e fundit europian kryeministri Renzi kërkoi rishpërndarjen e kuotave mes vendeve anëtare për azilkërkuesit dhe rishikimin e traktatit të Dublinit. Sipas jush, ky është një problem i çdo shteti më vete apo do të lypsej një pergjigje e të gjithë Bashkimit Europian si i tille ndaj zbarkimeve?

“Çka është me të vërtetë frikësuese është vetë fakti që vrojtohet dhe flitet për këtë dejá vu dramatike, pa asnjë shenjë përgjigjeje bindëse nga ana e BE-së. Provohet një ndjenjë e fortë boshllëku përballë marshimit mbi Europën të armatës së antipolitikës dhe populizmit. Dhe kjo bën me të vërtetë të papranueshme zvjerdhjen e atij mendimi të mrekullueshëm strategjik i cili e pagëzoi me emrin Bashkim Europian projektin më të qendrueshëm të paqes mes vendeve që mendja njerëzore ka konceptuar ndonjëherë”.

Po si mund të përballet një migrim masiv si ky që përshkon Mesdheun? A i ka Bashkimi Europian instrumentat për ta bërë këtë apo, i shtyre nga egoizmat kombëtarë, duhet të ngrejë flamurin e bardhë?

“Ky migrim masiv ka nxjerrë në sipërfaqe atë që ndërkohë ekzistonte, boshllëkun e Europës së sotme. Ta shohesh kaq të manget në strategji përballë dallgës së papushimte të njerëzve të dëshpëruar që i ikin mjerimeve të luftës, të krijon ndjesinë e tmerrshme të një kundërdallge egoizmash kombetarë që e bejnë Bashkimin Europian mohimin e vetvetes, të arsyeve të lindjes dhe të ekzistencës së tij. Është tepër e thjeshtë në dukje ta mbash këtë problem kolosal larg kufijve të tu, kur nuk je kufiri i shpresës për këta mijëra të dëshpëruar, siç janë Italia apo Greqia. Por në të njejten kohë ama, është budallallëk me tepri të mos kuptosh se kjo përplasje o përballohet së bashku ose rrezikon të shpartallojë me themeli mbarë Europën që njohim sot”.

E megjithatë, vende të mëdha si Britania e Madhe apo rajone si Veneto ose Lombardia, besojnë që përgjigja është "not in my backyard"…

“Ndërkohë që jetohet me iluzionin se mjafton t’i mbajmë larg “ata atje” për të qënë të qetë, problemi ka hyrë tanimë brenda në të gjitha shtëpitë. Sa më shumë Europa politike do të refuzojë t’i nënshtrohet domosdoshmërisë së një veprimi të përbashkët, aq më shumë takticizmat e sforcuara të çdo vendi më vete do të zgjerojnë livadhet e antipolitikës, me të cilën vijnë bashkë ksenofobia, urrejtja, sekëlldia sociale dhe lëkundjet e brendshme. Isha shumë i kënaqur për se si njerëzit e vlerësuan duke i dhëne një fitore historike PD-së së Renzi-t në zgjedhjet e shkuara europiane; mbajti një mendim kritik për Europën pa e refuzuar atë, por duke folur me zë të lartë për Shtetet e Bashkuara të Europës, ndryshe nga të tjera parti të së majtës europiane që u influencuan nga dallga populiste dhe humbën. Të shihje Francën e Jean Monnet-se, De Gaulle-it, Miterrand-it, ku pergjatë asaj fushate elektorale fjala Europë përmendej thuajse gjithnjë për keq, të dukej se ishe në një makth”.

Në Itali ka një komunitet shqiptar shumë të madh në numër. Kush është ndjesia e bashkëkombasve tuaj ndaj vendit tonë?

“Rasti shqiptar në Itali duket se tanimë është pjesë e mësimeve të historisë. Duket sikur është një epokë gjeologjike më parë, po në fakt kanë kaluar vetëm 25 vjet. Dhe do të doja t’ju sillja disa të dhëna lehtësisht të verifikueshme që jam i sigurt do të habisnin shumicën e italianëve. Ata të mallkuar që të pavdekësuar në fotografinë bardhezi të Oliviero Toscani-t bënë xhiron e botës mbi anijen më të stërmbushur të historisë së lundrimit, dhe i dhanë babait të Legës, një farë Umberto Bossi, idenë gjeniale që t’i mbyste të gjithë duke përdorur topat e ushtrisë italiane, sot kontribuojnë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Italisë”.

Në ç’menyrë dhe në çfarë proporcionesh?

“Në 2014-en ata kanë derdhur në arkën e shtetit italian plot 3.2 miliardë euro taksa! Pikërisht ata, të mallkuarit e arratisur nga ferri i një diktature që bënte pastrim identitar të natyrës ideologjike, e që terrorizuan ëndrrat e italianëve falë zëdhënësve të politikës më të ulët e më të neveritshme. Dhe kontributet e tyre në 2014-ën ishin 2.8% më shumë se në 2013-ën. Me një shumë sa rreth 25% e PPB-së së Shqipërisë”.

Doni të thoni se duke u dhëne kohë e mundësi, migrantët kthehen në një burim pune dhe ekonomie për vendin pritës?

“Sigurisht. Komuniteti shqiptar që sot punon fort në Itali, është kontributori i dytë pas atij rumun, i cili vitin e shkuar ka derdhur 6.4 miliardë taksa për shtetin tuaj. Por marrë për frymë popullsie, shqiptarët janë të parët. Jo vetëm kaq: Ata janë disa mijëra me pak se 300 mijë si taksapagues, po mbi 40 mijë prej tyre jetojnë falë një biznesi të vogël ose të mesëm. Pra, edhe kanë krijuar punësim dhe jo vetëm për vete”.

Duke qënë se tema e emigracionit sot ka rikthyer zjarrin në shpirtra, ata ndjehen të mirëpritur dhe të integruar apo thjesht të duruar me zor?

“Shqiptarët nuk e jetojnë Italinë si një vend ku janë të huaj, po si shtepinë e tyre. Janë të integruar dhe nuk ndjehen të kërcënuar. Për më tepër, prej kohësh s’ka më flukse migratore nga Shqipëria drejt Italisë; është një emigracion historik tanimë dhe i ligjeruar”.

Pra, Salvini në vend se të shkojë në Nigeri duhet të shkojë në Tiranë dhe të këmbejë dy fjalë me ju. Apo i mjafton të bëjë një xhiro në komunitetin shqiptar këtu tek ne…

“Për Salvinin dhe jo vetëm për të, mbase do të ishte interesante të mësonte se emigrantët në Itali kanë kontribuar gjatë vitit 2014 me 16.5 miliardë euro taksa. E meqë shpenzimet publike në adresë të tyre kanë qënë 12.6 miliardë, janë 4 miliardë euro fitim më duket për shtetin italian”.

Jane shifra të pakundërshtueshme?

“Janë të vërteta. Por e dimë nga eksperienca se kush pështyn mbi të mjerët për të fituar mbështetje elektorale nuk i shikon kurrë shifrat. Sepse përndryshe do të dinte që është historikisht e provuar se me emigrantët nuk humben po fitohen para”.

Ju besoni se dallga e re migratore që vjen nga Afrika ose nga Lindja tutje është e ngjashme apo e ndryshme nga ajo që vjen nga Ballkani apo Europa Lindore?

“Shumë e ndryshme. Ata që vijnë nga jashtë Europës i ikin mjerimit absolut të konflikteve e të shkatërrimeve. Nuk dua të them natyrisht që popuj të tërë mund të gjejnë vend në këtë kontinent: prandaj ka nevojë të harmonizohet sensi i solidaritetit me politika që i ndihmojnë aty ku jetojnë”.

Po emigracioni europiano-lindor çfarë motivacionesh ka?

“Shikon një kontinent që shkon përpara me shpejtësi të ndryshme, i cili, faktikisht, po dështon të jetë një motor shprese për ata që s’ndjehen pjesë. Europa është një ëndërr që kush është jashtë Unionit, si ne, e ka kultivuar gjithnjë. Falë shtysës së pabesueshme të kësaj ëndrre, Ballkani ka lënë pas shpinës konflikte që nuk rreshtën asnjëherë në historinë tonë. Sa për t’ju dhënë një ide, ëndrra e një Shqipërie dhe e një Serbie europiane me çoi mua në Beograd për vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në tokën e armiqve pas 68vjetësh! Dhe kryeministrin serb, mikun tim Aleksandar Vuçiç, e solli në Tiranë për vizitën e parë në histori të një kryeministri të vendit të tij”.

Pra Shqipëria do ende të hyjë në BE. A nuk ju duket se ky projekt e ka shterruar forcën e vet shtytëse, siç edhe ju e përmendni, dhe është i destinuar të paloset mbi vetveten në mos të shpërbëhet?

“Anekdota personale që sapo ju tregova e shpjegon mirë forcën e brendshme të projektit të Bashkimit Europian si horizont i pazëvendësueshëm për të ardhmen e gjeneratave të tjera. Nuk e uroj natyrisht barbarizimin shoqëror që do të çonte ku thatë ju; sepse sot te dalësh nga Europa e Bashkuar do të thotë të dalësh nga historia dhe nga paqja. Ajo çka e lëkund sot projektin nuk është ideja e etërve themelues të BE-së po mungesa e strategjisë dhe e kurajos në drejtim. Projekti është i papërmbushur, po kjo nuk e bën më pak të vlefshëm”.

Çfarë ideje keni krijuar për krizen greke? Europa pëson disiplinën gjermane apo Athina nuk ka bërë reformat e duhura?

Është shumë thjeshtëzuese, sipas mendimit tim, mbi një temë kaq komplekse të fajësosh Gjermaninë dhe ta shohesh Greqinë si viktimë të disiplinës gjermane. Po edhe, nga ana tjetër, nuk mjafton të mendosh se Athina ka jetuar me dekada duke konsumuar përtej mundësive të veta pa menduar se një ditë do të vinte fatura, dhe prandaj ka ardhur koha për të paguar. Mbase ka një pjesë të së vërtetës në këto, por mendoj se kjo temë nuk shterrohet pa folur për papërmbushmërinë e euros.

E megjithatë monedha unike është praktikisht tipari më dallues i BE…

Shumica e vendeve anëtare, mbase të gjithë perveç Gjermanisë, e jetojnë atë si një monedhë të huaj ose si një mark te maskuar. Sidoqoftë, për t’i prerë krahet populizmit dhe forcave të antipolitikës, duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Dhe duhet patjetër një monedhë e aftë të kthehet në pasuri të përbashkët e të gjithëve. Për t’u rritur së bashku duke realizuar ëndrrën e etërve themelues dhe për të mos i transformuar në makthe nesër, ëndrrat e fëmijëve tanë.

 

10 Komente

Mire jo keq, pergjigje dipllomatike smiley

Praaa: Eurokomunizmi eshte anti komunizem meillaf smiley

E paskapaskapaska paspas dërrmue edhe shovinizmin italjan te gazeta Bashkimi smiley

Si nuk i vjen turp , mijera Shqiptare lene vendin nga skamja dhe vertiten neper Europe si Cifutet ne shkretetire ky jep intervista si Liderr i modh qe eshte .

Pergjigje poetike, per te mos thene piktoreske. Po sidoqofte, kur s'te vret kepuca jote, pse mos predikosh qetesi dhe dashuri?

Askush nga politika nuk ka kohë të takojë refugjatët e rinj shqiptarë 

 

Po ashtu via Respublica, kjo video-ja muze: 

Vetem Nano dhe Meta te mos percahen 

 

Ne drita s'po ju kërkojmë, ne ujë s'po ju kërkojmë, ne bukë s'po ju kërkojmë. Vëllezër! Ju kërkojmë vetëm këtë: Mos kemi përçarje me njëri- tjetrin. Në qoftëse do mendoni për fëmijët tanë, ju lutem shumë, kritikoni njëri --tjetrin dhe s'duhet ta kishit bërë fare publike, mos ta kishte marrë vesh asnjeri.
Ju lutem! Pse s'mendoni për ne?! Kam vajtur për shokun Fatos deri në Bënçë të Tepelenës. Asnjeri nuk shkoi, ishim vetëm dy gra. Dhe me shpirt gjithë socialistët i duan edhe Ilirin edhe Fatosin.
Çfarë do shoku Fatos, ta thotë dua këtë, ia japim ne!
Çfarë do shoku Ilir, ia japim ne!
Vetëm mos u përçani, ju luteeem...!

...nejse...shtyhet!

Noi haber nga memedhembja Rame? Noi reforme? Noi... vk.....

pse sforcohet kaq shume me bo interesantin, sikur merr ene vesh nga ceshtjet e gjirit persik moo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).